Thoti i pavdekshėm na zbulon Atlantidėn - Libėr
Nga Skėnder Hushi


Unė, Thot Atlantideo, zot i mistereve, roje i regjistrave, madhėshtori mbret, magjistar, qė po jetoj nga njėri brez nė tjetrin, jam shpirti qė kalon muret e Amentit, i ulur atje pėr tė drejtue tė gjithė brezat qė do tė vijnė pas kėtij regjistrimi tė tė gjitha mendimeve tė fuqishme tė Atlantidės.
null
Nė qytetin e madh Keor, nė ishullin Undal (nė nji tjetėr kapitull, shkruhet: UNAL. Duket si fjala shqipe U NDALOVA, ashtu si shpjegohet dhe emni i vjetėr i Irlandės, ERINI, nė shqip: E RINI, atje bie shiu sa herė e don toka dhe e rinon atė. shėn. im.) shumė kohė ma parė, unė kam fillue kėtė mishėrim, jo si njerėzit e vegjėl tė epokės qė po jetojmė, por si nji i mbifuqishėm, i gjallė dhe i vdekun, por gjithmonė nga epoka nė epokė duke rigjallnue jetėn nė Odėn e Amentit, (edhe kjo fjalė nė dialektin geg ndahet: A dmth Asht dhe fjalės Ment, qė do tė thotė Mendje, e gjithė fjala mund tė thuhet: asht e mendve, dmth vendi i mendimeve tė mėdhaja – Shėn.im.), ku lumi i jetės gurgullon pėrjetėsisht. Me qindra herė unė kam zbritė nė rrugėn e errėt qė tė ēon nė dritė dhe kėshtu me qindra herė kam ngjitun nėpėrmjet errėsinės sė frikshme nė dritė, forcėn teme, fuqishėm rimekambun.

Tash, pėr pak kohė, unė po zbres dhe njerėzit e Khem (Egjypti i vjetėr) nuk do mė shohin ma, por nė njė kohė qė nuk ka lindun akoma, unė do tė buroj madhėshtor dhe i fuqishėm, duke kėrkue kujtimet qė kisha lanė pas. Atėherė kujdes, njeriu i Khemit, nėqoftėse ti ke fallsifikue tradhėtisht mėsimet e mia, unė do tė hedh poshtė nga aty ku je dhe do tė pėrplas nė errėsinėn e frikshme tė greminave nga ke ardhė. Mos ia zgjo sekretet e mia njerėzve tė veriut dhe as njerėzve tė jugut, frykėsohu nga mallkimet e mia qė do tė bien mbi ty! Kujtoji gjithmonė dhe baj kujdes nga fjalėt e mia, sepse me siguri do tė rikthehem prap dhe do tė kėrkoj llogari pėr ato qė duhet tė ruejė. Pėrgjithmonė, dhe nė qoshen ma tė humbun tė kohės, dhe matanė vdekjes tė jem, unė do tė kthehem, do tė ripaguej ose tė denoj sipas qėndrimit dhe besnikėrisė tande.

"Thoti i pavdekshėm na zbulon Atlantidėn" nga Skėnder Hushi - Lexo librin (pdf)

(vonon hapja)

Postoi Linda

21/11/2009 - 17:07:00 | Komente: 0 | Shikuar: 12741 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it