Enigma nga pellazgėt te shqiptarėt - Libėr nga Robert d'Angely

Ky libėr ėshtė shkruar me qėllimin, qė t’i shėrbejė si hyrje historike njė gramatike etimologjike tė krahasuar dhe njė fjalori etimologjik tė krahasuar tė gjuhės shqipe. Kėrkimet dhe studimet janė bėrė pėr kėtė qėllim.Nė kėtė vepėr ne paraqesim njė pamje tė pėrgjithshme tė sė kaluarės sė madhe qė ka pasur populli i vogėl shqiptar i sotėm, tė cilin me tė drejtė ne e konsiderojmė si popullin mė tipik arian dhe si popullin mė tė lashtė tė Europės qė nga emri i vet etimologjikisht. Me gjithė kėtė lashtėsi tė madhe, kjo e kaluar e shqiptarėve ėshtė pothuaj e panjohur si nė Francė, ashtu edhe nė botėn tjetėr, dhe nuk del as nė historitė tona tė pėrgjithshme ose universale, as nė broshurat e veēanta.

E megjithatė kjo ėshtė njė histori e gjatė dhe e rėndėsishme e kėtij populli, tė ngulur nė rrugėn e tij qė prej origjinave mė tė lashta tė njeriut, dhe me gjithė pushtimet e me goditjet nga jashtė, qė kanė bėrė tė rrudhen dhe tė zhduken pak nga pak kufijtė e shtrirjes sė gjerė, qė ai zinte rreth gjithė pellgut tė Mesdheut, ai prapė ka mundur tė shtrihet dhe tė mbahet nė strehėn e vet tė vogėl e tė fundit, qė ndodhet nė caqet e trevės qė zė ende sot, me mundime tė mėdha, larg kryqėzimeve tė mėdha tė pėrleshjeve tė mirėfillta kontinentale. Ai ka mundur tė ruajė nė kėtė strehė, nėn mbrojtjen pikėrisht tė pėrndjekėsit tė tij tė fundit e mė tė egėr – turkut – dhe nė epokėn tonė na ofron njė shfaqje pothuaj unikale tė njė zgjimi pothuaj tė mrekullishėm dhe njė zhvillim origjinal tė jashtėzakonshėm.

Enigma nga pellazgėt te shqiptarėt - Lexo librin (html - kliko)


Postoi Linda

17/09/2010 - 21:14:47 | Komente: 0 | Shikuar: 8149 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it