E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt - Libėr nga Pashko Vasa

(Njė studim kritik historik)


A shtu si jeta e individėve tė veēantė, po ashtu edhe jeta e kombeve i ėshtė nėn-shtruar ndryshimeve tė mahnitshme. Koha – kjo barazuese e madhe e tė gjitha gjėrave dhe qenieve, ia nėnshtron gjithēka, ēfarė jeton dhe merr frymė, tė njėjtave ligje. Ne shohim kudo tė njėjtin ligj tė rritjes, tė venitjes, - ligjin e transformimit.Tė gjithė popujt duhet tė kalojnė tė njėjtėn rrugė zhvillimi; tė gjithė i paguajnė fuqisė sė kohės tributin e tyre. Te tė gjithė, shikojmė ne ngritje dhe rėnie.
Ekzistojnė popuj, qė pas periudhave tė bumit dhe pasurisė, tė fuqisė, janė shkatėrruar, megjithatė nė histori, - brezat e ardhshėm, kujtimin pėr ekzisten-cėn e tyre dhe pėr rangun e tyre tė dikurshėm e mbajnė gjallė, - jetojnė akoma me tė; tė tjerė janė mė tė trishtuar, megjithėse ndoshta janė pėrpjekur shumė fort pėr ekzistencėn e tyre, nga historia ata janė fshirė dhe vetėm gjurmė tė zbehta na japin sugjerime ndaj tyre, vetėm legjenda kujtohet pėr ta!
Pėrveē kėtyre dy klasave - nga tė cilat njėra pėrfshin popujt, tė cilėt e kanė humbur ekzistencėn e tyre dhe kanė rilindur dhe janė ngritur lart brenda popujve tė tjerė dhe tjetra pėrfshin nė vetvete ata popuj, qė janė zhdukur krejtėsisht nga skena botėrore, qė janė shuar pa lėnė mbrapa as edhe njė gjurmė tė ekzistencės sė tyre – ka edhe njė grup tė tretė, dhe kėtij i pėrkasin ata popuj, fillesa e tė cilėve humbet nė errėsirėn e lashtėsisė, dhe megjithėse nė mes tė vėshtirėsive shumė tė mėdha, rrethuar nga armiq, megjithatė e kanė kuptuar se si tė ruajnė njė ekzistencė tė pavarur, dhe historia e tyre na ofron ne njė problem tė mrekullueshėm.
Nė kategorinė e fundit bėn pjesė populli i shqiptarėve.
Nga vjen? Ēfarė ėshtė? Si jeton?
Kėto janė pyetje tė vėshtira, qė nuk kanė marrė deri tani akoma pėrgjigje tė mjaftueshme.

Lexo materialin e plotė - kliko


Postoi Linda

13/10/2010 - 20:01:41 | Komente: 0 | Shikuar: 7607 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it