Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Fabula dhe epigrame - Nga Hysen Kobellari

Jastėku i ėndrrave tė mija


Njė jastėk e ka kushdo,
Njė jastėk pėr kokėn,
Njė tė tillė e kam dhe unė,
Njė jastėk tė vogėl.

Mbi jastėk, ja, njė qėndismė,
Dielli qė bėn zjarr.
- O jastėk, besnik i fismė,
Mik edhe thesar!

- Moj e mira, ē’ke qėndisur
Pėrse s’mė rrėfen ?!
Unė mbėshtes kokėn mbi pupla,
Nėn tė bota zjen.

- Moj e mira, ē’ke qėndisur
- Dafinė e pėllumba!
Kokėn e vura ngadalė
Rashė mbi tė dhe humba …

Ē’bėra ditėn, keq a mirė,
Numėroj me gisht.
Jastėku mė fton tė shtrihem:
- Falu paqėsisht!


Sikur ha njė ėmbėlsirė

Fabulat,
mos m’i shaj, o Petrika,
me atė gjuhė mashkullore;
A nuk e ndjen, o tė raftė pika,
se nė to ka frymė tė lartė hyjnore ?!

Ka frymė nga Bibla e Kurani, brenda
Urtėsi e Popullit aty gėlon;
Lexon, e tė mendosh ta paska ėnda,
po bėj kujdes, gjithė Bota aty vlon!

Mua shamė,
unė jam prej mishi;
Nė tė butė Djalli hyn mė lehtė
Tėrė tė dobėtit ai i tundoi, i grishi,
mendo, se ku tė ēon ai i shkretė! ...

Mos mė pandeh, or mik,
njė fabulist dhe ... aq!
S’bie mė poshtė se njė Profet i mirė!
Veset e mbarė njerėzimit i zgėrlaq,
qė Bota veten ta pastrojė
sikur ha njė ėmbėlsirė ...


Hiqma samarin, mė shih plagėt!

Njė kalė tė bukur ka Aliu
me lajle - lule pėrmbi krye;
Ka dhe samar kalė - doriu
kaluan vite dhe s’iu thye ...

Bėra njė ditė bisedė me kalin,
i thashė se je njė kafshė pa halle;
Ai mbi gardh pėrplasi ballin:
- Zotni, me mua mjaft u talle!

Si ēdo gjallesė pėrmbi tokė
nuk gjen gjėkundi kalė pa halle;
Nė kėtė pikė jemi shokė,
jemi sė bashku nė njė valle ...

Unė e besova ē’mė tha kali,
fjalėt e tij nuk janė harram:
- Hiqma samarin, o lum djali
dhe m’i shiko plagėt qė kam!


Opozitėn, pse e dua?!

Shumė herė ti po mė pyet,
o Ēelo:
- Opozitėn, pse e do?!
Po, nuk ka si tė mos e dua,
nuk mė lė tė gaboj rėndė,
nuk mė lė baltė nėn thua!

Po dhe shtegu nė i daltė,
mė mbulon komplet me baltė ...


T’i thuash derrit - Dajė ...

- Mė thuaj Dajė! -
i tha Derri njė miushi kėrthi,
po kokėfortė kishte qėlluar
i gjori mi.
- Tė them Derr, siē je, o i uruar! -
ia plasi miu i zemėruar.
Ndaj mori Derri inat
dhe nė govatė
nuk i la asnjė thėrrime.
Miu mbeti keq,
u lig, u tret e bėri fir ...
Derri inatēor bėnte sehir
e qeshte si dreq ...
Miut i bėnė zorrėt demonstratė
krejt barku iu ngrit kokės
nė revoltė.
Dikur u dorėzua kokėforti mi,
i tha Derrit - Dajė! ...
Derri u kėnaq. Qeshi: Hi, hi, hi!
Dhe la ca thėrrime miu t’i hajė.
I mjeri mi,
mbeti skllav i tij ...


A di qeni nder ?! ...

Njė qen tė bukur pata,
tė bukur sa mė s’ka;
I bardhė, me kėmbė tė gjata,
i zgjuar, marshalla!
Unė s’i kam dashur qentė,
tėrė bota le ta dijė;
po kur e do familja
do bėhesh si fėmijė ...

Pra, e nderonim qenin,
ish krenaria jonė.

Ca miq erdhėn vizitė,
njė mbrėmje, natėn, vonė.
Qenushi u gėzua,
nga kjo vizitė
pasdarke
Dhe hipi pėrmbi stufė
tenxheres erė i marrke ...
Po ē’desh ai atje,
e kishim lėnė pa ngrėnė ?!
Ndaj desha ta ushqej
sepse mė vinte rėndė.
Pra, ia afrova mishin,
tė ngulur nė pirun;
por oh, ē’ma kapi gishtin
ky qeni firaun! ...
Dhe gjak pikoi gishti,
gjak prej zemrės sime;
S’e vrava qen mavrinė,
shpėtoi pėr njė qime ...
Pa ma mjekuan gishtin
fėmijėt tim, pėr tmerr;
pastaj foli dhe miku:
- Nuk ditka qeni nder!


Gazetarėt

Ata kanė punė tė vėshtirė,
ē’ėshtė e vėrteta.
Qė kur doli Media Televizive
pak shitet gazeta ...
As mbjellin, as korrin;
Fjala dhe letra
pėr ta janė farė dhe arė.
Por ndonjėherė, nga nevoja
edhe priftin e bėjnė me barrė ...


Edukimi i fėmijėve

- Duam ne njė Profesor! -
thirrėn kafshėt nė njė kor.
U hap lajmi vesh mė vesh:
- Dhelpra ėshtė Profesoresh! ...
Ajo mori shkop e shkumės,
gjysylykė sipėr hundės.
Dhelpra kish si metodikė
veē lirisė shembuj praktikė.
Pėr ndonjė qė s’merrte vesh
Pėrkėdhelje dhe ... Peshqesh!
Shkuan javė, ikėn muaj
Dhelpra nervash zė tė vuaj;
Njė qenush qimeplatin
vetėm grindet, ulėrin ...
Me tė mirė e me tė keq
Qen - mistreci dorė s’heq.
Dhelpra , hop! , sa forcė pat,
ia pllaviti nė surrat ...
Nėnė e qenit mban fjalim:
- Ē’kuptim ka ky edukim ?!
Qeshte Dhelpra nėpėr pluhur:
- Njė shuplakė nė kohė tė duhur!


Bėj fole atje ku je!

Na dashke tė largohesh nga Politika,
or mik ?!
Tė mėrziti fort ky art qė tė prosval ...
Po dale, dale, aq kollaj nuk ik,
ke pėrpara dhe njė goxha mal!
Nė SKALION TĖ PARĖ qėndron familja,
qė piu sisė sa plasi
nga Politikė - kopilja ;
Nė SKALION TĖ DYTĖ gjithēka lėviz,
Farė e Fis,
Degė e Lis ...
Kjo botė u kokoleps me interesa,
se po tė ikėsh ti, na valon fshesa.
E kush tė lė, tė luash nga instikami ;
Bėj fole atje ku je,
se bėhet nami!


Dhelpra mėson tė bijėn

Na ishte njė dhelpėr,
nėnė e zhuritur;
Na kishte njė bijė,
fare tė paditur.
E bija me gjahun ishte e parrahur,
Zanatit tė skiljes s’ia kish marrė krahun ...
Lėshohej, e shkreta nė tufėn me pula,
Por asnjė nuk kapte:
- Hej, tė humbtė vula!
- e mallkonte ēupėn dhelpėrakja nėnė.
- U rrite, moj bijė dhe Alfėn s’ke nxėnė ?!
- Mė mėso, moj nėnė, nga pėrvoja jote,
Si tė bėj, e mjera, si vepron zotrote ?!
- Dėgjo, bija ime! Njėrės verja synė,
Ky mėsim ka ardhur nga i lashti ynė.
Njė, lakmo tė kapėsh. Kopenė harroje.
Mos u sul pas gjelit, pulės dalėboje!
Kėshillėn e nėnės nė vesh vėth e vuri
Dhe tė parėn herė zoēkėzėn ē’e zuri ...


Tė ftojnė, popull i dashur!

Tė ftojnė, popull i dashur
nė tryezė politikani.
Veshin hape, llapėtrashur,
veē premtime merr Sovrani.

- Populli ėshtė Buall, -
del llafi i ngrohtė. -
Nuk merret vesh
ē’mendon e ē’thotė! ...

Jeta jote, rrokopujė;
Pranė sofrės me premtime,
gojėzėnė
s’pi dot as ujė!


Zgjedhja e shėrbėtorit

Miut bishtgjatosh njėherė
punė i ofruan. I thanė njė mbrėmje:
- Ku dėshiron tė shkosh, o i mjerė,
tė bėhesh shėrbėtor,
tė nxjerrėsh bukėn tėnde ?!
Shkon te Ari Trashaliu ?
Ai e ka shtėpinė plot me trima,
ka ca pasuri, mall e gjė, sojliu,
veshur e mbathur me opinga ...
Apo Luanit do deshe t’i shėrbesh,
Atij qė krifėn e mbulon me brucė;
Qė rron si nė pėrrallė me bir e luaneshė,
tė gjithė tė veshur me kėpucė ?!...
- Mė mirė tek Luani, - vendosi Miu. -
Qė mban kėpucė e rron si bej,
Se, sido ndodhte e, ē’sjell veriu
Aty njė palė opinga do t’i gjej .

Ndryshe, po shkova te Ari sojliu,
po s’pata fat, dale, mor dale,
se pas opingash,
mos mbetem zbathur fare!


Atdheu sot

Pėr tė liqtė je parajsė,
pėr tė mirėt, bėhesh ferr;
Mėmėdheuthi im i dashur
midis jetės edhe vdekjes
jep e merr.
Nga koka po na vdes shteti,
prej kėmbėsh e ngjall mileti;
Me durim e guxim
Pastrojmė gjakun ndėr vena,
Teksa pėrmes plumbash engjėjt e Tiranės kėrcejnė
M a k a r e n a ...
1997

Fjalė tė errėta, tė ndriēuara
( Gjė a gjėza )
- 1 -
Orolinga, torolinga,
na vjen miku pa opinga;
Ku i ka opingat vallė,
vetėm qan, nuk di njė fjalė ...

Dikush, duket se e gjeti,
Foshnja tek materniteti ...
- 2 -
Lahet e ndėrrohet,
qepet e arnohet,
Shkon nė kurbet e s’kthehet mė,
gjeje vetė, pra, mos bėj zė!
Pa dyshim qė ėshtė i vdekuri,
qė ndryshket si hekuri ...
- 3 -
Ai qė e bėn pėr vete s’e bėn,
ai qė e ble, pėr vete s’e merr;
Pėr tė gjithė ėshtė detyrė dhe tmerr,
Gjeje kush ėshtė
dhe i kujt ėshtė ?!
Quhet Qivur ose Tabut,
Thėnė ndryshe Arkėmort,
tė vdekurin e shkretė brenda e fut ...
- 4 -
Ka ledh ara, s’ka ledh ara,
ta tregova, s’e gjen dot ?!
Lexoje, e ke pėrpara,
Trėndafil e Borzilok!
Brohorit, or mik, e gjeta!
Ledhi i arės, Tungjatjeta ...
- 5 -
Do t’iu pyes, Kapedanė,
Ju, qė e njihni paranė:
Ėshtė mė mirė njė thes me dhjamė
apo 5 para mėnjanė ?!
Dhjami tretet edhe shkon,
Parja, - lepe, si urdhron! ...
- 6 -
La fiq era, s’la fiq era ?!
S’la lis era, jo tė lerė fiq era! ...
Breth e s’duket nėpėr botė,
ėshtė, pra, era e fortė ...
- 7 -
Peshku qelbet nga koka,
por mė lehtė i haet bishti!
Mė tha njė burrė nga Vloēishti.
Vėrtet qelben nė vese qeveritarėt,
por hallet bien mbi tė tjerėt;
mbi ata qė janė atdheu i vėrtetė,
punėtorėt,
fshatarėt ...

Nga Hysen Kobellari




Komentet


25/04/2011, 18:59:31 Gazi shkruan:

Cjane keto pacavure, si te shkruara nga nje nxenes filloreje. Krijimtari pa asnje mendim. Tipa si ky Hyseni mendojne se poezia mjafton te kete rime dhe quhet krijim. Mendjen se vene ne pune fare per ta mbushur te shkreten me pakez mendim.
Vende vende poezia me tingellon si e shkruar nga nje dylber. Me falni, cfare prirje seksuale keni ju o zoti Hysen? -

26/04/2011, 12:30:30 Zana nga Nju Jorku shkruan:

Ketij qe e quan veten Gazi;

Qenke njeri i ndyre more ti qe fshihesh pas ketij emri, dhe nuk e di se kush ka tendenca per ylber ketu, ti apo autori i vargjeve te mesiperme, se une s'pashe ndonje tendence homoseksuale ne keto vargje, por me sa duket zotrote te djeg brenda dhe e sheh homoseksualizmin dhe atje ku s'eshte. Dil o zotni nga dollapi, mos rri i fshehur, e mos akuzo te tjeret per ate qe ke vete. Apo shkruan edhe vete e kur sheh qe dikush shkruan me mire se ti ben ate qe behet sot nga rrugacet e Shqiperise si ne rruge ashtu edhe ne parlament qe akuzojne te tjeret per pederastizem kur i shohin qe jane te rrezikshem per ta. Here tjeter po s'te pelqyen shkrimet e te tjereve, thjesht hesht e shiko punen tende mos fol si dylber i fshehur apo si rrugac.

Dhe pershendetje Z. Hysen Kobellari per vargjet e kendeshme e plot kuptim. -

26/04/2011, 19:58:20 Gazi shkruan:

Kjo Zana duhet te jete nga New Jersey. Eshte shume e "holle".

Zana cthua per keto vargje te Hysenit.

Mbi jastėk, ja, njė qėndismė,
Dielli qė bėn zjarr.
- O jastėk, besnik i fismė,
Mik edhe thesar! -

28/04/2011, 02:52:15 Lenini nga Moska. shkruan:

Pershendetje, Zana nga Nju Jorku !
Pajtohem me arsyetimin Tuaj ... Po duhet te kesh parasysh se sa here flet ose shkruan ky fare "Gazi" duhet vendosur menjehere "Kundragazi", se qelb ere urrejtje, cmire, xhelozi e plot pislleqe te tjera te veseve njerezore dhe djallezore ...
Une i lexova me vemendje fabulat dhe epigramet e mesiperme dhe mendoj se kemi te bejme me nje nivel siperor te krijimtarise letrare e sociale; plot thjeshtesi dhe filozofi ... Pashe gjithashtu ne google jeteshkrimin dhe krijimtarine tjeter te ketij autori mjaft premtues.
Dhe te thuash fjale kaq te ndyra per nje shkrimtar brilant si ky, eshte me teper se sa poshtersi, me teper se sa djallezore.
Po mos u merzit e nderuar Zana, se cfare monstarsh nuk mban ky dhe mbi vete.
Te pershendes nga larg dhe autorit te fabulave i uroj shendet dhe suksese te gjithmbarshme.
Respekte,
Tung. -

28/04/2011, 11:05:21 Gazi shkruan:

U bene se bashku keta, New York e Moske, imperializmi amerikan e revizionizmi sovietik ne mbrojtje te Hysenit. Po skam faj bre. Shikoni cfare shkruan Hyseni o social-imperialiste

Fabulat,
mos m’i shaj, o Petrika,
me atė gjuhė mashkullore;

Mua shamė,
unė jam prej mishi;
Nė tė butė Djalli hyn mė lehtė

Heeee, heeeeeee, po tani ckeni per te thene. Gjuhe MASHKULLORE, dhe 'Nė tė butė Djalli hyn mė lehtė'. Kush eshte DJALLI? -

28/04/2011, 17:15:01 Zana nga Nju Jorku shkruan:

Ti je njeri i semure more zotni Gazi. S'te kam lexuar ndonje koment per ceshtje qe me te vertete jane te rendesishme per ne shqipetaret sot, por vetem komente per
per shkrime letrare, kjo me bind akoma me shume qe me te vetete je njeri i vogel, dhe fakti qe po i analizon vargjet e Z. Hysen Kobellari ashtu si i po analizon ti, me bind qe ti je homoseksual i fshehur. Ne kapitalizem, njerezit kur kane nje problem te tille, shkojne tek terapisti qe ti ndihmoje se si te dalin nga "dollapi". Dhe dicka tjeter, e di si flet ti, po ta perseris perseri si nje rrugac pa pike kortezie dhe respekti per njerezit e tjere. Por kur je i semure ne koke dhe sheh homoseksuale kudo, kjo duhet te tregoje se sa keq e ke punen me vetveten.
Lere kete diskutim e merru me shume me vehten.
Leri rehat njerezit qe s'po te bejne ty asnje gje e mos ofendo te tjeret si cuplak, se je ne moshe te thyer e s'te kane lezet keto pacavure qe shkruan. -

28/04/2011, 22:45:22 Gazi shkruan:

Zana dhe Lenini binjak qe historia i lindi
Kur themi Hyseni, nenkuptojme Zana dhe Lenini

Zoti Hysen ske pse shkruan me pseudonimet Zana dhe Lenini, si ne fabulat tua, gjysem femer gjysem mashkull. -

29/04/2011, 03:11:29 Abdullahu nga Prishtina. shkruan:

Cikli me fabula me pelqeu, me than t'drejten ...
Epigramet jane te nivelit te Marcialit, po nese ky thote "nen te Roma Zjen ..." Kobellari thote "nen te bota zjen ... ", pra ka vizion me te gjere.
Me shume me pelqyen keto epigrame :
Opozitėn, pse e dua?!

Shumė herė ti po mė pyet,
o Ēelo:
- Opozitėn, pse e do?!
Po, nuk ka si tė mos e dua,
nuk mė lė tė gaboj rėndė,
nuk mė lė baltė nėn thua!

Po dhe shtegu nė i daltė,
mė mbulon komplet me baltė ...
dhe:
Gazetarėt

Ata kanė punė tė vėshtirė,
ē’ėshtė e vėrteta.
Qė kur doli Media Televizive
pak shitet gazeta ...
As mbjellin, as korrin;
Fjala dhe letra
pėr ta janė farė dhe arė.
Por ndonjėherė, nga nevoja
edhe priftin e bėjnė me barrė ...

Ia ka qellue, apo jo ?!
E pershendes Kobellarin dhe i uroj suksese ne krijimtari,
gjithe te mirat. -

29/04/2011, 05:21:40 Vebiu shkruan:

Pershendetje, autorit te Fabulave dhe Epigrameve dhe do te vecoja poezine epigramatike te meposhtme per 1997-ten, te cilen secili mund ta analizoje sipas mendjes se vet, :
Atdheu sot

Pėr tė liqtė je parajsė,
pėr tė mirėt, bėhesh ferr;
Mėmėdheuthi im i dashur
midis jetės edhe vdekjes
jep e merr.
Nga koka po na vdes shteti,
prej kėmbėsh e ngjall mileti;
Me durim e guxim
Pastrojmė gjakun ndėr vena,
Teksa pėrmes plumbash engjėjt e Tiranės kėrcejnė
M a k a r e n a ...
1997

Sa bukur vjen ketu atmosfera e kohes, me nje sarkazem therese. I uroj suksese autorit ...
Vebiu, Korce. -

29/04/2011, 12:10:06 Kritika shkruan:

I nxitur nga nje debat disi i pakuptimte, po jap edhe une opinionin tim.
Ndersa mendoj se linja e Gazit eshte jo korrekte, kam pershtypjen se "inati" i Zanes eshte disi revansh. Sinqerisht nuk e kuptoj nderhyrjen intensive te Zanes ne kete teme, aq sa te duket se me te vertete pas saj fshihet autori - sic pretendon Gazi, megjithese nuk eshte e vertete. Nga ana tjeter, do i sugjeroja autorit te "mbroje" veten, jo te "mbrohet" nga nicknames...

Ne lidhje me materialin me beri pershtypje poezia ne vijim: (citoj)

Opozitėn, pse e dua?!

Shumė herė ti po mė pyet,
o Ēelo:
- Opozitėn, pse e do?!
Po, nuk ka si tė mos e dua,
nuk mė lė tė gaboj rėndė,
nuk mė lė baltė nėn thua!

Po dhe shtegu nė i daltė,
mė mbulon komplet me baltė ...


Te krijohet pershtypja se kjo poezi eshte shkruar nga Berisha, jo nga Kobellari. Pse? Ne te gjen disi linjen ironike te Berishes ndaj opozites: "Opozitėn, pse e dua?!/nuk mė lė tė gaboj rėndė,/nuk mė lė baltė nėn thua!"

Eshte e njejta sarkazem e perditshme ne gojen e Berishes, qe gjoja opozta e ka ndihmuar te behet i paster, demokrat e terci e verci, nuk i "lė baltė nėn thua, e bla bla... Aq steril e ka bere evil

Dhe perseri nen retoriken e Berishes vjen edhe mbyllja e pozise: (citoj)

Po dhe shtegu nė i daltė,
mė mbulon komplet me baltė ...


Pra opozita e mbulon "Kobellarin" komplet me balte, nese...

Cila eshte linja politike e autorit, sepse nese interpretimi im eshte korrekt, atehere kemi te bejme me krijimtari sahanlepirese. -

29/04/2011, 16:30:06 Zana nga Nju Jorku shkruan:

Me vjen keq kritika qe lexoj komentin tuaj. E para dalja ime "intensive" ne krah te autorit duhet te ishte bere nga ju. Ky palo Gazi ka perdorur termin dylber per autorin e ketij cikli te cilin une as nuk e njoh. Une jetoj ne Nju Jork dhe nuk e di se kush eshte autori. Dhe une e respektoj qe autori po e injoron kete palo burre, por mendoj se kur ne te tjeret heshtim ne keto raste i themi njerezve si ky gazi, vazhdo ti se e ke mire, ne jemi me ty po s'duam te implikohemi. Nqs kjo gazete ka prestigj s'duhet te lejoje qe njerezit te ofendohen ne kete menyre sepse botojne ne kete gazete. Ne nuk po flasim ketu Kritika per tendencat politke te autorit, por per etiken e komenteve qe behen. Nqs ju nuk shihni asgje te keqe ne faktin qe ky palo Gazi ofendon njerin nga bashkepunetoret tuaj, shikon homoseksualizem ne vargjet e tij, atehere atehere ketu existon nje homofobi, dhe qe te lejohet nga ju, kjo shkel rregullat baze te kesaj gazete. Nqs ju s'e kuptoni qe mbrojtje ime vjen thjesht nga respekti qe ne duhet te kemi per njeri tjetrin, dhe qe ti sheh nje problem me te madh ne mbrojtjen time se ne fjalorin dhe komentet e ketij gazit, me ben te mendoj se ketu dicka s'eshte ne rregull. Autori s'ka pse te mbaj asnje qendrim ndaj ketij palacoje. Jemi ne te tjeret qe duhet te dalim ne mbrojte te kujto qe atakohet.
Thuhet qe komenti do rishikohet., por me sa duket ju s'keni gjetur asnje problem ne komentet e tij, por me shume ne mbrojtjen time intensive. Pak e cuditeshme! -

29/04/2011, 17:04:08 Kritika shkruan:

Zana, kjo faqe quhet gazeta "kritika" dhe favorizon (nxit) mendimin kritik, nuk e bllokon ate. Ne vijim te kesaj linje, edhe komentuesit jane njelloj bashkepunetore te faqes si autoret e materialeve. Nuk ka diferencim ne kete aspekt.
Meqenese kerkon sqarime te metejshme, une insistoj se komentet qe keni postuar ne kete teme jane thjesht revansh ndaj komentuesit "Gazi". Dhe ju e dini pse! Mos harro faktin se une administroj kete faqe, dhe di c'behet ne kete "oborr".

Ne lidhje me homoseksualizimin e pretenduar, kam pershtypjen se koncepti juaj per kete fenomen eshte shume me radikal se kendveshtrimi i Gazit. Duhet te kesh parasyshe, meqenese jeton ne SHBA, se ky koncept nuk perben me problem per "moralin shoqerore", dhe nuk perdoret me per fyerje, ashtu sic ju e keni adresuar per komentuesin Gazi.

Ne lidhje me "mbrojtjen" e munguar te autorit, te garantoj se ai po "mbrohet", nuk eshte aq shume "Durimmadh" sic ju mendoni.

Persa i perket kendveshtrimit politik te autorit, kjo eshte thelbesore per cdo krijimtari, por mbi te gjitha per letersine. Nese letersia do behej vegel e politikes, atehere vaj medet. Kjo sepse letersia supozohet te jete shpirti i nje populli, dhe ata autore qe tentojne te kompromentojne shpirtin, duhen goditur (kritikuar). -

01/05/2011, 04:23:43 Lirjani shkruan:

Pershendetje autorit per kete cikel me fabula e epigrame qe na ka ofruar ...
Une do te ndalesha ne fabulat e Kobellarit, te cilat kane origjinalitet dhe freski, si rrallekush qe ka shkruar fabula koheve te fundit. Ketu mund te sjell si shembull "A di qeni nder ?" "Dhelpra meson te bijen", "Edukimi i femijeve " dhe mbi te gjithe "T'i thuash derrit- Daje !
Me vjen keq qe nga ana e disa lexuesve krijimtaria letrare gjykohet nga perqasja politike e autorit, gjykim i cili nuk eshte i drejte. Secili ka te drejte te kete e te mbroje pikepamjet e tij politike, pa u bere tifoz i semure per to...
Eshte kohe votimesh tani dhe politika flet fuqishem. Po edhe letersia nuk hesht... Per ta mbyllur, dua t'iu kujtoj fabulen e goditur "Hiqma samarin, me shih plaget ! ... te ketij albumi fabulesk, e cila flet aq mire per rastin ne fjale.
Iu kujtoj se fabulat e Kobellarit duhen lexuar me me kujdes, atehere do te beni me pak zhurme rreth tyre ...
Respekte, Lirjani. -

02/05/2011, 03:53:46 Juliani shkruan:

Pershendetje,
me sa shoh, nga lufta Gazi-Shkrimtari doli i fituar ky i fundit... Kjo sepse lufta e filluar nga "Gazi" u nis me arme te papershtatshme, me sa duket, me armet e urrejtjes dhe fyerjeve, te padenja per nje forum si Kritika dhe lexuesit e shumte te saj.
E ftoj Gazin te beje nje fare autokritike te shkurter, mbase edhe t'na kerkoje falje ne, lexuesve, mbasi autorit te fabulave mund te mos i duhet nje gje e tille.
Ju uroj the gjitheve, por ne vecanti Gazit dhe Fabulistit nje dite dhe jave te mbare,
The best.
Juli. -

02/05/2011, 12:38:32 ardi omeri shkruan:

sa "interesante" komentet, "shume zhurme per asgje", nga nje koment, qe gjithsesi eshte vetem nje koment, dhe nga nje nderhyrje mbrojtese e etikave apo e autorit, s'di ke te veēoj me pare, u be nje terkuze qe te del si nje kungulleshke ku s'dihet "pse e po sa"...! une do ju ftoja miqesisht, pa njohur asnjerin nga ju sepse jeni vetem me nickname, asnjeri s'mund te na dale "me katolik se papa" sepse jeni anonime te gjithe dhe po mbushni kete faqe letrare me akuza te ndersjellta pa vlera letrare,vetem fyese, lejojini kesaj faqe interneti qe mbush "boshllekun" e vendosur e ate pa thonjeza me diēka qe gjithsesi ka me shume vlere se sa komentet e juaja fyese per njeri tjetrin duke harruar qe,- aty ku flitet per art s'ka vend per fyerja falas, e sipas mendimit tim, pa hyre ne identitetin e askujt, me shume respekt dhe dashamiresi ne apriori, fyerjet reciproke, pritje-pergjigje jane "pa art", dhe duke menduar, shpresuar qe keni aq nivel sa ti nderprisni per respekt te websiti-t ku jeni,e duke nderuar veten tuaj, ju uroj per me shume pozitivitet ne gjithshka, jete pune e familje dhe shoqeri. sinqerisht ardi omeri -

03/05/2011, 04:09:33 Juliani shkruan:

Pershendetje, Ardi Omeri,
ne respekt te mendimit Tuaj, po te kujtoj se komentet dhe debatet tona per fabulat dhe epigramet e Kobellarit nuk jane fare pa kuptim, si mund te duken ne aparence. Ne keto dite te mbushura me "spektakle politike ", ku njerezve iu jane merzitur tv, radiot dhe gazetat, te flasesh per krijimtarine e shkrimtareve tane eshte nje dicka me pozitive se pjesmarrja neper mitingje ... Dikush e akuzonte autorin per epigramizem politik tek epigrami "Opoziten pse e dua ?" Po une mendoj se mesazhi i atyre vargjeve eshte universal dhe jo ne ilustrim te fjaleve te Berishes. Me sa di une ky krijim eshte i pas '97-es, kur Berisha ishte ne opozite dhe mbase eshte shkruar me idene antiberishjane te berjes se opozites.
Nuk dua te zgjatem, po mendoj se ne bejme mire te analizojme krijimet e Kobellarit dhe e vetjmja merite e "Gazi" -t eshte se e ndezi debatin i pari. Ftoj Zanen e N.Y te jape edhe ajo mendimin per fabula konkrete. V.O. Ne nuk jemi anonime, se une po e shenoj emrin sic e kam ne te vertete. Ju uroj nje dite e jave te kendshme,
Juli, Pogradec. -

05/05/2011, 03:40:05 Alma shkruan:

Duke mos patur kohe te lexoj te gjitha komentet e mesiperme, fabulat dhe epigramet i lexova me kenaqesi dhe jem e mendimit se ato jane me nivel te mire artistik. Po jap nje shembull tek apigrami "Atdheu sot", ku me dy vargjet e para jepet panorama e vendit tone dhe gjendja e njerezve tane ne kete tranzicion te zgjatur " Per te liqte je parajse/per te miret behesh ferr ... ". Urdheroni, a nuk jane keto nje sinteze e fuqishme e gjendjes ?! Une dhe i fejuari im po behemi gati te shkojme ne Amrike me Lloto, megjithese jemi te dy ne pune dhe nuk na iket, me thene te drejten. Po ka shume te rinj e intelektuale pa pune dhe me pak shprese, qe duan te ikin nga ky vend nje ore e me pare.
Pa e zgjatur, iu pershendes,
Alma. -

05/05/2011, 07:39:01 Administratori shkruan:

Pershendetje,

Ju kerkoj komentuesve te perdorin vetem nje emer gjate komentimit. Nga verifikimi automatik i IP-ve rezulton se disa komentues kane komentuar me emra te ndryshem. Asnje nga IP-t nuk eshte nga Prishtina apo Pogradeci sic pretendohet.
Do ju lutesha komentuesve te jene korrekt gjate komentimit, perndryshe do zbardh identitetin e komentuesve te vecante qe kane perdorur me shume se nje emer gjate komentimit.

Ju lutem mos replikoni me kete mesazh. -

06/05/2011, 10:17:38 Juliani shkruan:

Pershendetje,
une jam Juliani nga Pogradeci po me pune ne Korce. I uroj Almes rruge te mbare na Amerike dhe i kujtoj se kapitalizmi eshte i eger, qeveria s'eshte e detyruar te siguroje pune per te gjithe, por shanse te barabarta per te gjithe. Une isha ne pune shteti, me hoqen nga pua, dola privat dhe tani po provoj aftesite e mija. E keshilloj Almen te printoje nje kopje me fabulat e xhaxhi Hysenit dhe t'i lexoje kur te merzitet.
Autorit i uroj serish suksese, se po me mundon ne zgjidhjen e dilemes, ku eshte me i mire, ne proze apo poezi ?
Juli. -

07/05/2011, 05:06:44 Lirjani shkruan:

Urimet me te mira autorit !
U bene 11 dite qe jane hedhur ne publik krijimet e tij dhe deri tash numerohen mbi 1045 lexues, me nje mesatare rreth 100 veta ne dite. Eshte kenaqesi qe shkrimet te lexohen nga shume lexues brenda nje kohe kaq te shkurter, gje qe nuk do te ndodhte po te ishin botuar liber me vete. Keto jane te mirat e botes se internetit, te cilat pastaj kane edhe te keqiat e tyre, si ato qe pa pergjegjesi e edukate ka leshuar Gazi, ne krye te komenteve. Mbase ai eshte penduar, po sa para ben, helmi u hodh ... Te shkuara te paharruara.
Uroj te gjithe, lexim te kendshem,
Lirjani. -

12/04/2012, 04:41:53 Skenderi shkruan:

Pershendetje !
Me shume vonese i kendova fabulat dhe epigramet e ketij shkrimtari,qe per mendimin tim eshte nje La Fonten i koheve te reja.Jane krijime te fresketa dhe plot mendim filozofik.
Per te mos u zgjatur, i uroj autorit krijimtari te mbare dhe shendet.
Te na dhuroje ne te ardhmen fabula dhe epigrame te tjera.
Perzemersisht,
Skender DEMOLLI, Athine, Korce. -

31/07/2012, 05:11:38 Rizai shkruan:

Me bene pershtypje krijimet origjinale te ketij autori, por me lejoni te vecoj "Jasteku i endrrave te mia." Kete poezi hyrese, te ndertuar bukur dhe me nje mendim filozofik te persosur, nje lexues, me duket Gazi, e pertall dhe e stigmatizon, me pa te drejte. Po i kujtoj ketij Gazit, po edhe lexuesve te tjere se Jastekut i kenduar edhe Migjeni yne i madh ne poezine "Nje nate pa gjume" Ja si thote Migjeni ne strofen e fundit te kesaj vjershe " O jastek, ty te rroki, te perqafoj si shpetimtar,/ me fal ate qe dua: gjumin dhe endrrimin/ e dy buzeve qe peshperisin ngushllimin."
Ja, pra per cudi edhe Migjeni i paska kenduar Jastekut te vet me aq dashuri dhe pse te mos i kendojme edhe secili nga ne, pa patur frike se na keqkupton nje capacul i tille me emrin Gazi...
Uroj per autorin gjithe te mirat dhe krijimtari te mbare, pa censure dhe vetecensure, pa frike se mos e keqkuprojne ose nuk e kuptojne. Secili ka trute e vete ne koke dhe gjykon me mend te vet.
Edhe nje here, suksese.
Rizai. -

13/04/2014, 05:05:58 kevi shkruan:

up -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]