Anton Mazreku, futbolli, pena dhe mikrofoni - Nga Skifter Kėlliēi

Tė paktė janė ata qė mund tė dinė se publicisti dhe komentatori i shquar sportiv, Anton Mazreku, ishte me origjinė nga Kosova. Pėr tė shuar kurrershtjen e lexuesve ,vecanėrisht lexuesve kosovarė tė gazetės, u ofroj tė lexojnė shkrimin e mėposhtėm, i cili dėshmon njėkohėsisht pėr dramėn qė pėsoi ky personalitet i shquar nga regjimi komunist.

20170225-mazreku.jpg
Anton Mazreku
Njė mesditė, fillim shkurti tė vitit 1966, tek po dilja nga ngrehina e Radio Tiranės,ku punoja prej thuajse shtatė vitesh,sic ndodhte jo rrallė, nė rrugėn e Kavajės u takova me kolegun tim, Anton Mazreku.Ai, si ngaherė,kishte dalė nga Ministria e Arsimit,ku ndodheshin zyrat e Komitetit Shtetėror tė Kultures Fizike-“shtėpia e tij e dytė”.Megjithėse pėrpiqej tė mbahej,njė hije e zbehtė i kishte mbuluar fytyrėn e fisme.E pyeta se se mos ishte sėmurė.
“Jo,-m’u pėrgjigj,-por sot mė njoftuan se dal nė pension.
Pas kėtyre fjalėve nuk mundi tė pėrmbante njė nėnqeshje tė hidhur qė rrėshqiti nė buzėt e tij.
Mbeta i topitur dhe vetėtimthi kujtova se ai nuk i kishte mbushur ende 60 vjetėt.Madje, do t’i duheshin plot dy vjet e tre muaj, po tė marrim parasysh se kishte lindur mė 8 maj tė vitit 1908.
“Por nuk ka gjė,-vazhdoi po me atė nėnqeshje ,-do tė shihemi gjithnjė nė mikrofon”.

M’i thoshte mua kėto fjalė,mua,nxėnėsit tė tij nė mikrofon, qysh mė 1959 e pastaj koleg,mua, tė cilit,vec ngjarjeve tė dikurshme sportive, mė kishte treguar edhe copėza nga fėmijėria nė Shkodėr, qytet,ku babai i tij,Serafini,lindur nė Mazrekaj tė Gjakovės,banuar dhe punuar pastaj mėsues nė Pejė, nga fundi i shekullit tė 19-tė, ishte vendosur nė kryeqytetin e ilirėve, ku ishte martuar me Adelaiden,tė motrėn e atdhetarit tė madh,Luigj Gurakuqi.

27 vjet mė pas,njė pasdite tė majit tė vitit 1993,kur po bisedoja me tė bijėn, doktoreshė Adelinėn, specialiste e njohur nė Spitalin Onkologjik tė Tiranės,mora vesh se si e kishte pritur Anton Mazreku kėtė njoftim tė beftė.

“Me tė mbėrritur nė shtėpi,-mė tha Adelina, sė cilės po i kėrkoja disa tė dhėna qė nuk i dija pėr njė artikull kushtuar tė atin,-babai me zė tė fikur m’u drejtua mua dhe mamasė:’Mė nxorėn nė pension,qė nesėr tė mė merrni me kamion!”

Dhe me tė vėrtetė, Anton Mazreku u nda nga ne mė 3 gusht tė vitit 1969, kur nuk kishte vecse 61 vjec dhe kur do t’i kishte dhėnė gjithnjė e mė shumė futbollit, si komentator, gazetar, publicist, historian, specialist dhe organizator i rrallė i tė gjitha veprimtarive tė futbollit qė nė vitet 30-tė.

Po, atėherė,pėrse u nxor nė pension me kaq ngut dhe madje me ceremoni nė njė mbledhje zhvilluar nė Ministrinė e Arsimit ?

Anton Mazreku pėr tetė vjet kishte qenė bashkėnxėnės me diktatorin Enver Hoxha nė Liceu francez tė Korcės.Pas mbarimit tė kėtij liceu, rrugėt tyre u ndanė.Antoni punoi disa vite mėsues nė kėtė qytet,u vendos pastaj nė Tiranė, krijoi nė dhjetor tė vitit 1935 gazetėn “Sporti Shqiptar”, qė mbetet edhe sot njė gazetė me vlera tė mėdha profesionale dhe artistike,histori e gjallė e kampionateve tė futbollit qė nga viti 1930,vit nė tė cilin luajti, ende student, nė radhėt “Skėnderbeut” tė Korcės qė, madje, u shpall edhe kampionia e parė e vendit.

Pas pushtimit tė Shqipėriė nga Italia fashiste,mė 7 prill 1939,kur kjo gazetė nuk doli mė nė qarkullim,nuk u nda nga gazetaria sportive.Shkroi nė shtypin e kohės, bėri komente pėr veprimtari sportive nė mikrofonin e Radio Tiranės,ku mė 1 shtator tė vitit 1938 kishte komentuar nga fusha sportive e Shallvares ndeshjen e parė, midis “Tiranės” dhe “Kavallės” sė Greqisė, ishte ndėr krijuesit e skuadrės sė famshme “Shprefeja”,lindur nga bashkimi i dy skuadrave tė Tiraės “Shpresa”, dhe “Rrufeja”,ku bėnin pjesė futbollistėt nga mė tė mirėt e vendit, A. Visha, P.Myzeqari, Xh.Demneri.R.Peza,S.Begeja.Z.Lisi.Dhe ishte kjo skuadėr qė zhvilloi disa takime me skuadrat ushtarake italiane duke i kthyer ato nė manifestime kundėr pushtuesve fashistė.Madje nė qershor tė vitit 1944,kur komanda e ushtrisė gjermane e kėrkonte qė nga mikrofoni i Radio Tiranės tė komentonte njė ndeshje midis skuadrės sė pushtuesve gjermanė, “Vermaht Ausvald” dhe SK “Tirana” ai, i kėshilluar edhe nga Qarkori i Partisė i Tiranės, ato ditė humbi gjurmėt.

Pra, vėrtet Anton Mazreku nuk mori pushkėn tė dilte nė mal,por e pėrkrahu luftėn antifashiste.Dhe ishte kjo arsyeja qė pas vendosjes sė regjimit komunist nė Shqipėri,pėr pak kohė qe ndėr drejtuesit e parė tė Federatės Shqiptare tė Sporteve,duke vazhduar, doemos, edhe komentet nė mikrofonin e Radio Tiranės.

Jo vetėm kaq,por, ai pati edhe disa funksione nderi, si kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar,kur Shqipėria nuk merrte pjesė nė asnjė olimpiadė, ose nėnkryetar i BSFSH-sė,qė ishte njė organizatė sportive formale.Madje, pėr herė tė parė dhe tė fundit sa qe gjallė, mė 8 maj tė vitit 1958 Komiteti Shtetėror i Kulturės Fizike dhe Sportve organizoi edhe njė me ceremoni me rastin e 50-vjetorit i lindjes sė tij.

Si ndodhi, atėherė, qė ky veprimtar i rrallė nė fushėn e sporteve dhe vecanėrisht tė futbollit, njė ndėr organizuesit e kampionateve tė futbollit para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore,tė nxirej nė pension pa mbushur moshėn,ose, mė saktėsisht, “pasi i “numėruan edhe vitet kur kishte qenė… arsimtar”.Dhe pėrse me kaq ngut?

Pas viti 1966, Enver Hoxha ndėrmori disa masa “pėr revolucionarizimin e mėtejshėm tė vendit”, sic ishin: “Tė punojmė aty ku ka nevojė atdheu”,lufta pėr crrenjosjen e besimeve fetare”,si edhe i ashtuquajturi qarkullim kuadri, me tė cilin u larguan shumė kuadro tė vjetėr,ose te tjerė dolėn nė pension.

Nė kuadrin e kėtij “revolucionarizimi” u pėrfshni edhe Anton Mazreku.Nėn zė nisi tė flitej se ai kishte qenė drejtori i njė gazete nė periudhėn e mbretit Zog,se nė tė i kishte thurur lavdi kėtij mbreti satrap…Me fjalė tė tjera,si ishte e mundur qė ky ish-nėpunės i lartė nė kohėn e mbretėrisė tė vazhdonte tė punonte ende nė administratėn e re tė Shqipėrisė socialiste.

Por harrohej se nė gazetėn “Sporti Shqiptar”,Anton Mazreku ishte i detyruar tė lėvdonte mbretin Zog,sic ka ndodhur mė 5 prill tė vitit 1939,kur lindi Leka, princi trashigimtar, ose nė ndonjė rast tjetėr tė rrallė.Dhe kjo,sepse “Sporti Shqiptar”,ishte gazetė zyrtare, botim i Ministrisė sė Arsimit dhe jo gazetė private.

Sidoqoftė, ai gjente rast nė kėtė gazetė tė sulmonte regjimin pėr kushtet e vėshtira nė tė cilat zhvillohej sporti.Pėr kėtė mjafton tė pėrmendim njė fragment nga njė artikull, botuar mė 17 tetor tė vitit 1937:

”Fajin kryesor qė nuk po pėrparojmė sa duhet nė sport e nė art, nuk e kanė kėshillat sportive e aq mė tepėr lojtarėt tanė.Natyrisht nuk e ka as populli i unjtėr,por njė varg i gjatė arsyesh. Fajin e kanė klasat e nalta tė vendit,e mė parė se kushdo, zyrtarėt e naltė,ministrat,deputetėt,tė pasurit…”

E, megjithatė, atė ditė shkurti tė vitit 1966, Anton Mazreku nxirrej nė pension.Nuk ishte mė i nevojėshė.Mund tė mjaftohej me komentet sportive qė bėnte nė Radio Tirana.

Sic tregojnė familiarėt, ai e pėrjetoi rėndė kėtė gjendje qė iu krijua.Nė shtėpi vazhdoi tė merrej me lexime tė veprave tė letėrsisė franceze,sidomos klasike, nga e cila ishte pėrkthyer autorė tė njohur, si Korneji dhe Rasini.Nga artikujt letrarė tė shkruar nė shtypin e kohės,vlerėsonte dhe autorė shqiptarė,vecanėrisht Fishtėn,Mjedėn.Edhe shkruante poezi.

Nga fundi i viteve 60-tė njė studiues e kritik u shpreh si me shaka se Anton Mazreku ishte shkrimtar i mbetur nė rrugė.Kjo ėshtė e vėrtetė.Nė qoftė se ai nuk do tė ishte dhėnė plotėsisht pas futbollit, tė cilit i kushtoi edhe jetėn,do tė kishte qenė studiues,kritik,madje jurist, po tė kemi parasysh se deri mė 1943 vazhdoi studimet me korrespondecė pėr drejtėsi nė Universitetin e Bolonjės,tė cilat nuk i pėrfundoi pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Anton Mazreku vdiq papritmas nga hemoragjia cerebrale,nė pasditen e 3 gushtit tė vitit 1969,kur sapo ishte kthyer nga njė ndeshje futbolli midis skuadrash tė tė rinjve.Edhe ato i ndiqte.
E mora vesh kėtė gjėmė,nė mbrėmje vonė dhe me nje frymė u ndodha nė shtėpinė e tij,ku jo rrallė kishim kaluar orė dhe orė tė tėra..E pashė,por kėtė radhė tė shtrirė nė shtratin e vdekjes,atė, babain e gazetarisė sportive shqiptare, qe kishte provuar te luante nė skuadrėn e njohur tė “Skėnderbeut” tė Korcės nė fillim tė viteve ‘30 tė shekullit tė kaluar,atė qė pa mbushur 20 vjet, kishte botuar artikujt e parė pėr futbollin e pastaj edhe pėr letėrsinė dhe artin,atė qė kishte komentuar tė parėn ndeshje nė mikrofon,(“Tirana”-Kavalla” e Greqisė,7-0, 1 shtator tė vitit 1938),atė me tė cilin mė 1959 u lidha edhe unė nė mikrofonin mė 1959,pėr tė komentuar sa e sa ndeshje futbolli dhe rubrika sportive tė Radio Tiranės.

Eshtė e cuditshme se si Enver Hoxha, shoku i tij i ngushtė i Liceut tė Korcės,qė nė tė tilla raste, sic dėshmohet nga libri i tij “I juaji, Enver”, nuk linte radhė tė ngushullonte me telegrame edhe familjen e ndonjė bariut tė vdekur, qė e kishte njohur gjatė viteve tė luftės,nuk denjoi qė ta bėnte kėtė pėr Anton Mazrekun, njė figurė e njohur, qė ishte edhe shoku i tij i viteve tė rinisė.

Qysh pas mbarimit tė studimeve nė Korcė, nė fillim tė viteve 30-tė,sic shihet ne nje foto,Enver Hoxha e ka takuar atė vetėm njė herė nė njė konferencė kombėtare pėr kulturėn fizike e sportet, tė mbajtur mė 1958 nė sallėn e Teatrit Popullor nė Tiranė.Dhe ka kėmbyer me tė vetėm disa fjalė.Por, mė 29 nėntor tė vitit 1964,kur Anton Mazekut, mė sė fundi i dhanė njė ftesė, qė tė merrte pjesė nė festimet e e 20-vjetorit tė Clirimit, tė cilat bėheshin nė Pallatin e Brigadave,ndodhi edhe mė keq.Enver Hoxha, sic kujton e e bija,me tė hyrė,u ndal nė sallėn D, ku ishte… vegjėlia,u dha dorėn thuajse tė tėrėve,kurse Antonit, qė e ishte pranė, jo.Ta kishte harruar?...
Shoku tjetėr i ngushtė i tij,Pilo Peristeri,kandidat i Byrosė Politike tė KQ tė PPSH-sė,qė kishte qenė futbollist me tė nė skuadrėn e ‘Skėndėrbeut”, kampione e vitit 1930, jo vetėm nuk bėri vizitė nė familje,por as nuk mori tė paktėn nė telefon tė shoqen e Mazrekut, pėr ta ngushulluar,aq mė tepėr qė, si korcarkė, e njihte prej vitesh.
…Kėto ditė, Adelina, mė njoftoi me telefon se sapo kishte dalė nė qarkullim libri “Anton Mazreku,fjala dhe heshtja”,kushtuar jetės dhe veprimtarisė sė tij sportive.Kishim biseduar jo rrallė nė Tiranė, qė njė libėr i tillė duhej tė botohej.Madje, kisha dashur vetė ta shkruaja,unė, si ish-nxėnės e pastaj koleg i tij nė mikrofonin sportiv tė Radio Tiranės,ashtu sic kisha shkruar dhe botuar romanin me temė sportive “Tirana, dy orė para dėnimit”, ku personazh kryesor ėshtė Anton Mazreku,por mėrgimi i gjatė prej mė shumė se 10 vjetėsh,mė pengoi tė realizoja kėtė dėshirė.

E lexova me endje kėtė libėr, tė cilit nė njė nga numrat e tjerė tė kėsaj gazete do t’i kushtoj njė shkrim tjetėr.Njė jetė tėrė nė sport e kėtij biri kosovar, i rritur nė Shkodėr,por qė asnjėherė ,pėr kushtet e kohės, sidomos gjatė diktaturės komuniste,nuk mundi tė shihte viset e Mazrekajt,vendlindjes sė prindėrve tė tij,pėr tė cilat aq shumė i kishte folur i ati dhe pėr tė cilat pati gjithnjė pėrmallim dhe dashuri, ashtu sic pati pėr Kosovėn.



25/02/2017 - 18:47:30 | Komente: 0 | Shikuar: 510 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it