Selman Meziu: Trieshi i Malsise dhe mendimi i Anton Pllumajt

Njė komb qė u pėrgjak e u coptua nga shtėrngatat e kohėrave. Njė truall qė priti me shigjeta, shpata e pushkė, pushtues shkatrrimtar, zjarrėvėnės tė shtėpive, kasolleve me blektori e pasuri deri edhe therės me thika tė fėmijėve nė djepat e drunjt. Gjaku i bijėve e bijave tė kėtij kombi skuqi lumenj, pėrrenj e ujiti pemėt, drurėt e barin pėr tu rezistuar kohėrave e dėshmuar krimet mbi kėtė popull krenar por nė paksim tė vazhdueshėm. Gjithashtu njė plag e madhe u hap kur trojet e kombit shqiptar u coptuan nė pjesė tė shumta duke iu dhuruar fqinjėve grabitqar nga fuqitė e mėdha qė bėnin ligjin nė fillimet e shekullit tė njėzetė.

1- Ato qė i ndjejm me zemėr ti mendojm mirė

Fshatrat e shumta tė Trieshtit tė Malsisė nė Mal tė zi, janė braktisur. Shumica e shqiptarėve tė kėtyre anėve kanė emigruar ku kanė mundur, nė kontinentet evropian, aziatik, amerikan e australian. Pėr tė vetmen arsye se nuk kanė mundur me sigurue burime jetese pėr arsye tė politikės ekonomike thellėsisht diskeriminuese tė qeverive malazeze ndaj shqiptarėve.


Triesh

Por ja qė disa mergimtar tė mbushur me krenari kombėtare nė shpirt e zemėr, patriot nė ēdo qelizė tė tyre, kanė hedhur idenė e vendosjes sė njė busti tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti nė oborrin e shkollės fillore tė Trieshit. Si simbol krenarie, qėndrese dhe atdhedashurie duke e mbjellur nė kėtė formė nė zemrat e vogėlushėve shkollar. Njė veprim i tillė ėshtė i mbushur me vlagė patriotizmi.

Por jo tė gjithė e mendojn nė tė njėjtėn mėnyrė derdhjen e kėtij investimi pėr shtatoren. Njė ndėr kėto ėshtė edhe studiuesi, gjurmuesi e zbuluesi i vendbanimeve shqiptare nė Malsinė e Malit tė Zi dhe jo vetėm kaq, Anton Pllumaj. Dhe ja si shprehet ai lidhur me kėtė ēėshtje: ‘’ Pjesa e madhe e katundeve tė Trieshit kanė mbetė pa banorė! Edhe ata banorė qė kanė mbetė ende nė Triesh, pjesa e madhe e tyre janė tė pa punėsuar. Tashti a ma mėnēur kishte me kenė me ba disa investime me ndonji ndėrtim si p.sh: fabrika, farma, qėndėr turistike, biznese familjare tė ndryshme qė tė punėsohen ata banor qė kanė mbet nė Triesh dhe pėrmes kėtyre investimeve kanė me i lidh banorėt me vendlindjen…,, (Fb. 18.02.2017)

Shtrojm pyetjen: Tė veprohet siē mendojn mergimtarėt, apo tė ndjekim mendimin e Zotit Pllumaj?

Ky sportist, gjurmues, kameraman, totoreporte dhe njohės i historisė tė shkuar dhe tė sotme tė vendbanimeve shqiptare nė trevat e Malsisė sė Malit tė Zi mendon si materialist, si njohės i hollsishėm i situatės dermografike, ekonomike e shoqėrore tė kėsaj treve.

Sepse gjėndja ekonomike, kushtet e jetesės, veprimtaria prodhuese, mbajnė gjallė banorėt dhe i lidhin ato me mjedisin e jetesės. Brezat trazhgojn pasurinė e paluajtshme, tokėn, pyllin, shtėpitė, duke krijuar kushte sipas pėrvojės sė ēdo familje dhe kushteve gjeografike e toksore tė mbjellin pemė frutore, tė marėshtojn lopėt, dhitė, dhent, pra rrenjėzim nė truallin e tyre.

Shtimi i popullsisė, ēon nė shtrirje hapsinore tė teritoreve bujqėsore, ndėrtimin e shtėpive tė reja, dhe vargėzimi i sistemit tė punės e veprimtarisė prodhuese njeh vetėm rritje, duke prodhuar produket bujqėsore e blektorale pėr konsumim individėsh, familjesh, fisesh, fshatrash e bashkėsi tė tjera tė organizuara nė teritoret shqiptare tė Mali tė Zi.

Duke parė zhvillimet e qytetėrimeve dhe teknologjite e reja pėr zhvillim mė tė hovshėm, kėrkohen projekte, investime e ralizime tė rrugėve automobilistike, dritės elektrike, hapjes sė shkollave shqipe tė gjitha niveleve dhe ngritja e industrisė sė pėrpunimit tė prodhimeve buqėsore, blektorale e frutave etj.

Pikerisht kėshtu i koncepton drejtimet e zhvillimit tė fshatrave tė Malsisė sė Madhe tė Malit tė Zi Zoti Anton Pllumaj, dhe ja si shkruan: ‘’Ujesjellės nuk kanė nėpėr katunde as ndriēim elektrik nėpėr rrugė dhe as rruga nuk asht pėrfundua, ende e po me bajn projekte per pėrmendore!!. Kjo asht budallalleku i shekullit tė XXI.,,( 18.02. 2017)

Perfundimi tij ka njė formulim llogjik, domethanės, bindės se po tė arrijmė tė pėrpunojm, konservojm prodhimet bujqesore e blektorale, mund t’i eksportojm deri nė amerikė, e emigrantėt e kėtyre anėve, nuk hanė prodhimet serbe, ruse greke por prodhimet e Malsisė, pra, tė rritura nė natyrėn e pastėr nga bujq, blektor e pemerritės tė Malsisė nė tokėn e tyre me djersėn e ballit e tėrsisht natyrale, biologjike.

Kjo jo vetėm do tė sillte njohjen e prodhimeve tė tyre nė kontinenetet e ndryshme tė botės por do tė ishte edhe njė ushqim i shėndetshėm, i ngrėnshėm me plote mall e dashuri vendlindje nga kurbetlinjt. Mė e rėndėsishmja, mė themelorja do tė ishte se tė ardhurat e marruna do tė sillnin mirėqenien e banorėve tė kėtyre anėve dhe pėr rrjedhoi burrat, tė rinjt shqiptar nuk do tė largoheshin drejt shteteve tė ndryshme pėr tė jetuar mė mire. Pėr rrjedhoj trojet e tyre nuk do tė mbeteshin bosh e tė pushtoheshin lehtėsisht nga serbėt duke gjetur fshatrat e boshatisura.

2- Tkurrja e trojeve shqiptare nga varfėria e skamja

Pėr tė ruajtur indentitetin kombėtar, nė ēdo fshat, qytet e lagje, kėrkohet njė plan strategjik zhvillimi ekonomik e kulturore i detajuar sipas debatuesit tė kėsaj ēėshtje Blerim Bytyēi.


Triesh

Sė pari: Nga njė grup historianėsh, gjeografėsh, arkeologėsh tė hartohet harta fizike e vendbanimeve shqiptare nė Malsi pse jo nė gjithė Malin e Zi, Maqedoni, Greqi, Nish, Sanxhak etj

Sė dyti: Nga njė grup i posaēem ekonomistėsh, inxhinierėsh, agronomesh, veterinerėsh tė hartohet plani strategjik i zhvillimit ekonomik pėr ēdo fshat, duke patur parasysh, numurin e banorėve, burimet agrokulturale, materialve tė ndėrtimit, pasurive pyjeore, kullosore tė ujrave, mineraleve etj.
Sė treti: Tė krijohet njė komision me historian, gjeograf, mėsues e studiues tė ndryshėm, ku tė hartohen projekte konkrete pėr ēdo fshat, biblioteka, shkolla fillore, tetėvjeēre,tė mesme. Gjithashtu hartimi i programeve shkollore. Si dhe tė hartohen tekstet e historisė e gjeografisė kryesisht pėr historinė pellazgo- iliro - arbėnore – shqiptare, kulturėn, etnografinė, folklorin, hapsirat gjeografike tė shtrirjes sė tyre etj.

Sė katėrti: Tanima ėshtė rradha e ngritjes se muzeve, ndėrtimit tė institucioneve fetare e busteve tė hronjeve, shejtorėve, luftėtarėve tė lirisė e betejave tė ndryshme etj.

Arritja e ketyre objektivave, hartimi i strategjive tė zhvillimit, kėrkon bashkimin e gjithe intelektualeve, nė njė tavolinė tė rrumbullakėt, nė konferenca, simpoziume e hartimi i projekteve konkrete tė ndėrtimit tė punishteve, per pėrpunimin e prodhimeve blektorale bujqėsore nė studio projektimi serioze ose porosia e tyre nė institucione tė tilla shqiptare ose ndėrkombėtare.

Vetėm kėshtu investimet do tė marrin drejtimin e duhur, nė zhvillim e fshatrave e qytetve shqiptare, dhe nuk do tė kemi shpėrngulje tė shqiptarėve dhe nguljen e serbėve, bullgarėve, grekėrve, duke mohuar paradhėsit e pohuar autoktoninė e tyre nė trojet shqiptare prej mijėra e mijėra vjetėsh.

Dhe ja shembulli konkret qe tė rrenqeth mishtė, tė bėn tė vajtosh, tė hedh nė gėrminėn e humbjes sė shpresave pėr njė ringjallje kombėtare, aop tė njė shqipėrie eetnike. Lexojm: ‘’ - ‘’Jam tmerruar mė 2008 kur kam shkuar"aksidentalisht"nė Berane dhe nuk mundė tė gjėja njė shqiptarė tė gjallė,valonin flamujt serb dhe tė "radikalna strankas"mbi themelet e tė parve tanė!,, (B. Bytyēi fb. 18.02.2017)

* * *

Zhvillimi ekonomik, mirėqenia e ēdo individi, familje, fisi fshati e qyteti, pėrbėn shansin e vetėm tė ruajtjes sė kombėsisė, trashgimisė kulturore, tė historisė, zakoneve e traditave, trojeve, ky ėshte leimotivi i ēdo kombėsie e shteti, prandaj ka tė drejt Anton Pllumaj e mjaft diskutues bashkėqytetar tė tijė. Por nuk mjafton vetėm kjo, nė shkalle Malsie, por edhe nė gjithė hapsirėn etnike shqiptare, por edhe vetė shqipėria nanė duhet tė fuqizohet ekonomikisht e tė mos lejoj zbrazjen e trojeve tė veta. Tė ndjek nje politikė mbarė kombėtare dhe tė ndihmoi ekonomikisht, kulturisht bashkombasit e vetė rreth e qark kufijve shtetėror shqiptar. Akademia e shkencave, institucionet arsimore, shkencore, radio televizionet nė Shqiperinė nanė, duhet qė ti lėshojne prozhektorėt e punės, propogandės nė drejtim tė shqiptarėve me banim nė trojet tona nė Mal tė zi, nė Nish, Sanxhak, Maqedoni, Greqi. Qė kombi shqiptar tė mos paksohet, shpėrngulet por tė jetoi me plotė dinjitet, kulture, mirėqenie e lumturi nė trojet e veta.

Firence 3.03. 2017



06/03/2017 - 20:10:59 | Komente: 0 | Shikuar: 389 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it