Diana Ēuli, mos dil mė nė publik! - Nga Ilir Hashorva

Pėrmes Agron Tufės, i cili nuk la tė zhvillohej njė shfaqje letrare organizuar nga Ministria e Kulturės, kushtuar Diana Ēulit, kėsaj gruaje qė ka dhėnė ndihmesėn e vet nė vrasje njerėzish, u bė e para protestė publike ndaj njė figure, pėrfaqėsuese e shumė figurave tė tjera, qė i shėrbyen me mish e me shpirt regjimit komunist, madje segmenteve mė kriminale tė tij dhe sot, nė pas komunizėm, kėrkojnė tė jenė pėrsėri nė qendėr tė vėmendjes, nė krye tė shoqėrisė dhe politikės, tė pėrfitojnė prej tyre dhe tė japin mėsime morali, kulture, lirie e demokracie. Pėr moslejimin e kėtij imoraliteti, Agron Tufa dhe njerėzit qė e ndihmuan meritojnė ēdo mbėshtetje dhe lėvdim.
20170212-ilir.jpg
Ilir Hashorva
Mbas kėsaj ngjarjeje, televizioni Top Channel organizoi njė bisedė me Diana Ēulin dhe dy mbėshtetėse tė saj dhe me Agron Tufėn dhe dy mbėshtetės tė tij. Arrita tė ndiqja pjesėn e dytė tė atij programi dhe pashė, atė qė shihet rrallė: fytyra engjėllore qė i dilnin pėrkrah krimit dhe imoralitetit. Mbrojtja e krimit prej tyre do tė thoshte pjesėmarrje e tyre nė krim.
Diana Ēulit iu kėrkua nga hetuesia politike e kohės njė recensė pėr poetin Genc Leka, recensė qė u paraqit si provė fajėsie nė gjyqin qė iu bė atij dhe poetit tjetėr Vilson Blloshmi, gjyq qė i dėnoi tė dy me vdekje nė vitin 1977.
Ndaj kritikave qė iu bėnė, Diana Ēuli, sė bashku me mbėshtetėset e saj, u justifikuan duke thėnė pak a shumė se recensa qė kėrkoi hetuesi pėr poetin Genc Leka ishte njė detyre shtetėrore dhe Diana duhej ta kryente; se Diana u gjend para dilemės ta bėnte apo tė mos e bėnte recensėn dhe se, po tė mos e bėnte, mund tė kishte pasoja, tė humbte punėn dhe karrierėn si shkrimtare ndėrsa, nga ana tjetėr, po tė mos e bėnte Diana, do ta bėnte dikush tjetėr; se recensa e Dianės nuk e ēoi nė plumb Genc Lekėn, sepse Genc Leka kishte edhe akuza tė vjedhjes dhe sabotimit; sepse nuk ishte dėnuar njeri me vdekje pėr shkak tė shkrimeve; se kritika letrare ideologjike i ishin bėrė edhe Xhevahir Spahiut dhe Kasem Trebeshinės dhe kėta nuk ishin dėnuar me vdekje; se Diana ishte njė punonjėse e re nė redaksinė e gazetės “Drita” dhe atmosfera e asaj periudhe ishte tepėr e frikshme e tė tjera si kėto.

“Erdhi hetuesi nė zyrė, - thotė Diana, - dhe mė tha pėr tė bėrė njė analizė tė poezive. Ishte detyrim ligjor pėr ta bėrė”. Dhe Diana iu bind detyrimit ligjor.

Nė gjyqet qė iu bėnė kriminelėve nazistė mbas lufte, ata e deklaruan veten tė pafajshėm. Pse? Sepse vetėm kishin zbatuar urdhrat dhe zbatimi i urdhrave, sipas tyre, ishte meritė dhe jo krim. Njeriu gjatė jetės sė tij merr urdhra nga jashtė, por merr edhe urdhra nga brenda. Ai duhet tė zbatojė vetėm ato urdhra nga jashtė tė cilat nuk bien ndesh me urdhrat e brendshme, me urdhrat e ndėrgjegjes. Pėr Dianėn, urdhrat e hetuesisė politike komuniste nuk binin ndesh me ndėrgjegjen e saj. Gandi thoshte “Mosbashkėpunimi me tė keqen ėshtė po aq detyrė sa dhe bashkėpunimi me tė mirėn.” Por a e kuptonte Diana se po bashkėpunonte me tė keqen? Nuk e besoj.

Duhet thėnė qė nė fillim se regjimi komunist nuk shkonte ashtu kot, kapte njė njeri dhe e detyronte tė thoshte apo tė bėnte atė qė donte ai. Ai i zgjidhte njerėzit dhe zgjidhte ata qė kishte siguri se do ta mbėshtesnin, dhe Diana dukej se ishte e pėrshtatshme, se ajo jo vetėm do ta kryente detyrėn qė i ngarkohej, por do ta kryente ashtu siē do tė ishte mė mirė pėr hetuesin.

Nuk ėshtė e vėrtetė se nuk mund tė kundėrshtoje nė komunizėm njė detyrė qė ta kėrkonte partia shtet, siē thotė Diana. Ka plot raste tė njerėzve qė u janė shmangur detyrave tė vėna nga partia dhe organet e saj, natyrisht jo ashtu hapėt, por me mėnyra tė tėrthorta, sepse partisė nuk i prishej ndonjė punė e madhe po tė mos e kryente dikush punėn e saj. Kishte plot tė tjerė qė mezi pritnin ta bėnin atė punė, madje, me entuziazėm.

Diana vazhdon shfajėsimin: “Nėse nuk bėja unė, do ta bėnte dikush tjetėr.”

Nė Talmund jepet ky tregim: Njė person u urdhėrua nga guvernatori i njė krahine pėr tė vrarė njė person tjetėr dhe u kėrcėnua se, nė qoftė se nuk do tė kryente ai atė vrasje, do tė vritej nga guvernatori dhe detyrėn e tij do ta kryente dikush tjetėr. Ai shkoi e u kėshillua me rabinin e tij pėr mėnyrėn se si tė vepronte. Rabini i tha: “Le ta vrasė atė dikush tjetėr, le tė tė vrasė ty guvernatori, ti nuk duhet tė vrasėsh.”

Justifikuesit e Dianės thonė se poetėt nuk i vrau Diana Ēuli me recensėn e saj, sepse ata kishin edhe akuzėn e vjedhjes dhe sabotimit. Nė tė vėrtetė, ata nuk i vrau as recensa e Diana Ēulit dhe as akuza e vjedhjes dhe sabotimit. Ata i vrau regjimi kriminal komunist. Kur ai regjim tė kishte vėnė nė shėnjestėr pėr tė tė goditur, tė vishte njėqind akuza tė pavėrteta. Edhe atyre poetėve u vuri akuzėn e vjedhjes dhe sabotimit dhe atė tė poezive jo socialiste. Por kjo nuk ndryshon asgjė pėr Dianėn, ajo e dha kontributin e vet nė atė vrasje.

Diana thotė se ishte e trembur nga atmosfera politike e asaj periudhe, se ishte njė redaktore e re e gazetės “Drita” dhe se po mos tė bėnte ashtu siē iu kėrkua, mund tė humbte vendin e punės. Asnjė justifikim moral, asnjė keqardhje, asnjė pendesė. Tė tjerė, mbėshtetės tė saj, jo vetėm pėrsėrisin justifikimet e Dianės, por thonė se gjėra tė ngjashme kanė bėrė edhe shkrimtarė tė tjerė. Pra, kur njė tė keqe e bėjnė edhe tė tjerė, ti nuk mban pėrgjegjėsi pėr tė keqen tėnde, pėrgjegjėsia shpėrndahet.

Justifikimi se kritika u ishin bėrė nga kolegėt e tyre shkrimtarė edhe Xhevahir Spahiut dhe Kasem Trebeshinės dhe ata nuk ishin dėnuar me vdekje, pra kritikat letrare nuk ishin vdekjeprurėse, nuk qėndron. Ka njė ndryshim tė madh kėtu. Ndėrsa kėtyre shkrimtarėve kritikėn ua kėrkoi ta bėnin Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, Diana Ēulit kritikėn ia kėrkoi hetuesia politike.

Regjimi komunist, ashtu siē pėrkėdhelte njė lukuni shkrimtarėsh dhe poetėsh qė i bėnin atė punė qė as i ati i Diana Ēulit, si oficer sigurimi, nuk ia bėnte dot, ashtu dėnonte tepėr rėndė edhe ata pak shkrimtarė a poetė qė mendonte se i kishte kundėr.

Mbrojtėset e Dianės thonė se Diana ka qenė nė dilemė pėr ta bėrė apo jo atė punė. Diana vetė nuk e thotė kėtė dhe kėtu ajo tregohet mė e ndershme se mbrojtėset e saj. Por ne mund tė themi: pėrse tė mos mendojmė se ajo jo vetėm nuk ka qenė nė dilemė pėr ta bėrė apo jo atė punė, por e mirėpriti, se ajo e ka parė detyrėn qė po i ngarkohej si njė nder, si njė besim qė tregonte partia ndaj saj, si njė mundėsi pėr autopromovim dhe, mbase, e ka vėnė edhe nė ato qė nė ato kohė quheshin autobiografi, me tė cilėn njerėzit mburreshin kur shkruanin se si e kishin ndihmuar pushtetin popullor.

Mbėshtetėsit e Diana Ēulit habiten me njerėz qė i sulen njė shkrimtareje, njė “zonje tė letrave”, duke nėnkuptuar se shkrimtarėt dhe poetėt na qenkan njė racė nė vete, njė racė me gjak blu gjė, qė po tė analizohet si duhet, del krejt ndryshe.

Nė gazetėn “Telegraf” tė datės 25 maj 2011, jepen kėto kujtime tė ish-hetuesit tė kohės sė komunizmit Dilaver Bengasi mbi hetuesinė qė bėri ai ndaj njė prej tė paktėve shkrimtarė jokonformistė e disident shqiptarė, ndaj Kasem Trebeshinės:
Pyetje: “Ēfarė ndodhi gjatė arrestimit tė tij?
Pėrgjigje: Asgjė. Ne shkuam tek shtėpia e tij pranė ekspozitės “Shqipėria sot,” dhe i njoftuam vendimin. Pastaj gjatė seancave hetimore unė e kuptova se kisha tė bėja me njė kolos dhe gjithashtu me njė njeri tė pafajshėm. Dhe pėr kėtė gjė kėrkova disa herė nė bazė tė dispozitave dhe hapėsirave ligjore ta lironim. Por pati disa reaksione nga shkrimtarėt.
Pyetje: Ēfarė reaksionesh?
Pėrgjigje: Ata vinin me radhė nė hetuesi dhe dėshmonin njėri pas tjetrit kundėr Trebeshinės. Dhe kjo e rrezikonte problemin.
Pyetje: Ēfarė thoshin shkrimtarėt?
Pėrgjigje: Thoshin se Kasemi kishte sharė qeverinė nė librat e tij, por edhe gjatė bisedave tė pėrditshme. Madje, nxirrnin edhe bisedat qė ai i kishte bėrė nė tavolina, pėr probleme tė librave.
Pyetje: Sa ishte numri i dėshmitarėve nė gjyq nga Lidhja e Shkrimtarėve kundėr Trebeshinės?
Pėrgjigje: Jashtėzakonisht shumė. Madje ishin pjesėtarė nga ajka e letėrsisė sė asaj kohe. Mbaj mend se gjatė njė ballafaqimi nė hetuesi Kasemi e goditi me pėllėmbė njėrin prej tyre, i cili nė thelb po shpifte kundėr tij. Dhe unė i ndava. Por dua tė shėnoj kėtu se nė gjyq pjesa mė e madhe e dėshmitarėve ishin shkrimtarė. Aty e pashė se sa e dobėt dhe e pabesė ishte raca e shkrimtarėve dhe e poetėve shqiptarė tė asaj kohe qė ishin gati tė spiunonin shokun e tyre qoftė edhe pėr njė shaka qė mund tė kishte bėrė mė parė.

Diana thotė se vrasjen e dy poetėve e mori vesh nė vitin 1994. Unė e besoj plotėsisht. Me ēfarė indiference kishte nėnshkruar ajo verdiktin e saj pėr poetėt! As nuk u interesua tė merrte vesh se si kishte ndikuar recensa e saj nė dėnimin e tyre. E ē’rėndėsi kishte pėr tė se ē’u kishte ndodhur reaksionarėve, kulakėve, armiqve tė klasės? Pėr tė, ata ishin insekte. A mund tė mbajė nė mendjen njė njeri se kishte shkelur njė insekt?

Diana nuk ėshtė e vetme nė kėsi punėsh, madje nuk ėshtė edhe mė fajtorja. Ka plot me mėkate mė tė rėnda se tė Dianės, por Diana u bė objekt sulmesh sepse donte tė ishte person publik me rėndėsi nė njė kohė qė komunizmi kishte rėnė, duke harruar se ē’kishte bėrė nė atė kohė, apo duke e konsideruar atė si njė gjė tė normale: u bė deputete nė Kuvendin e Shqipėrisė nga partia e Skėnder Gjinushit, pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, kryetare e Federatės tė Grave tė Shqipėrisė, aktiviste e shoqėrisė civile, anėtare jurish pėr ēmime tė kulturės. Tė gjitha kėto e nxorėn nė pah dhe e bėnė tabelė qitjeje. Shokė e shoqe tė Diana Ēulit duhet tė ulin kokėn e tė mos lėshojnė mė hije nė kėtė tokė, por njerėz tė tillė as qė kuptojnė se ē’kanė bėrė.

Mbėshtetėsit e Diana Ēulit nė atė emision kėrkuan qė tė hapeshin dosjet, se, me demek, nė dosje Diana do tė dilte e pafajshme. Dosjen e Dianės, mbėshtetėsit e saj e kishin tė gjallė para syve, por nuk u pėlqente, e donin dosjen nė letėr. Ēfarė hipokrizie!

Mua mė duket se fajet e Dianės janė mė tė mėdha sot, se atėherė. Ajo nuk shpreh asnjė lloj pendese dhe nuk ndjen asnjė lloj pėrgjegjėsie, ajo vetėm pėrpiqet tė justifikojė veprimin imoral tė saj. Ajo thotė: “Unė nuk kėrkoj falje, sepse nuk e quaj veten pėrgjegjėse. Unė nuk e ndjej veten aspak fajtore pėr akuzat.”
Rregulli i parė i moralit: “Mos i bėj tjetrit atė qė nuk do tė ta bėjnė tė tjerėt.”
Rregulli i dytė i moralit: “Bėji tjetri atė qė do qė tė tjerėt tė ta bėjnė ty.”
Rregulli i tretė i moralit: “Bėji tjetri atė qė do qė tė tjerėt tė ta bėjnė ty, por bėja plot dashuri.”
Diana Ēuli nuk futet dot te rregulli i parė, te mė i lehti. Ajo ėshtė krejt jashtė.
Diana Ēuli, je fajtore, mos dil mė nė publik, shiko punėt e familjes tėnde!
Dhe tashti, mė nė fund, krahasoni, ju, tė dashur lexues, qė lexuat kėto reshta, kėtė shoqe, Diana Ēulin, prodhim socialist-komunist, qė pėr karrierė ndihmoi tė ēonte drejt vdekjes njė person tjetėr pa e ēarė fare kokėn, me zonjėn prodhim socialist-demokrat, Musine Kokalrin, qė sakrifikoi gjithė jetėn pėr parimet e saj, qė u ngrit mbi veten, qė u pėrpoq ta bėnte kėtė Shqipėri njė vend mė tė mirė pėr tė gjithė, qė u pėrpoq tė jepte njė shembull morali pėr meskinėt, edhe pėr Diana Ēulin (edhe pse nė kohėn e saj nuk u lejua njeri qė ta njihte), qė njerėzit tė shihnin sot njėri tjetrin me dashuri dhe respekt dhe jo me keqdashje dhe urrejtje!

Mars, 2017, Nju Jork



14/03/2017 - 15:07:39 | Komente: 0 | Shikuar: 911 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it