Martin Camaj: Malėsori bujar dhe evropiani erudit
Tė tjerėt pėr Martin Camajn,
nė kujtim tė 25-vjetorit tė vdekjes

Nga Frank Shkreli

Nė njė shkrim me titull: Martin Camaj pėrherė me ne”, tė shkruar mė 2010, Ardian Klosi do ta cilėsonte Profesorin me origjinė nga Dukagjini, si tė “Pėrzemėrt, me njė mirėsi tė kultivuar, kur bashkohej malėsori bujar me europianin erudit”. Ismail Kadare e ka quajtur Martin Camajn, “Shkrimtari i Lartėsive”, ndėrsa ka shkruar se “Ndjesia e parė qė provon lexuesi kur hyn nė botėn letrare tė Martin Camajt ėshtė ajo e lartėsisė”. Ismail Kadare shkruan edhe pėr “vetminė e shkrimtarit”, duke nėnvijuar se “Martin Camaj ka qenė, pa dyshim, shkrimtari mė i vetmuar

Frank Shkreli
shqiptar i gjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzetė. Duke i strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta nė njė lartėsi, qė iu siguronte pavarėsinė, ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit tė katrahurės shqiptare, asaj sė cilės kujtonte se i kishte lėnė lamtumirėn”.

Nė kėtė frymė tė katrahurave shqiptare, Ernest Koliqi shkruante se Martin Camaj ishte “Pjestar i njė djelmėnije tė vrugosun nė shpirt nga nji stuhi ngjarjesh tepėr shqetsuese, tė nji djelmėnije qė u randue me vuajtje tė pameritueshme ē’se filloi me marrė mend” dhe si i tillė, “Njofti mėrgimin, burgimet, fushat pėrqendruese, punėn e pėrdhunėshme…” Ernest Koliqi, bashkpuntor i ngusht dhe mentor i Camajt, ka shkruar se Martin Camaj, “Trimnisht ka pėrdorur penėn si tė parėt e tij taganin dhe pushkėn", duke thėnė se, “Fisnikija e lashtė e malėsorve, kalorsija e natyrshme qė u pajisė shpirtin, pikon papritmas edhe nė vepėr tė kėtij pinjolli tė tyne, e i cili e di harresėn nė tė cilėn bota e huej dhe vendase i la malet tona.” Si pinjoll i atyre maleve, shkruan Koliqi nė parathėnjen e veprės sė Camajt, “Djella”, Martin Camaj e kishte gjithmonė, “Parasyshė mospėrfilljen e paevarėshme qė shumica e qytetarėve ka dėftue pėr kėta fatosa tė lindun, e tė cilėt si kala e gjallė mbrojtėn kombin nga sulmet e sllavėve”. Megjithkėtė, Koliqi shkruan se nė veprat e tij, Camaj “Lėshon nji kushtrim jo ma luftarak, por paqsuer, plot shpirtbardhsi dhe flakė dashunije vėllaznore”, duke cituar poetin:

“Avitu, njeri!
Nga palci i urrjejtjes dėshiroj me dalė
Si bima prej fare nė pranverė”.


Edhe Ismail Kadare ka shkruar duke aluduar pėr kėtė mospėrfillje tė shumicės sė qytetarėve ndaj shkrimtarit dhe poetit Camaj, pėr tė cilėn ka shkruar Ernest Koliqi, duke theksuar se,”Pėrpara kėtyre portave u gjend njė ditė Martin Camaj. Nuk ishte i nxjerrė jashtė mureve, si Fishta, Konica, Koliqi, por kjo nuk e bėnte mė pak tė ndėrlikuar problemin e tij. Kishte qenė thjesht nėnshtetas i atij vendi qė quhej Shqipėri, por asnjėherė brenda kullės letrare. Ka gjasė qė pėr njė kohė tė gjatė, nė nėnvetėdijen e tij shestohej e paarritshmja: tė bėnte pjesė njė ditė nė atė fis apo nė atė urdhėr trillan. Brenda kullės, pėrveē hijeve tė mėdha, ishin shkrimtarė tė gjallė, tė ngjashėm me ta, por tė padashur, si Lasgush Poradeci ose Mitrush Kuteli. Siē ishin tė pakuptueshėm pėr epokėn brenda sė cilės u gjendėn, ashtu do tė ishin mė pas, kur epoka tė ndėrrohej.”
Megjithse gjatė regjimit komunist, “porta ishte e mbyllur” pėr shkrimtarė e poetė si Martin Camaj, Kadare shkruan se Camaj “Nuk i lejoi vetes asnjėherė qė, duke pėrfituar prej lirisė qė i jepte mėrgimi tė shkruante kundėr sivėllezėrve tė tij nė Shqipėri. Ishte e vėrtetė se nė kohėn qė ai kujtohej e bėhej merak pėr ta, ata nuk u kujtuan kurrė pėr tė, por kjo nuk e shtyu asnjėherė t’u mbante mėri pėr shpėrfilljen apo harresėn e tyre tė gjatė. Ishte i ndjeshėm pėr gjendjen e tyre, pėr optimizmin e rremė e pėr ankthin e fshehur me kujdes midis festės po aq tė rreme”, ka thėnė Ismail Kadare duke pėrfunduar se, “Nė ngrehinėn e pėrkorė tė letrave shqipe, atje ku ėshtė duke zėnė vendin e vet Martin Camaj, ashtu si nė ēdo panteon, hyhet vetėm prej njė porte, asaj tė madhes. E ajo portė, siē e tregon emri, nuk njeh veēse arsyet e mėdha”, ka vlerėsuar Ismail Kadare veprėn dhe personin e Martin Camajt.

20170314-martin.jpg
Profesor Martin Camaj

Nė vitin 2010, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, ka dekoruar shkrimtarin dhe albanologun Martin Camaj me urdhėrin "Nderi i Kombit" duke u shprehur se,"Kur kam firmosur Urdhėrin "Nderi i Kombit" pėr Martin Camajn, kam patur parasysh pėrkushtimin e tij sipėror ndaj gjuhės sonė, artin e madh, dashurinė e vuajtur e poetike ndaj Shqipėrisė sė tij", ka theksuar Presidenti Topi gjatė ceremonisė sė organizuar me atė rast. Gjatė fjalės sė tij Presidenti Topi u shpreh gjithashtu se nė jetėn e Camajt, pamundėsia e kthimit ėshtė tragjike, por fatlume pėr letrat shqipe. "Nė asnjė vepėr tjetėr tė letėrsisė shqipe, nuk gjejmė kaq shumė atdhe, kaq shumė fėmijėri, kaq shumė vendlindje", ka thėnė ish-presidenti Topi.
Ardian Klosi, i cili ka shkruar se kishte njohur Martin Camajn pėr dy vjet pas shembjes sė komunizmit, ka thėnė se Martin Camaj kishte luajtur njė rol tė jashtzakonshėm nė jetėn e tij dhe se ai kishte qenė gjithashtu edhe njėri ndėr kontribuesit kryesor nė Lidhjen e Shkrimtarėve e Intelektualėve tė pavarur, themeluar nė qershor tė vitit 1991. Ardian Klosi ka shėnuar se, “Pak ditė para se tė vdiste i dėrgoi me telefon lidhjes sonė kėtė mesazh qė u bė mė pas i famshėm pėr fjalinė e tij tė fundit: “Tė dashun miq e vllazėn shqiptarė, intelektualė, artistė dhe mbarė popull shqiptar, pėrshėndetjet e mija ju janė drejtue tė gjithėve. Gėzohem pa masė se keni vendosė tė vlerėsoni veprėn time: ky vlerėsim na afron. Bātė burrninė tė mė shtini nė rreshtin tuej. Ndonse tė ndamė pėr njė gjysmė shekulli, unė jam i jueji e ju jeni tė mijt. Martin Camaj.”

Megjith “mospėrfilljet ndaj tij dhe megjith portėn e mbyllur pėr tė, nė kėtė 25-vjetor tė vdekjes, Martin Camaj gjithnjė bėn thirrje:

“Avitu njeri! Afrohuni shqiptarė!



14/03/2017 - 17:53:51 | Komente: 0 | Shikuar: 286 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it