Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

I marri - Tregim nga Resmi Osmani


Bujari, mjek i sapodiplomuar, kur filloi punė nė Bregas, fshat i lokalitetit me te njejtin emer, kartelėn e parė mjekėsore e hapi pėr Xhezmiun.
Resmi Osmani
E quanin Xhezmiu i Vezikos,ngaqė i ati i vdekur e kishte lėnė tė vogėl dhe e kishte rritur e ėma, Vezikua, qė e lidhi jetėn me tė dhe s’u martua sė dyti. Shtat mesatar, i hajthėm e i brishtė,fytyrė tė hijshme, syzi,flokė tė gjatė e tė dallgėzuar, ngjyrė lajthie me buzagazin qė si shqitej nga ēereja, me vėshtrimin tė haperdarė, hedhur diku nė hapėsirė, veshur me rrobe tė vjetra por tė pastra,ishte nga personat e zakonshėm qė vinte te sheshi i fshatit. Mbante nėn sqetull njė libėr dhe shpesh fliste me vete, por edhe me zogjtė, fluturat e lulet,me retė, qiellin e diellin, me zė tė ultė. Njerėzit i shmangeshin. Mė sė shumti u vinte keq pėr tė dhe tė shkretėn Veziko. Njėzet e dy vjeē, nė lule tė moshės. E keqja e kishte gjetur kur ishte nė vitin e fundit tė Normales nė Elbasan. Ca thoshin nga tė mėsuarit e tepėrt, ca nga njė dashuri e pafat, por askush nuk dinte gjė tė saktė. Pėr ta ai ishte njė i marrė,mėndjeēartur.
Nuk i bėnte keq kujt. Qėllonte qė kishte ēaste kthjelltėsie dhe biseda e tij ishte e kėndshme, dhe zėri melodioz, por mė sė shumti i hipte dallga e marrėzisė dhe ai fliste broēkulla tė pakuptueshme pėr tė tjerėt.

Ate paradite maji, nė ambulancė nuk kishte pacientė se njerėzia ishin nė punė. Xhezmiu pėrshkoi sheshin dhe kur pa nga dera e hapur se nė ambulancė ishte vetėm Bujari me ndihmės mjekun Ramadanin dhe infermiere Shegėn, hyri Brenda pa droje si njė i njohur i hershėm.

-Kam leje doktor?- dhe pa pritur miratim, u ul nė karrige pėrball Bujarit.

-Ē’tė reja na sjell Xhezo?

Sikur tė priste atė pyetje, Xhezmiu ia nisi ligjėratės sė tij:

- Lere,lere!E di doktor, qė bota popullohet nga pese miliard budallenj dhe toka po humbet drejtpeshimin dhe ankohet se i rėndojnė. Unė i ndjej rėnkimete saj!

-Si kėshtu? Tė gjithė, edhe burrat edhe gratė, edhe drejtuesit, udhėheqėsit, politikanėt dhe burrat e shteteve?

-Tė gjithė. E di se ē’lojė bėjnė: gratė fusin shejtanin nė shishe, burrat e nxjerin.Pastaj ata deshtė pėrēorė qė i prijnė kopesė, e kanė tė varur nė qafė zilen e budallait!

Bujari u step nga ajo qė dėgjoi dhe hodhi njė sy nga ndihmėsit e tij, por ata ishin mėsuar me tė tilla broēkulla tė Xhezos dhe vetėm sa buzėqeshėn.

-Po unė?

-Aha.Ti bėn pjesė nė ata budallenj qė i mbushin mendjen vetes se janė tė menēur!

-Atėhere, pse vjen e vizitohesh te mua?

Xhezua u mendua pak,pastaj e dha pėrgjigjen.

-I mbyturi, pėr tė shpėtuar kapet edhe pas fillit tė kashtės.

-Po ti ku ben pjese?

-Pėr mua thonė qė jam i marrė.- tha sit ė donte tė shfajėsohej.

-Ku ėshtė dallimi?

-Ti duhet ta dish se je doktor. Budalla lind, i marrė bėhesh.

-Po tjetėr?

-Budallallėku ėshtė i trashėgushėm, nga prindi te fėmija, qė nga Adami deri te ai qė lind kėtė cast. Po tė mos ishte budalla, nuk e hante pemėn e ndaluar qė ta pėrzinin nga parajsa si langaraq. Marrėzia jo. Ajo ėshtė sėmundje, por jo ngjitėse. Disa thonė se janė tė shkarė, tė rrjedhur, ca tė tjerė se kanė ndonjė dėrrasė mangėt. Per mua thonė se i kam te trija!

-Budallenjtė flasin dhe bėjnė budallallėqe, tė marrėt marrėzira, a nuk ėshtė njėsoj?

-Jo. Tė parėt e bėjnė me dashje, nga padituria dhe ligėsia, dhe e keqja ėshtė qė tė tjerėt i besojnė.Ata bėjnė dėm. Tė dytėt…. Si ta them? Nga ēartallosja e mendjes, por pa dėm se ata si besojnė.

Bujari po zbulonte ca gjėra tė reja te pacienti i tij dhe vazhdoi me pyetje:

- Po ēmenduria?

-Ėshtė binjake me marrėzinė, por shperthyese, si dinamiti brėnda granatės, rri e fjetur dhe plas kur i heq siguresėn. Bum! Ēmendurira bėjnė edhe budallenjtė. A s’janė ēmenduri e lemerishme luftėrat e sotme?I dėgjon bombat nė Vietnam:Bum! I shikon flakėt e zjarreve? E ndjen erėn e tymit dhe tė shkrumbit? Janė pjellė e ēmendurisė.

-Tė dy palėt janė njėsoj tė rrezikshėm, apo jo?

-Mė tė rrezikshėm janė budallenjtė, sepse ata e dine veten pėr tė menēur dhe duke qėnė tė gjithė tė tillė, e besojnė njėri-tjetrin. Me tė marrėt gaxhiten dhe si beson njeri, e posa ata bėjnė ndonjė proēkė i mbyllin nė ēmendinė.

-Mė kanė thėnė se ti s’punon.

-E vėrtetė. Nuk bėj pjesė nė skllevėrit qė ndėrtojnė piramidėn. Budallenjtė punojnė e ndėrtojnė. I ke parė si nisen nė mėngjes: vargan si delet, u prin si dash pėrēor brigadieri, qė ėshtė mė budalla se ata dhe ato qė i shkojnė pas. Tė ēmendurit shkatrrojnė.
Pėlhura e Penelopės.
Kalaja e Rozafės.

-Shiko se nuk po flet mirė!

-Si njė i marrė.Ē’prisje tjetėr.

-Kij mendjen!

-Ku ta gjej?Kujt i hyn nė punė mendja gėnjen veten. Me mėndjen gjen belanė. Mėndja tė merr nė qafė, tė le nė baltė. Tė shpije nė shtigje tė pashkelur, nė botė ėndėrrash, pastaj tė pėrplas nė humnerė. Mėndja ėshtė gjithmonė njė ēgėnjim. Bėn kala dhe bėn hata! Po pėr dreq, ēdo budallaj i pėlqen mendja e tij.Tė marrit i flet gjuha para mendjes.

Ai heshti njė valė herė, pastaj vijoi:

-Do njė fjalė tė menēur? E di ē’ėshtė njė i marrė: ai qė kėrkon tė dijė ndryshimin midis asaj qė ishte dhe asaj se kush ėshtė. Kjo e dyta i duket mė e mirė dhe ndjehet rehat!

Nė derėn e hapur tė ambulancės me parė hyri hija pastaj personi qė e pasonte. Ishte i plotfuqishmi i zonės, Zalua, i veshur ushtarak, por pa grada.

-Doktor, paske vizitorė. Tė ka nderuar me praninė e tij Mbreti i tė Marrėve. Si vizitor apo si pacient?-Ai i hodhi njė vėshtrim asgjėsues Xhezmiut , u ngėrdhesh dhe i shkeli syrin doktorit.

-Kujdes se do tė vėngėrohet syri. Unė edhe po tė dua, se fsheh kush jam: njė i marrė e aq, por ti pse se pranon qė je Mbreti i Peshkatarėve, qė peshkon njerėz nė ujrat e turbullta. Ka zėnė gjė sot grepi?

Zalua u skėrmit dhe kėrceu vendit si t’ a kishte pickuar gjarpėri.

-Kafsho gjuhėn kur flet me mua, se s’tė shpėton as perėndia as marrėzia.

Ra heshtje. Doktori shkoi nė kthinėn pas per tė parė sterilizatorin ku kish vėnė ca instrumenta. Xhezmiu u ngurtėsua dhe u kruspullos si kėrmilli brenda guackės, nga fytyra i iku ajo buzėqeshja e pafajshme. E ndjente se rrezikun e kishte afėr.

Folė o mur, folė o gur!

-Doktor, bėfsh ditėn e mirė-tha Xhezmiu qė u ngrit-tė vazhdoi me qetsuesit qė mė ke dhėnė dhe kamomilin nė darkė? Pasi mori pėrgjigjen qė priste, ai thumboi Zalon:-gjueti tė mbarė o peshkatar-dhe iku.

Kur u kthye mjeku, Zalua u dystua,nxori paketėn diamant dhe pa kėrkuar lejė ndezi njė cigare.

-Xhezmiu nuk ėshtė i marrė. Do dhe bėn, hiqet si shejtan budalla qė tė mos punojė. Ėshtė njė parazit. E ke vėnė re, nė ato qė thotė, vetėm tallet e pėrqesh kėdo e pa dallim. Vė nė lojė edhe udhėheqjen e partisė e tė shtetit. Pse nuk i shkojnė ndėr mend gjėra tė mira por vetėm prapėsira. Ti si thua?

-Nė kartelėn e lėshuar nga komisjoni mjeko-ligjor thuhet se ai vuan nga shrregullime mendore kronike dhe kriza periodike. I besoj
profesionalizmit tė tyre. Pastaj ai ka qėndruar gjatė pėr kurim nė pavionin e psikiatrisė nė Tiranė.

-Ē’farė tė tha sot? I pėrmendi ata pesė milliard budallenjtė?

Bujari e nuhati se Zalua deshi tė blinte gjėsendi prej tij dhe i shkau pyetjes.

-Po merresha me punė dhe nuk pata kohė, por dėgjova se kishte biseduar me lulet, ishte zemėruar me njė zog qė kishte gėlltitur njė flutur, i kishte gjuajtur me gurė njė qeni qė lehte e nuk pushonte, qė kishte hequr pėr dore Bilal qorrin, pastaj recitoi njė vjershė ēapraze qė e kishte bėrė vetė.

-E mban mend?

-E mbaj se mu duk pa kuptim: Arabi moj Arabi/piqet buka nė sini/Arabia vend borgjez/kėndon gjeli nė qymez!

Zalo finoku e nuhati qė mjeku po i thoshte broēkulla, por e ngau bisedėn mė tej.

-Xhezmiut tė marrė po i mblidhet lemshi, po i kopsitet dosja. Paēka se nuk ėshtė sherrxhi dhe agresiv. Ato qė thotė lart e posht me dykuptimėsinė dhe marrėzitė e tyre janė tėrė helm e armiqsore, trazojnė shpirtrat e njerėzve dhe e shpien ujin nė mullirin e armikut. Bėn mirė tė mos e qasėsh nė ambulancė. E dimė qė je nga familje e mirė dhe mos harro qė partia tė ka dhėnė njė barrė shkollė.

- Mos ma kėrko kėtė. Si pacient i sėmurė, s’kam si ia mohoj vizitat.

-Unė tė dola borxhit- tha i plotfuqishmi duke u dhėnė peshė e rėndesė fjalėve dhe doli pėrjashta.

Ai ishte i bindur se nė mos njė dita apo njė tjetėr, Xhezmiu do ta kafshonte grepin.

Kalonin ditėt, muajt dhe Xhezmiu bėnte ritualin e tij tė zakonshėm. Dilte nė sheshin e fshatit, kthehej nė ambulancė, zbrazte thesin e marrėzive tė tij dhe ikte i lehtėsuar si tė kishte hequr nga shpina njė barrė tė rėndė.

Zalua i bėnte sytė katėr dhe veshėt ngrehur.Grepi ishte hedhur.

Njė pasdite qershori, Vezikua, me tė birin qė i hiqte kėmbėt branė hyri nė Ambulancė. Xhezmiu, e kishte fytyrėn tė pėrgjakur, buzėn e sipėrme dhe vetullėn tė ēarė, njė dhėmb tė thyer dhe fytyrėn me vurrata tė murrėtyera. Kėmishėn ja kishin shqyer. Frymėmerrte duke dihatur.Bujarin e tronditi handakosja e tij. E shtriu nė shtratin ambulator, i pastroi fytyrėn me ujė tė oksigjenuar, ja disinfektoi me jod dhe ia qepi tė ēarėn e buzės dhe tė vetullės, pastaj ja fashoi. I bėri njė kontroll nė brinjė, duke e prekur me majat e gishtave, posht tė nxirave nga shkelmat, por nuk kishte thyerje.

Vezikua i rrinte mbi krye tė birit dhe lotėt i rridhnin ēurk.

-Kush tė katandisi kėshtu? I njeh?

-Xhindet e Zalos dhe zagarėt e komisarit, Islam Kordhės.-Ai zėshuar, mezi fliste.

- Ah more doktor, qė mos i zėntė e nesėrmja! Me kėtė gjetėn tė trimėrohen, po kėtė e ka vrarė zoti!

-Kush ishte shkaku?

-Se gjasme me ato qė thotė lart e poshtė merr nėpėr gojė tallet,perqesh e poshtėron ata lart. Mezi ua nxorėm nga thonjtė se do t’a kishin bėrė tė vdekur!

Bujari plotėsoi raportin mjeko-ligjor.

-Merre dhe shko nė polici, denoncoi ata plehrat!

Vezikua fshiu lotėt.

-Ti trashėgofsh tė ritė e tu, qė na u gjende, po si thoshin pleqtė tanė: po t’a bėri kadiu, ske kujt ti qahesh. Ai raporti s’na bėn punė.Pėr ne bėftė emėr Zoti. Hajde bir, tė ikim.

Ikėn duke hequr zvarrė kėmbėt dhe brengat e tyre.

U bėnė kohė qė Xhezmiu nuk ishte dukur. Kur u bė mė mirė,ai u shfaq sėrish bashkė me marrėzitė e tij tė ēartura,qė ia thoshte kujtdo.

* * *

Bujarit i tėrhoqi vėmendjen Gazi i degės qė frenoi fort nė mes tė sheshit. Prej tij zbritėn dy civilė dhe Zalua. Xhezmiu ishte ulur te shkallėt e vatrės sė kulturės. Civilėt u afruan dhe pa i thėnė asnjė fjalė i kapėn duart, ia pėrdrodhėn dhe i vunė prangat. Xhezmiu nuk i kundėrshtoi, por i pyeti:

-Pėrse? Amani, jo nė Elbasan!

-Neni 55. Agjitacion e propagandė kundėr partisė dhe pushtetit popullor.S’je pėr Elbasan, por te shtatė penxheret, qė ose tėt tė vinė mendtė, ose tė tė dalin edhe kėto qė ke!

Gazi ungėriu, la prapa njė shtėllungė tymi tė zi dhe ngau tutje pėr atje ku dergjeshin”armiqtė”, pėr tė shtuar edhe njė tjetėr.

Tiranė, mars 2017




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it