Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Adem Zaplluzha: Brenda meje ēmenden muret

Cikėl me poezi

Brenda meje ēmenden muret


Vjeshta e bezdisshme
Qenka ulur nė prag
Mėngjesi shikon se si kėputen gjethet
Bien si perėnditė e ēmendur
Nė sofrėn e gurtė tė maleve

Njė trishtil i braktisur
Trishtueshėm shikon nga majat
Zėri i drurit jehon nė largėsi
Era mjaullin nėpėr skutat e lagjeve
Mjaullin si njė mace e zgjebosur

Jashtė fryn era
Brenda meje ēmenden muret
Ēmenden ullukėt e ndryshkur
Ky shi i mėrzitshėm pandėrprerė troket
Troket nėpėr xhamat e palara tė kujtesės

Nė kėto ēaste veē bora mungon
Ky acar i gjakut i ngrinė lotėt e pemėve
Asnjė njeri s’ troket nė derė
Pragu nė heshtje pret tė nesėrmen
Pret njė tjetėr pranverė


PO BIE SI TRISHTIMI

Nė njė trastė tė grisur
I ruajta tė gjitha stuhitė
Si njė deve e lodhur
Eca ledheve tė shirave

Lart nė majat e kujtesės
Kullosin dhembjet
Shtatė herė mbrėmė gjėmoi Drini
Dhe po aq herė nga varri dolėn
Eshtrat e njė kohe

Asnjė njeri nėpėr rrugė
Vetėm qentė endacakė bredhin
Si lejlekėt nėpėr sterrė
Bredhin nėpėr motet e liga

Kurse dimri qenka futur nė zgėrbonjė
Dhe shikon se si kėputen
Njė nga njė
Telat e fundi tė kitarės

E shiu idhnak
Akoma nuk qenka ndalur
Po bie si trishtimi
Mbi kapelėn time tė grisur


ME DORĖN E DJATHTĖ TA PREKI DIELLIN

Kur tė vij ēasti i ikjes
Mė vendosni nė maje tė njė plepi
Ose diku te retė
Atje lart
Pėrtej mjegullave nga zbritėn tė parėt e mi

Dua qė vetėtimave t’u bėj shoqėri
Me zjarret e mallit
T’i ndezi tė gjitha dritat e dynjasė
Tė mos ketė mė
Asnjėherė errėsirė nė botė

T’u ndihmoj shirave
Sepse u duhet sa mė parė ta gjejnė
Rrugėn e qumėshtit
Pėr t’i ujitur fushat egjėra tė mėllenjave
Qė si selvitė tė rriten grunajat

Me dorėn e djathtė ta preki diellin
Kurse me tė majtėn
Ta mjeli hėnėn
Dhe me dashurinė e qiellit
T’i ushqej fėmijėt bonjakė


SONTE PO I NGJAJNĖ HARRESĖS

Sytė e tua si dy gaca
Ēuditėrisht
Sonte po i ngjajnė harresės
Ku ishe atė ēast
Kur tė kėrkova mes yjeve

I shkunda tė gjitha pemėt e dynjasė
I pėrtypa si kau plak
Kullosat e egra tė stepave
Vetėm bari i venitur mbeti mes dhėmbėve
Mbeti si degėt e thyera tė ullirit

Kot i zgjata duart deri te retė
Nuk pashė asnjė grua mes mjegullave
Vetėm Zoti i erėrave
Nė rrugėn time tė pazbuluar
Qėndronte si gjithmonė vertikalisht


BRENDA MUREVE TĖ MYKURA

Njė kohė e shthurur
Mbi ēatitė e rėnduara nga dėbora
Dėgjoj krakėllima sorrash
Acari troket nė portat e mbyllura
Ēmendurisht troket mbi pemėt e ngrira

Hijet e zeza veē kanė dalė rrugicave
Bredhin si djajtė e Ferrit
Atdheu lėngon nė shtratin e vdekjes
Njė dimėr i mermertė
Shpėrdridhet brigjeve tė Drinit tė Bardhė

Mbi kalanė e qytetit njė vijė e hollė
Laracon hartėn e grisur
Brenda mureve tė mykura
Nga njė sėmundje e rend vuajnė tjegullat
Vija e hollė dhe heshtja i kanė ndezur qirinjtė

Heshtin edhe muret
Thua se kanė vdekur perėnditė
Njė zė mė vjen nga lashtėsia
Vjen dhe thotė se s’kanė vdekur perėnditė
Por njerėzit me shpirtra tė dyshimtė

Nga Adem Zaplluzha




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it