Sami Repishti pėr ''Demokracia nuk pret''
Postoi Frank Shkreli

Paraqitja nė publik me kėte vėllim tė gazetarit, transmetuesit tė programeve radio-televizive dhe analistit politik shqiptaro-amerikan, Frank Gjeto Shkreli ashtė nji eveniment me randėsi pėr botėn kulturore shqiptare, dhe sidomos pėr shqiptaro-amerikanėt, qoftė pėr materialin qė kemi para nesh, qoftė pėr autorin qė e pėrgatiti. Frank Shkreli, i lindun nė nji fshat tė zonės sė Ulqinit (ish Jugosllavi), njihet nė mesin tonė si nji i ri me nji tė ardhme premtuese qė nė fillim. Me 1969, emigroi nė Itali dhe ma vonė nė Shtetet e Bashkueme me familjen e tij. Ai ashtė nji shembull i dhimbshėm i turmave shqiptare qė u detyruen me u largue nga trojet e veta stėrgjyshore e me marrė rrugėt e mėrgimit – tė ‘kurbetit’ tė mallkuem! - tė breznive tė mapareshme. Familja e tij ka qenė viktimė e ngjarjeve tė randa e shpesh herė shkatėrrimtare tė jetės nė vendin e lindjes – lėvizje e ēvendosje tė imponueme nga jeta e veshtirė e trazimet akoma ma tė vėshtira. Kjo e kalueme ka lanė gjurmėt e pashlyeshme nė mendjen e tij.

20170401-libri.jpg
Me origjinė nga “bajraku” i Shkrelit, Malėsi e Madhe, Shkodėr, krahinė e njohun pėr qėndresėn e banorėve tė saj nė pėrpjekje me mbrojtė votrat e tyne, familjet, tokėt qė e ushqejshin, burrat e Shkrelit u vranė, u sakatuen, u dėrmuen nga kamba shtypėse e agresionit sllav sa herė qė gjendja ndėrkombėtare trazonte jetėn paqėsore tė banorėve fatzez, dhe sa herė qė sundimtari i huej – sidomos halldupi i Anadollit qė e shtypi pėr pesė shekuj tė gjatė, kalonte nepėr ato vise “mik i paftuem” ose “anmik i luftuem”, e mizor pėr natyrėn e tij. Mbas ikjes tij, Shkreli filloi nji jetė ma tė qetė, kur malsori nuk u vra ma me urdhėn tė “pashės” e tė sejmenėve tė tij; toka nuk u zaptue nga “spahijtė” e “jeniēerėt” dhe kur femia u rrit pa pėrjetue lufta e ekspedita ndėshkimore. Por, vetėm pėr nji kohė tė shkurtė!
Me 1939, erdhi pushtuesi italian, e i hueji u dynd me ushtri, “mik i paftuem!” Pėrleshjet gjakesore u rritėn ēdo ditė me humbje jetė, e pasunie. Kur i hueji u largue me turp, e pritej dita e lirisė e shpėtimit, fati e deshti qė Shqipėria tė bie nėn kambėn e Moskovit sllav, pa kondita, pa rezerva.

Nji valė urrejtje mbuloi vendin e nė Shkrelin e Frankut u vranė burrat, u internuen gratė e femijtė, u dogjėn shtėpitė, e arat e bukės mbeten shkret ose u banė pronė kolektive e shtetnore…! Uria u ba “buka e pėrditėshme” terrori zėvendsoi qetėsinė e vendit e vrau qytetarin kudo qė ai e kundėrshtoi. Legjone tė tana u lėshuen pa mėshirė mbi kurriz tė nji popullsie qė nuk gjeti shteg tjetėr veēse rrugen e mėrgimit, largimin nga shtėpia, katundi, bajraku e atdheu i dhunuem. “Refugjatė” pa dėshirė, tė padėshiruem, shpesh tė pėrbuzun, turmat e ēveshuna e tė urituna, morėn rrugėt e botės qė nuk njihshin nė kėrkim tė nji jete te re- qė zakonisht as kėnaqė as lehtėson! Frank Gjeto Shkreli e familja e tij pėrfunduen nė kampe refugjatėsh tė Italisė dhe ma vonė arritėn nė New York Ciy, SHBA, ku Franku, djal i ri, u gjet para nji situate tė re, tė panjohun, por qė premtonte nji tė ardhme ma tė mirė. Dhe ashtu doli!

Baba Gjeto, nana Mrikė, vllau dhe dy motrat qė e shoqnojshin i u vunė punės nė vendin e ri, me hov tė ri, e shpresa tė mėdha qe fatmirėsisht nuk i zhgėnjyen. Franku nuk u shkurajue! Punė e arsim: dy mjetet ma efektive pėr sukses, u banė tė dy krahėt e fortė qė e ngritėn nė sferat ma tė nalta tė shoqėnisė sė re amerikane qė Franku pėrqafoi, pėrkrahu dhe shėrbeu me pasion dhe aftėsi shembullore. Frank Gjeto.Shkreli ashtė pa dyshim shėmbulltyra e “refugjatit endacak” qe “…andėrronte me qenė i lirė!” simbas premtimit tė zonjes “Liberty!” – dhe qė arriti me sukses me qenė i lirė, dhe me punue pėr lirinė e tė tjereve, nė vendet ku Liria u quejt krim dhe u dėnue randė….!

Kontaktet e para, Franku, besimtar me bindje, i mori me klerikėt katolikė shqiptarė ne New York City. Aty gjeti kėshillin e fjalėn e mirė. Aty gjeti prehjen shpirtėnore ne Kishėn Katolike Shqiptare dhe nė qėndrat e veprimit katolik. Franku gjeti pėrsėri familjen e madhe qė humbi nė Shqiperi, e pėrqafoi dhe e ndihmoi me aftesitė e tij si editor i revistės “Jeta katolike”. Studimet e bame nė Kroaci nė kolegje katolike, studimet e klasikėve, dhe religjion e filozofi, dhanė frytet e para. Frank Gjeto Shkreli fitoi mendjet dhe zemrat e lexuesve!

Viktimė e terrorit komunist pyeste veten: “Si ashtė e mundun qė njeriu tė damtojė njeriun, vlla e motėr, kėshtu?” Me ndihmue kėte tė mjerė, tė shtypun, tė vorfėn, u ba “leitmotivi” i djaloshit Frank. Duhej arsimi. Franku filloi kurset nė kolegjet e Hunter-it dhe Lehman-it tė New York City-s, dhe u shque me shkrimet e tia nė bultinin kolegjor “Meridian” kryesisht me kritikat e tia per rregjimin komunist. I inkurajuem, ai themeloi “The Albanian Youth in Exile” dhe e transformoi atė nė nji tribunė tė hapun pėr tė rinjtė.

Ne vitin 1974, ai mori kontakt me “Zeri i Amerikes”, ”a life changing opportunity” si e quen ai. Atėherė, fati i parė pruni tė dytin: fejesen me zonjushen 19-vjeēare Victoria Markgjonaj, vajzė e nji familje katolike anti-komuniste qė kishte njohė tė gjitha peripecitė e mėrgimit tė dhunėshėm nė Shqipėri dhe ish-Jugosllavinė. Franku e quejti “most lucky moment!” dhe ashtu doli! Tashti me familje dhe i punėsuem nė administratėn amerikane, i paisun edhe me arsim tė naltė pranė George Washington University (Washington,DC.) Franku ishte i pėrgatitun pėr punėn qė i kėrkohej. Hap mbas hapi ai u ngjit nė shkallėt ma tė nalta te USIA (Information Agency). Nga folėsi nė radio ma parė, dhe nė TV ma vonė, ai u ba editor, prodhues programi, dhe pėrgatitės i programit shqip nė “Zėri i Amerikės”, si dhe pėr programet botėnore tė kėsaj agjensie. Tani, ai i dedikoi jetėn profesionale administrimit dhe mbikeqyrjes sė programeve nė fushėn e transmetimeve ndėrkombėtare, nė bashkėpunim me qindėra gazetarė nga Europa e kontinente tjera. Numri i bashkėpunetorėve tė tij arriti shifren 250 persona tė gjuhėve dhe kulturave tė ndryshme. Ai ka qenė drejtor, nėn-drejtor, kėshilltar nė nivele tė ndryshme te USIA. Roli i tij ka qenė veēanėrisht i randėsishėm, dhe i ēmuem gjatė periudhes se Luftės sė Ftohėt dhe vitet e luftės nė Ballkan (1991-1999) qė perfshinė edhe vitet e agresionit millosheviqian nė Kosovė. Tue folė pėr plotėsimin e pikėsynimeve strategjike dhe objektivave tė detyrės se tij, ai shprehet: ”Jam shumė krenar pėr shėrbimet e mia nė Administratėn Amerikane!” Ka qenė gjatė kesajė periudhe qė Frank Gj. Shkreli zgjanoi me sukses programet e Zėrit tė Amerikės pėr Europėn Qendrore dhe atė tė programit shqip. Njikohėsisht, ai trasformoi me sukses programet trasmetuese radiofonike nė atė televizive qė kemi sot.

Pėr nji reformim ma tė plotė, gjatė luftės ballkanike tė viteve 90-ta ai hapi programet pėr Bosnjen dhe Maqedoninė. Kjo ka qenė periudha kur nji grup i kufizuem udheheqsish serbė treguen kriminalitetin e tyne tė papėrmbajtun pėr asgjasimin e bosniakėve dhe shqiptarėve tė Kosovės. “Lajmet ma tė besueshme janė dhanė nga “Zeri i Amerikės”. Nuk ka dyshim se kontributi i dhanun nga USIA – e posaēėrisht nga “Zeri i Amerikės” ka qenė esencial pėr rrėzimin e sistemit komunist nė Bashkimin Sovietik dhe Europen lindore. Gjatė kėsaj periudhe Franku ka qenė i angazhuem thellėsisht nė ēdo vendim-marrje tė veprimtarive tė “Zėrit tė Amerikės” pėr Bashkimin Sovjetik dhe Europėn lindore- si drejtues i Drejtorisė pėr Euro-Azinė pranė USIA.

Mbas nji karriere tė admirueshme, e shėrbimi shembullor, ne vitin 2003, Franku doli ne pension. Por ai mbeti aktiv, me konsultime dhe me shkrime ne organet tė ndryshme. Ma vonė, 2005-2007, ai u emnue drejtor ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, organizata ma efektive e lobimit nė Washington, D.C.. Njohės i mirė i kryeqytetit amerikan, ai pėrdori tė gjithė burimet e tia me shėrbye kauzėn e shqiptarėve – kudo nė Ballkan- me aftėsi e pasion tė veēantė.
Gjatė shėrbimit e tij, Frank Gj. Shkreli ka qenė edhe pėrkthyes, interpretues, pranė Departmentit tė Shtetit, Departmentit tė Mbrojtjes, Bankes Botėnore, Fondit Monetar Ndėrkombetar, Departmentit tė Drejtesise, tė Thesarit e tjera institucione tė qeverisė amerikane. Nė mirėnjohje pėr veprimtarinė e tij tė dallueme, ai fitoi dekoratėn “Thomas Jefferson Fellowship Award” tė dhanė nga USIA.
Nga pikėpamja emocionale, dekorata ma e prekshme per Frankun ka qenė titulli “Qytetar nderi” i Shkrelit, Malėsi e Madhe, Shkodėr (Shqipėri)…”dekorata ma e ēmueshme”. Simbas tij, “nuk ka nderim ma tė madh se ky dekorim”, u shpreh ai.
E gjithė veprimtaria e Frank Gj. Shkrelit, qoftė ajo letrare, qoftė politike, pėrshkohet nga disa ide qendrore, si bosht i filozofisė sė jetės tij. Besimi nė Zotin dhe besnikeria per Kishėn Katolike Apostolike Romane Shqiptare zanė vendin e parė. Binomi “Fe e Atdhe” i trashiguem nga popullsia katolike shqiptare qė nė kohėt ma tė vjetra, e sidomos qė nė ditet e lavdishme tė epokės skenderbegiane, ashtė frymėzimi i tij. I dyti, dhe i pandashėm, ashtė shėrbimi pėr Atdheun – nė rastin e tij: Shqipėria dhe Amerika. E treta, ashtė nji pėrpjekje koshiente dhe konstante me luftue pa kompromis murtajėn komuniste nė Shqipėri dhe kudo qė ajo paraqitet. Dhe kėte e ka ba me bindje absolute!

E kaluemja e Frank Gjeto Shkelit nė vendlindje, jeta e peripecitė e familjes tij nė Shqipėri dhe nė ish Jugoslavinė, tragjedia e popullit shqiptar sidomos gjenocidi i klerit katolik shqiptar, vorfėnia, shtypja, paditunia masive, poshtėnimi i psuem si “shqiptar” nė nji shtet sllav, kanė lanė gjurmėt e tyne tė thella tek i riu Frank dhe nuk janė sherue asnji herė…! Ato janė “lehtėsue” me veprimtarinė e tij nė luftė me padrejtėsitė e jetueme, me veshtirsitė e kalueme dhe kjo “frymė”lexohet nė ēdo rresht qė ai ka shkrue, nė ēdo fjalė qė ai ka folė, nė jetėn private dhe atė publike, me zanin e tij tė fuqishėm e me pendėn e tij tė fortė.

Frank Gjeto Shkreli ka qenė dhe mbetet pėrherė nji figurė e plotė e veprimtarit qė ka punue dhe akoma punon, si nji misionar!

Sami Repishti, Ph.D.
Pedagog nė pension
Ridgefield, CT. USA




01/04/2017 - 19:26:40 | Komente: 0 | Shikuar: 953 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it