Kristo Zharkalliu: Pse arvanitasit nuk hapėn shkolla shqipe nė Greqi?

Pėr arvanitasit tanė nė Greqi janė shkrojtur me mijra faqe dhe shkruesi i kėtyre radhėve qėkurse nisi tė mirret me ēėshtje historike shoqėrore, gjithnjė ka pasur parasysh problemet kombėtare shqiptare duke mos harruar asnjėherė arvanitasit pėr tė cilėt ka konsumuar njė nga pjesėt mė tė mėdha tė shkrimeve tė tij. Qė nga vitet shtatėdhjetė-pas shėmbjes sė jundės fashiste- kam qėnė ngahera nė radhėt e atyre arvanitasve qė pėrpiqeshin tė ringjallnin gjuhėn, kėngėt, zakonet,kostumet dhe kujtesėn arbėrore tė arvanitasve tė cilėt asnjėherė nuk janė konsideruar pakicė nė Greqi por pjesė pėrbėrėse e kombit tė riformuar grek. Megjithse jetoja nė Greqi si emigrant politik, askurrė nuk ngurrova tė shkruaja ose tė thoshja zėlartė mendimet e mija madje shumė here qė vinin nė kundėrshtim me njė politikė reaksionare shoviniste sidomos me disa qarqe jo demokratike nė Greqi. Asnjėherė nuk mė sulmuan-si bėjnė disa shqiptarė- ose mė saktė dhe kur dikur u ndesha egėr me njė historian grek, dhe ai mė sulmoi nė mėnyrė tė pahijėshme me dhjetra intelektualė grekė mė mbrojtėn nė mėnyrė fisnike duke sulmuar “historianin” e tyre nacionalist i “majtė”…” Kėto i them se zoti

Kristo Zharkalliu
Vasil Klironomi-tė cilin e falenderoj pėr fjalėt e tij tė ngrohta- e konsideron tė guximėshėm shkrimin tim tė fundit pėr “Nukudi-tė”. Kėto nuk shkruhen pėr here tė pare, madje kur bashkė me Marungėn nxirrnim revistėn “DIALOGJI” shkruanim gjėra akoma mė tė “guximėshėme” dhe askush-ose pothuajse askush- nuk na ra nė qafė. Kėto nuk i them qė tė lavdėroj Greqinė- ka edhe ajo kusuret e saj (njė soj jemi!) ka dhe ajo pseudonacionalistėt qė besojnė se grekėt qėnkan supernjerėz, se nė damaret e tyre rrjedh papushim gjaku i tė lashtėve- akoma dhe gjaku i arvanitasve dhe vllehėve tė njėjtėn ngjyrė dhe analizat tregojnė se janė…stėrnipėr tė Sokratit, Aristotelit Sofokliut,Perikliut, Aristofanit etj. dhe pse jo Aleksandrit tė “Madh” e kėshtu me radhė. Ka dhe nga ata qė besojnė se Odiseu dhe heronjt e tjerė tė Homerit kanė ekzistuar dhe kėrkojnė tė gjejnė varret e tyre… Por kjo s’do tė thotė se nuk shkruhet e thuhet e vėrteta. Mjerisht nė sipėrfaqe dalin nga hera mendimet regresive, shoviniste qė pėrpiqen gjoja tė pėrforcojnė ndienjėn kombėtare tek populli i thjeshtė. “Patriotike ėshtė ēka ėshtė e vėrtetė”ka thėnė njė poet grek,por sa janė ata qė thonė ose duan tė dėgjojnė tė vėrtetėn? Mjerisht ata heshtin se kanė frikė nga dallaverxhinjtė!

Ėshtė folur shumė pėr shkollėn shqipe nė Greqi madje njė lexues bėnte kėtė pyetje: “Pse grekėt nuk kanė hapur shkolla shqipe pėr arvanitasit dhe nuk i kanė njohur si pakicė si bėjmė ne nė Shqipėri me pakicat greke?” Ndoshta janė shumė ata qė mendojnė kėshtu se nuk njohin realitetin shqiptar, nuk njohin historinė Nė radhė tė pare dua tė sqaroj se arvanitasit nuk ishin pakicė, nuk mund tė konsideroheshin pakicė sepse ishin njė nga faktorėt kryesorė tė Revolucionit grek dhe ishin pjesė pėrbėrėse e shtetit tė ri grek qė normalisht u krijua tepėr i cunguar nė vitin 1930-rreth dhjetė vjet pasi kishte filluar rebelimi kundėr turqve. Nuk ka dyshim se ky revolucion kishte ngjyra tė theksuara fetare krishterėt kundėr turqėve (myslimanėve) dhe fillimisht nuk flitej pėr njė shtet grek-por pėr njė shtet i krishterė kundėr myslimanėve. Arvanitasit si dhe shqiptarėt e tjerė si suliotėt, ishin tė krishterė dhe ngahera kishin luftuan kundėr turqėve madje dhe kundėr shqiptarėve myslimanė qė kishin hyrė nė shėrbim tė sulltanit. Por nuk duhet tė injorojmė se shumė shqiptarė myslimanė i u bashkuan kryengritjes kundėr otomanėve dhe dhanė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr fitoren. Pėr ta ilustruar kėtė po pėrmend vetėm miqėsinė (vllamėrinė) e udhėheqėsit tė kryengritjes Theodhori Kollokotronit (fillimisht quhej shqip “Bithėgur” si do tė quhej mė vonė dhe Bithėkoci e shumė tė tjerė! Mė vonė e bėri greqisht duke e pėrkthyer) me beun shqiptar Ali Farmaqi. Kur akoma revolucioni ishte nė fillim tė tij, turqit ishin vėnė nė ndjekje tė Kollokotronit dhe ky, kur e pa se rrezikohej kėrkoi tė strehohej nė sarajat e Ali Farmaqit,vllamit tė tij. Turqit e zbuluan ku fshihej dhe rrethuan sarajat e Aliut, i cili kishte dhe ai besnikėt e tij mbrojtės. Turqit i dėrguian “ultimatum “ Aliut t’u dorėzonte Kollokotronin se ndryshe do tė sulmonin banesėn e tij. Aliu u pėrgjegj: “Pėrsa kohė Kollokotroni ndodhet nė shtėpinė time mbrohet nga unė dhe besnikėt e mi! Po tė doni guxoni dhe sulmoni shtėpinė time…Edhe sikur tė mos mbetet gur mbi gur nga shtėpia ime,mikun tim nuk ju a jap!” Turqit nuk guxuan dhe udhėheqėsi i shquar i Revolucionit shpėtoi.

Por le tė kthehemi tek pyetja pse grekėt nuk hapėn shkolla shqipe pėr arvanitasit. Kėta qė bėjnė pyetje tė tilla duhet tė njohin (ose bėjnė sikur nuk e njohin)se kur u formua shteti i ri grek, shkolla shqipe nuk ekzistonte. E vėrteta ėshtė se ishte bėrė njė propozim qė Vuli (Parlamenti grek) tė ishte dygjuhėsh se shumė nga kapedanėt-deputetė arvanitas dhe shqiptarė nuk dinin greqisht por kjo nuk u zbatua. Ashtu si dihet se jo vetėm arvanitasit por edhe kudo shqiptarėt nė atė kohė-flasim pėr vitin 1830- shkonin nė shkoll greke ose turke. Dihet se nė kohėn e sundimit otoman nuk u ndaluan kurrė shkolla greke dhe kjo pėr arsye se Patrikana e Stambollit ishte njė nga shtyllat mbėshtetėse e sulltanit. KJo ishte arsyeja qė tė gjithė tė krishterėt-ortodoksė konsideroheshin grekė! Dihet se turqit u sollėn shumė armiqėsisht ndaj gjuhės shqipe qė don tė thotė se kombi shqiptar nuk u njoh kurrė nga Porta e Lartė duke mos lejuar kurrė tė hapeshin shkolla shqipe.Nė kėtė drejtim turqit kishin ndihmėn e madhe tė Patrikanės e cila ngahera punonte nė favor tė helenizmit dhe tė gjuhės greke pėrderisa pasi ishte shėmbur Bizanti nė Patrikanė mbizotėroi -kurse mė pare,nga romakėt dhe klerikėt ishte e pėrndjekur. Nuk ėshtė rastėsi pra qė nė kohėn e sundimit turk nė Ballkan u hapėn shkollat mė tė mira greke-sidomos atje ku mbizotėronte elementi i krishterė ortodoks. Shqiptarėt shumė here krenohen-nuk pėrjashtohet shkruesi i kėtushėm-me pashallarėt dhe vezirėt shqiptarė qė drejtonin perandorinė otomane-si Ali Pasha, Mahamet Aliu, akoma dhe Mustafa Qemal Ataturkun- qė tė pėrmendim tė fundit e perandorisė-por ēfarė bėnė kėta pashallarė pėr gjuhėn dhe kombin e tyre? Kurrgjė! Pėrkundrazi bėnin atė qė bėnin turqit, ndalonin shkollat shqipe, ndalonion gjuhėn shqipe. Komb mė i shtypur si ai shqiptar nuk do tė gjendet nė botė dhe le tė thonė disa,sidomos ca turkoshakė kosovarė se otomanėt nuk ishin pushtues,nuk ishin kriminelė as armiq tė shqiptarėve! Mjafton tė pėrmendim se nė kohėn e sundimt tė Ali Pasha Tepelena nė Janinė u hapėn shkollat mė tė mira greke-kujtoni Zosimean e shumė tė tjera ndėrsa nė Konstandinopojė ishte nė funksionim dhe Universiteti grek qė quhej Shkolla e madhe Helene. Pse ky pasha i ndritur nuk i tha Thanas Vajės tė hapnin ndonjė shkollė shqipe? Se ishte vetė analfabet? Jo, se deri atėhere nuk ekzistonte asnjėsoj shkollė ose arsimim i gjuhės shqipe dhe e pa tė natyrėshme tė jipte leje dhe ndihma pėr hapjen e atyre greke.

Nė kėtė gjėndje e gjetėn dhe arvanitasit gjuhėn e tyre dhe ata qė arsimoheshin e bėnin nė shkollat greke. Jo se nuk u bėnė pėrpjekje qė shqipja tė mėsohej nė shkolla,por si mė pare ndiqej nga sunduesit otomanė edhe nė kushtet e shtetit grek,duke pasur njė traditė shumėshekullore qė shqiptarėt tė shkonin nė shkollat greke,ose turke edhe nė shtetin e tyre e pane tė natyrėshme tė vazhdohej…tradita dhe kjo i leverdiste administrates sė re greke me qėllim qė tė krijohej njė komb i ri i papėrēarė. Dihet se deri atėhere gjuha shqipe-e shkruar- nuk kishte asnjė bazė ,nuk kishte as edhe alfabet. Pse grekėt-ata qė ishin tė kulturuar- do tė krijonin njė problem tė ri pėrēarės pėrderisa nuk ekzistonte? Ndėrkohė atje ku sundonin akoma turqit shkolla shqipe ishte nė ndjekje,Patrikana nuk pushoi tė ushtrojė ndikim si mė parė dhe kudo qė ekzistonte elementi ortodoks,hapte dhe nga njė shkollė greke. Ku nuk ishin hapur shkolla tė tilla nė Shqipėri? Dhe kur filloi tė bisedohet pėr shkolla shqipe? Vetėm kur u bė Kongresi i Prizrenit dhe pas kėsaj sikur nisėn tė happen me ngurrim ndonjė shkollė shqipe kur akoma nuk kishte njė alfabet tė caktuar! Njė nga qytetet e para qė hapi shkollė shqipe ishte Korēa jonė megjithėse elementi ortodoks aty ishte shumė i fuqishėm, madje dhe arsimtarėt e pare heronj ishin po tė kėtij besimit fetar. Nuk duhet tė mos theksojmė se edhe figurat mė tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare shqiptare, pothuajse, tė gjithė ishin shkolluar nė shkollat greke. Mjafton tė pėrmendim vėllezėrit Frashėri dhe Ismail Qemalin tė cilėt kishin mbaruar shkollėn Zosimea e Janinės… Sa shkolla shqipe funksiononin kur u shpall pavarėsia e Sheipėrisė-rreth njė shekulli qėkurse ishte formuar shteti grek- dhe sa tė tilla greke dhe turke? Krahasimi ėshtė gjithnjė nė favor tė atyre greke dhe turke dhe pėr nder tė qeverisė sė pare tė Vlorės qė vendosi tė mbylleshin shkollat e huaja dhe tė hapeshin ato shqipe.

Pse pra duhet tė kėrkojmė nga arvanitasit tė hapnin shkolla shqipe,kur nuk ekzistonte akoma vetė Shqipėria si shtet? Kur nuk ekzistonte asnjė bazė materiale-as alfabet madje ata qė shkrojtėn diēka shqip e bėnė me alfabetin grek ose-akoma mė keq- me atė arab- ndėrsa shteti i ri grek u ofronte shkollėn greke qė e kishin dhe mė pare kur ishin tė pushtuar nga turqit? Megjithatė disa pėrpjekje u bėnė. U gjend njė libėr i shėnjtė tė vitit 1840- ndodhet nė muzeun historik grek-ku predikohet dhe shqip-i pėrkthyer nga greqishtja me shkronja greke. Marko Boēari pėrpiloi fjalorin e pare shqip greqisht qė t’u vinte nė ndihmė bashkėkombėsve tė tij qė nuk njihnin gjuhėn greke (Madje kėtė fjalor monument u nxor nė dritė dhe u ribotua nga albanologu Titos Johallas rreth tridhjetė vite mė pare nė Athinė.) Tė mos harrojmė se Historia e Skėnderbeut ishte shkrojtur nė Greqi disa here madje Kollokotronis e mbante gjithė jetėn historinė e heroit shqiptar nėn jastėk! Dhe jo vetėm kaq. Rexhep Qosja na zbulon nė njė shkrim pėr Jani Vreton se si u njoh me historinė e Heroit Kombėtar nga njė libėr greqisht: “Nė vitin 1847 shkroi poemėn e dobėt “Istori e Skėnderbeut” qė e botoi nė gazetėn “Shqipėria” (Bukuresht 1879) e pėrcjellė me kėtė shėnim tė autorit: “Kėto tė pakta vjersha i kam bėrė mė 1847 ndė fėmini ndė shkollė kur kėndova istorinė e Skėnderbeut qė ma dha njė simathitiu Filip’I Aleksi Joaniti bashkė me Dhimitėr Zarkalinė..”(Zharkalliun-kzh) (Studime Filologjike Nr.1, 1979,Tiranė) Nė gjuhėn shqipe deri atėhere,pėrveē historinė e Barletit, sa libra tė tilla ishin shkrojtur e botuar? Si rrjedhojė-pamvarėsisht nga synimi dhe dėshirėn e shovinistėve- historia e Skėndetrbeut u bė e njohur tek arvanitasit nė gjuhėn greke-nė mungesė tė plotė tė shkollimit shqip.

Mund tė ishte bėrė diēka mė shumė por nuk u bė. Arvanitasit-me propagandėn e vazhdueshme tė kulturės greke dhe sidomos tė klerit u helenizua- se shteti shqiptar u vonua 100 vjet tė shpallet i pavarur dhe nuk ishte pėr shumė vite nė gjendje tė hapte shkolla shqipe nė vend pa le tė mendonte pėr arvanitasit ose arbėreshėt. Por kur brengosemi pėr arvanitasit-ēėshtje e mbaruar pėr kombin shqiptar- a nuk duhej tė mendonim dhe tė brengoseshim pak mė shumė pėr fatin e fėmjėve tė emigrantėve tė sotėm shqiptarė nė Greqi e gjetkė? Ēfarė ka bėrė shteti-pushetarėt e Tiranės- pėr fatin e arsimimit tė qindra mijra fėmijėve shqiptarė te emigracionit? Kurrgjė. Zero. Janė hapur disa shkolla- tė papėrfillėshme nė krahasim tė fėmijėve shqiptarė qė arsimohen sot nė shkollat greke- me kontribut vullnetar tė disa arsimtarėve por edhe kėtyre nuk u ka ardhur askush nė ndihmė. Vetėm para dy tre ditėve televizioni grek paraqiti njė shkollė greke nė Kajro-po, po, nė Egjipt- ku shteti grek ka dėrguar dhe paguan gjashtė arsimtarė- qė tė mėsojnė gjuhėn amtare fėmijėt e atjeshėm- qė tė mos bėjmė fjalė pėr Gjermaninė, e vėndet e tjera europjane, si dhe pėr Australinė e largėt! Greqia kalon njė gjėndje e vėshtirė ekonomike, por kėto fonde as i ka prerė as i ka pakėsuar-madje ka hapur shkolla greke nė Gjeorgji dhe Ukrainė, si dhe nė Rusi. Ku ėshtė pra shteti shqiptar? Prandaj ėshtė kotėsi dhe hiporizi tė flasim se si nuk u shkolluan shqip arvanitasit kur sot, nė shekullin 21, fėmijėt shqiptarė, tė emigrantėve shqiptarė, po asimilohen pėr arsye tė mungesės sė arsimit nė gjuhėn amėtare.

Fjalėt bombastike tė disa paseudopatriotėve qė gjoja interesohen pėr fatin e bashkatdhetarėve tė tyre duke ofenduar e share kombet e tjera, nuk japin bukė, nuk japin kulturė, nuk japin arsimim. Askush nuk do tė ndalonte shqiptarėt tė hapnin shkolla nė Itali, Gjermani-nuk e di nė se ka nė Zvicėr por do tė shkoj sė shpejti dhe do ta mėsoj- si edhe nė Greqi. Fajin e vetė shqiptarėve mos t’u a hedhim tė tjerėve se dine tė bėjnė punėn e tyre akoma dhe nė dėm tė kombit shqiptar. Gjithsecili bėn punėn e vet dhe le tė jenė tė zotė dhe shqiptarėt-tė jenė tė bashkuar- pėr ēėshtje kombėtare dhe tė mos grinden e shahen ndėrmjet tyre pėr tė marrė pushtetin e pėr tė mbushur xhepat me para tė vjedhura nga populli….

Athinė, 28 mars 2017



01/04/2017 - 19:29:59 | Komente: 0 | Shikuar: 592 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it