Perceptimi i tė rinjve mitrovicas pėr gjetjen e njė vendi pune
Hulumtim nga Besim GOLLOPENI

Punėsimi tek tė rinjtė luan njė rol tė rėndėsishėm nė identitet, vetėvlerėsim dhe nė mirėqenie psikologjike dhe sociale tė tyre. Puna ėshtė aktivitet njerėzor i domosdoshėm pėr zhvillim dhe pėrparim personal dhe shoqėror, kusht pėr ruajtjen e ekzistencės sė njeriut dhe pėr krijimin e mirėqenies sociale. Mirėpo, sa punohet nga institucionet vendore pėr tė siguruar njė mirėqenie sociale mė tė mirė pėr shoqėrinė kosovare nė pėrgjithėsi dhe tė rinjtė nė veēanti, kjo sigurisht se lė shumė pėr tė dėshiruar. Rinia kosovare sikurse edhe ajo nga Mitrovica, pėrballet me shkallė tė lartė tė papunėsisė, varfėrisė dhe punėsimit pameritokraci. Sipas statistikave tė fundit tė institucioneve lokale (Komuna e Mitrovicės), nė zyrat e punėsimit janė tė regjistruar si tė papunė apo punėkėrkues 907 tė rinj nga mosha 18-34, prej tyre 372 femra dhe 535 meshkuj.

Besim GOLLOPENI
Progresi i shėnuar ndėr vite nga institucionet vendore dhe ato tė huaja, nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė rinjtė qė hynė nė tregun e punės. Sipas anketės sė fuqisė punėtore tė AFP-sė, dy tė tretat e popullsisė nė Kosovė janė nė moshė pune (15-64 vjeē). Nė kuadėr tė popullsisė nė moshė pune, shkalla e pjesėmarrjes nė fuqinė punėtore ėshtė 37.8 pėrqind, shkalla e papunėsisė ėshtė 26.2 pėrqind. Papunėsia mė e theksuar ėshtė te femrat me 30.3 pėrqind, ndėrsa pėr meshkuj ėshtė 25 pėrqind. Shkalla mė e lartė e papunėsisė ėshtė te grup moshat 15-24 vjeēare (51 pėrqind) sipas ASK-sė (2016). Sipas hulumtimit tė publikuar nga UNDP, nė Kosovė, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe pasojat e saj, dominojnė listėn e problemeve me prioritet tė lartė tė perceptuara nga tė anketuarit. Pothuajse tre tė katėrtat e kosovarėve besojnė qė papunėsia, mungesa e rritjes ekonomike dhe varfėria, standardi i ulėt i jetesės, janė problemet mė tė mėdha me tė cilat ballafaqohen komunat e Kosovės. Nė vitin 2015, papunėsia ishte njė ndėr problemet kryesore nė Komunėn e Mitrovicės (40 pėrqind) (UNDP, 2015). Gjithashtu, vlen tė theksohet se norma e pasivitetit tė shoqėrisė kosovare ėshtė shumė e lartė, veēanėrisht pėr gratė, tė cilat pasi nuk mund tė gjejnė njė vend pune, tėrhiqen nga forca e punės. Kėto mund tė quhen gjithashtu si tė papuna tė dėshpėruar qė pėrbėjnė njė kategori shoqėrore qė mund tė hyjnė nė forcėn e punės nėse mundėsitė pėr punėsim rriten. Mirėpo, shtrohet pyetja: A ėshtė shkalla e lartė e papunėsisė problemi kryesor dhe i vetėm pėr tė rinjtė? Pėrgjigjja ėshtė natyrisht JO. Pra, shkalla e lartė e papunėsisė nuk ėshtė shqetėsimi i vetėm pėr tė rinjtė kosovar dhe veēmas pėr tė rinjtė nga Mitrovica. Shqetėsim gjithė-shoqėror dhe veēmas pėr tė rinjtė, ngelet dhe forma nepotiste, klanore dhe pameritokraci e punėsimit. Ky fenomen tash mė ėshtė shėndrruar nė pėrditshmėri dhe i pranuar pėr gjithė shoqėrinė dhe veēmas pėr tė rinjtė, si diēka pa tė cilin nuk mund t’ia dalėsh punėsimit dot.

Pėrse u realizua ky hulumtim?

Sė pari, ky hulumtim ishte detyrė nė studimet bazike dhe duke qenė e tillė, ishim tė interesuar pėr tė kuptuar mė shumė rreth perceptimit tė tė rinjve mitrovicas rreth gjetjes sė njė vendi pune. Ēdo ditė, nė familjet tona, nė ndeja me miq, nė rrugė, kafene, kudo qė shkojmė, dėgjojmė pėr punėsime pėrmes lidhjeve nepotiste, klanore dhe pameritokraci. Andaj, u bėmė kureshtar pėr tė hulumtuar dhe kuptuar se sa nė tė vėrtet ėshtė real dhe faktik njė fenomen i tillė pėr tė rinjtė e Mitrovicės. Hulumtimi niset nga pyetjet hulumtuese: Cili ėshtė perceptimi i tė rinjve nė Komunėn sė Mitrovicės pėr gjetjen e njė vendi pune? Dhe, Cila ėshtė mėnyra mė e lehtė sipas tyre pėr gjetjen e njė vendi pune?

Si u realizua ky hulumtim?

Pėr tė ardhur deri te gjetjet e hulumtimit, ėshtė pėrdor metoda e anketės (ballė pėr ballė) dhe intervistės. Nė kėtė shkrim, pėr lexuesit do tė ndajmė vetėm disa nga tė gjeturat pėrmes metodės sė anketės. Gjithsej janė realizuar 246 pyetėsor nė Komunėn e Mitrovicės. Mostra ishte gjysmė e planifikuar dhe e rastit. Nė hulumtim janė pėrfshirė nė mėnyrė tė barabartė meshkujt dhe femrat. Pyetėsori ishte pėrpiluar me pyetje tė mbyllura (gjithsej 14) dhe pyetje tė hapura (gjithsej 7). Gjithsej, pyetėsori kishte 21 pyetje tė ndara nė tri pjesė kryesore: pjesa e parė e pyetėsorit pėrmban pyetje rreth karakteristikave demografike, pjesa e dytė me pyetje profesionale dhe pjesa e tretė kishte pyetje pėrmbyllėse rreth gjendjes sė tanishme dhe mundėsive pėr ndryshime pozitive rreth temės nė shqyrtim. Cak i hulumtimit ishte grupmosha 15 – 34 vjeē. Tė dhėnave e mbledhura nga terreni janė sistemuar dhe analizuar pėrmes programit SPSS.

Ēfarė mėsuam?

Hulumtim nxjerr nė pah se vetėm 30.7 pėrqind e respodentėve tė pėrfshirė nė hulumtim ishin nė marrėdhėnie pune, 63.9 pėrqind ishin tė papunė, 4.1 pėrqind nga ata qė punojnė kohė pas kohe dhe raste tė tjera. Pavarėsisht shkallės sė lartė tė papunėsisė pėr tė rinjtė nga Mitrovica, 88.5 pėrqind e tė papunėve nuk gėzonin asnjė asistencė sociale nga institucionet shtetėrore. Qė papunėsia ka prekur tė gjitha kategoritė shoqėrore dhe veēmas tė rinjtė, kėtė fakt na jep edhe ky hulumtim. Nė kategorinė e tė papunėve nuk bėjnė pjesė vetėm ata qytetar me pėrgatitje tė ulėta arsimore e profesionale mirėpo, nė mesin e tė papunėve hyjnė edhe qytetar me kualifikime tė larta universitare. 45.5 pėrqind e respodentėve tė pėrfshirė nė hulumtim kishin tė mbaruar shkollimin e mesėm, 48 pėrqind studimet bazike (Bachelor), 4.9 pėrqind kishin tė pėrfunduar studimet pas-diplomike dhe raste tė tjera. Tė pyetur rreth mundėsive pėr punėsim, 60.7 pėrqind e respodentėve pohojnė se mundėsitė pėr punėsim janė shumė tė vogla, 20.5 pėrqind tė respodentėve nuk shohin asnjė mundėsi tė vetme punėsimi dhe raste tė tjera.
Mė tutje, shtrohet pyetje pėr respodentėt nėse ata njohin ose jo persona tė tjerė tė kualifikuar dhe tė papunė nė rrethin e tyre social. Nga numri i pėrgjithshėm i respodentėve, 97.1 pėrqind pohojnė se njohin edhe tė tjerė familjar apo tė afėrm tė papunė. Karakteristikė mbetet fakti qė, pėr rreth 60 pėrqind e tė rinjve tė pėrfshirė nė kėtė hulumtim, emigracionin e shohin si njėrin ndėr stabilizuesit kryesor social nė vend.
Por, a ėshtė papunėsia problemi qendror qė mėton tė jap pėrgjigje ky hulumtim, gjithsesi se jo. Pyetja kryesore pėr tė cilėn ky hulumtim jep pėrgjigje ishte: Sipas tė rinjve mitrovicas, cila ėshtė forma mė e lehtė pėr tu punėsuar?. Nė kėtė pyetje, respodentėt kishin mundėsinė tė zgjedhin tre nga opsionet e dhėna. Me kėtė rast, 56.1 pėrqind e respodentėve pohojnė se mundėsia mė e lehtė pėr tu punėsuar ėshtė pėrmes arsimimit universitar nė institucionet publike, 4 pėrqind pėrmes arsimimit nė institucione private universitare, 18.4 pėrqind pėrmes certifikimeve profesionale, 50.4 pėrqind pėrmes pėrvojės sė gjatė nė punė, 61.9 pėrqind e respodentėve pohojnė se forma mė e lehtė pėr gjetjen e njė vendi pune ėshtė pėrmes lidhjeve nepotiste dhe klanore, 25 pėrqind pėrmes mit-dhėnies dhe formave tė tjera. Pėr shumicėn e qytetarėve tė pėrfshirė nė hulumtim, forma mė e lehtė pėr tė ardhur deri te gjetja e njė vendi pune apo punėsimi, ėshtė e mundur pėrmes lidhjeve nepotiste dhe klanore (personave me ndikim).
Pėr tu kuptuar sa janė tė rinjtė tė kėnaqur me politikat zhvillimore tė institucioneve vendore tė hartuara ndėr vite, nė lidhje me zbutjen e papunėsisė dhe zgjidhjen e problemeve tė punėsimit, rreth 40 pėrqind e respodentėve pohojnė se aspak nuk janė tė kėnaqur, rreth 40 pėrqind pohojnė se janė fare pak tė kėnaqur, 17 pėrqind mesatarisht tė kėnaqur dhe 3 pėrqind shumė tė kėnaqur.
Duke jetuar me njė gjendje tė pafavorshme sociale dhe ekonomike, hulumtimi nxjerrė nė pah edhe tendencat e tė rinjve pėr tė ardhmen. Nga numri i pėrgjithshėm i respodentėve tė pėrfshirė nė hulumtim, 51.2 pėrqind e respodentėve e shohin tė ardhmen e tyre nė Kosovė dhe 48.8 pėrqind e respodentėve tė tjerė e shohin tė ardhmen e tyre jashtė Kosovės.

Konkluzione

Pėr shumicėn e qytetarėve, shqetėsim i madh ngelet shkalla e lartė e papunėsisė, punėsimet pameritokraci dhe pėrmes lidhjeve nepotiste apo klanore. Qytetarėt, nė shumicėn e rasteve nuk janė aspak tė kėnaqur me pėrzgjedhjen e kandidatėve nė vend pune sepse, kjo pėrzgjedhje sipas tyre nuk konsiston me meritokraci. Perceptimi i tė rinjve ėshtė se shumė mė lehtė vjen deri te punėsimi pėrmes lidhjeve nepotiste e klanore dhe formave tė tjera, se sa pėrmes meritokracisė. Tė rinjtė mitrovicas nuk e fshehin edhe pakėnaqėsinė qė kanė kundrejt institucioneve publike nė drejtim tė dizajnimit tė politikave dhe strategjive zhvillimore pėr zbutjen e papunėsisė dhe luftimin e fenomeneve negative tė cilat kanė ardhur nė shprehje pėr punėsimin e individėve pameritokraci. Shkalla e lartė e papunėsisė dhe punėsimet pameritokraci apo/ose pėrmes lidhjeve nepotiste e klanore, rritin mundėsinė pėr emigrim tė tė rinjve andaj, fuqimisht i rekomandojmė institucionet e vendit qė tė merren seriozisht me dizajnimin e politikave qė do tė zbusin shkallėn e lartė tė papunėsisė sidomos tek tė rinjtė dhe tė luftohen fenomenet negative tė shoqėrisė siē janė edhe forma e punėsimeve pameritokraci apo pėrmes lidhjeve nepotiste, klanore dhe tė tjera.

VĖMENDJE: Ky hulumtim ėshtė realizuar nga studentet Hatixhe Gashi, Fjolla Peci dhe Dinore Rama, i udhėhequr nga Prof. Ass. Dr. Besim Gollopeni, pranė Universitetit tė Mitrovicės “Isa Boletini”. Qėndrimet e shprehura nė kėtė hulumtim janė krejtėsisht personale.



02/04/2017 - 22:53:34 | Komente: 0 | Shikuar: 1306 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it