Ilir Muharremi: Pėr ekspozitėn e Zef Shoshit dhe Blerim Luzhės
Qė po qėndrojnė tė hapura nė Galerinė kombėtare tė Kosovės

Arti duhet tė promovojė, nė tė njėjtėn kohė edhe tė mohoj, tė dekoroj, por edhe tė lartėsoj, jo tė hiperbolizoj, ndonėse artisti gjithmonė pėrkthen ndjenjat dhe i nėnshtrohet shpirtit tė tij. Ēfarė ndodhi me artin e realizmit socialist dhe sa ndikim kishte shteti? Shteti i cili ishte nėn ndikimin e “realizmit socialist” nga artistėt e asaj kohe kėrkonte qė arti i tyre tė ishte: Proletar – art qė i drejtohej punėtorit dhe kuptohej nga ai, Tipik – imazhe nga jeta e pėrditshme e njerėzve, Realist – dukja e imazhit, Partizan –
20170117-ilir.jpg
Ilir Muharremi
besnik dhe mbėshtetės i qėllimeve tė shtetit dhe Partisė. Si deshifrohet kjo nė artin pamor? Portreti i diktatorit (udhėheqėsit), njeriu i ri, vepėr historike, jetė socialiste, ose ndonjė peizazh industrial. Kėto tema u jetėsuan nė mijėra tablo ngaqė ishin nėn vėzhgimin e rreptė tė propagandės dhe Realizmi Socialist nuk ndryshoj padyshim askund, bile nė Shqipėri lulėzoi pas Luftės sė dytė botėrore. Figurėn e Diktatorit ndryshe nga tematikat e pagėzuan me supermaci tė pėrkryer nėn hierarki tematike, sepse Diktatori simbolizonte shtetin, pushtetin edhe vetė kombin. Kjo ishte detyrė e artistit, tė materializonte Diktatorin. Figura dhe kulti i Diktatorit nuk ėshtė fenomen i shekullit XX-tė, por gjejmė shtrirjen e tij thellė nė antikitet, konkretisht shenjat e para i gjejmė nė mbretėritė e faraonėve nė Egjiptin e lashtė, ose te Perandorėt Romak, vend ku pėr herė tė par lindi edhe termi “diktator”. Perandorėt romakė i trajtuan si shembull skulpturat e perėndive greke, kurse ato i gdhendnin skulptorėt mė tė mirė tė kohės. Njerėzit e thjeshtė kėto skulptura i shihnin me gamėn e madhėshtisė hyjnore: Dimensione mbinjerėzore, qėndrojnė nė kėmbė, tė armatosur, kurorė dhe petk hyjnor. Nga kėndvėshtrimi ky format asocon edhe me Aleksandrin e madh, ose Jul Cezarin dhe reflektuan tek Diktatorėt e shekullit XX-tė, nė ngritje tė kultit tė individit. P.sh kemi gjestin hyjnor tė dorės drejtuar lart nga Augusti dhe shikimi i tij i hedhur larg nė kėrkim tė njė frymėzimi universal, shpesh pėrdorej edhe nė shek. XX-tė si imazh i diktatorėve. Marrja e figurės dhe shėrbesa e saj, e veshur me uniformė ushtarake, shėrbente si karakter triumfor dhe paprekshmėri e vendit. E njėjta si te liderėt antikė, po ashtu edhe ata modernė, identifikoheshin me kombin.

Veprat e Zef Shoshit

Si i paraqisnin artistėt “modernė” figurat e udhėheqėsve? Emblematike, tė vetme, kurse sfondi ishte i trazuar, dikund me peizazh tė zbraztė. Ja kemi veprėn “Shoku Enver” (1973), tė piktorit Zef Shoshi tė ekspozuar ditė mė parė nė katin e dytė tė Galerisė Kombėtare tė Kosovės. Kjo figurė qe si tentativė pėr mposhtjen e vėshtirėsive tė materializmit, dhe duket shumė romantike, vizionare, si imazh i ardhur nga njė botė tjetėr. I vendosur shoku Enver zhytet nė vetminė e idealit. Ėshtė i paraqitur me uniformė tė lartė ushtarake, duket si i gjallė, sfondi i pastėr monokromė. Portreti ėshtė shumė serioz, shikim tė pastruar tė larguar nga shikuesi, kurse mimika e tij ėshtė shumė solemne. Sytė paraqesin shpresėn pėr tė ardhmen, vizionin dhe besimin. Nėse e analizojmė mė shumė kėtė vepėr tė Shoshit, portreti duket edhe mė serioz, gati me njė qėndrim kėrcėnues, kjo qe veti e asaj kohe sepse rrezatonte karakterin e tij tė pa tundur. Karakteri rrėfen vendosmėrinė, qartėsinė dhe vetėkontrollin e pėrgjithshėm. Figura ėshtė shumė statike, dhe ka njė lėvizje tė vockėl tė krahut tė djathtė, si gjest thirrjeje pėr tė vazhduar gjithmonė pėrpara, ose duket si nderim ushtarak. Ėshtė portrete me pėrmasa paksa gjigante, sidomos pjesa e gjoksit (muskulore), pjesa e rritur e duarve, sepse kjo rritje simbolizonte forcėn ideologjike tė tij. Nga ana tjetėr, ky portret i punuar nė gjilpėrė tė thatė nė letėr duket si mendimtar dhe intelektual. Pėrpara ka njė fletore pune dhe mbanė shikim jashtė tablosė. Artisti Shoshi paraqet Enverin ashtu si donte regjimi i asaj kohe – mendimtarė dhe intelektualė, e jo shpirti artistik.
Nė tablonė tjetėr paraqet “Skėnderbeu me kalorės” (2014), teknika: laps nė letėr. Figurėn e tij e vendos nėn shoqėrinė e ushtarėve tė tjerė, si pjesė pėrbėrėse e rretheve tė tyre. Kjo realizohej pėr tė mbushur boshllėkun nga tablotė e shumta ku figurat dominojnė tė vetmet nė gjithė hapėsirėn kompozicionale, njėkohėsisht shfaqet zėri i Skėnderbeut plot qartėsi nė bashkėveprim me ushtarėt e tjerė. Zėri i tij shprehet si jehonė e zėrave tė tjerė. Pastaj, Shoshi shfaqet me tablotė si: “Portret vajze” (1965), “Malėsorja e vogėl”, (1975). Fėmijėt i paraqiste tė lumtur, plot prosperitet, tregues tė sė ardhmes, trashėgues tė idealit dhe garantues pėr pėrjetėsinė. Pozicioni i tyre nė ēdo tablo pothuajse ėshtė i njėjtė. Janė tė shėndetshėm sepse vetė imazhi i tyre vjen si sukses i regjimit dhe tė pacenueshmėrisė. Nė sytė e fėmijėve shohim njė kėnaqėsi tė pėrjetshme nga sistemi.
Kemi figurat e punėtorėve: “Portret punėtori”, (1979), “Bocet nga ndėrtimi”, (1967). Kėtu shohim njė strehė shumė tė mirė, definitivisht mbinjerėz si kultivues tė ēdo ideologjie totalitare. Unė e shohė si stereotip, propagandė dhe simbol i rikonstruktimi shoqėror, pėr tė rritur besimin dhe forcėn nė partinė. Nė kėto dy vepra shohim triumfin e klasės punėtore, pastaj edukimin e masave dhe pėrēimin e mesazhit se transformimi socialist lulėzon vetėm me punė. Figurėn e punėtorit e gjejmė si at tė udhėheqėsit, nė kantiere, fusha, sheshe, kėneta etj.. Kjo figurė e kudogjendur ėshtė si simbol i njė ndėrtimi tė madhėrishėm, dhe punėtorėt mbajnė kazmėn, lopatėn, nganjėherė edhe pushkėn. Si duket artisti ka marrė leje nga sistemi pėr krijim tė kėsaj pune. Realizmi socialist duket sikur t’i kishte qėndruar pranė Shoshi dhe u bė dėshmitarė i punės sė palodhshme tė tyre. Qėndrimi stoik, madhėsia e duarve e cila ėshtė nė disproporcion me pjesėt tjera ta trupit, ose gjoksi i madh, po ashtu edhe pjesa e qafės, japin portrete patetike, ndonėse punimet janė reale, me pėrmasa tė deformuara. Krejt kjo makinė propaganduese pėr ndėrtimin e imazhit tė shtetit transformues dhe tė pasur.
Te punimi “Bocet nga ndėrtimi”, na planin e parė tė kompozicionit kemi njė punėtor mashkull tė fuqishėm, muskulor, me duar tė hekurta, shikim shumė tė vendosur, buzėqeshje tė lehtė e tė sinqertė. Afėr tij njė grua punėtore me kaci nė dorė, dhe krejt kjo shprehė punėn e sinqertė dhe barazinė gjinore. Tė dy personazhet herė janė romantikė, nė harmoni me sfondin e vrazhdė. Vėshtrimi i punėtores ėshtė i qartė, tejet i vendosur, dhe ajo ėshtė e lumtur, shumė e vetėndėrgjegjshme pėr punėn qė bėnė dhe rolin e gruas. Nė kėto tablo, njeriu ėshtė si super njeri, dikund gjemė edhe inxhinierė, saldatorė.... Vetė sistemi ndėrton me kujdes makinėn propaganduese mbi kurrizin e artistit i cili pėrkufizohet punės. E ku mbetet shpirti krijues kėtu? Ndonėse vetėm nė prag tė vdekjes ai ka guxim ta shpalos tė vėrtetėn personale. Duhet kuptuar se arti nuk ka vetėm karakter historik, por shpirtėror dhe rregullator i sė ardhmes, sepse arti nuk servilizohet nga koha, shkon mė tej kohės, porse kėrkohet shumė guxim. Populli nga frika kėrkoj njė art, kurse artistėt nuk duhen t’i pėrgjigjen kėsaj kėrkese diktatoriale, arti tejkalon edhe Diktatorėt.
A mund tė dilet nga ky ankth i realizmit socialist? E kaluara po lexohet me gjuhėn e sė tashmes, ky art po mbetet aktiv. Nėse reprodukohet duhet pėrmes koncepteve bashkėkohore ose tė shpėrbėhet dekonstrukotohet. Ky art Marksizėm-Leninizėm i servilizojė artistėt dhe ndali konceptin e shpirtėrores. Ishte ēekiē i vėrtetė pėr artistin dhe popullin. Cili qe misioni i tij? Propagandimi i mesianizmit laik tė ideologjisė komuniste e cila sot nuk ėshtė shkatėrruar tėrėsisht, jeton nė heshtje tek disa nostalgjikė Shqiptarė dhe Kosovarė. Ky art paralajmėronte fundin e historisė dhe i shėrbente pa kushte sistemit, ndėrsa arti i sot postmodernistė tenton ta shpėton artin prej sistemit.

Veprat e Blerim Luzhės

Nė Galerinė Kombėtare tė Kosovės po qėndron e hapur ekspozita retrospektive e krijuesit Blerim Luzha. Ai u paraqit me teknika tė kombinuara: akuarel, temperė, guash tush.. Krijoj cikle: Projekte pėr pėlhura dekorative, projekt pėr pėlhura tė veēanta, projekte pėr pėlhura tė mėndafshta, projekte pėr pėlhura tė pabukut dhe projekte pėr veshje solemne. Ajo ēka u pa nė Galeri ėshtė si dizajnim mbi pėlhura tė motivuara nga lulet pranverore. Aty gjejmė lloje tė luleve plot hirėsi si dizajnė, dhe lidhen me karakterin e artistit. Trandėfili vjen me nuancime, tonalitete nga e kuqja e pėrshkallėzuar, roza, e herė indigoja dhe vėrtetė ndjehet aroma e saj dhe kjo lule ka origjinėn nga Azia dhe ėshtė konsideruar si akt i Zotit, bukurisė dhe dashurisė. Lulet paraqiten me ngjyra tė forta , plot trajtė dhe vijė, dikund gjejmė edhe simetrinė, por edhe asimetrinė, dhe vetė artisti rrėfen shpirtin mbas formės- lules, e jo lules nė pėrgjithėsi si ėshtė.
Kemi luleborė, luledele, lulenuse, lulėkuqe, lulekėmborė, lule mosmėprek, luleshpatė, tulipan.... Luleborėn e shohim si shumė delikate e ėmbėl pėr nga ngjyrat dhe shtrirė nė tėrė kompozicionin, duke klithur pėr mirėnjohje dhe solidaritet, krenari ose vlerėsim. Po ashtu mbas kėsaj lule gjejmė pastėrtinė tonale, pafajėsinė dhe besnikėrinė. Luleborėn nė tablo e shohim shumėngjyrėshe nga bluja, e bardha veēanėrisht nga roza, dhe shikuesi mbetet i kapluar nga spektri flakėrues ngjyror qė zhytet thellė nė kopshtin e bukur tė Edenit. Kjo lule u pėrdorė shumė nga Egjiptianėt pėr tė dekoruar produktet e qeramikės, ndėrsa piktorėt mesjetarė e pėrdornin si motiv dhe ndoshta kėtu gjen prehje artisti Luzha. Nuk ėshtė fuqia e lules sa ėshtė kombinimi ngjyror i ėmbėl qė herė pas here kalon nė dekoracion tė tepruar, radhitet te “gobleni”, porse mė shumė ėshtė art pėr dizajn enterier me mjeshtri kombinimesh dhe pėrshkallėzimesh.
E veēanta nė kompozicionet e Luzhės ėshtė shumėllojshmėria ngjyrore, spikatja dhe pleksja e individualitetit. Veēantia ngritėt edhe mbi formėn duke e pleksur prej reales , abstraktes dhe ekspresionizmit gjeometrik, porse gjithmonė elementet pushojnė mbi ngjyrėn. Vėrejmė shkathtėsi tė kompozimit, dikund aplikohet edhe koloriti i njollave ose ngjyrave pėrmbi njollave, gjithmonė duke pasur kujdes nė harmonizimin e plotė nė aspektin e tėrėsisė kompozicionale. Gjithēka ėshtė dekorativo- simbolike e pėrgatitur pėr enterier ose zbukurim muresh – tapeta, ēanta, karrige, veshmbathje, xhinse. Ėshtė art industrial, mė pak shpirtėror.
Disa tablo vijnė tė ftohta ku rrėfehet bota ujore me kolorit tė kumbueshėm dhe ritėm dinamik ndėrmjet blusė dhe gjelbėrueses, porse format janė edhe gjeometrike qė kalojnė nė ekspresivitet tė dukshėm. Kemi forma tė mėdha, tė larta dhe tė vogla, porse nė harmoni njėra me tjetrėn tė cilat pėrplasen nė njė sfond tė zi neutral.



03/04/2017 - 19:36:00 | Komente: 0 | Shikuar: 952 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it