Frank Shkreli: Nė kujtim tė masakrės sė Tivarit

Portali i lajmeve nga Ulqini, “Ulqinionline” njofton se tė djelėn me 2 mars, nė kujtim tė Masakrės sė Tivarit, 72 vjetė mė parė – Shoqata “Rumia” nga Ulqini, pėr tė dytin vit me radhė, organizoi rrugėtimin tani tė emėrtuar, “Rrugės sė tė mbijetuarve tė Masakrės sė Tivarit” -- rrugės tepėr tė mundimshme gjatė sė cilės humbėn jetėn qindra ndoshta mijėra shqiptarė nga Kosovan ė udhtimin drejtė eliminimit nė Tivar, nė vitin 1945. Udhėtimi simbolik prej 14 kilometrash filloi tė djelėn nga Tivari i vjetėr dhe mori fund nė fshatin Brisk tė Krajės. Nė kėtė rrugėtim mori pjesė njė numėr ndoshta jo aq i madh, por simbolik shqiptarėsh nga Ulqini e Kraja, Ana e Malit, por edhe nga Kosova dhe Shqipėria, pėr tė pėrkujtuar njėrėn prej ngjarjeve mė tė shėmtuara dhe mė tragjike tė Luftės sė Dytė Botėrore -- jo vetėm nė trojet shqiptare -- por edhe nė mbarė Evropėn. Njė krim i vėrtetė lufte, ku numri i tė vrarėve tė pafajshėm tė shqiptarėve nga Kosova, sipas tė dhėnave nga disa historianė, mund tė ketė arritur deri nė 4300 veta.

Frank Shkreli
“Ulqinionline” njofton gjtihashtu se si pjesė e programit ishte pėrfshirė edhe vizita tek ndėrtesa famkeqe “Monopoli i Duhanit” nė Tivar, aty ku thuhet se janė vrarė shumica e shqiptarėve tė Kosovės, pėr tė vendosur lule nė shėnjė nderimi dhe respekti pėr sakrificėn e tyre. Por, sipas portalit, rrugėtarėt shqiptarė nuk u lejuan tė hynin mbrenda ndėrtesės pėr tė vendosur kurora me lule, megjithse pronari i asaj ndėrtese ishte njoftuar mė pėrpara pėr ceremoninė nė fjalė. Si pėrfundim, grupi i “bjeshkatarėve” siē e quajnė veten rrugėtarėt pėrkujtimorė tė masakrės sė Tivarit, bėri homazhe dhe vendosėn lule jashtė ndėrtesės dhe njėkohsisht mbodhėn njė pemė ulliri, simbol i traditės dhe jetėgjatėsisė.
Shoqata “Rumia” si organizatore e kėtij rrugėtimi vjetor pėr tė kujtuar Masakrėn e Tivarit, meriton lavdėrimet e tė gjithve pėr kėtė nismė morale dhe kombėtare, me shpresėn se nė vitet e ardhėshme pjesmarrja nė kėtė pėrvjetor tė shėndėrrohet nė njė ngjarje me pjesmarrje mė tė madhe mbarė kombėtare nga tė gjitha trevat, pėr tė pėrkujtuar viktimat e pafajshme tė shqiptarėve nga Kosova, nė masakrėn e Tivarit. Masakrimi i mijėra shqiptarėve tė pafajshėm gjatė rrugėtimit tė tyre tė detyruar pėr nė kasaphanen e Tivarit nė vitin 1945, mund tė quhet lehtė si tradhėtia e madhe kombėtare.
Ndonėse kanė kaluar 72 vjetė nga kjo masakėr dhe megjithse ka patur ndonjė botim aty kėtu qė hedhė sado pak dritė historike mbi kėtė tradhėti, e gjithė kjo tragjedi nuk ka patur interesimin, e lere mė shpjegimin dhe angazhimin e duhur zyrtar, as nga Shqipėria post-komuniste as nga Serbia e Mali i Zi dhe fatkeqsisht as nga Republika e Kosovės, pėr tė zbuluar tė vėrtetėn e kėsaj masakre. Ajo qė nuk mund tė mohohet ėshtė fakti se ata tė shkretė u tradhėtuan dhe si rrjedhim u vranė dhe u masakruan nga elementėt mė kriminel tė ushtrisė jugosllave dhe tė Partisė Komuniste serbo-malazeze, me dijeninė dhe bashkpunimin e shokėve tė tyre ideologjikė tė Partisė Komuniste shqiptare dhe tė regjimit tė Enver Hoxhės. Fatkeqsisht, sot kryesisht kjo masakėr ėshtė hedhur nė harresė, me ndonjė pėrjashtim aty kėtu siē ėshtė rrugėtimi pėrkujtimor i organizuar nga Shoqata “Rumia” nė Ulqin.
Masakra e Tivarit ishte njė akt kriminal dhe tradhėtar i bashkrenduar mirė midis komunistėve shqiptarė dhe shokėve tė tyre slave, pėr tė eliminuar ēdo rezistencė ndaj regjimeve tė tyre dhe pėr sllavėt njė gjė e tillė ishte nė pėrputhje tė plotė me planet afatgjata tė serbo-malazezve komunistė pėr tė spastruar etnikisht trojet shqiptare nėn ish-Jugosllavinė. Krimet komuniste, sidomos ato kundėr shqiptarėve, pėrfshirė masakrėn e Tivarit, nuk mund tė trajtohen mė si ēėshtje pėr tė cilat nuk mund tė flitet dhe pėr tė cilat historianėt tė mos hapin tanimė dosjet nė arkivat e shteteve pėrkatėse, pėr tė zbuluar tė vėrtetėn historike, pėrfshirė edhe pėrcaktimin se kush ishin pėrgjegjėsit dhe protagonistėt kryesorė qė dhanė urdhėrat dhe ata qė kryen kėtė krim kundėr njerėzimit, me vrasjen e mijėra shqiptarėve.
Megjithse historiografia komuniste e kishte shlyer masakrėn e Tivarit pėr pothuaj njė gjysėm shekulli nga historia, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė, ajo ėshtė dhe mbetet njė ngjarje qė nuk mund tė harrohet dhe as tė zhduket lehtė nga kujtesa historike e kombit shqiptar.
Nuk duhet patur frikė nga transparenca dhe as nga zbulimi i sė vėrtetės mbi krimet komuniste nė Ballkan, gjatė dhe pas Luftės sė dytė Botėrore. Mos zbardhja e kėsaj masakre dhe e krimeve tė tjera anė e mbanė trojeve shqiptare do tė vazhdojnė tė hedhin njė hije tė zezė mbi ndėrgjegjen morale dhe tė ardhmen e kombit shqiptar, por njėkohsisht do tė pengojė edhe zhvillimin e mirėfilltė tė marrėdhėnjeve tė Shqipėrisė dhe Kosovės me vendet fqinje. Zbardhja e sė vėrtetės mbi masakrėn e Tivarit vetėm do tė ēojė nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve rajonale nė Ballkanin Perėndimor, pėrfshirė edhe marrėdhėniet e Shqipėrisė dhe tė Kosovės me Malin e Zi. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi personale, morale dhe kombėtare pėr politikėn shqiptare.
Marrėddhėniet midis dy shteteve shqiptare dhe Malit tė Zi duket se po shkojnė gjithnjė drejtė pėrmirsimit nė shumė fushė, ndėrsa gjatė viteve tė fundit janė shkėmbyer vizita miqėsore tė nivelit tė lartė midis tyre. Jo mė larg se kėtė javė vizituan Malin e Zi, Presidenti i Shqipėrisė, Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama. Ndėrkohė, Kryeministri shqiptar gjatė vizitės nė Mal tė Zi njoftoi se qeveritė e dy vendeve kanė vendosur tė mbajnė njė mbledhje tė pėrbashkėt tetorin qė vjen nė Shkodėr, pa dyshim njė pasqyrim ky i marrėdhėnieve tė mira midis dy vendeve. Kryeministri Rama u shpreh gjatė njė konference me homologun e tij malazez pėr, “Njė intensifikim tė njė cikli tė ri marrėdhėniesh dhe e njė pėrpjekjeje tė re pėr tė intensifikuar marrėdhėniet nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetės ekonomike dhe sociale” midis dy vendve. “Nuk ka diskutim se ne mbetemi fqinjė tė dashur dhe tė afėrt me njėri tjetrin dhe se rruga jonė e pėrcaktuar qartė pėr tė qenė krah pėr krah nė koalicionin e shteteve tė botės sė lirė demokratike ėshtė njė rugė pa kėthim, ku ne jemi vendosur tė ēojmė pėrpara kėtė marėdhėnie strategjike nė funksion tė ardhmėrisė sė fėmijve kėtu nė Malin e Zi dhe pak mė tutje nė ardhmėrinė e fėmijve nė Shqipėri.”
Pjesė e kėtij cikli tė ri tė intensifikimit tė marrėdhėnieve midis dy vendeve nė fushė tė ndryshme, duhet tė jetė edhe zbardhja e plotė dhe e besueshme rreth masakrės sė Tivarit dhe e krimeve tė tjera komuniste nga tė dy anėt e kufirit. Kjo do tė ishte me tė vėrtetė shėnjė e njė fillimi tė ri marrėdhėniesh nė Ballkan dhe simbol i njė pėrpjekjeje pėr tu shkėputur njėherė e mirė nga krimet e sė kaluarės dhe provė e njė angazhimi serioz nga tė dy palėt pėr tė zbuluar tė vėrtetėn historike. Njė gjė e tillė jo vetėm qė do tė ēonte nė forcimin e marrėdhėnieve midis dy popujve tė rajonit, por do tė tregonte gjithashtu se Tirana dhe Podgorica, si vende tani tė orientuara drejtė perėndimit, janė serioze, qė pėrveē antarėsimit nė NATO dhe BE, tė adaptojnė gjithashtu edhe vlerat e botės euro-atlantike, pjesė e tė cilės pretendojnė se duan tė bėhen.

20170404-masakra_t.jpg
Mė 1945 drejtė masakrės sė Tivarit…

20170404-masakra_t2.jpg
…dhe sot “Rrugės sė tė mbijetuarve tė Masakrės sė Tivarit”




04/04/2017 - 15:41:22 | Komente: 0 | Shikuar: 1026 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it