Shqipėria nė NATO pikė e shkėlqyer e historisė post-komuniste
Nga Frank Shkreli

Kėtė javė, Shqipėria shėnoi 8-vjetorin e antarėsimit tė saj nė Aleancėn e Atlantikut Verior, NATO. Po t’i hedhim njė vėshtrim zhvillimeve politike tė mbrendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė post-komuniste deri mė sot, besoj se antarėsimi i saj nė NATO mbetet gjithnjė si zhvillimi mė me rėndėsi dhe arrijtja kulmore e kėtij ēerek shekulli nė pėrpjekjet shekullore tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar pėr t’iu bashkuar organizmave ushtarake dhe politike perėndimore. Nė tė vėrtetė, ish-Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha e ka cilėsuar me atė rast, antarėsimin e Shqipėrisė nė NATO si akti mė me rėndėsi nė historinė pothuaj tė 100-viteve tė fundit tė vendit tė tij. Si do qė ta merrėsh, ngritja e flamurit tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbe -- para kryeqėndrės sė NATO-s nė Bruksel -- duke u valvitur krenarisht aty pranė flamurit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ėshtė me tė vėrtetė njė arritje historike, pėr tė cilėn -- megjithė grindjet dhe mosmarrveshjet qė kanė karakterizuar jetėn politike tė vendit gjatė kėtyre 25-viteve tė fundit -- tė gjithė shqiptarėt pa dallim, krenohen.


Frank Shkreli
Presidenti Xhorxh W. Bush, duke nėnshkruar protokollin nė tetor tė vitit 2008 -- njė ceremoni kjo qė shėnoi mbėshtetjen zyrtare tė Shteteve tė Bashkuara pėr antarėsimin e Shqipėrisė dhe tė Kroacisė nė NATO, para antarėsimit zyrtar, prillin e vitit 2009 -- ai pėrshėndeti antarėsimin nė aleancėn e NATO-s, tė kėtyre dy vendeve tė cilat, tha ai, kanė qenė, pėr pothuaj njė gjysėm shekulli, “nėn sundimin e egėr komunist”. “Ne po forcojmė partneritetin e Amerikės me kombet qė dikur kanė qenė nėn kėthetrat e komunizmit”, ėshtė shprehur nė atė kohė udhėheqsi amerikan. Ish-Presidenti Bush, pat deklaruar gjithashtu gjatė nėnshkrimit tė protokollit nė Shtėpinė e Bardhė, se “Menjėherė pasi Shqipėria dhe Kroacia tė bėhen zyrtarisht anėtare tė NATO-s (gjė qė ndodhi korrikun e vitit 2009), popujt e tyre duhet t’a dinė se nėqoftse ndonjė shtet kėrcėnon sigurinė e tyre, ēdo anėtar i aleancės tonė do tė jetė pranė tyre, pėr t’i mbėshtetur.” Ndėrsa, ish-Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s de Hoop Scheffer e pat cilėsuar me atė rast antarėsimin e Shqipėrisė dhe tė Kroacisė si, “Njė pėrfitim pėr NATO-n, si njė masė qė do tė forcojė pėrpjekjet e pėrbashkėta nė ruajtjen dhe promovimin e sigurinė dhe tė stabilitetit”, tė vendeve anėtare dhe Evropės, ėshtė shprehur ish-udhėheqsi i lartė i alaencės perėndimore.

Pėr tetė vjetė tani, Shqipėria, si antare e NATO-s gėzon pėrfitimet por edhe ndanė me 28-vendet anėtare pėrgjegjėsitė e mbrojtjes sė pėrbashkėt.

8-vjetori i antarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO u shėnua dhe u pėrshėndet nė Shqipėri, si njė ngjarje historike. Vihet re deklarata e Presidentit tė Republikės dhe Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Z. Bujar Nishani si dhe paraqitja me kėtė rast e Ministres sė Mbrojtjes, Z-njės Mimi Kodheli dhe Ministrit tė Punėve tė Jashtme Z. Ditmir Bushati nė Fakultetin e Shkencave Sociale tė Universitetit tė Tiranės, pėr njė bashkėbisedim me studentėt, mbi rėndėsinė qė ky anėtarėsim ka pėr Shqipėrinė, por edhe pėr detyrimet e vendit ndaj aleancės. Presidenti Nishani theksoi nė deklaratėn e tij se, “Tetė vite mė parė, Shqipėria arriti tė bėhej me meritė pjesė e Aleancės mė tė madhe politiko-ushtarake qė ka njohur njerėzimi, duke u shndėrruar nė saje tė reformave tė ndėrmarra, edhe tė mbėshtetjes sė pakursyer tė aleatėve tanė, veēanėrisht tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nga njė vend konsumues tė sigurisė, nė njė vend qė jo vetėm prodhon siguri, po jep kontributin e vet tė qenėsishėm nė ruajtjen, lartėsimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botėrore tė hapėsirės sė lirisė e demokracisė anembanė botės”, nėnvijoi Kryetari i shtetit Shqiptar. Presidenti Nishani shprehu krenarinė e vendit tė tij pėr kėtė arrijtje historike duke deklaruar se, “Nė historinė e gjatė e tė vėshtirė tė popullit shqiptar, anėtarėsimi nė NATO ėshtė arritja mė e madhe historike, dhe merita e suksesi u takon tė gjithėve qė kontribuuan e vazhdojnė tė kontribuojnė me dinjitet, duke bėrė qė flamuri kuq e zi tė valėvitet krenar nė Bosnje dhe Hercegovinė, Irak, Afganistan dhe kudo ku trupat paqeruajtėse dhe misionet e Aleancės shėrbejnė me profesionalizėm e pėrkushtim”.

Ndėrsa nė fjalėn e saj para studentėve tė Fakultetit tė Shkencave Sociale tė Universitetit tė Tiranės, me rastin e 8-vjetorit tė antarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, sipas portalit tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Shqipėrisė, Ministrja Kodheli solli nė vėmendje punėn e Forcave tė Armatosura, puna e pėrditshme e tė cilave siē tha ajo, jo domosdoshmėrisht ndihet siē ndihen shėrbimet e tjera qė shteti sjell. Ajo pėrmendi praninė e Forcave tė Armatosura pranė qytetarėve brenda vendit, por theksin e vuri te pjesėmarrja nė misionet ndėrkombėtare qė rrjedhin si detyrim i tė qenit vend anėtar i NATO. Shqipėria ėshtė prezent nė tė gjitha misionet NATO, tha ajo, ka dyfishuar prezencėn e saj nė Afganistan, ka dyfishuar prezencėn e saj nė KFOR nė Kosovė, ėshtė prezent nė misionin e NATO nė detin Egje, ku pėr herė tė parė Shqipėria merr pjesė nė njė mision detar dhe ėshtė prezent nė tė gjitha strukturat komandė tė NATO, kudo ku NATO me strukturat e saj ėshtė prezent.” – u tha ministrja Kodheli studenėve tė Universitetit tė Tiranės.

Zyrtarisht, Shqipėria u bė anėtare e Aleancės NATO mė 1 prill, 2009 kur ambasadori i saj i paraqiti Departamentit Amerikan tė Shtetit protokollet e ratifikuara pėr antarėsim dhe nė njė ceremoni zhvilluar me 4 prill, 2009, Shqipėria zuri vendin e saj nė tavolinėn e rrumbullakėt gjatė mbledhjes sė nivelit tė lartė tė aleancės nė Strasbourg tė Francės.

Tetė vjetė mė parė nė rastin e Shqipėrisė, por edhe sot, sipas analistėve dhe ekspertėve tė NATO-s, antarėsimi i njė vendi nė Aleancėn e Atlantikut Verior, dėrgon njė sinjal se vendi ose vendet pėr tė qenė tė denja tė antarėsimit nė NATO, duhet tė jenė stabile, sidomos pėrsa i pėrket gjėndjes sė mbredshme politike. Tetė vjetė mė parė, shumė vėrejtės kishin shfaqur shqetėsimin e tyre nė lidhje me sfidat, me tė cilat pėrballej Shqipėria nė atė kohė, sidomos sfidat qė kanė tė bėjnė me reformat politike, institucionale, elektorale dhe juridike. Megjithėse janė shėnuar pėrparime gjatė viteve, duke marrė parasyshė situatėn aktuale politike nė Shqipėri, lind pyetja pot ė bėnte lutje sot Shqipėria pėr antarėsim nė NATO, a do tė miratohej nga NATO dhe vendet pėrkatse, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara. Nė kėtė 8-vjetor tė antarėsimit nė NATO, mund tė themi me bindje se nuk ka dyshim qė antarėsimi i Shqipėrisė nė NATO tė ketė kontribuar nė pėrmirsimin e imazhit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė – falė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė – dhe pa dyshim ka kontribuar edhe nė stabilizimin e gjėndjes nė rajon dhe nė sigurinė e pėrbashkėt nė kontinentin evropian dhe mė gjėrė.

Por a mund tė thuhet nė kėto 8-vjetė antarėsimi -- e sidomos sot -- nėse Shqipėria dhe forcat politike tė saj brenda vendit po mbėshtesin dhe po promovojnė vlerat demokratike dhe reformat e nevojshme pėr njė vend tė NATO-s, tė cilat janė kushte tė doemosdoshme tė antarėsimit nė Aleancėn Perėndimore? A ėshtė mėsuar gjė nga antarėsimi prej 8-vjetėsh i Shqipėrisė nė NATO dhe mėnyrės se si funksionon kjo aleancė? NATO nuk mund tė marrė asnjė vendim pa konsultime me tė gjithė dhe pa patur “konsensusin” e tė gjithė anėtarėve! A ėshtė ky njė mėsim pėr klasėn politike shqiptare, qė si pėrgjegjėse pėr fatin e kombit, tė pakėn tė konsultohen mbi disa ēėshtje jetike pėr vendin dhe kombin, duke pasur parasyshė, mbi tė gjitha, tė mirėn e pėrbashkėt dhe sigurinė e tė gjithė shqiptarėve. NATO si organizatė shumėkombshe angazhohet pėr zgjidhjen paqėsore tė mosmarrveshjeve dhe konflikteve. Ėshtė e nevojshme qė -- nė kėtė 8-vjetor tė antarėsimit nė NATO, klasa e sotėme politike, pėrfaqsuese e Shqipėrisė, anėtare e plotė me tė drejta dhe pėrgjegjėsi tė plota nė Aleancėn e Atlantikut Verior – t’a pyes veten nėse nė marrėdhėniet midis tyre, si individė dhe si parti, po sillen ashtu siē meriton kjo organizatė dhe ashtu siē u ka hije shqiptarėve? Qeveria shqiptare duhet ta pyes veten, a janė kėto standardet e NATO-s, anėtare e tė cilės ėshtė Shqipėria dhe a janė kėto standarde tė Bashkimit Evropian, pjesėtare e sė cilės shpreson tė bėhet?

Le tė shėrbej ky 8-vjetor i antarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO pėr njė reflektim serioz politik dhe vėllazėror, pėr mėnjanimin e njė krize nė institucionet politike tė vendit, duke u konsultuar si vėllai me vėlla, mbi mėnyrat se si tė dilet nga ky realitet i zi, me tė cilin pėrballet vendi.



06/04/2017 - 21:24:20 | Komente: 0 | Shikuar: 662 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it