Ben Blushi ėshtė voskopojar?!!! - Nga Kristo Zharkalliu

Tė gjitha i prisja nga Shqipėria. Jemi mėsuar me ēdolloj lajmi dhe asgjė nuk na habit mė. Por nganjėherė na zėnė nė befasi dhe nuk dimė si tė mendojmė dhe besojmė. E dija se shqipot tė bėjnė atė qė s’ta prźt mendja, e dija se njė shqiptar mund tė gjendet atje ku nuk mund ta imagjonosh, por kjo qė po mė ngjet sot mua nuk e di si ta shpjegoj, si ta honeps! Merreni me mend qė Ben Blushi tė jetė bashkėqytetari im! Kėtė as zoti as edhe dreqi e do! Si tė pajtohem unė i shkreti me njė mundėsi qė kjo tė jetė e vėtetė? Jo se ėshtė turp tė kesh njė bashkėfshatar tė tillė tė famėshėm,por kam frikė se po na vjedh lavdinė…Tė kesh njė bashkėqytetar tė tillė nuk ėshtė shaka…

Kristo Zharkalliu
Deri sot nuk kam pasur rastin tė lexoj ndonjė libėr tė Ben Blushit dhe kjo pėr arsye se nuk u kam besim shkrimtarėve qė mirren me politikė dhe me punė partiake. Nga ana tjetėr shkrimtarėt dhe politikanėt kanė njė gjė tė pėrbashkėt: si tė parėt ashtu dhe tė dytė janė gėnjeshtarė. As shkrimtar as politikan nuk mund tė bėhesh po nuk ke fantazi, nuk di tė thuash nė mėnyrė bindėse gėnjeshtra. Pėr here tė pare unė jam“takuar” me Benin nė njė intervistė qė i jipte televizionit grek,ku ai tha gjėra qė mua-e drejta ime ėshtė, apo jo?- nuk mė pėlqyen aspak prandaj shkrojta njė shkrim aspak lavdėrues pėr shkrimtarin-politikan shqiptar. Madje gjatė viteve tė fundit ndeshemi shpesh me deklarat politike-kritike ndaj partisė sė tij qė sot ėshtė qeveri dhe pati paturpėsinė tė mos bėjė minister Benin tone. Nė kėtė kuadėr pra dukej se ai po zgjidhte rrugėn e tij tė re politike e cila nė tė ardhmen do tė shpėtojė vendin nga tatėpjeta 25 vjeēare. Por duket se Ben Blushi nuk po kufizohet vetėm me politike dhe aty kėtu i kujtohet se ėshtė dhe shkrimtar dhe hedh dhe ndonjė libėr nė tregun e lexuesve, jo vetėm shqiptarė sipas tė gjitha gjasave…Ndėrsa e prisnim tė na jipte mendime tė reja se si mund tė qeveriset dhe tė shpėtohet vendi, miku im i mire Duroja,(Ashiku) i cili kishte udhėtuar nė Tiranė dhe nė Prishtinė, mė solli dy libra, si bėn ngahera kur udhėton nė Atdhe. Njė nga kėto libra ėshtė i Benit tone dhe ka titullin “kuptimplotė” “TĖ JETOSH NĖ NJĖ ISHULL…” Menjėherė mė vajti mendja tek Sazani-ishull tjetėr nuk ka Shqipėria- dhe e ndieva veten fatmirė qė, mė nė fund, do tė lexoja njė roman nga ku do tė mėsoja kaq gjėra tė panjohura pėr ishullin “legjendar’ kundrejt Vlorės sonė. Duke qėnė malor-Voskopoja jonė nuk mund tė quhet fushore dhe as qė ka ndonjė fushė kushedi ēfarė, pa le detin as me dylbi nuk mund ta shikojė-ngahera mė kanė tėrhequr tregimet dhe romanet qė kanė tė bėjnė me aventurat detare, madje dhe tė gjithė ishujt mė dukeshin “misteriozė” si njė ishull tė shkretė qė njoha dikur padashje nė Greqi.

Por edhe kėtu Beni ma hodhi! Ishulli i tij ishte pikėrisht qyteti im-sot fshat- Voskopoja! Pėr zotin ju them se ai ka paraqitur si ishull Voskopojėn malore, banorėt e sė cilės e kishin me tė dėgjuar ekzistencėn e detit. Sigurisht ai e shpjegon me mėnyrėn e tij dhe mund tė them se romani ėshtė shumė interesant se ka njė shkrim tė rrjedhėshėm, original por tejet i ngarkuar me “ngjarje”historike shumė here tė imagjinuara. Rrėfimi fillon nga njė fshat afėr Janinės ku na vendos si “banor” Arianit Komnenin (historikisht nuk faktohet qė komnenėt tė kenė pasur lidhje me Aranitėt, por nuk prrish punė tė krijojmė njė ēorbė historike se tekefundit kemi tė bėjmė me njė roman. Sigurisht kudo ėshtė e pranishėme Voskopoja, madje Blushi ka bėrė njė zbulim gjeografik se qė tė shkoje nė Konstandinopojė duhej tė niseshe nga Janina, tė arrije nė Voskopojė, pastaj nė Korēė dhe ja ku ishte…Konstandinopoja njė vrap kali. Mjerisht nuk na flet shumė pėr Ana Komnena e vėrtetė e cila, mė sa njohim, kishte jetuar nė Durrės, por gjejmė dhe kėtu njė Ana e tillė por qė ka parardhės dhe Aranitasit. Thamė se kemi tė bėjmė me njė roman dhe jo histori por kur romani mirret me ngjarje dhe persona historikė duhet tė respektojė deri diku historikun e tyre. Por ai nuk tregon aspak respek pėr ta, sidomos pėr Ali Tepelenėn tė cilin,ndėrmjet kusureve tė ndryshme qė kishte Aliu, e ngarkon dhe atė tė…homoseksualit. Sa pėr dijeni qė nė Greqinė e Lashtė aristokratėt pėrveē femrave, krenoheshin se kishin nė shtėpinė e tyre dhe ndonjė djalosh tė bukur dhe nuk konsidetrohej aspak e dėnueshme. Nuk e di nė se kėtė zakon e ruajtėn dhe pashallarėt turq- shumica e tyre qenė shqiptarė- por pėr Aliun deri tani as historianėt grekė nuk e kanė pėrmendur njė gjė tė tillė, ndonse shumica e tė cilėve e kanė quajtur satrapin e Janinės. Ka tė ngjarė tė duan tė mbrojnė kujtimin e Thanas Vajės tė cilin ata e konsiderojnė… grek! Sidoqoftė kjo nuk prrish punė. Mjerisht ka kaq shumė pasaktėsi historike-p.sh. flet pėr uniformėn e ushtarit grek qė ndryshonte nga uniforma turke-…Ku e gjeti ushtarin grek nė kohėn kur Ali Tepelena ishte akoma kusar? Mos kujton se edhe atėhetre grekėt visheshin si ushtarėt e luftės italo-greke? Apo mos harron se shteti grek-si rrjedhojė dhe uniforma ushtarake- u krijua rreth dhjetė vjet si i kishin prerė kokėn Aliut turqit? Mandej bėn fjalė pėr Bizantin…grek, kur dihet se kjo perandori quhej Perandoria Lindore Romake ashtu si dihet se Konstandinopoja u themelua nga njė perandor ilir-parardhės i shqiptarėve i cili u quajt Konstandini i madh, madje kisha e ka shpallur shėnjtor sepse ai bėri tė ligjėshėm fenė e krishterė ndonse vetė askurrė nuk u bė vetė i krishterė. Shkrimtari duhej ta dinte se nė fakt asnjėherė gjuha zyrtare e bizantit nuk ishte greqishtja madje po nuk dije latinisht nuk mund tė bėheshe nėpunės i administrates sė kalbur bizantine. Nga ana tjetėr ai “harron” se historikisht Bizanti ishte varrmihėsi i kultures famėmadhe tė Greqisė sė Lashtė. Nga ana tjetėr perandorėt e kėsaj perandorie ku mbizotėrohej nga kleri,ishin shumė- kombėshe, madje shumė prej tyre, mė tė famėshmit ishin ilirė, si Justiniani i cili themeloi dhe ndėrtoi tempullin madhėshtor dhe tė papėrsėrėtėshėm tė Shėn Sofisė. Grekėt e adoptuan dhe e quajtėn si perandori greke pasi u themelua shteti i ri grek, se perandori i fundit Paleologu ishte me kombėsi greke dhe falė propagandas fetare, sidomos pasi kishin pasur favorizimin dhe ndihmėn e Perandorisė Otomane e cila rithemeloi Patrikanėn (Bizanti e kishte mbyllur) me despotė qė pėrdornin gjuhėn greke, si nė predikime ashtu dhe nė librat e shėnjta duke i lėnė dorė tė lire kishės greke tė helenizonte popujt e tjerė tė perandorisė, tė cilėt kishin shtypjen e dyfishtė, tė turqėve dhe tė klerit.. Nė kėtė kėndvėshtrim pra mund tė themi se Perandoria Otomane ishte mė tepėr greke nga sa Perandoria e korruptuar e Bizantit. Nga ana tjetėr nuk ishin pak tė kėqiat qė kleri ortodoks u solli grekėve dhe kultures sė lashtė helene.

Por le t’i kthehemi romanit. Ai na flet shumė pėr Kretėn - e, kėtu kemi njė ishull tė vėrtetė!-ku bėn edhe njėherė gabime historike- gjeografike- ndoshta me qėllim. Ngahera e quan Kretėn greke dhe harron se nė kohėn e sundimit turk nuk mund tė quhej ashtu. Pastaj na flet pėr udhėtime fantastike nga Kreta nė Janinė,herė nėpėrmjet Konstandinopojės,nėpėrmjet Selanikut e ku ta di unė. Nuk e di pse ka kaq interes madje njėfarė favorizim tė veēantė pėr ishullin e madh tė Kretės, mos ka jetuar e punuar aty pas shėmbjes sė diktaturės? Nuk mund tė jetė ndryshe kur tė gjithė rrugėt dhe lidhjet nga Voskopoja nė Janinė e Konstandinopojė, tė kalojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme nga Kreta-tani patjetėr greke dhe heroike! Nuk e di se sa e lehtė ishte pėr shqiptarėt e saj kohe tė shkonin tė luftonin dhe tė vriteshin-kundėr kujt dhe pėr kė luftonin Aranitasit?- (Kėtė nuk na e sqaron)- nė Kretė ku shpesh here varroseshin dhe pasardhėsit e tyre vraponin t’u mirrnin kockat! (Kaq e lehtė ishte vallė?) Njė nga enigmat e romanit pėr mua ėshtė gjithsesi Kreta… vendlindja e tė madhit Niko Kazanxhaqis… (mos pėr kėtė e zgjodhi?)

Voskopoja-ishull. Nuk ka dyshim se pėr kohėn qė ai flet, Voskopoja ishte njė ishull i vėrtetė ku lulėzonte tregėtia, pasuria dhe kryesisht kultura. Veēse bėn njė fallsifikim themelor: popullsia e Voskopojės qė kishte arritur 50 deri 70 mijė banorė (pėr atė kohė njė qytet me kaq banorė konsiderohej i madh) ishte pothuajse e gjitha -vllahe dhe kursesi greke ose shqiptare. Vllehtėt kėtu, si kudo, jetonin nė paqe dhe harmoni tė plotė me popullsinė shqiptare e fshatrave pėr rreth. Duke qėnė tregėtarė dhe blektorė tė zotė, ata udhėtonin me karavanet e tyre deri nė Rumani,Austri dhe Stamboll, ku ndesheshin me shkolla greke tė cilat Perandoria otomane i lejonte dhe i inkurajonte. Si ishte e natyrėshme vllehėt e Voskopojės shkolloheshin nė shkollat greke pėrderisa me grekėt i lidhte dhe feja ortodokse prandaj dhe preferonin kėto shkolla dhe jo ato turke. Kėta vllehė tė shkolluar pra hapen shtypshkronjėn e pare nė Ballkan ku pėr ēudi u bė njė pėrpjekje tė shtypeshin libra dygjuhėsore-greqisht dhe shqip.(nuk duhet harruar se vetė banorėt vllehė tė Voskopojės flisnin tė dyja gjuhėt vllahisht dhe shqip,kurse gjuhėn greke e njihnin vetėm ata qė shkolloheshin.) Prandaj Ben Blushi bėn njė falsifikim flagrant duke paraqitur banorėt tė pėrēarė me myslimanėt, madje arrin tė paraqesė se …ēobanėt (vllehėt) ishin kusarė qė sulmonin tė pasurit e qytetit! Domethėnė qytetin e tyre se ēobanė nėnkupton vllehėt. Ndėrkohė dihet se herėn e pare e dogjėn turqit dhe herėn e dytė e dogji Sali Butka dhe kjo se gjoja nė Voskopojė kishin depėrtuar grekėt (nė fakt grekomanėt) por kėtu lė shumė pėr tė dėshiruar pse “patrioti” Sali Butka dogji tė gjithė qytetin pėr faj tė disa grekėve ose grekomanėve. Kjo nuk ėshtė sqaruar pėrderisa Sali Butka ishte shpallur si patriot i madh…por djegia e Voskopojės ishte njė njollė nė patriotizmin e Butkės… Sė fundi e bombarduan dhe e rrafshuan nazifashistėt sepse Voskopoja konsiderohej qėndėr e rezistencės antifashiste. Nė kėtė bombardim u shėmb edhe shtėpia e jonė trikatėshe…

Pėr Voskopojėn shkruan dhe xhevahirė tė tjera Ben Blushi Njė nga fallsifikimet e radhės ėshtė dhe shpjegimi pėr emrin e qytetit tone,gjė qė duket naļve, foshnjore. Por ai bėn fjalė dhe pėr kishėn e Shėnmėrisė se si u ndėrtua dhe si u pikturua nga…David Selenica. Kėtu do tė pėrdor njė qortim qė i bėnte dikur Fan Nolit njė grekut: O analfabet, pse nuk meson tė lexosh para se tė shkruash? David Selenica nuk pikturoi kishėn e Shėnmėrisė por atė tė Shėnkollit e cila ishte shpallur monument kulture qė nė vitet pesėdhjetė-gjashtėdhjetė tė shekullit tė kaluar kur unė jetoja akoma aty. Kisha e Shėnmėrisė ishte jo mė shumė se tridhjet metra larg shtėpisė sime. Andej kalonim kur zbrisnim tek ura e vjetėr, hidheshim tek kisha e Shėnėpremtes (e cila ishte djegur gjatė viteve tė diktaturės) dhe ngjiteshim tek monastiri i Shėnprodhromit. Kjo kishė nuk pėrbėnte ndonjė vlerė tė veēantė kulturore, megjithatė gjatė viteve tė lartpėrmendur po reasturohej nga disa arkitektė tė rinj, madje njėri nga ata ishte dhe kryeministri i mėvonėshėm Aleksandėr Meksi, me tė cilin isha takuar aso kohe si e takova shumė vite mė vonė nė Athinė,kur ishte kryeministėr i vendit me tė cilin kujtuam njė ngjarje tė lezetėshme se si njė mushka ime plakė qė na kishte falur njė teze (pushteti popullor nuk na kishte lėnė asgjė, na i kishte rrėmbyer tė gjitha me pasuri e me kafshė!) njė natė qė kishte rėnė dėborė befasisht kishte hyrė nė kishė dhe kishte ngordhur brėnda duke e shpallur veten…shėnjtore! Ben Blushi bėn shumė fjalė se si jetonin nė atė kohė nė Voskopojė dhe na paraqet se si kishin ujė e banjo nėpėr shtėpi, mjerisht nuk na thotė nė se kishte dhe ….korrent elektrik. Ndoshta se e dinte se centralin elektrik e ngritėm nė vitin 1958-59, duke pėrdorur vijėn dhe ndėrtesėn e njė mullirit tė vjetė disa hapa mė poshtė nga shtėpia ime! Por ai na flet pėr shkolla! Thotė se si vajzat voskopojare shkonin bashkė me djemtė nė shkolla, akoma dhe ato myslimane (ku i gjeti kėto? Njė zot e di!) se si shiteshin librat, se si kishin spitale akom dhe burg…Tė gjitha kėto Vosjkopoja i kishte para se tė shfaqej Ali Pasha… Dhe si i lan hesapet me Voskopojėn, u kthehet aranitasve dhe komnenėve dhe ja nis avazin pėr nė Kretė ku duhej tė ishin disa varre tė kėsaj familjeje….

Por nuk do tė pėrshkruajmė mė tej zhvillimin e ngjarjeve tė romanit tė Ben Blushit. Gjithsesi ėshtė njė roman i lexueshėm-ndoshta shumė i kėndėshėm pėr ata qė nuk u intereson historia, tekefundit njė roman ėshtė dhe shkrimtari i ka imagjinuar vetė ato qė shkruan (nuk e di se sa tpė sakta janė datat qė pėrmend). Madje mėnyra se si ėshtė shkruar ėshtė origjinal, qė tė mos pėrmendim fjalėn e shumėpėrdorur:modern. Nuk ka shėnjat e dialogut, nuk ka as thojza as kllapa, e ka mjaft pika dhe kjo mjafton por megjithatė nuk ėshtė i vėshtirė nė tė lexuar. Ndoshta nė tė ardhmen shumė shkrimtarė do tė shkruajnė nė kėtė mėnyrė. Nga ana tjteėr jo tė gjithė lexuesit mirren me hollėsira si shkruesi i kėtyre radhėve. Dua tė shpresoj se shkrimtari Ben Blushi do tė na jape romane akoma mė tė kėndėshme-larg historisė dhe fallsifikimeve- ashtu si dua tė besoj se ai dikur do tė bėhet kryeministėr dhe do tė pushojė tė shkruajė, madje tė mos pėrdorė “gėnjeshtrat e romancierit” edhe nė politikėn shqiptare, si ėshtė bėrė deri sot.



08/04/2017 - 09:47:54 | Komente: 0 | Shikuar: 557 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it