''Ditėt Dibrane'', gjallėrojnė jetėn e Kryeqytetit
Nga Prof. Murat Gecaj

Kishte disa ditė, qė drejtoresha e kulturės, nė Bashkinė e Dibrės, Zamira Gjeleshi lajmėroi se, nė kryeqytetin tonė, do tė ishin “Ditėt e Dibrės”, nė datat 8 e 9 prill 2017. Si vendi mė i pėrshtatshėm, ishte zgjedhur “Pazari i Ri”, tashmė me njė pamje mė tė bukur e mė funksionale. Pėr veprimtaritė e larmishme dhe tė bukura, qė priteshin tė organizoheshin aty, mė lajmėroi Lindita Titka-Pasholli, mbesa e edukatores sė paharruar dhe tė talentuar tė vajzave dibrane, Nazmie Pasholli-“Mėsuese e merituar”. Prandaj, sė bashku, ne shkuam atje dhe i ndoqėm, disa nga ato.

Sapo u futėm nė anėn e majtė tė atij mjedisi tė kėndshėm, pėrpara na dolėn dhjetėra dibranė, qė i kishin sistemuar aq bukur, punimet e artizanatit, por dhe prodhimet bujqėsore e blegtorale. Ato do t’i tregtonin pėr banorėt kryeqytetas. Hijeshinė e tėrė atij mjedisi tė veēantė, ia shtonin vogėlushėt dhe djemtė e vajzat e asaj krahine, tė veshur me rroba shumėngjyrėshe popullore. Nė mesin e tyre, instumentistė tė talentuar u binin veglave popullore tė atyre anėve. Kėshtu, vėrtet, ata tė krijonin kėnaqėsinė dhe ndjesinė e njė feste tė bukur.

20170410-dibrane.jpg

Pak mė tej, nė ballė tė sheshit, ishte njė podium i posaēėm dhe i zbukuruar. Aty u ngjitėn, me shpejtėsi, kėngėtarė e instrumentistė popullorė. Sakaq, sheshi shpėrtheu nė duartrokitje, kur kėngėt e tyre shoqėroheshin nga daullja, gajdia e ēiftelia dhe instrumentė tė tjerė tė njohur, nga krahina e Dibrės e mė gjerė.

Tėrė kėtė manifestim masiv, ndėr tė tjerėt, po e shoqėronin edhe disa djem e vajza, gjithashtu me rroba tė bukura popullore, tė cilėt ishin ulur rreth njė sofre tė stėrmadhe. Ashtu, ata imitonin festat e gėzimet popullore tė tyre, me shishet e pijeve dhe mezet pėrpara. Pėr tė shprehur nostalgjinė e tij pėr vendlindjen, bashkė me ta, pra kėmbėkryq e duke venė njė qeleshe nė kokė, zuri vend edhe diplomati shumė i njohur i karrierės dhe mik i kahershėm i imi, Sulejman Tomēini. Po, kėshtu, duke e imiuar atė, tė njėjtėn gjė bėra dhe unė. Sigurisht, nė tė dyja rastet, bashkė me festarėt nga Dibra, ne bėmė fotografi, tė cilat janė kujtim i rrallė pėr ne.

2.

Pasditja e djeshme e kėsaj feste sė dibranėve nė kryeqytetin tonė, tė cilėt ia shtuan gjallėrinė atij, pėr dy ditė radhazi, kishte tė veēantėn e saj. Ajo i kushtohej mėsueses dhe edukatores sė paharruar tė vajzave tė krahinės sė Dibrės, Nazmie Pashollit, nderuar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, me titullin e lartė, “Mėsuese e merituar” dhe tri femrave tė njohura tė atyre anėve: Atletes Luiza Gega-kampione e Ballkanit, tė resė Ambra Meda e Suela Lalės, arsimtare dhe veprimtare e njohur pėr tė drejtat e njeriut.

Moderatore dhe drejtuese e tėrė kėsaj ceremonie ishte gazetarja Luna D.Methasani. Pata kėnaqėsinė dhe nderin qė, i pari, t’i pėrshėndesja tė pranishmit nė shesh, me detyrėn shoqėrore sekretar i Pėrgjithshėm i Shoqatės sė Arsimtarėve tė Shqipėrisė. Pastaj, pėrfaqėsueses sė Bashkisė Dibėr, Z.Gjeleshi, i dorėzova dhuratė, librin tim tė ri, “Kur flasin zemrat…”.Nė faqet e tij kam shkruar, me nderim e mirėnjohje edhe pėr veprimtaren e shquar tė arsimit kombėtar shqiptar, Nazmie Pasholli.

Nė vazhdim, e mori fjalėn mbesa e saj, Lindita Titka-Pasholli. Ndėr tė tjera, ajo tha: “Fatmirėsisht, me modesti mė duhet tė pranoj se edhe familja ime, mė saktė, tė parėt e mi, kanė dhėnė sadopak ndihmesėn e tyre nė trashgiminė historike-kulturore dhe arsimore, tė krahinės e mbarė vendit tonė. Kėtė gjė e dėshmon dhe vlerėsimi i lartė, qė ju po i bėni gjyshes sime, nga babai, Nazmie Pasholli. Ajo, tashmė, ka hyrė nė historikun e arsimit dibran, mėsuese e parė e shkollės sė vajzave tė Peshkopisė, ēelur nė vitin 1924. Ndėrsa mė pas ajo shėrbeu me pėrkushtim, nė Trebisht e Homesh…”.

Nė mbarim tė fjalės sė Linditės, e cila u duartrokit nxehtėsisht, iu dorėzua “Mirėnjohja”, qė ka dhėnė Bashkia e qytetit tė Dibrės. Nė motivacionin pėrkatės, thuhet:”Nazmie Pashollit (pas vdekjes): Pėr kontributin dhe mbėshtetjen e pakursyer, nė projektin pėr pėrparimin; misionare pėr integrimin, mbrojtjen e interesave tė gruas shqiptare dhe promovimin e vlerave tė Dibrės”.

Plot emocione u shoqėrua nga tė pranishmit, poezia e recituar nga Ilda Muka dhe qė i kushtohej kėsaj mėsueseje veterane e tė paharruar. Njė poezi tė bukur recitoi edhe Flavia Goleci. Pas tyre, u dėgjuan fjalėt prekėse tė vajzės Ambra Meda. Siē ėshtė e njohur, ajo u shpėtua nga kthetrat e vdekjes, nė saje tė mbėshtetjes sė gjerė popullore shqiptare, me njė operacion tė rrallė, nė Mynih tė Gjermanisė dhe tani e gėzon jetėn, si gjithė moshataret e tjera.

…Kur po largoheshim nga kjo ceremoni mjaft mbresėlėnėse, unė e Lindita dhe dibranja e Universitetit tė Arteve, Ateri Sakiqi, tė “ngarkuar” plot me mbresa tė bukura, vėreja me kujdes stėrmbesėn e Nazmie Pashollit, Sara Titkėn, e cila na shoqėroi nė tėrė atė veprimtari. Ajo e mbante shtėrnguar fort, ndėr duar, atė “Mirėnjohje”, qė sot iu dha stėrgjyshes sė saj. Ėshtė pikėrisht ajo vajzė shqiptare, e cila nė vitin 2004 shkėmbeu letra me Presidentin e Amerikės, Xhorxh Bush. Atėherė, jetuan atje disa kohė, familjarisht. Sa mirė e domethėnse ėshtė, kur breznitė e reja duan t’i njohin traditat dhe historitė e paraardhėsve dhe tė mėsojnė e tė pėrfitojnė, sa mė shumė, prej tyre!

Tiranė, 9 prill 2017



10/04/2017 - 22:35:13 | Komente: 0 | Shikuar: 475 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it