Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Prehja qiellore - Tregim nga Gani Mehmetaj


Shurdhėria e borės ia mpiu shqisat. Shihte tej nė peizazhin e bardhė, tė ftohtė, ndėrsa fjollat vazhdonin tė binin me zell si t'i shtynte dikush. Nuk e entuziazmonte bora, pamja e qiellit tė plumbtė qė reshte pa pushim, nuk i ngjallte asnjė emocion sikur e shikonte nė ekranin e madh. I pėrhumbur nisi tė bėhej pjesė e pamjes me borėn qė ia mbulonte kokėn, fytyrėn, supet, mu si i mbulonte pemėt pėrreth, pa e ndjerė asnjė drithėrimė! Vetja iu duk pemė e shushatur, e zhveshura nga gjethet. Kodrinės nuk i shihej asnjė gjurmė e barit tė thatė e tė zverdhur. Shlyheshin kufijtė, dyzohej natyra me qetėsinė e pafundme.

Burimi, burrė nė moshėn e tretė, ende i fuqishėm e i vullnetshėm pėr jetė, nuk e kuptonte si u gjend nė boka, iu shlye nga mendja kur e braktisi shtėpinė. Bėri disa hapa, por bora nuk i kėrciste nėn kėpucėt alpine, shurdhėria ia mbylli veshėt. Shihte i pėrhumbur pa e shquar malin, qė duhej tė ishte pak mė tutje, i shkrirė nė pamjen e bardhėsisė qetėsuese. Me sytė indiferentė nga peizazhi, tė lodhur nga pagjumėsia, duke u sforcuar, donte tė kujtonte diēka qė lidhej mė qetėsinė e sotme, sepse kjo pamje dikur e entuziazmonte, i ngjallte emocione, ia cyste imagjinatėn, ia shpejtonte gjakun ndėr deje. Por, sot pamjet i mjegulloheshin, njerėzit i ngatėrroheshin, fytyrat i shkriheshin si nė shiritin e djegur tė filmit.

Natėn e kaloi nė trazime. Shqetėsimet iu shtuan me tė kaluar mesi i natės. Kjo pėrsėritej shpesh. Gjumi i qetė e jeta e zhurmshme i takonin tė shkuarės. Dikur mezi e ndillte gjumin, por pastaj flinte si foshnje. Me vonė sapo e vinte kokėn nė nėnkrese e kote gjumi, njė gjumė i trazuar e i lehtė si i lepurit, ndėrsa zgjohej shpesh. Sillej nėpėr dhomė, dilte nė oborr, yjet sipėri e vrojtonin me ftohtėsi. E shqetėsonin zėrat e harruar qė i kumbonin nė vesh, sikur i vinin nga fundi i tokės a nga ndonjė humnerė. Nuk ishte besėtytė, as nuk besonte nė ringjallje, por se si i dukeshin kėto hije si fantazma filmash.

Shpirti i pa qetė ia zgjaste natėn pambarim. Lutej nė heshtje tė pėrfundonte nata e tė zbardhte dita. Lutej pa formula fetare, sepse zotin e braktisi qė nė rininė e hershme. Sa pėrpiqej tė fundosej nė pa harrim, kur njė trandje e beftė ia ēirrte endjen gjumėndjellėse. E vėrshonte njė vrushkull kujtimesh, e hante vetėn pėr ato qė i bėri, ndėrsa nuk duhej t'i bėnte, pendohej pėr tė saten herė pėr tė kaluarėn. Hije njerėzish herė me hakėrrim, herė me pėrdėllim i dilnin tė zmadhuara para syve tė mbyllur. Pikėllohej, donte ta hante vetėn, e dinte qė s' mund tė ndryshonte asgjė. Sa shumė ia pati ėndja ta pėrmbyste tė kaluarėn, mbase edhe ai do tė ishte mė i lumtur, tė tjerėt pėrreth tij do tė vuanin mė pak.
Jetonte i vetėm. Dy djemtė shkuan pas yllit tė tyre, gruaja e braktisi.

U shkėputė nga ai imazh. U rrotullua me ngathtėsi rreth vetės. Askush nuk lėvizte nė rrugė, zė nuk dėgjohej me kilometra tej pamjes qė e mbėrtheu. Pas ecjes sė ngathėt e tė pavullnetshme u ndal si guhak.

Mpirja e shqisave e ndihmoi tė lirohej nga pesha e trupit, tė shkėputej nga bota reale. Vetja iu duk pemė e mbirė nė zabel. Priste qė bora ta mbulonte ngadalė e pa u ndjerė. Sa kohė qėndroi nė kėtė paqe tė natyrės? Befas iu hap bota, ku njerėzit lėviznin tė gjallėruar e tė zhurmshėm. I shushatur vrojtonte fėmijėt e skuqur nė fytyrė, qė rrėshqisnin, pėrderisa bardhėsia ua puliste sytė. Kalonin pranė trupi tė tij tė shtangur si pranė trungut tė pemės a tė dordolecit. Turma e fėmijėve e tė rinjve, i ngjanin me ata qė i njihte dikur, por prapė ishin ndryshe, i kalonin afėr, por prapė i largoheshin me vjet drite, i kishte takuar dikur, por nuk e kapte kur.

Koha u zhvendos nė trurin e tij. Ata i shihte, por vetėn nuk e ndjente. Bebėzat iu zmadhuan, duke e kėrkuar vetėn nė grumbullin e rrėshqitėsve, ndėrsa e gjeti dytėsin nė vogėlushin qė vraponte nė borė. E kapi vetėn nė mesin e turmės, priste nė radhė pėr tė rrėshqitur dhe vuante nga padurimi. Kishte vetėm njė pistė rrėshqitje, qė dikur e kaloi qindra herė, e njihet ēdo kthesė e gungė. Duhet tė ketė kaluar kohė e gjatė, i pėrftoi nėpėr mjegull. Si nė ekran tė madh e shihte vetėn duke u rrokullisur nė pjesėn e poshtme te pistės, aty ku merrte kthesa. Gunga e kthesės gjithnjė e mashtronte. Shtrėngoi rripat e sajės qė tė mos rrotullohej, por saja u pėrmbys, tjetri prapa i ra brinjas. Qeshi i lehtėsuar qė nuk u lėndua.

Prapė iu zhvendos koha: vogėlushi u bė djalosh i pėrflakur qė ia shtrėngonte dorėn njė vajze me faqe tė skuqura nga bora e nga emocionet. Vogėlushit iu zgjatėn tiparet para syve tė tij, u shndėrrua nė djaloshin e hequr nė fytyrė e me pamje asketi. Ecnin me gjallėri tė mahnitshme, qeshnin duke e shtyrė njėri-tjetrin. Djaloshi e shihte me mall moshataren e tij, sikur druante qė do t'i ikte duarsh. E ndjeu nė dorėn pa dorėza lėkurėn e butė tė vajzės, derisa e shihte e gėzuar nė sy. Vetėm kėtė herė fėrgėlloi dhe nuk e kapi ishe ky fėrgėllimė djaloshi qė emocionohej nga shtrėngimi i dorės sė butė tė vajzės, apo i burrit tė shtyrė nė moshė qė fėrgėllonte nga tė ftohtit. U bė njėsh me ta e mė kohėn, aq afėr sa ua ndjente frymėmarrjen dhe aq larg sa ata tė mos e ndjenin praninė e tij.
#
Dėshira e prehjes qiellore e mbėrtheu nga koka tė thembrat. Bora ia mbulonte fytyrėn e vetullat. Pamjet i largoheshin, figurat zbeheshin. Dikur i erdhi ligsht, u shtri nė borė. Nisi tė pėrgjumej, sytė iu mbyllėn, trupi ia kėrkonte prehjen, truri i flinte gjumė. Nuk i kujtohej sa kohė ndenji i shtrirė, e ndjente vetėn mirė, njė zė nga brenda i thoshte: prehu nė paqe, mjaftė u rropate; tjetri zė si zile alarmi i kumbonte nė tėmtha: zgjohu, shkrydhja tė mashtron, tė ngrihet gjaku ndėr deje. "Vdekja e bardhė", ia pėrshkoi trurin njė alarm i bėftė. Sakaq njė zė tjetėr pak mė kryengritės qė nuk e pėlqente tonin urdhėrues tė prishjes sė prehjes qiellore, nisi tė nxjerr brirėt: Ē' punė kam qė tė ngrihem? Ē' mė pret?

Shurdhėria ia shtypte tėmthat, qepallat i rėndoheshin si dyer burgu, sytė nuk i hapte dot. Dikur i shtrėngoi qepallat edhe mė, qė t'i pushonte sytė si atėherė kur i lodheshin pas leximit tė natės e pagjumėsisė. I bėnte mirė prehja nė borė.

Nga largėsia njė e njohur ia bėnte me dorė, e grishte. Ai u habit. Zėri nga brenda i thoshte tė ketė kujdes, ajo tė fanitet, si sot njė vjet ndėrroi jetė. "Pse me thėrret atėherė? Ē'punė ka me mua?" Ajo ishte mė e re, por iku befas, i la tė gjitha. Ndjeu zbrazėsi nė shpirt, kur ia thanė lajmin dimrin e kaluar, ndėrsa shikonte i trishtė nga dritarja qiellin e plumbtė.
Herėn e fundit kur u ndanė, nuk e mbante nė mend kur, si te qe para disa shekujsh, ajo iku e dėshpėruar. Ishin tė dashuruar, por ajo nuk ia fali qė ai ishte i pavendosur. Nuk e pa mė, por dėgjonte pėr te. Nuk e bėri asnjė lėvizje, por iu bė sikur ia mohoi grishjen me lėkundje tė lehtė tė kokės. Donte tė prehej e tė mos shihte as tė mos takonte askėnd. Ishte i lodhur nga tė gjitha.

Fanitja e gruas tjetėr e meku, kohė e gjatė i ndante nga takimi i fundit. Po kjo pse i buzėqeshte me aq afsh? Fytyra i rrėzėllente si atėherė kur e u takuan pėr herė tė parė. Me te u ndanė keqas, tė zemėruar. I kujtohej qė edhe ai nxirrte xixa idhnake. Hidhėrimi i asaj kohe ia ngrohu trupin, vala e zemėrimit ia pėrshkoi shtatin nga fundi i stomakut deri tė gusha, frymėmarrja nisi t'i shpeshtohej. Nuk iu pėrgjigj grishjes sė saj, ktheu kokėn anash, nuk donte ta shihte. Pastaj silueta e saj u shkri me fjollat e borės, ai rrėshqiti nė peizazhin e pafundmė.

Nga tė vazhdonte: nė tė djathtė a nė tė majtė, duhej tė shkonte para a prapa. Pse tė nxitonte? Donte ta shijonte prehjen qiellore. Fjollat e borės e shurdhėria i dukeshin si nė parajsė. Prehja e bėnte tė mos dėshironte askėnd. Donte tė shkėputej nga bota e andrallave.

Derisa e mbante fytyrėn nga qielli, ndjeu puthjen e ftohtė nė buzė si tė vinte nga bota e pėrtejme. Ajri qė i doli nga kraharori ia thante fytyrėn e ngrirė, ftohtėsia e buzėve e drodhi. E njihte kėtė figurė tė turbullt qė e puthi, emrin nuk ia kujtonte, pamjen ia mbante nė mend. Puthja zgjati. Dikur buzėt e saja iu shqiten nga buzėt e tij, fytyra e vajzės sė njohur e tė harruar u shpėrbe. "Ē'tė jetė vallė?" Nisi tė shqetėsohej me kėto pamje qė i vinin e iknin, e pėrmallonte vėrshimi i kujtimeve. Kurrė mė parė nuk e vėrshoi ky shkulm nostalgjie. "Pse mė grishin? Ta kenė pikasur mallin e vetminė time?" Bėnte pyetje e nuk kthente pėrgjigje Burimi.

I pėrftoi mė shpejtėsi rrufeje jeta e tij. Gruaja nuk e thėrriste mė nė telefon, s'kishin ē't'i thoshin njėri-tjetrit. Zjarrmia e trupit u shua, u bė hi i ftohtė, kurmi i gruas iu bė bezdi. Ajo grindej. Zėnkat e pafundme e patėn lodhur. Djemtė thėrrisnin nė tė rrallė mė shumė nga mėshira se sa nga malli.

Deshi t'ua hakėrrohej tė gjithėve. "Pse s' mė lini tė qetė? Mė duhet prehja. Pse me ftoni kur nuk ua kam nevojėn. Meri, vajza e kolme, qė e grishi me dorė pak mė parė, i mbajti mėri tėrė jetėn. Dita, lojcake, i pėrgjėrohej nė heshtje qė ta falte. Mėri shkoi nė amshim. Dita u helmua aksidentalisht a e helmoi vetėn, askush nuk e mori vesh. Ai bėnte jetė asketi, i vetėm e i braktisur. I vetmuar ishte edhe kur e kishte gruan. I faniteshin fytyra tė njohura e mė pak tė njohura, qė nuk i kishte kujtuar me vjet. Ē'patėn tė gjithė qė me bien nė qafė, sot kur e gjeta prehjen.

Ishte i sigurt se kėshtu do tė rrinte me shekuj sikur tė mos i vinin nga larg ca zhurma tė shurdhra. Pėr herė tė parė nga mėngjesi iu hapėn veshėt, i erdhi zėri real e jo i fanitur, i iku shurdhėria. Megjithatė zėrat ishin tė zbehtė, sikur i drejtoheshin dikujt tjetėr nė hapėsirėn e paanė. Dikur nisen tė afroheshin valė-valė. Iu bė qė atė e thėrrisnin, dikush e nėpėr dhembte emrin e tij. E mbėrthyen mėdyshjet. Ku ishte? Sytė i mbante tė mbyllur, kapakėt i rėndonin, qerpikėt iu lagėn nga pėrmallimi i pakmėparshėm pėr Merin, nga lotėt e zemėrimit pėr Ditėn, a nga bora qė i shkrihej mbi qepalla. U pėrpoq tė lėvizte qerpikėt, tentoi tė hapte kapakėt e syve. Zėrat e bezdisnin, ia prishnin qetėsinė e shurdhėrinė.

Dita po ikte nė pakthim. Njė jehonė u pėrplas luginės sė bardhė. Donte t' u thoshte kot qė ēirreshin, kot ia prishnin qetėsinė, kot e zgjuan nga kllapia. Donte prehje, s'ia kishte nevojėn askujt. Po t'i dilte zėri, do t'u hakėrrohej, do t'i dėbonte, por zėri nuk i dilte as nuk kishte vullnet t' u thoshte asgjė. Dikush nisi t'ia lėkundte shtatin, kėmbėngulja e tij bėhej agresive, gati sa nuk e shkundullonte. Njė tjetėr ia fėrkonte ballin, i treti seē merrej me gjoksin e tij. Ata lėshuan zėra gėzim.
-E gjetėm! Gjallė ėshtė, gjallė, - fliste dikush me eufori. "Pse kur paskam humbur", ia pėrshkoi trupin vala tjetėr e zemėrimit pėr qetėsinė e bjerr. "Kur vdiqa qė tė ngjallėm", e vėrshoi pyetja tjetėr. "Ē'flasin marrėzira!"

E morėn para duarsh, e ngritėn hopa, ndjente se e vunė nė njė saje. Ecnin prapa mjetit rrėshqitės me shpejtėsi, bėnin zhurmė, seē merrnin e jepnin me telefon dore, thėrrisnin urgjencėn. Ai nuk kishte mė forcė tė zemėrohej nė ta, nuk e kuptonte entuziazmin prej kalamani tė tyre.

Bora kishte pushuar. Qetėsia e natyrės e pėrmallonte sa herė pushonin zėrat euforik tė atyre qė ia prishen paqen. Dikush ia fėrkonte gjoksin. E zemėronte euforia e tyre. Ai nuk e kuptoi qė pak mė parė e shkeli kufirin e jetės. Dy pika loti i dolėn nga qepallat e mbėrthyera, u pėrmallua qė nuk do ta takonte Merin, donte t'ia falet Ditės, zemėrimi ndaj sa i qė fashitur. Ndėrkaq, nė largėsi dėgjohej sirena e thekshme e automjetit tė urgjencės. Ai habitej: kush qenka nė hall? Nata tashmė kishte rėnė mbi qytet. Dritat i ndjente mbi kapakėt e mbyllur. Rrinte shtrirė dhe dėgjonte zėrat pėrreth, tė ndryshėm nga qetėsia e paqes qiellore qė e shijoi tėrė ditėn.

Nga Gani Mehmetaj




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it