Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Makthi - Tregim nga Resmi Osmani


Ata ishin katėr. I kishin thirrur me ngut, pa e ditur pėrse. Qendronin tė heshtur, nė pritje si mbi gjemba ne paradhomėn e shokut Kiēo, qė e kishte hijen tė rėndė. Shoku Kiēo ishte ende i zėnė. U duhej tė prisnin. Sekretarja qė shtypte nė makinėn e shkrimit qė rrapėllinte si mitraloz, nuk u tha pse i kėrkonin.
Resmi Osmani
Tringėlliu zilja. Sekretarja u tha se mund tė hynin. Shoku Kiēo, sekretari i ekonomisė nė Komitetin e Partisė, i priti me buzėqeshje tė shtirė dhe e toku dorėn me secilin me atė pyetjen e mėrzitshme pėr shėndetin dhe punėn, pasi i ftoi tė uleshin, i dha fytyrės atė shprehjen e maskės autoritare, qė ia kėrkonte ofiqi dhe u mendua pėr tė zgjedhur fjalėt. I pėlqente tė fliste me figura dhe metafora,qė jo vetėm ligjėrimi tė kishte bukuri por edhe tė bėnte efekt te dėgjuesit.Pėr kėtė ishte i njohur dhe e vlerėsonin. Ai hyri drejt e nė temė:

-E dini qė ka rėnė tėrmet.Pėrmbysi ministrin e bujqėsisė, po valėt e tij u ndjenė edhe te ne, na drodhėn nga themelet. Direktiva pėr prodhimin e bukės nė vend nuk u plotsua.Edhe tek ne gjithashtu. Karriket tona janė kėmbėthyera, s’duan veē njė tė shtyrė qė tė gremisen. Priten lėvizje tė mėdha.

Pas kėtij paralajmėrimi ogurzi ai i pa drejt e nė sy:
-Nga mesi i tetorit do thėrrasim aktivin pėr mbjelljet e vjeshtės. Njė aktiv pune, me analizė, kritikė e autokritikė, me nxjerrje pėrgjegjėsie pėr mosrealizimet. Byroja ma ngarkoi mua kėtė detyrė. Unė u zgjodha juve pėr tė hartuar raportin. Besoj qė kam bėrė zgjedhjen e duhur.

U bė heshtje. Ata panė njėri-tjetrin tė sikletosur.

- Kam besim dhe e di qė e bėni.Porosia qė kam ėshtė: Pena juaj duhet tė kthehet nė plug, qė nė arėn e bardhė tė letrės, tė punojė thellė dhe nė vend tė farės, tė mbjellė fjalėn e partisė: tė rreptė, kritike , tė pėrgjegjshme, shėmbullore, por jo disfatiste, optimiste dhe mobilizuese, tė mbizotrojė fryma revolucionare. Ēdo pjesmarrės e kuadėr tė gjejė nė tė veten, si nė pasqyrė. Besoj jam i qartė.

Shoku Kiēo u duk i vetkėnaqur nga ato qė sapo tha dhe u mbėshtet nė shpinė tė karriges pėr tė parė efektin e fjalės sė tij.

- Nė krye tė grupit tė punės do tė jeni ju shoku Pajtim. Kjo ėshtė njėhershe detyrė shtetėrore dhe detyrė partie. Nė fund tė javės raportin e dua mbi tryezė. Shpresoj tė jetė I duhuri. Ka pyetje?- Pyetje s’kishte- Mund tė shkoni. Ditėn e mirė dhe punė tė mbarė.

Tė nesėrmen dhe ditėt vijuese u ndrynė nė njė zyrė tė veēantė. Zyra ishte nė katin e dytė dhe kishte dy dyer. Nė njėrėn hyhej nga koridori, tjetra lidhej me sallėn e mbledhjeve. Tė vetmet orendi tė saj ishin tryeza e gjatė me rimeso arre dhe raftet e bibliotekės ku ishin ngjeshur ngusht veprat e udhėheqėsit. Kishte dy dritare nga jugperndimi, me perde kadife ngjyrė allė,qė I pėrgjaknin rrezet e diellit. Nga muret e bardhė buronte ftohtėsi. Lart, mbi raftin e bibliotekės, nė mes murit, nė kornizė tė praruar, portreti me ngjyra i udhėheqėsit me atė buzqeshjen enigmatike qė s’ua ndante shikimin tinzar. Tryeza e punės ishte mbushur rrėmujshėm plot me libra, buletine dhe gazeta tė cilave duhet t’u referoheshin.

Mėrzi, zymtėsi dhe makth. Secili mendonte me vete :ku dreqin mė gjetėn mua?”

Shef Pajtimi, ishte i vetmi komunist nė grup. Sillej ecejak nė hapėsirėn e ngushtė , peripatik si Sokrati. Ashtu i vinin mė mirė mendimet dhe diktonte. E dinte: fjala ishte e para. Ē’ironi e hidhur! Me fjalėn shprehet dashuria, me tė edhe urrejtja. Fjala edhe vret si plumb, turret si bishė, shqyen barkun dhe derdh rropullitė, ēartallos mendjen, ngrin zemrėn, por edhe shėron si melhem, ajo tė lartėson, ajo tė gremis, ajo tė nderon, ajo tė turpėron. Kjo ishte arma e tij. Ndaj i qėmtonte me kujdes dhe i fliste me theks si deklamim nga foltorja, pėr tė dėgjuar sesi tingėllonin. Lekua shkruante, duke i stilizuar, dy tė tjerėt, Fatmiri dhe Asllani bėnin plotėsime dhe saktėsime: me shembuj, me emra, me fakte.

Kaluan dit,fletėt e letrave tė shkruara u bėnė stivė. Nė dukje tė heshtura, si zhgaravina,si hedhurina, por memecėria dhe shurdhėria e tyre shlyhej sapo t’u hidhje sytė dhe goja tė shqiptonte fjalėt. Ishin si strofull gjarpėrinjsh helmues. Ato bubullonin, shkrepėtinin,trazonin mendjet, bėnin tė dridheshin burrat, nėse kishte vėrtet burra.Nė ē’do faqe ishte buka e munguar, si detyrė e paplotėsuar.Kėrcėnimi i urisė, qė nuk thuhej por kuptohej. Tė shumta kritikat, tė pakta lavdėrimet, e rėndė barra e detyrave.

Ditėn e katėrt,raporti u pėrfundua. E lexuan me zė. Ishte tronditės. Zgjaste dyzet e pesė minuta. Ishin tė vetkėnaqur nga puna e tyre. U dukej se kishin hequr njė barrė nga supet, por s’i linte tė qetė mendimi qė barrėn e kishin shkarkuar nė shpinėn e tė tjerėve. Mjerė ata. Sido qoftė, thika e fjalėve e ngulur nė mishin e tė tjerėve, nuk dhimbte. Si do qoftė, Ishin plagė pa gjak.

Vangjelia e daktilografoi jashtė radhe dhe kopja e parė ju dėrgua shokut Kiēo.

Tė nesėrmen, pasi pinė kafen, u ndrynė nė zyrė. Ishin nė pritje. S’ia shqisnin sytė telefonit. Ai s’ishte telefon, por njė qen i zi qė rrinte nė pritje dhe kur ja kėrkonin, lehte, lehte dhe kafshonte si qen i tėrbuart. Ata prisnin qė nga telefoni i zi tė vinte njė lajm i bardhė dhe jo njė e kafshuar! Kur kishin djegur cigare pafund, qeni lehu me zilen e alarmuar, ishte sekretarja e paradhomės: shef Pajtimi tė shkonte nė zyrėne shokut Kiēo.

Ndėrtesat ishin pranė e pranė.Pajtimi shkoi dhe u kthye shpejt. Ishte bėrė dhe: Shoku kiēo, nuk ishte aty, por kishte lėnė porosi. Pajtimi fuqiprerė dhe i dėshpėruar e hodhi raportin mbi tryezė. E shfletuan. Faqeve tė tėra u ishte hequr kryq me laps tė kuq. Ishin si ca plagė tė pėrgjakura Nė paragrafė tė tėrė ishin vėnė pikpyetėse dhe pikēuditėse. U dukej se aty ishin mbledhur tėrė pyetjet dhe ēuditė e botės !

Raporti nuk ishte pėlqyer dhe ishte kthyer. Vetėm njė shėnim i vogėl:Tė thellohej kritika, autokritika dhe tė dilnin pėrgjegjėsitė pėr mos realizmet. Asgjė tė mos kalohej lehtė!

Zbritėn tė katėr nė bufe dhe pinė nga njė kafe tė hidhur pėr tė mbledhur veten. U kthyen nė zyrė dhe e nisėn punėn nga e para. Shqyrtuan ēdo fjalė, ēdo fjali e paragraf,ndryshuan dhe ristrukturuan renditjen e problemeve, nxorėn pėrgjegjėsi tė tjera, lakuan dhe pėrbaltėn emra drejtuesish e specialistėsh.

Dikur Lekua e la lapsin.

-E dini, qė pas aktivit, ne do armiqėsohemi me kolegėt dhe drejtuesit e ekonomive, veēanėrisht ata qė do tė shkarkohen nga detyrat dhe do t’u jepen vrejtje tė rėnda! Thjesht do tė jemi ca njerėz tė urryer e tė poshtėr qė do tė na rrėfejnė me gisht. Tė gjithė e dinė tashmė qė raportin po e hartojmė ne! Ku dreqin vajtėn e na gjetėn!

- Mos u qederos, ne po zbatojmė njė porosi, tjetėr gojė ėshtė ajo qė do tė flasij dhe do tė marrė pėrsipėr autorėsinė.

- Ashtu vėrtet, po ato fjalė jemi ne qė i vėmė nė gojė tė tij.

Ē’tė thoshin, fjalėt kishin shterrur, ishin bajatosur.Ē’ishte pėr tė thėnė ishte thėnė, ē’ishte pėr tė shkruar ishte nxirė e zeza mbi tė bardhė.Shikimi tinzar e qortues i portretit nuk u ndahej. Nga muret e bardhė notiste ftohtėsi dhe makth qė endej nė ajrin e zyrės si fantazmė dhe me helmin e tij u mpinte mendjen dhe trupin.

Varianti i dytė i pėrpunuar u pėrfundua dhe iu pėrcoll shokut Kiēo.

Pėrgjigja nuk vonoi tė vinte: duhej thelluar partishmėria. “Po nuk e bėnin dot, le t’a linin, se do t’a shkruante vetė, por pas kėsaj….. kishte thėnė ai,- le t’a dinin se ē’i priste!” Me siguri,menduan ata, transferimi nė ndonjė kooperativė malore, nė filifistun!Larg grave, larg fėmijėve.

- Ky raport u bė si pėlhura e Penelopės:thur e ēthur, si kėshtjella e Rozafės, ndėrto dhe shemb! Duhet gjetur njė kurban!

Dikush trokiti nė derė. E hapėn. Ishte Andoni,njė gėrxho i shkollės sė vjetėr, inspektor i mbrojtjes sė bimėve, nė prag tė pensionit, i ngurtė e i rreptė, qė s’falte asgjė dhe vinte gjoba tė rėnda.

-Mirėmbrėma ēuna. Pashė dritat ndezur dhe thashė tė kthehem njė herė. Kam dėgjuar qė s’u ecėn lapsi dhe porositėsi s’ua pėlqen.

-Na ler nė hallin qė na ka gjetur, edhe ty tė kishim mangut!

-Jeni tė rinj dhe akoma s’i dini ca gjėra. Do t’u them njė sekret.

- Pa hė.

- Xhaba nuk e them. Njė birrė e njė meze!

- U tha, u bė!

- Mirė. Keni shkruar pėr mjellmat e mbretit Eduard?

- Ē’farė?

- Dėgjojeni: njė herė nė muaj, lordi I admiraliatit,shkonte para mbretit Eduard dhe raportonte pėr flotėn. Mbreti kishte dobėsi pėr mjellmat nė basenin e pallatit Bakingam, pėrditė i sodiste dhe i ushqente. Duke e ditur kėtė dobėsi, lordi e fillonte raportimin me fjalėt: “ Flota mbretėrore, endet nė detet e botės, si mjellmat e mbretit Eduard nė basenin e pallatit Bakingam” dhe vijonte. Po tė mos e niste kėshtu, mbreti i jepte ca shkelma bythėve dhe e pėrzinte!

- Ē’ne kjo mesele?

- Plenumi pėr gruan, gruaja forcė e madhe nė prodhim, ngritja e gruas nė pėrgjegjėsi etj.etj. Bėhuni tė mėnēur: hapeni me gruan dhe mbylleni me gruan! Birrėn nesėr. Natėn e mirė.

Tė nesėrmen, kėrkuan dhe gjetėn citate e vlerėsime tė udhėheqsit, mishėruan nė to Zymbylet, Merushet, Dritat, Dafinat, brigadiere tė vjetra e tė sapo emruara, pėrgjegjėse sektorėsh, kryetare kooperativash, tė dalluara, luftėtare tė frontit tė prodhimit qė kishin realizuar apo luftonin pėr realizimin e prodhimit tė bukės nė vend! Tė shėrbenin ato si shembull pėr gjith ata qė ishin pėr turp nė bisht tė situatės….

Varianti i tretė i pėrpunuar iu pėrcoll shokut Kiēo. Ata pritėn dy dit tė ngujuar nė zyrė, tė shtypur nga ankthi dhe makthi, nė pritje tė njė fjale miratimi apo degdisjes kushedi se ku, mbase prapa diellit.

Koha u prish.Fryu era dhe nisi shiu. Shpresėhumbur, pėr njė pėrgjigje, po bėheshin gati tė niseshin pėr nė shtėpi. Kur se prisnin, lehu qeni i zi. Pajtimi ngriti dorezėn. Ishte shoku Kiēo. I ngriu gjaku. Pas njė heshtjeje, u dėgjua zėri:“Kėtė herė keni qėlluar nė shenjė. Raporti u pėlqye nga udhėheqja. Mirupafshim nė aktiv”

Tė katėr panė njėri-tjetrin nė sy, ofshanė dhe u ulėn nė karrige qė tė ētendoseshin.

Mjellmat e mbretit!
U nisėn nėpėr shi pėr nė shtėpi, nė rrugė tė ndryshme, tė krrusur ende nga pasha e atyre ditėve. Prapa si njė hije i ndiqte makthi qė s’u shqitej.

Tiranė, prill 2017

Nga Resmi Osmani




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it