Mark Juncaj: Kurimi i vartėsisė sė alkoolit - Nga: Ermira Babamusta

Mark Juncaj ėshtė sportist amerikan me origjinė shqiptare qė njihet me emrin Mark Superfit. I lindur dhe rritur nė Detroit, Miēigan nga dy prindėr shqiptar, Kola dhe Tolja Juncaj, nga Hoti, afėr Tuzit tė Malit tė Zi. Ai ka mbaruar diplomėn universitare nė Manaxhim tė Biznesit, dhe tani po ndjek studimet pėr Teologjji, Bachelor, nė Miēigan.
Pas suksesit nė katėr sporte nė bejsboll, futbollin amerikan, basketboll dhe hokei, Mark Superfit tani ėshtė ekspert i fitnesit (Instagram: @Marksuperfit) si dhe mbėshtet kauzėn pėr kurim ndaj alkoolizmit dhe vartėsisė. Ėshtė kreytari i Komitetit Shqiptar tė Alkolizmit/Adiktimit nė Detroit, Miēigan, dhe planifikon tė themelojė fondacionin e tij po me tė njėjtin emėr nė shėrbim tė familjeve dhe tė rinjve shqiptarė qė kėrkojnė kurim nga alkoolizmi. Po ashtu ai shėrben dhe si “spokesperson” folės motivues pėr kompani tė ndryshme, midis tė tjerave edhe “Raising the Bar Detroit”, fondacion bamirės pėr tė rinjtė.

20170417-mark.jpg
Gjatė karrierės sė tij tė suksesshme nė sport ka fituar disa kampionate kombėtare. Nė bejsboll ka fituar 2 kampionate, dhe ka thyer ēdo rekord tė bazės. Ka fituar 5 kampionate tė qytetit tė Detroitit, dhe dy herė vendin e dytė nė ligėn verore tė kampionatit kombėtar pėr shtetin e Miēiganit. Nė hokei ka fituar 5 kampionate liga tė qytetit, dhe ka marrė 5 tituj. Nė basketboll ka fituar disa turne kampionate dhe ka drejtuar skuadrėn nė pikėt fituese.

Mark Juncaj (Mark Superfit) shpreson tė udhėtojnė nėpėr qytete tė ndryshme shqiptare tė flasi pėr kurė ndaj abuzimit me alkolin dhe shėndetin. Ai ėshtė i pari qė mbajti takimin nė gjuhėn shqipe pėr shėrim dhe kurim me shqiptarėt e Miēiganit, aprovuar nga selia qėndrore e Nju Jorkut. Momentalisht ai ka marrė pėrsipėr projektin e pėrkthimit nga anglishtja nė shqip librin “12 hapat”, qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė mė parė nė shqip dhe shpreson ta shpėrndajė kėtė libėr te takimet dhe seminaret qė do zhvillojė.

Intervista me sportistin, dhe ekspertin e fitnesit Mark Superfit

Duke qenė sportist pėr shumė vite ēfarė keni mėsuar nga sporti dhe sukseset e arritura?

Mark Juncaj:
Si sportist e kam patur pėr nder dhe privilegj tė jem pjesė e ekipit. Duke patur mentorė afėr meje, jo vetėm qė mėsova se lidershipi i jep forcėn njeriut pėr tė gjetur motivimin e duhur nė vetvete, por dhe jep inspirim qė i gjithė grupi tė jetė sė bashku dhe tė arrijė sukses si njė ekip i bashkuar. Duke qenė pjesė e disa ekipeve sportiste nė Detroit, Miēigan kjo mė dha nderin dhe respektin tė pėrfaqėsoj qytetin tim dhe shtetin e Miēiganit nė shumė kampionate kombėtare dhe tė sjell fitore pėr ekipin tim.

Ēfarė vlerėson nė rolin tuaj si mentor me punėn me tė rinjtė?

Mark Juncaj:
Tė punoj me tė tjerėt kjo ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e jetės dhe punės time sot. Nėse i zgjasim duart pėr ndihmė dikujt pa pritur asgjė nė kthim, kjo krijon njė kulturė tė mrekullueshme qė influencon ēdo person rreth nesh. Ndjehem shumė i lumtur kur shoh qė njerėzit pėrreth meje po arrijnė ndryshime pozitive afatgjate nė jetėn e tyre, dhe po jetojnė njė jetė me qėllim dhe plot kuptim.

Si lindi bashkėpunimi me fondacionin “Raising the Bar Detroit”?

Mark Juncaj:
Jam spokesperson dhe model qė pėrfaqėsoj imazhin e fondacionit bamirės nė Detroit “Raising the Bar Detroit,” qė ėshtė njė kompani e mrekullueshme nė shėrbim dhe pėrkrahje tė fėmijėve dhe tė rinjve nė Miēigan. Fondacioni ka pėr qėllim pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės dhe ngrejnė fonde si dhe organizojnė aktivitete tė tjera pėr tė sjellė mundėsi tė ndryshme pėr zhvillimin dhe ecurinė e tė rinjėve sot. Themeluesi Marco Polo Italiano ka patur njė impakt tė madh nė jetėn e tė rinjėve nė Detroit. Vėshtirėsitė qė kemi kaluar vetė nė jetė na bashkon nė idealin tonė tė pėrbashkėt pėr tė ndihmuar rininė tė eci pėrpara dhe tė arrijė sukses.

Nė fitnes njiheni me emrin “Mark Superfit”. Cilat janė kėshillat tuaja pėr shėndetin si ekspert dhe kėshilltar i fitnesit?

Mark Juncaj:
Ruajtja e shėndetit krijon balanc nė jetėn tonė. E kam trajnuar veten tė punoj nė dobėsitė e mia, dhe jo nė pjesėt qė jam i prirė tė avancoj. Po kėtė kėshillė ia jap edhe tė tjerėve sepse ėshtė diēka qė aplikohet edhe nė pjesėt e tjera tė jetės. Shumica prej nesh bėjmė atė qė dimė mė mirė apo mė tė lehtėn, sepse kemi frikė tė dalim jashtė zonės tonė tė rehatisė. Duke u pėrqendruar nė anėt tona mė tė dobėta, kam mėsuar se kėtė mentalitet ne vetėvetiu e kalojmė edhe nė pjesė tė tjera tė jetės tonė, duke krijuaj balanc.

Njė jetė e shėndetshme tė ēon nė njė jetė tė mrekullueshme tė balancuar. Kam vėnė re qė ato njerėz qė avancojnė nė dietė tė shėndetshme dhe fiskulturė, ato kanė edhe njė qėndrim pozitiv qė shihen dukshėm nė tė gjitha pjesėt e jetės sė tyre.

Gjithmonė i kėshilloj klientėt e mi tė krijojnė vese tė mira, tė mos hajnė ushqime jo tė shėndetshme, tė cilat tė ēojnė nė sabotim tė vetes. Duke e vėnė veten nė pozicionin mė tė mirė pėr sukses, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė qėndruar mė gjatė nė rrugėn e duhur tė shėndetit, dietės dhe fiskulturės.

Mark, jeni lindur dhe rritur nė Amerikė, nga dy prindėr shqiptarė. Ēfarė nėnkupton kultura shqiptare pėr ju?

Mark Juncaj:
Tė jesh shqiptar do tė thotė tė jesh tė jesh kampion. Si komb kemi njė forcė nga brenda qė ia tejkalon tė tjerėve. Unė kam lindur shqiptar dhe i dua shumė shqiptarėt. Me tė vėrtetė nuk ka mė mirė se tė jesh shqiptar. E dua kulturėn time shqiptare dhe shqiptarėt. Ka aq shumė kuptim po edhe pėrgjegjėsi tė qenurit shqiptar. Ne jetojmė, ne duam, ne ecim para! Jemi rritur si komb dhe kemi treguar ēdo tė thotė tė punosh shumė dhe tė jetosh njė jetė me qėllim. Vlerėsoj mė tepėr nga kultura shqiptare mundėsinė dhe vlerat pėr tė dashur miqtė, familjen me gjithė zemėr, dashuri dhe mikpriktje. Nuk mund ta pėrshkruaj me fjalė dashurinė dhe respektin qė kam pėr shqiptarėt dhe kombin shqiptar. Dua tė jap kontributin tim ndaj komunitetit shqiptar.

Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me komunitetin shqiptar?

Mark Juncaj:
Jam i pėrfshirė dhe angazhuar me komunitein shqiptar nė Miēigan dhe nė Nju Jork. Sė shpejti shpresoj tė udhėtoj nėpėr qytete shqiptare me projektin qė po merrem tani. Besoj se Zoti mė ka dhėnė qėllim jetės time, duke pėrdorur historinė time tė ndihmoj shqiptarėt. Unė kam pėr qėllim tė ndihmoj tė rinjtė dhe familjet qė varen nga alkooli dhe adiktimi. Jam duke pėrkthyer librin “12 hapat” nga anglishtja nė shqip qė ndihmon si tė largohesh nga alkoolizmi. Dhe dua ta shpėrndaj librin kudo pėr shqiptarėt pėr tė ndihmuar tė varturit nga alkooli. Vartėsia nga alkooli ėshtė njė problem social dhė sėmundje e dėmshme pėr shėndetin fizik dhe mendor.

Na trego pak mė tepėr pėr angazhimin tuaj me komunitetin shqiptar nė luftėn kundra alkoolizmit dhe vartėsisė ndaj saj?

Mark Juncaj:
Tė jesh shqiptar vjen me shumė krenari! Shpeshherė kjo na ēon tė bėjmė gjėra tė mėdha. Por nga ana tjetėr kemi krijuar njė kulturė duke patur frikė nė disa tema. Si shqiptarė, besoj qė jemi njerėz tė mrekullueshėm, me aftėsi pėr tė arritur gjėra tė mrekullueshme. Por nė disa tema tabu, pėr arsye tė turpit, fajit dhe frikės, na mungon mbėshtetja e duhur pėr tė pėrballuar disa pjesė tė jetės. Kjo ėshtė njė nga frikėt mė tė mėdha tė komuniteti shqiptar kur bėhet fjalė pėr adiktimin dhe vartėsi nė alkool. Reputacioni do tė thotė gjithēka pėr ne shqiptarėt.

Nganjėherė problemet tona sociale bėhen aq tė madhe dhe paralizuese kur kemi frikė se njė shqiptar tjetėr do i marri vesh problemet tona, saqė disa e kanė mė tė lehtė tė tregojnė se kanė njė sėmundje vdekjeprurėse ose vuajnė nga kanceri sesa tė tregojnė apo pranojnė qė janė vartės tė alkoolit. Kjo frikė duhet tė ndalojė tani! Ky ėshtė qėllimi i punės time, t’i jap fund kėsaj frike dhe tė ofroj rrugė pėr shėrim dhe kurė. Dua t’i tregoj shqiptarėve qė nuk ėshtė turp tė dėshtosh dhe se egziston mundėsia pėr tė qenė dikushi sėrish nė jetė, pavarėsisht problemeve qė njeriu ka kaluar. Njeriu mund ta mbajė kokėn lart edhe pas rrėzimit apo dėshtimit nė jetė.

Duke u pėrpjekur, duke punuar shumė, ne mund tė arrijmė shumė gjėra. Nėse ndryshojmė atė ēfarė bėjmė apo si veprojmė, ne mund tė ndryshojmė atė qė mendojmė. Nėse bėjmė gjėra pozitive, atėherė ne do mendojmė pozitivisht, dhe do kemi mundėsinė tė prekim njerėzit pėrreth nesh nė mėnyra tė pabusueshme.

Cilat janė planet e tuaja pėr 2017?

Mark Juncaj:
Momentalisht jam kryetar i “Albanian Committee for Alcoholism/Addiction” (Komiteti Shqiptar i Alkolizmit/Adiktimit). Zhvillova takimin e parė mbajtur ndonjėherė nė gjuhėn shqipe pėr shėrim nga alkoolizmi/adiktimi nė Miēigan, qė ėshtė nėshkruar dhe pėrkrahur nga kryeqendra e klubit “Alkolikėt Anonim” nė New York. Planifikoj tė themeloj fondacionin tim “Komiteti Shqiptar i Alkolizmit” pėr tė ndihmuar ato qė po vuajnė nga adiktime dhe vartėsi tė ndryshme. Shpresojmė tė kemi mbėshtetje kudo, nė mbarė botėn, pėr tė ndihmuar nė veēanti shqiptarėt qė vuajnė nga alkoolizmi dhe vartėsia dhe pėr tė sjellė kurėn e duhur.

Qėllimi i fondacionit ėshtė tė krijojė njė sistem pėrkrahje dhe mbėshtetje pėr shqiptarėt, duke i ofruar ndihmėn e duhur, dhe tė krijojmė njė program qė tė ēon nė kurim dhe sukses. Do na duhet ndihma e tė gjithėve nė mėnyrė qė sistemi qė do krijojmė tė funksionojė pėr njė kohė shumė tė gjatė. Do na duhet kohė, por me kujdes dhe dashuri nga njerėzit mund tė arrijmė ēdo gjė. Dhe me Zotin asgjė nuk ėshtė e pamundur.

Pėr projektet mė tė fundit mund tė mė ndiqni nė rrjetet sociale: nė Instagram @Marksuperfit https://www.instagram.com/marksuperfit ose nė https://www.facebook.com/MarkSuperfit.



17/04/2017 - 20:57:29 | Komente: 0 | Shikuar: 665 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it