Frank Shkreli: Shqipėria me tre lobingje nė Washington

Nė tė vėrtetė nuk ėshtė Shqipėria qė ka tre lobingje nė Washington, por, sipas tė dhėnave nė median shqiptare, janė tre partitė politike kryesore tė Shqipėrisė, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, qė tani kanė nėnshkruar marėveshje me organizata tė lobit amerikan, pėr tė shėrbyer si agjentė ose pėrfaqsues tė kėtyre partive nė Washington. Me fjalė tė tjera, paguhen qindra mijėra dollarė pėr tė punuar nė interes tė partive nė fjalė, por jo doemosdoshmėrisht nė interes tė Shqipėrisė.


Frank Shkreli
Tani, nuk dua qė tė keqkuptohem. Unė besoj se Shqipėria dhe Kosova si shtete duhet tė kenė – pėrveē ambasadave tė tyre nė Washington – edhe njė organizatė lobingu pėr tė shėrbyer si pėrfaqsuese e interesave shqiptare nė Washington, sidomos nė lidhjet me Kongresin amerikan. Njė gjė e tillė mund tė justifikohet, pasi kjo ėshtė njė praktikė qė ushtrohet edhe nga shumė vende tė botės. Natyrisht se ambasada e Shqipėrisė dhe ajo e Republikės sė Kosovės nė Washington luajnė rolin e tyre si pėrfaqėsi zyrtare diplomatike nė kryeqytetin e Shteteve tė Bashkuara. Por nuk besoj se pėr nga natyra e tyre, marrėveshjet e partive politike shqiptare, tė nėnshkruara me organizata amerikane tė lobingut, u shėrbejnė drejtė pėr drejtė, interesave tė Shqipėrisė ose tė shqiptarėve. Kėto marrveshje u shėrbejnė kryekėput vetėm interesave politike afat shkurta tė partive nė fjalė, ose udhėheqėsve tė tyre, tė cilėt gjatė vizitave nė Washington “blejnė” nė rend tė parė marrjen e fotografive me anėtarė tė Kongresit ose me zyrtarė tė lartė tė administratės. Duket se fotot janė diplomacia e preferuar e politikanėve shqiptarė gjatė vizitave tė tyre nė Shtetet e Bashkuara. Deri mė sot, kėto lobingje nuk kanė prodhuar asgjė mė shumė se ndonjė foto tė udhėheqsve shqiptarė me ndonjė zyrtarė tė lartė amerikan ose kongresmenė. I famėshėm tani ėshtė rasti i fotos 80-mijė dollarėshe e Kryministrit shqiptar Edi Rama me ish-presidentin Barak Obama dhe shtėrngimi i duarve midis tyre prej njė minute!

Pėrsonalisht, nuk jam dakort me kėtė praktikė tė partive politike shqiptare pėr tė pasur grupe tė tyre lobingu nė Washington -- pėr arsyen se, nė mendimin tim, ato marrveshje nuk i shėrbejnė interesave dhe kauzave shqiptare qė duhen mbrojtur nė Washington. Por u takon votuesve dhe medias shqiptare qė tė vlerėsojnė pėrfitimet ose jo qė mund tė vijnė nga pėrfaqsi tė tilla me pagesė nė Washington, tė sponsorizuara nga partitė e tyre politike. Janė taksa-paguesit shqiptarė ata qė duhet tė vendosin nėse praktika tė tilla janė nė interes tė shqiptarėve apo vetėm tė partive politike, ose pėrfaqsuesve tė tyre?

Unė nė tė vėrtetė -- si pjesėtar i komunitetit shqiptaro-amerikan-- kam njė shqetėsim tjetėr, qė sipas meje ėshtė mė i rėndėsishėm dhe mė i dėmshėm, pėr tė mos thėnė edhe mė i rrezikshėm, qė ky fenomen mund tė ketė nė marrėdhėniet shqiptaro-amerikane dhe mbi rolin qė diaspora shqiptare nė Amerikė ka luajtur historikisht nėkėto marėdhėnie, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica e deri mė sot. Pra, ka tė bėjė me faktin se kėto aktivitete lobiste tė partive shqiptare nė Washington, sidomos vitet e fundit, duket se po afektojnė komunitetin shqiptaro-amerikan dhe rolin e tij prej pothuaj njė shekulli nė mbrojtje tė interesave shqiptare nė Washington, gjatė njė periudhe kur as Shqipėria dhe as Kosova nuk kishin ambasada e as lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė fakt ishte komuniteti shqiptaro-amerikan, si individė dhe si grupe tė organizuara, qė ushtronte rolin e ambasadave dhe tė lobit shqiptaro-amerikan. Dihet se lobi shqiptaro-amerikan, sidomos gjatė luftės nė Kosovė, konsiderohej si ndėr mė tė fuqishmit nė Washington, gjė qė u provua me mbėshtetjen e pakursyeshme tė kėtij vendi pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Gjatė periudhės komuniste, ky komunitet ka promovuar lirinė dhe demokracinė nė Shqipėri dhe rivendosjen e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane.

Gjatė viteve tė fundit – me pėrjashtim tė Presidentit tė Republikės -- ėshtė venė re njė mos interesim i gjithanshėm zyrtar pėr njė pjesė tė madhe tė komunitetit shqiptaro-amerikan, madje disa vėrejtės thonė se shihen pėrpjekje pėr ta pėrēarė komunitetin, bazuar nė mbėshtetje ose jo tė partive politike nė trojet shqiptare. Fatkeqsisht, duket se fryma e ndasive dhe e pėrēarjeve politike nė trojet shqiptare ka pėrfshirė edhe komunitetin kėtu. Jo vetėm pėr t’a pėrēarė, por edhe pėr t’a injoruar dhe pėr ta anashkaluar si tė pa rėndėsishėm. Nė tė vėrtetė, marrėveshjet e partive politike shqiptare me lobingjet amerikane nė Washington, pėrforcojnė kėto ndjenja. Duke komentuar mbi marrėveshjet e partive shqiptare me grupe lobiste nė Washington, dukebiseduar me njė koleg timin, ai komentoi se me kėtė veprim partitė politike shqiptare sikurė duan t’i thonė diasporės shqiptare nė Amerikė: s’kemi nevojė mė pėr ju. E kaluam lumin, e u…kalin. Kemi ambasadat tona e kemi dollarė pėr lobingje personale…

Ndoshta zyrtarėt e sotėm shqiptarė nuk i japin rėndėsi diasporės shqiptare dhe rolit tė saj historik nė Shtetet e Bashkuara, por Washingtoni zyrtar i ka njohur gjithmonė meritat e tij nė promovimin e marrėdhėnieve tė Amerikės me Shqipėrinė dhe me Kosovėn, ashtu siē kanė bėrė edhe disa udhėheqės shqiptarė nė tė kaluarėn. Ėshtė kjo njė traditė dhe njė doemosdoshmėri qė nuk duhet tė harrohet as tė zhduket sepse nuk dihet se kurė do tė ndodhė kriza e ardhėshme pėr shqiptarėt nė trojet e tyre, dhe si rrjedhim do tė ndjehet nevoja pėr mbėshtetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ėshtė ky njė rol qė duhet vlerėsuar, jo vetėm pėr arrrijtjet nė tė kaluarėn, por me qėllim edhe pėr tė mbajtur tė interesuar dhe tė angazhuar edhe brezat e ardhėshėm tė komunitetit shqiptaro-amerikan nė mbrojtjen e interesave shqiptare nė Washington.

Por, pa marrė parasyshė marrėveshjet e nėnshkruara nga partitė politike shqiptare me lobingjet amerikane dhe megjithė anash-kalimin dhe mos interesimin seleksionues zyrtar qė vihet re sot, sidomos ndaj diasporės sė vjetėr nė Amerikė, komuniteti shqiptaro-amerikan – besoj unė – do tė vazhdojė tė shėrbejė me dinjitet dhe atdhedashuri, si ambasadori mė i mirė qė mund tė ketė Shqipėria dhe Kosova nė Washington. Shqipėria dhe Kosova duhet tė angazhojnė mė shumė dhe nė mėnyrė mė tė organizuar diasporėn pa dallim, jo vetėm nė Shtetet e Bashkuara por kudo gjetkė, si njė vlerė dhe pasuri tė pazevendėsueshme pėr forcimin e marrėdhėnieve tė shqiptarėve me botėn.

Shqiptarėt e Amerikės, si gjithmonė mė parė, ē’prej kohės sė Fan Nolit e Faik Konicės – dhe pa marrė parasyshė interesat personale politike dhe frymat e kohės aktuale matanė oqeanit – qoftė si individė qoftė si grupe tė organizuara, kur tė paraqitet nevoja, do tė vazhdojnė tė japin pėr Nėnėn, pėr Shqipėrinė e pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt kudo nė trojet shqiptare, me ose pa ndihmėn e lobingjeve tė sponsorizuara nga partitė politike shqiptare.


FAN NOLI: JEPNI PĖR NĖNĖN

Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
-Mbretėreshė pa kurorė-
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
Nėnės mos ia bėni varrė!"
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Qan e lutet Nėn' e mjerė,
Kėrkon vatrėn edhe nderė,
Do lirinė dhe atdhenė,
Si ē'e pat me Skėnderbenė,
Bijt' e besės thėrret pranė.
Kur i thirri dhe s'i vanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt jan' ata tiranė
Qė tė pren' e qė tė vranė
Qė tė therrė bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija?
Derthni plumba, o Shqiptarė,
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Sa kėrkon e sa tė duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirė do tė japė,
S'kursen jetėn as paratė;
Hithni, hithni tok dollarė,
Tė mos mbetemi tė sharė.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
Se ke djemtė n'Amerikė.

Do tė ndihim pa kursyer
Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
Qė me drit' e nder tė thuresh
Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
Cila Nėnė lyp paranė?
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Armė dhe fishekė mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Pėr lirin' e vėndit t'onė,
Sot - se nesėr ėshtė vonė-
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
Komb e vatra tė nderoni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

1917



21/04/2017 - 21:08:00 | Komente: 0 | Shikuar: 556 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it