Ilir Muharremi: A besojnė kosovarėt nė Zot?

Tė gjithė njerėzit jemi tė njėllojtė, nuk ekzistojnė mbinjerėzit, njeriu ėshtė vetėm njeri, ėshtė i barabartė si para tė ftohtit ashtu edhe para zjarrit, tė gjithė digjemi njėjtė, edhe para Zotit jemi tė barabartė. Pse njeriu duhet tė besoj nė Zot? Zoti ndėrroj jetė nė gjermani me Nietzschen, pastaj erdhi pasditja mė e madhe pėr njeriun sepse pėr herė tė parė u zėvendėsua me Zotin dhe u bė Zot vet ai. Disa u trembėn, disave ju dridhen kėmbėt, pastaj filluan t’ju merren mėndėt, kurse nė letėrsi u hapen gremina tė shumta. Por, njeriu ulėriti kundėr ferrit.
20170117-ilir.jpg
Ilir Muharremi
Para Zotit qenė mitet, edhe kėto mite i kishin ditėt e numėruara, u pėrjetėsuan vetėm nė letėrsi, ende edhe sot ruajnė pavdekshmėrinė dhe njeriu nuk duhet t’i mohoj zotat, por t’i largoj nė formė shumė kalamendėse sa qė shpirti krijon murosje tė fortė. T’i harrojmė Zotat, mė sė miri na bie tė mos mendojmė shumė pėr ta.
Sa mendojnė njerėzit nė botė pėr Zota? Njė studim i kryer nga Win Gallup International, i shoqėruar nga Instituti pėr Hulumtime Mediale ‘Mediana”, kishte vėnė nė qendėr besimin nė Zot tė njerėzve duke intervistuar 66 mijė njerėz nė 68 vende tė botės. 62 pėrqind e njerėzve besojnė nė Zot, kurse 45 pėrqind e mohojnė ekzistencėn e Zotit. Si tek tė parėt ashtu edhe tek tė dytėt Zoti nuk shpėrblen e as nuk ndėshkon, ai ėshtė i shurdhėr. 62 pėrqind kėrkojnė zėrin e tij, kurse 45 pėrqind mallkojnė heshtjen e hyjnisė, mirėpo po harrojmė se duhet vdekur, dhe njeriu mė mirė tė pėrgatitet pėr kėtė fat sesa pėr fjalėt e kota hyjnore.
Kosova ėshtė nė vendet me pėrqindje mė tė madhe tė njerėzve besimtarė nė Zot. Kurse vendet tjera me pėrqindje tė naltė tė besimit nė Zot janė Tailanda me 98 pėrqind dhe Nigeria 97 pėrqind. Kosova renditet menjėherė pas tyre, pastaj India dhe Bregu i Fildisht me 94 pėrqind besimtarė. Nė Kosovė janė vetėm 6 pėrqind ateistė. Kina ėshtė vendi me mė sė paku besimtarė, pasuese ėshtė Suedia, Republika Ēeke dhe Britani e Madhe.
Pse nė Kosovė ka kaq shumė besimtarė nė Zot? Arsyeja e analfabetizmit tė mė hershėm, varfėrisė, ishin tė verbėr, ende edhe sot ruajnė kėtė verbėri. Absurdi mė i madh i besimit nė njė Zot tė padukshėm. Ēfarė ndodh me trurin nė kėtė moment? Ana kritike dhe analitike lihet anash dhe tė menduarit e thellė, pastaj i nėnshtrohemi pjesės sociale dhe emocionale brenda vetes. Fėmijėt asnjėherė nuk e mendojnė Zotin, lindin pa Zot, nga imponimi familjar pėrcaktojnė religjionin. Kjo ėshtė vėrtetė e dhimbshme. Zoti pėr fėmijėt ėshtė i panjohur, i njohur bėhet nga tė rriturit, pastaj shkenca e shpallė dashakeqės, sepse mundon dhe vetėm mundon kot njeriun, sikurse njė pritje monotone e Becketit. Pėr fėmijėt Zoti ėshtė i paemėr, shumė i fshehur, as gjahtar e as gjykatės, dhe nuk e dijė pėrse prindėrit tek tė vegjlit tentojnė t’i fusin shkallėt brenda nė zemėr dhe tė ngjiten drejt besimit ndaj tij. Ėshtė paturpėsi tė besosh nė njė panjohuri, pėrse i gjithė ky mundim shekullor, veēanėrisht te Kosovarėt. Njeriu nė kėtė rast bėhet si qen dhe i vije vėrdallė, tė falet si njė i pėrhumbur, i dehur nga gėnjeshtra shekullore e librave “tė shenjtė”, tė cilėt u shkruan mbas qejfeve tė pedofilėve dhe abuzuesve seksual, e kėta shpėrndajnė moral. Vetė janė tė pamoralshėm, demonė, shpirtkatran qė shfaqen si gjahtar prapa reve dhe kėrkojnė njeriu tė jetė i burgosuri i pėrjetshėm. Jo ore, andaj ekzistojnė ateistėt. Eliminuesit e sė keqes dhe ndalimit tė infektimeve tė fėmijėve.
Disa Kosovarė u bėnė ekstremistė fetarė pėr shkak kushteve ekonomike, disa tė tjerė vuanin nga degjenerimi i jetės dhe gjen prehje nė religjion, tė tėrė kėta trashėguan nga familjet analfabete, sepse u rritėn nė njė dobėsi shkencore ku nė rafte boshe mbanin vetėm librin Kuran. Ēfarė pritet mė shumė nga kjo? Njerėzit tė bėhen gjah i butė dhe truri i tyre tė shpėrlahet. Ėshtė vėshtirė tė dilet nga kjo katrahurė analfabete.
Ajo qė mė vret mė sė shumti ėshtė kur shpėtohet njė fėmijė thonė: “Mrekullia e Zotit”, ndėrsa nė botė vdesin me mijėra fėmijė rastet e fundit nė Alepo dhe askush nuk e quan kėtė vepėr tė Zotit. Zoti nga goja e njerėzve na del selektiv edhe mė fėmijėt. Pėrse i sjellė nė jetė kur nuk u jap shansin pėr tė jetuar rrugėn e Zotit? Tė dobėtit pėrgjigjen: Janė punėt e Zotit dhe ne nuk i kuptojmė, atėherė si pret Zoti ta kuptojmė dhe tė ecim nėn rrugėn e tij, kur ai ndėrton konfuzitet. Nėse unė nuk e kuptoj Zotin ėshtė faji i Zotit. Ėshtė detyrė e prindit ta edukojė fėmijėn nė rrugine e drejtė. Nėse Zoti nuk e ndihmon gjithė botėn, atėherė pse i krijoj tė gjithė? Nėse nė jetė ēdo njėri vjen me vullnetin e Zotit, duhet ndihmuar nga ai. Prindi i ndihmon tė gjithė fėmijėt e tij jo vetėm atė qė do. Zoti i religjioneve ėshtė nė kėtė rast si prindi qė sjellė nė jetė fėmijėn dhe e detyron nėpėrmjet dhunės psikologjike t’i bindet dhe t’i shėrbejė atij tėrė jetėn, sepse ndryshe do ta ndėshkoj keq. Me lindjen e fėmijėve vdes Zoti.

Ēfarė ėshtė besimi nė tė vėrtetė?

Njerėzit nė botė e radhitin tek sfera hyjnore, mirėpo rrėnjėt i ka nė tokėsoren. Udhėzimi i Zotit ėshtė: “Beso nė mua”, mirėpo nėse njeriu mė nuk beson nė jetėn e amshueshme, bėhet pėrgjegjės pėr jetėn e tij. Besimtarėt tonė nė Kosovė Besimin e strehojnė tek hyjnorja dhe bėjnė ftesė secilit person t’i nėnshtrohet kėsaj, a nė fakt i marrin pėrsipėr kompetencat e Zotit. Ata pėrdorin dhunė, fyerje sharje, pėrēarje, kėrcėnim, asnjėherė nuk vijnė nga Zoti. Nėse vėrtetė e duan Zotin, Zoti i ndalon kėto dhe kush beson nė urtėsinė e Zotit, bėhet zbatues i tij. Por, njeriu kėtu tenton tė barazohet me Zotin, sepse fillon pėrēarja dhe dallimi ndėrmjet njerėzve. Mė mirė t’i kthehemi Nietzsches, ta zhdukim nga mendimi Zotin.

Ndikimi i fesė Islame tek Kosovarėt

Feja ėshtė shumė personale edhe i pėrket lirisė sė zgjedhjes. Zoti kundėrshton presionin e padėshiruar tė shkaktuar ndaj individit, ai kėtė e dėnon. Nėse fetarėt tonė ekstremistė i detyrojnė tė gjithė njerėzit t’i nėnshtrohen Zotit, prapė asgjė nuk do t’i dhuronte Zoti, andaj nėse mendohet Zoti, pėrjashtohet dhuna dhe imponimi ndaj pėruljes sė shtatores sė tij. Besimtari i fesė Islame, poashtu edhe ateisti duhet tė veprojnė me zėrin e urtėsisė dhe mirėsisė. Luftimi i Zotit nuk bėhet sepse urrehet, por sepse nuk ka referenca pėr tė, andaj ky njeri nuk duhet tė konsiderohet si birė i djallit ose fajtor. Zoti besohet ose nuk besohet, pėlqehet ose nuk pėlqehet, por nuk mund tė urrehet. Feja islame i pėrket tė gjithėve qė dėshirojnė ta aplikojnė, dhe jo veē kjo fe, ēdo religjion kėrkon masėn pėr pėrqafimin e saj, nė vete sheh rritjen, feja Islame gjithmonė ėshtė nė rritje e sipėr nė Kosovė, kjo i bie qė njeriu po vazhdon drejt sė ardhmes pa reforma.
Nė asnjė libėr tė shenjtė Zoti nuk i veēon besimtarėt nė individ, por atė i pranon mbas veprave tė mira, dhe tė devotshmit e sotėm jetojnė nėn veprat e kėqija dhe abuzojnė nė emėr tė Islamit. Feja thirret mbas tė vėrtetės, promovon drejtėsinė, shpik ndershmėrinė, projekton unitetin dhe ndihmėn tek njerėzit e pambrojtur, pikėrisht kėta janė gjahu me i preferuar i fetarėve, dhe krejt nė fund pėr tė mirėn e njerėzimit. Tė jesh i dirigjuar nga literatura e shenjtė, t’i zbatosh urdhrat dhe tė ndjehesh mirė. Myslimanin, konkretisht fetarin, Zoti e obligon tė lexojė literaturėn e shenjtė fetare dhe aty nuk shohė studim, dhe vetė Zoti e mohon ndėrmjetėsinė, e aq mė pak shpalljen e djemve tė tij. Feja kėrkon qė njeriu i dobėt tė lexojė e tė mendojė rreth Zotit dhe fesė sė tij. T‘i nėnshtrohet Zotit tė Abrahamit, tė Isakut dhe tė Jakobit, tek i menēuri fillon inteligjenca e revoltuar, dhe shpirti dyshues kėtu menjėherė bėhet ateistė. Tė paktė janė Kosovarė ateistė, kjo nėnkupton aftėsinė e rreptė, stabile, tė thellė, gjykuese, vetėvdendosėse. Kėta njerėz janė tė rrallė. Njeriu besimtar si ateisti njėjtė vuajnė, dhe kanė vendin e pėrbashkėt: shtratin e vdekjes, kėtu nuk pėrjashtoj as kafshėn.

Si t’i marrim mėsimet direkt nga Zoti

Krishti erdhi nė tokė pėr t’i zgjidh dy probleme: tė keqen dhe vdekjen, ishte i vetėdijshėm qė tė dyja u dashtė t’i merrte pėr vete. Nuk mundi tė shpėtoj, vdiq i pikėlluar. Hyjnia ėshtė e padrejtė me njeriun, sepse e braktis nė momente kur ai ka nevojė pėr tė atin pėr Zotin. Ēfarė mėsimesh mund tė marr nga Zoti? Sakrificėn e padrejtė pėr ta krijuar drejtėsinė e rrejshme. E shihni qė asnjė fetar qoftė mysliman a katolik nuk ėshtė i dhėnė nga Zoti, vetėm ata tė cilėt shkojnė pas grupacioneve ekstreme tė gabuara, e janė tė pavetėdijshėm, apo me qėllim, fillojnė tė keqinterpretojnė, keqkuptojnė dhe thirren nė emėr tė feve. Atėherė, njeriu prapė s’mundet tė kthehet te Zoti tė thithė njohjen direkt nga dora e tij. Zoti kamuflon, edhe mashtron, nėse i referohemi historisė pėr tė.
Gjithmonė do tė ketė fetarė dhe kundėrshtar nė botė dhe vendin tonė. Tė parėt janė tė dobėtit, frikacaket dhe servilėt, tė dytė e mohojnė me qėllim ta zėvendėsojnė, ose dalin tė tretėt, thirren nė emėr tė drejtėsisė dhe shumė shpesh keqpėrdoret drejtėsia. Asnjėherė nga kėta nuk mund tė merr pėrgjigje me fakte dhe referenca. Ateistėt, kur i mohojnė fetarėt se pėrgėnjeshtrojnė Profetin ose Zotin, ose i quajnė primitivė servilėt e Zotit, sėrish pa argumente. Edhe Fetarėt qė thirren ne emėr tij jetojnė pa referenca pėr tė. Zoti nė kėtė botė kishte fat tė pashpresė dhe ditėt e tij ishin dhe janė tė numėruara.

Njeriu armik dhe mik i Zotit

Logjika e njeriut ėshtė armiku i Zotit dhe sado qė e tejkalon veten aq mė shumė e urren Zotin. Nietzsche kėtu klithi pėr mbinjeriun. Njeriu duhet ta dijė se nėse bėnė keq, si ai qė bėnė mirė prapė nuk merr dėnim e as shpėrblim nga Zoti. Nėse njeriu prek natyrėn, ajo i vėrsulet, kėtė sėpaku mund ta quan Zot, sepse ėshtė rob i saj. A duhet tė jesh rob pėr Zotin? Kjo frikė jeton tek njerėzit. Zoti nuk duhet as tė pengoj e as tė rregulloj, mjafton tė dergjet i qetė nė mendimet e tija. Si tė mjaftoj si tė mos mjaftoj Zoti, njeriu mund tė jetoj i lumtur me vetveten. Njeriu mund ta besoj Zotin vetėm nėse e sheh duke vuajtur nė Agoni, dhe vuajtja nga qielli nė tokė, a mund tė nxjerr njė besim dhe lumturi tė ēuditshme? Po. Kėtu Zoti besohet.
Edhe nė kohėn e krishterimit (mesjeta), edhe sot bėhen shumė krime, posaēėrisht parulla e sotme “terrorizmi islamik”. Kėtė unė nuk e shohė si tė rastėsishėm. Terrorizimi ėshtė shumė i lashtė, dhe pikėrisht ėshtė kjo e keqja tė mbjellėt nė trungun e feve, ose e keqja vjen nga religjioni, e mira gjendet nė tokė pa religjionin. Apo vrasja dhe zhdukje masive ne emėr tė feve. Myslimanėt nuk e luftojnė, por pranojnė tė thirren me tė.

Kadare: ekstremizmi fetar bie ndesh me moralin historik shqiptar

Shkrimtari Ismail Kadare ėshtė prononcuar se ekstremizmi fetar ėshtė diēka qė bie ndesh me moralin historik shqiptar. Natyrisht, kjo edhe qe pengesė e mbijetesės sė rehatshme e kėtij kombi nėpėr shekuj. Gjithnjė mendohej se orientimi eurotalantaik i shqiptarėve mund tė lėkundet pėr shkak kėsaj, por kjo nuk mund tė ndodh sepse shqiptarėt integrohen mė shpejt se vendasit, ndonėse edhe asimilohen. Kadare beson se njė pjesė e shqiptarėve janė kundėr ekstremizmit fetar, por po harron se nėse zhytemi nė “themelet” e fesė, shumė lehtė njeriu eskalon nė ekstremizėm, por kjo aspak nuk e zhvendos mendimin pozitiv tė shtetit tė ri Kosovės pėr pro perėndimit. Ēfarė i bėnė feja artit dhe si e dėnon atė? Po kthehemi nė kohė. Kadare vazhdon tė jetė pro fesė krishtere, duke ardhur nga njė shtet ateistė (koha e Enver Hoxhės.) Por, ky shkrimtar anon mė shumė kah feja krishtera sepse atė e konsideron si fe Evropiane, dhe me tė drejtė sulmon fenė myslimane: “Njė pjesė e popullsisė sė varfėr, u detyrua tė konvertohej me dhunė”, shprehet ai pėr tė vazhduar: “ Disa tė tjerė ndėrruan kamp pėr arsye ekonomike, disa tė tjerė pėr njė fenomen tepėr tė rėndėsishėm pėr shqiptarėt, pasi vetėm njė mysliman kishte tė drejtė tė mbante armė. Shqiptari ishte para dilemės: si do mundte ai tė mbronte dinjitetin e familjes sė tij pa armė? Ndodhte qė njė vėlla i po tė njėjtės ēati konvertohej dhe njė tjetėr jo.” Sipas tij, Sot, nėpėrmjet fesė Islame, Turqia pėrpiqet pėrsėri tė ndikojė dhe modifikojė konceptin tonė tė jetės sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen nė njė tjetėr formė. Ai tregon se kombi shqiptar si pasojė e Osmanėve ka vuajtur shumė. Osmanėt nuk qenė vetėm pėr pėrgjakje, por ishin si Grekėt, instalimin e kulturės sė tyre, tė njėjtėn qė e bėri Aleksandri. Ateizmin e tij Kadare e shfaq kur thotė: “Letėrsia mė ka mbrojtur nga ēdo influencė, ideologjike apo fetare.” Zoti i tij ėshtė letėrsia edhe kombi. Pėr tė parėn ka tė drejtė, pėr tė dytėn jo. Rreziku i kanoset Evropės nga lindja me depėrtimin dhe kultivimin e “nacionalizmit tė ri”. P.Hajnrih Bėl ka thėnė “Gjuha ime ėshtė djepi im”. Ai termin djep e zėvendėson me komb dhe kjo nuk ėshtė e njėjta gjė. Kadare pėrgjigjet: “Nė diktaturė, liria e vetme qė i mbetet njė shkrimtari ėshtė gjuha e tij. Pėr kėtė arsye ne lexonim male me libra. Pėr pasojė realiteti zhdukej pas kėtyre librave.” E ndaluar qe mė e shijshme dhe mė e lartėsuar pėr artistin e asaj kohe, edhe arti shkėlqen pas ndalimit.
Shqiptarėt i quajnė shqiptarėt myslimanė si jokombėtar gjoja se kombi dhe feja nuk rrinė dot bashkė. Kombi ėshtė zgjedhje pa dashje e njeriut, feja pėrzgjedhje nga ndikimi i analfabetizmit, pranimi ndodh nėse logjikisht je i butė e i dobėt, ke prirje pėr servil. Asnjėrėn nuk e kemi nga Zoti as kombin e as fenė. Individi i fortė ndjehet i vetmuar pranė kėsaj kopjeje. Edhe pse kombi nuk ėshtė zgjedhja nga zoti, duhet ta duam edhe mė shumė, ta ruajmė, zhvillojmė me art ta propagandojmė pėr zhvillim tė mirėfilltė.
Arsyeja pse Kosovarėt besojnė nė Zot ėshtė se tė gjithė jetojmė nė kushte tė vėshtira ekonomike. Andaj, feja bėnė mė shumė edhe pėr ata qė jetojnė nė mjerim dhe i thėrret pėr detyrim. I ngritė ekonomikisht, i varfėron nė logjikė dhe shpirt. Tė pasurit feja i quan lakmitar dhe epshor. E dini pse ndihmojnė fetarėt nė kėtė botė? Mendojnė se Zoti nuk ju jep nė atė botė nėse nuk dhurojnė nė kėtė botė. Andaj, mė i mjeri kėtu ka ndihmėn dhe pėrkrahjen e tyre. Njeriu jep kontribut nėse ndihmon vetveten dhe shoqėrinė pa frikėn e Zotit dhe konvertimin fetar.
Kam studiuar shumė pėr filozofinė, mitologjinė, artin dhe mistikėn, askund nuk e gjeta Zotin dhe skam si ta mbroj e si ta mohoj e aq mė pak ta vrasė nė kėtė tekst. Ajo qė mė prek seriozisht ėshtė se disa myslimanė pėrbuzin, kėrcėnojnė fyejnė ateistėt, kurse ateistėt janė mė demokrat, nuk konfrontohen fizikisht me fetarėt. Zoti s’ka si ta dijė a e kam mirė ose a veprojnė fetarėt edhe mė mirė se unė.
Zoti nuk mund tė dėshiroj as luftė e as paqe mes njerėzve, andaj as njė fe nuk vjen nga ai, dhe duhet tė hiqen nga fjalori i librave tė shenjtė shprehja “Paqe”, sepse ajo gjithmonė qe nė mesin e njerėzve. Kėnaqėsia dhe gėzimi i madh shpėrthen nga universi vjen nga krijesat e universit. Zoti ndjehet i huaj.



24/04/2017 - 21:31:44 | Komente: 0 | Shikuar: 726 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it