Problemi shqiptar - Nga Frank Shkreli

Duket se kombi shqiptar po pėrshkohet sot nepėr njėrėn prej periudhave mė tė rrezikshme tė historisė sė tij. Njoftohet se kėtė javė, si edhe herė tė tjera mė parė gjatė kėtyre 25-viteve tranzicion, nė Tiranė do tė zbresin zyrtarė tė lartė evropianė nga Brukseli, nė njė pėrpjekje ndėrmjetėsimi pėr tė zgjidhur atė qė tė gjithė po i referohen si “ngėrēi politik” midis partive tė pozitės dhe opozitės dhe klasės politike shqiptare, nė pėrgjithėsi. Situata aktuale politike e krijuar nė Tiranė nuk mund tė quhet mė si njė ”ngėrē politik”, por ėshtė njė krizė pėrmasash kombėtare, me pasoja tė paparishkueshme pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkanin Pėrendimor, pėrfshirė Kosovėn, nėqoftse nuk zgjidhet shpejt dhe me mend. Duket se me kokėfortėsinė e saj, klasa politike e Shqipėrisė ka krijuar njė situatė krize nė vend, tė cilėn ėshtė e papėrgatitur ta pėrballojė me mjete tė rregullta dhe demokratike tė lojės politike.


Frank Shkreli
Nė pėrpjekjet e tyre pėr, pėr pavarėsi, pėr liri dhe demokraci, shqiptarėt, gjatė historisė, janė pėrballur me kriza serioze pėr mbijetesė, u ndeshėn shpesh me pengesa tė forta dhe hasėn nė shumė prita tė rrezikshme nga tė huajt – nė tavolinat diplomatike dhe nė fronte lufte -- tė vendosura nga armiqtė e tij. Kombi shqiptar e pėsoi rėndė me shpalljen e pavarėsisė, ndėrsa armiqtė e tij ia cunguan disa prej gjymtyrėve tė tij jetike, duke ua dhėnė fqinjėve sllavė e grekė gjysmėn e trojeve shqiptare. Me humbje tė mėdha njerėzore, kombi disi mbijetoi komunizmin ndėrkombėtar, por as pas Luftės sė Parė Botėrore dhe as pas Luftės sė Dytė Botėrore, fatkeqėsisht shqiptarėt nuk mundėn tė hidhnin themelet e njė shteti tė shėndosh, tė lirė e vėrtetė demokratik, bazuar nė njė bashkėjetesė kombėtare. Nga Lufta e Dytė Botėrore, shqiptarėt dolėn tė pėrēarė, tė pėrgjakur, tė ndarė dhe tė robėruar nėn zgjedhėn e njė ideologjie tė huaj sllavo-aziatike, e cila pėr pothuaj njė shekull i mohoi kombit shqiptar radhitjen e tij, krah pėr krah, popujve tė botės perėndimore. E vėrtetė se flamuri i Gjergj Kastriotit -Skėnderbe, i njollosur me simbolin e komunizmit ndėrkombėtar – valėviste mbi njė pjesė tė trojeve shqiptare, por nuk ishte mė simbol i vėllazėrimit kombėtar dhe nuk pėrfaqėsonte mė krenarinė e vlerave, tė trashėgimisė dhe tė traditave historike tė shqiptarit. Pėrkundrazi, u bė simbol i pėrēarjeve, vėllavrasjeve dhe tė mohimit tė vlerave, me tė cilat krenohej dikur shqiptari -- vlera si nderi, besa e burrėria.

Po sot ku qėndron problemi i krizės politike, pėr tė ashtuquajturin “ngėrē politik”, nė Shqipėri? Pėr krijimin e kėsaj situate nuk mund tė fajėsohen drejtė pėr drejtė ndėrhyrjet nga jashtė, megjithėse tė tilla ndėrhyrje pėr tė pėrēarė shqiptarėt ka pasur dhe do tė ketė gjithmonė. Problemi i sotėm politik, ėshtė kryekput njė problem shqiptar, i shkaktuar nga vetė shqiptarėt, ose mė mirė tė themi, nga vet klasa politike. Ngėrēi i tanishėm politik, nė tė vėrtetė, shėnon edhe kulmin e dėshtimeve tė njėpasnjėshme politike tė ēerek shekullit tė kaluar, pėr tė ēuar pėrpara zhvillimet dhe pėr tė ngritur frymėn e vėrtetė universale demokratike nė vend. Ky ngėrē politik pėrfaqėson njė dėshtim tė zgjedhjeve tė lira, tė ndershme e demokratike dhe njė mungesė pėrgjegjėsie politike e morale, qė udhėheqsit e zgjedhur tė kėsaj klase politike tė japin llogari pėr veprimtarinė e enteve qeveritare dhe politike, tė cilat nė njė demokraci tė mirėfilltė, duhet t’i shėrbejnė tė mirės sė pėrbashkėt dhe jo interesave personale tė politikanėve dhe partive politike qė ata pėrfaqėsojnė.

Pėrveē pėrgjegjėsisė qė kanė partitė politike dhe pėrfaqsuesit e tyre nė krijimin e krizės sė tanishme politike nė Shqipėri, ėshtė edhe votuesi shqiptar ai qė bartė njė pėrgjegjėsi, pasi duhet tė jetė mė i angazhuar nė proceset demokratike, ashtu qė nepėrmjet pėrfasuesve tė zgjedhur me votė tė lirė-- tė kontrollojė fatin e vet dhe qė ėndrrat t’i kthejė nė realitet pėr realizimin e njė tė ardhme mė tė mirė pėr veten, pėr familjen dhe pėr tė gjithė shoqėrinė ku jeton.

Ndonėse vėmėndja sot me tė drejtė i kushtohet “ngėrēit politik” nė Shqipėri, gjėndja nuk ėshtė aspak mė e mirė as nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Mal tė Zi – ku fatkeqsisht, pėrēarjet dhe grindjet vazhdojnė tė mbizotėrojnė politikėn shqiptare gjithandej. Oligarkėt, siē i kishte quajtur ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri kanė uzurpuar jo vetėm ekonominė, por edhe qeverinė dhe shtetin dhe i kanė zėnė frymėn zhvillimeve demokratike, anė e mbanė trojeve shqiptare nė Ballkanin Perėndimor, duke i dhėnė njė emėr tė keq demokracisė dhe duke hedhur dyshime qėllimkėqia, alla putiniste dhe erdoganiste, mbi pėrfitimet qė vinė nga demokracia.

Nė fillim tė shekullit 21, nė njė periudhė kur shqiptarėt nė pėrgjithėsi, nuk kishin gėzuar kurrė nė historinė e tyre mė shumė liri, ndihej njė entuziazėm si brenda ashtu edhe jashtė trojeve shqiptare, se ky do tė ishte, mė nė fund, shekulli i shqiptarėve. Se ky do tė ishte momenti historik, momenti nė historinė e shqiptarėve, kur vet shqiptarėt si kurrė mė parė e kanė nė dorė fatin e vet. Por doli qė udhėheqsit aktualė shqiptarė, nė tė vėrtetė, janė problemi kryesor, partitė politike tė tė cilėve, me “komeditė e tyre politike”, pikėrisht nė kėtė moment, po pengojnė proceset natyrore tė historisė, histori e cila kishim menduar mė heret -- se me ndihmėn dhe mbėshtetjen e disa miqėve -- kishte filluar qė, mė nė fund, t’i korrigjonte gabimet dhe disfatat qė ka pėsuar kombi shqiptar gjatė shekujsh.
Fatkeqsisht, “ndėrēi i sotėm politik” tregon sikur asgjė nuk ka ndryshuar nė historinė e shqiptarėve, se nė nė tė vėrtetė, partitė politike dhe politikanėt shqiptarė ishin problemi mė i madh dhe shkaktarėt kryesorė tė ngėrēeve politike dhe krizave tė panevojshme gjatė 100-viteve tė fundit. Fan Noli nė njė artikull me titull, “Komedia e partive dhe rreziku qė qėllon nė derė tė theatrės”, botuar nė njė numėr tė gazetės Dielli nėntorin e vitit 1924, kritikonte partitė dhe politikanėt e asaj kohe nė Shqipėri, pėr gjendjen e krijuar atje mbi 90 vjet mė parė, duke thėnė se, “Nė qoftė se anarkia qė mbretėron nė Shqipėri, vazhdon edhe ca kohė, ahere optimizma s’ka vend dhe trembėm se diē do ngjasė. “Noli shprehte shpresėn se, tė “Vetqojturve ‘udhėheqės’ do tu vijnė mėnttė dhe punėt do shtrohen”.

Mos Zot qė si rrjedhim i ngėrēeve politike, inateve personale, bojkoteve tė llojlloshme tė partive politike, si dhe mungesės sė demokracisė sė vėrtetė, korrupsionit dhe drogės qė ka kaplluar shoqėritė shqiptare kudo, Shqipėria dhe Shqiptarėt, qė pas rėnies sė komunizmit dhe pas fitores historike tė Pavarėsisė sė Kosovės -- sipas Fan S. Nolit, mund tė thuhet se, “U ngjallėn nga idealistėt dhe u ruajtėn nga rastet”, por tashti tė, “mos vriten nga politikanėt.”

Unė besoj se politikanėt shqiptare kudo nė Ballkanin Perėndimor– tė cilėt megjithėse siē thoshte Noli e pėrdorin politikėn, jo si njė udhė, por si njė qėllim dhe qė pėrdorin ēdo mjet, tė ndershėm e tė pa ndershėm, pėr t’ia arritur qėllimit – do tė ndėrpresin komeditė e tyre aktuale politike dhe do tė mėnjanojnė rrezikun, qė siē shprehej Noli, tė mos i vihet “kazma Shqipėrisė”, dhe shqiptarėve.

Kėtė, tė nderuar politikanė, ia kini borxh tė siguroni se nuk do ndohdė njė gjė e tillė, jo vetėm brezit tė sotėm dhe tė ardhėm tė shqiptarėve, por edhe brezave tė mėparshėm tė kombit shqiptar tė cilėt ėndėrruan, luftuan dhe nė shumė raste dhanė jetėn pėr lirinė qė gėzon sot kombi shqiptar. Mos kini frikė nga e ardhmja dhe mos u mbani peng nga e kaluara, sidmos nga e kaluara komuniste, kur ėshtė fjala pėr tė ardhmen e shqiptarėve nė ēerekun e parė tė shekullit 21. Pėr njė komb, tė cilit i mungon dialogu politik, por qė ėshtė aq dinamik i bashkuar nė liri, demokraci dhe pavarėsi, njė komb i cili i ka tė gjitha mundėsitė dhe kapacitetet pėr tė realizuar ėndrrėn e rilindasve tė shekullit tė kaluar tė kombit shqiptar.

Kjo ėshtė e mundur vetėm e vetėm kur tė gjitha pjesėt e trupit tė kombit dhe tė gjitha partitė dhe grupet pa dallim – me respekt pėr tė drejtėn e secilit pėr tė shfaqur mendimet dhe pikėpamjet e veta nė mėnyrė demokratike pėr tė ardhmen e pėrbashkėt -- tė ndėrpresin monologun e tanishėm dhe tė fillojnė dialogun me njėri tjetrin, si vėllai me vėlla. Ky ėshtė njė problem shqiptar! Problemet e shkaktuara nga shqiptarėt duhet tė zgjidhen nga vetė shqiptarėt -- pa ndėrhyrje nga jashtė – me qėllim pėr ta bėrė mė nė fund Shqipėrinė. Shqipėrinė e njė bashkjetese kombėtare, me tė drejta dhe liri tė barabarta pėr secilin shqiptar. Ky ėshtė momenti kur burrat e vėrtetė i vinė nė ndihmė Atdheut tė vet. Tashti dallohen burrat e vėrtetė nga burracakėt!



24/04/2017 - 21:35:03 | Komente: 0 | Shikuar: 500 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it