Frank Shkreli: ''Anarkia ėshtė debashkim, jo bashkim''
Dritėro Agolli pėr bashkimin kombėtar

Kohėt e fundit, Kryeministri i Shqipėrisė, Z. Edi Rama dhe Presidenti i Kosovės, Z. Hashim Thaēi ngritėn mundėsinė e bashkimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė njė shtet tė vetėm, nėqoftse nuk ndodhė bashkimi i tyre brenda Bashkmit Evropian. Analistė tė ndryshėm e kanė cilėsuar deklaratėn e udhėheqsve shqiptarė si njė manovėr parazgjedhore, si njė pėrpjekje pėr tė larguar vėmendjen e mbrendshme dhe tė jashtme nga kriza aktuale politike nė Shqipėri dhe nė Kosovė, ose mė keq, si njė kėrcėnim dhe shantazh ndaj Evropės, nėqoftse Bashkimi Evropian nuk merr masa pėr tė shpejtuar integrimin e Shqipėrisė dhe Kosovės nė radhėt e tij.


Frank Shkreli
Sidoqoftė -- sikur tė kishte nevojė pėr njė deklaratė tė tillė nė kėtė moment -- deklarata e Kryeministrit Rama dhe e Presidentit Thaēi – dashtė e pa dashtė -- ndezi tensionet politike nė Balkan, duke shkaktuar reagime tė ashpėra jo vetėm nga Beogradi, por edhe nga Moska. Rusia dhe Beogradi mezi prisnin njė deklaratė tė tillė qė tė drejtonin gishtin akuzues Tiranės dhe Prishtinės zyrtare pėr destabilizim tė rajonit. Ndėrsa, edhe Bashkimi Evropian (BE) ka kritikuar gjithashtu ashpėr deklaratėn e Z. Rama dhe Z. Thaēi. Komisioneri Hahn, sipas Deutsche Welle-s, ka hedhur poshtė mundėsinė e presioneve dhe shantazheve ndaj Brukselit duke thėnė se deklaratat nxitėse mund t’u kėthehen vendeve tė Ballkanit si bumerang. Nė vend tė kėsaj, ka thėnė pėrfaqsuesi evropian, vendet e Ballkanit duhet tė pėrqėndrohen tek bėrja e reformave tė nevojshme pėr tė plotėsuar kushtet pėr antarėsim nė BE. Edhe ambasadat amerikane nė Tiranė, Beograd dhe Prishtinė, kanė reaguar ndaj deklaratave tė Z. Rama dhe Z. Thaēi, duke i cilėsuar si tė nxituara dhe tė pakujdesshme.

Ndėrkaq, gazeta Illyria nė New York sjellė njė reagim tė Presidentit tė Kosovės, Z. Hashim Thaēi, i cili u pėrgjigjet edhe njėherė kritikave tė zyrtarėve tė BE-sė ndaj deklaratave tė tij dhe tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama pėr mundėsinė e bashkimit tė Kosovės dhe Shqipėrisė duke i quajtur “bajate”, “tė gėrditshme” dhe “neveritėse”, deklaratat e zyrtarėve tė BE-sė. Ai ka theksuar se kėrcėnim pėr paqėn pėrbėn nacionalizmi serb dhe jo deklaratat e tij.

“Kėrcėnim pėr BE-en ėshtė nacionalizimi serb. Ėshtė Beogradi qė ėshtė duke punuar nė destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit tė fuqishėm sė Rusisė nė Serbi, prej bazave ushtarake e deri tek ‘MIG-at’ rusė”, ėshtė shprehur udhėheqsi i Kosovės nė reagimin e tij ndaj kritikave evropiane.

Bashkimi kombėtar i shqiptarėve ėshtė njė ėndėrrė e shėnjėt e tė gjithė brezave deri mė sot. Por bashkimi kombėtar arrihet me vepra e jo me fjalė, as me akuza ndaj njėri tjetrit as me ultimatume ndaj tė tjerėve. Ėshtė kundėr dinjitetit kombėtar qė thirrjet pėr bashkim kombėtar tė pėrdoren pėr qėllime politike parazgjedhore ose pėr tė treguar mllef ndaj njė vendimi ose jo, tė Bashkimit Evropian. Fatkeqsisht, me dėshtimin e pėrfaqsuesve evropianė pėr arritjen e njė kompromisi pėr zhdukjen e ngėrēit politik nė Tiranė, Shqipėria gjėndet para njė “kollapsi politik”, siē e cilėsoi nė njė shkrim dje Karl Bildt, bashkėkryesues i Kėshillit Evropian pėr Marrėdhėniet me Jashtė,, ndėrkohė qė kriza politike vazhdon pėr njė kohė tė gjatė nė Kuvendin e Kosovės, ndėrsa edhe atje po bėhet thirrje pėr zgjedhje tė pėrgjithėshme, tė parakohėshme parlamentare, sikur zgjedhjet janė zgjidhja e tė gjitha problemeve.

Pėrballė kėtij aktualiteti politik sot nė trojet shqiptare, ndodhė se jam duke lexuar librin e Adnan Merovcit, truprojės sė Presidentit Ibrahim Rugova, “Nė Hap me Rugovėn”, ku vura re ndėr tė tjera edhe deklaratėn e tė ndjerit Dritėro Agolli mbi bashkimin kombėtar, gjė qė mė tėrhoqi vėmendjen, pasi ėshtė temė e ditės. Ai e kishte bėrė kėtė deklaratė gjatė njė takimi me shkrimtarėt e njohur tė asaj kohe gjatė njė vizite nė Kosovė. Takimi i kryesuar nga Ibrahim Rugova nė Prishtinė, me Shoqatėn e Shkrimtarėve tė Kosovės, ėshtė mbajtur gushtin e vitit 1991, njė periudhė e vėshtirė kjo politike si pėr Shqipėrinė ashtu edhe pėr Kosovėn. Ėshtė njė kėshill nga Dritėro Agolli qė vlente atėherė pėr tė gjithė, por pėrgjigja e tij 25 vjetė mė parė, ėshtė edhe sot shumė aktuale, pėrball krizės politike nė Tiranė dhe debatit tė shkaktuar nga dy udhėheqsit shqiptarė nė lidhje me bashkimin kombėtar, pėr ata qė duan t’a dėgjojnė dhe pėr ata qė janė me tė vėrtetė serioz dhe tė cilėt janė me tė vėrtetė tė dhėnė pėr realizimin eventual tė bashkimit kombėtar.

Pyetjes nė lidhje me bashkimin kombėtar tė shqiptarėve nga njėri prej pjesėmarrėsve -- njė temė e ditės sot -- Dritėro Agolli iu pėrgjigj kėshtu, sipas shėnimit nė librin e lartė pėrmendur. “Kėtė gjė”, u tha ai shkrimtarėve mė tė njohur tė asaj kohe nė Kosovė, “Duhet ta shikojmė mė shumė nė tė ardhmen. Tė ardhmen, sepse ėshtė problem jo vetėm pėr Shqipėrinė, pėr ta forcuar atė dhe pėr ta bėrė pėr Shqipėrinė e brendshme, por edhe pėr Shqipėrinė e jashtme, se tashti ka ardhur ajo pika mė kulminante qė o do tė ngrihet me tė madhe ky problem i bashkimit kombėtar ose tjetėr shanse ėshtė vėshtirė tė jepet sepse me ē’ta ka dhėnė historia, Shqipėria kalon nė demokratizimin e plotė tė vendit – por nėqoftse kjo do tė merret, tė ketė njė anarki tė plotė nė Shqipėri, siē ka tani, qė ėshtė anarki, tashti po qartėsohet njė ēik mė shumė, por ka njė anarki. Nėqoftse ėshtė kjo anarki, ajo nuk mund tė marrė pėrsipėr bashkimin kombėtar. Anarkia ėshtė debashkim, jo bashkim. Ajo i sjellė dėm edhe pjesės kėtu (Kosovės) nėqoftse vazhdon ajo gjėndje, sepse nuk ka as autoritet, qoftė edhe nė Ballkan qoftė edhe nė vende tė tjera. Do ju thonė juve, me ke jeni mo, me ata qė po grinden e po zihen njėri me tjetrin, ku do veni ju?” Mungesa e rregullit, qetėsisė dhe e unitetit politik nė Shqipėri, ka thanė Agolli, “duket medoemos se i sjellė dėm ēėshtjes sė madhe kombėtare”.

Nuk mund tė ketė bashkim tė trojeve shqiptare, pa bashkimin e shqiptarėve, me qėllim pėr tė bėrė mė sė pari “Shqipėrinė e brendshme” dhe “Shqipėrinė e jashtme”, tė lirė e demokratike tė standardeve evropiane. Dritėro Agolli porosiste njė ēerek shekulli mė parė, aty nė zemėr tė Dardanisė, qė mė sė pari tė bėhet Shqipėria e brendshme dhe e jashtme, e pastaj tė flitet pėr bashkim kombėtar! Kėtė nuk mund ta bėjė as Evropa as Amerika dhe askush tjetėr, pėrveē vetė shqiptarėve. Ndėgjoni porositė e tė moēėmve dhe mos sillni ujė nė mullijtė e armiqėve tė kombit.



27/04/2017 - 22:02:07 | Komente: 0 | Shikuar: 905 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it