Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Hera e parė nė avion - Tregim nga Ilir Muharremi


Prisja aeroplanin pėr Hanover. Isha para kohe. U ula nė njė restorant tė aeroportit. Porosita njė kafe. Uria nuk mė kishte kapluar. Kafen e pija me ujė, kėshtu mė pėlqen. Ora ishte 13 pasdite, dy orė para kohe. Restoranti ku isha ulur kishte edhe ushqim. Afrohesha tė shohė se ēfarė kishte pėr tė ngrėnė. Ēmimet nuk qenė si nė qytet, por po tė haja menjėherė dy orė a do mė mbante njė senduiē i vockėl, me pak pėrshut dhe sallatė tė gjelbėr e cila jepte pamjen e njė bari tė njomė tė thatė. Kushedi se sa ditė ėshtė aty e mbėshtjellur nė qese. E preka, ishte e fortė, por nuk e morra sepse prisja edhe njė orė, por mendoja nė vete se pas njė ore do tė mė zė uria tepėr dhe dy senduiē nuk do mjaftonin. Atėherė gjashtė euro bėjnė. Por, sido qė tė jetė, me njė senduiē mund ta sfidoj urinė.
20170117-ilir.jpg
Ilir Muharremi
U ktheva prapė ku isha, pija kafen pa ujė sepse uji ishte njė euro, kjo mė dukej paksa shtrenjtė, nuk porosita me bindje se do gjej dyqan afėr dhe ta blejė ujin 25 cent. U ngrita u afrova nė ashensor pėr tė shkuar nė katin e parė pėr ta blerė mė lirė ujin, ashensori ishte i madh, kishe vend pėr shtatė vet, kuptohet nėse nuk kanė shumė kilogram. Zbrita nė katin e parė, nė fund ndodhej njė frigorifer, por nga largėsia nuk mund ta vėreja se ēfarė mund tė ketė. Eca ngadalė duke mbajtur njė qėndrim jo timin, pak mė krenar sepse ndodhesha nė aeroport, dhe po udhėtoja nė njė vend krejtėsisht tė panjohur pėr mua. U afrova, njė burrė i gjatė, i veshur me njė kėmishė tė kuqe , jelek tė zi, mė buzėqeshi fallso ashtu si ēdo ditė qė bėnė me myshterinj. Shikimi im ishte direkt nė frigorifer, uji i thjeshtė kushtonte njė euro. Por, mendoja ta blej, pastaj kur tė mė harxhohet ta mbushja nė tualet sepse pa ujė si tė udhėtoj dy orė e gjysmė nė aeroplan. Kushedi sa kushton uji nė aeroplan.
E bleva. U ktheva prapė nė restorant ku kisha lėnė kafenė nė gjysmė. U ula, kafeja ishte ftohur. I shtova edhe pak sheqer qė tė bėhej mė e ėmbėl. Nuk e bėja kėtė sepse ma kėnda, por i vetmuar nuk dija se ēfarė tė bėja. Sheqeri trashej mė shumė nė kafe. E pėrzieja me lugė. Koha kalonte ngadalė, edhe mė ngadalė mė dukej sepse e dija nisjen e aeroplanit. Dy burra nė banakė mė vėshtronin, ndjeja atė se duhet prapė tė porosisė diēka, por thosha me vete pėrse tė porosisė kur kafeja kushton njė euro e gjysmė, tri euro dy kafe, uji njė euro, katėr euro pėr asgjė. Senduēi, 3 euro shtatė euro dhe asgjė.
Vendosa tė qėndroj me njė kafe dhe ujė qė kushtonin dy euro e gjysmė. Mendoja Gjermanin, Hanoverin, si mund tė jetė, njė qytet i bukur, por ende nuk kishte shkelur kėmba ime. Letrat e sheqerit i kisha pėrthyer nė dysh, pastaj filloja t’i leckosė, pastaj, ti hedh nė shpuzore. Koha kalonte, por shumė ngadalė. Dhėmbėt i pastroja me letrėn e sheqerit. Ora ishte bėrė 14. Zbrita me ashensorė dhe njė valixhe tė kuqe dhe dy piktura. U afrove tė dorėzoja valixhen, por pikturat doja t’i mbaja me vete sepse ishin me xham. Nxjerra biletėn e aeroplanit bashkė me pasaportėn, por edhe sigurimin shėndetėsor. Njė djalė i ri i cili pranonte dokumentet buzėqeshte duke mė thėnė: “Sigurimi shėndetėsor nuk na duhet”. E futa prapė nė xhep. Valixhja peshonte plot 12 kile, mė pak se 23 tė cilat janė maksimum pėr aeroplanin. U gėzova shumė. Vazhdova mė lartė shkallėve, njė femėr jo shumė e bukur ma kėrkoj pasaportėn. Ja dhashė. Mu falėnderua, ashtu bėra edhe unė. Tėrhiqja pikturat me vete. Mė kontrolluan ēdo gjė, vetėm brekėt nuk mi nxorėn.
Hyra brenda, prisja aeroplanin pėr Hanover. Nuk e dija se ku duhet tė presė saktėsisht qė tė hyja nė aeroplan sepse ishte hera e parė e imja. U ula, shikoja njė djalosh pėrballė meje, i cili dėgjonte muzikė dhe lexonte diēka, por nuk e kishte vėmendjen nė atė se ēfarė lexonte. Njė grua afėr meje i bėrtiste njė vajze tė vogėl. Njė burrė i moshuar ishte ulur afėr si duket edhe ai nuk qe ndonjė herė nė aeroplan, ashtu mu duk mua, sepse vėshtronte ēdo gjė qė kalonte dhe lėvizte. Ata qė kishin hipur nė aeroplan ishin tė fokusuar vetėm nė problemet e tyre. Minutat kalonin, koha afrohej tė hyja nė aeroplan, tė gjithė tė panjohur.
Pas pak njė djalosh me njė grua, i cili kishte veshur njė palė xhins Armani, kėmishė Hugo Boss, atlete Lakosta. Rroba tė shtrenjta. Por, nuk i shkonin pėr fytyre, vetėm firma e njohur dominonte. E shikova, nuk mė shikoj. Nuk e shikova sepse nuk mė shikonte. Ishte shoku im i fėmijėrisė tė cilin nuk e kisha parė plot pesėmbėdhjetė vjet. Nuk e hoqa shikimin nga ai jo qė mė kishte marr malli pėr tė, por se isha vetėm nė aeroplan dhe pėr herė tė parė. Doja tė mė ndihmonte. Mė foli nga larg, e pėrshėndeta me dorė dhe me buzėqeshje, u ngrita ju afrova. Me tė ishte njė grua bionde dhe dy fėmijė. Fėmijėn e parė e kishte me njė grua tjetėr ndėrsa, kėtė mė tė vogėl me kėtė grua. Disi mė pėlqeu kjo situatė. Bisedova me tė dhe arrita qėllimin tė mė ndihmonte tė ulesha nė aeroplan. E bėri. Ora u bė tė hipnin. U afruam tė gjithė, prisja nė rendė ashtu si mė thoshte shoku. Bėja muhabet duke u pėrshtatur nė dialog, por mendjen mbaja tek aeroplani se si duket brenda, si ėshtė nisja, a kam frikė, a do mė mundonte. Bėra hapa tė ngadaltė ashtu si tė tjerėt, i imitoja. U ula nė ulėse ku qenė dy burra me shikime tejet serioze. Ju buzėqesha. Nuk dija si ta veja rripin. Burri pranė mė ndihmoji. Zhurma e aeroplanit ēdo sekondė shtohej, i ngjante si fishkėllimės sė ndonjė makine tejet tė shpejt. Morri shpejtėsinė, qėndrimin mbaja drejtė, merrja frymė thellė e mė thellė, pranė e pashė levėn e sigurisė, doja ta tėrhiqja, i ēorientuar s’mund as t’i dėgjoja fjalėt e stjuardesės tė cilat shpjegonin masat e sigurisė, mu morrin mėndėt dhe sapo aeroplani u shkėput nga toka tėrhoqa levėn e sigurisė, gjė qė shkaktoi panik tek personat e tjerė. Njėri nga pasagjerėt brohorit: “Jemi tė terrorizuar, kemi terroristė brenda”. Atmosfera i ngjante njė paniku kėrcėnimesh nga terrorizmi, krejt kjo u murr si ekstremitet. Mu afrua njė stjuardese, buzė tė trasha, gjinj tė mėdhenj tė hatashėm, alamet femėr ishte. Kuqalashe, por surrati i saj mė ngjante shumė i shpifur. ‘Zotėri jeni mirė”, tha kuqalashja. U lehtėsova pak dhe mbėshteta kokėn doja tė flija.
Kishim njėzet minuta qė ishim nė fluturim e sipėr. Njė grua ulur nė tė djathin tonė, nxori nga ēanta njė pasqyrė dhe nisi tė bėnte tualet. Fillonte ti rimesonte sytė. Sidomos lyente qepallat, tė cilat i shpėrdridhte me njė furēė tė vockėl. Gojėn e mbante hapur. Harroja frikėn nga avioni. Gojėn e kishte tė rrumbullakėt, ajo nuk e kuptoj se po e shikoja, vazhdonte tė merrej me qepallat. Njė copė herė e la tualetin, piu ujė dhe filloj prapė tė merrej me veten. Shikonte veten nė pasqyrė dhe gojėn gjithmonė e mbante tė hapur, disi eksitonte tėrė avionin. Pėr njė orė e zgjati kėtė punė, sakaq e zuri gjumi. Befas nė aeroplan pllakosi heshtja. Unė e shikoja edhe pėr njė orė e gjysmė. Arritėm nė Hanover. Ajo nuk lėvizte. Hoqa rripin e sigurisė. U afrova tek ajo, kurrfarė reagimi. I mata pulsin. S’ndjeva asgjė. Afrova sytė tek cicat e saja me qėllim tė shihja se a po merrte frymė. As ato nuk lėviznin. Shkova tek stjuardesat tė kėrkoja ndihmė.
Njėri ngriti zėrin: “Kthehuni nė vendin tuaj po bėhemi gati tė ulemi”.
‘Jam shumė i shqetėsuar”.
“mendoni ka vdekur kjo grua”, mė tha.
“Nuk e di”.
“Kur tė ulet avioni do ta vėrtetojmė” ma ktheu.
Aeroplani filloj tė ulej, kjo grua as qė reagonte. ‘Zgjohu, zgjohu”, brohorisja. Shkova nė tualet laga sa letra dhe u ktheva. Ia futa nė gjoks tė lagura. Asgjė nuk lėvizte. E lashė, s’kisha farė tė bėja.
Zbritėm. Njerėzit u ngritėn nga ndenjėset, u bėnė rresht pėr tė zbritur. Unė kisha ngelur afėr saj. Filloja ta tundja dhe shkundja, edhe e pickoja. Erdh edhe njė stjuardese, tė dy bashkė e shkundnim. Brohorita; “Kuckė e dreqit”, disi pavetėdijshėm mė doli ky refren. Filloji tė jepte shenja jete. Ngadalė hapi sytė Nxori pasqyrėn filloj tė krehej sikur tė mos ndodhte asgjė. U ngritė ecte para meje, unė e ndiqja nga pas. Dolėm nga aeroplani.

Nga Ilir Muharremi




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it