Pėrfaqsues i ri i Vatikanit nė Shqipėri - Nga Frank Shkreli

Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Z. Bujar Nishani pranoi tė martėn Letrat Kredenciale tė Nuncit tė ri Apostolik, Kryeipeshkėvit Charles John Brown, rezident nė Tiranė. Mė 9 mars tė kėtij viti, Papa Franēesku e emėroi atė nė kėtė detyrė, si pėrfaqsues tė Vatikanit nė Shqipėri. I pėrndershmi Brown, me origjinė nga Shtetet e Bashkuara, para se tė emėrohej nė postin apostolik nė Tiranė, ka shėrbyer nė Irlandė si Nunc Apostolik dhe njėkohėsisht mban edhe titullin si Kryeipeshkv i Akuileas. Irlanda ishte posti tij i parė diplomatik.


Frank Shkreli
Imzot Charles John Brown, ka lindur nė Nju Jork, mė 13 tetor 1959. Ka kryer studimet nė degėn e historisė, nė Universitetin e njohur Notre Dame tė shtetit Indiana, nė SHBA. Mė pas ka vazhduar teologjinė nė Universitetin e Oksfordit nė Angli dhe ėshtė specializuar nė Studime Mesjetare nė Universitetin e Torontos, nė Kanada, pėr tė pėrfunduar mė vonė studimet nė Teologji Sakramentale nė Universitetin e Shėn Anselmit nė Romė. Pėrfaqsuesi i ri diplomatik nė Tiranė, ėshtė shugurua meshtar mė 13 maj 1989, nė Katedralen e madhe tė Shėn Patrikut, nė Nju Jork. Fillimisht, ai ka shėrbyer si zėvėndės famullitar, pastaj ėshtė emėruar Kapelan i Shenjtėrisė sė Tij Papė, ndėrsa nė shtator 2009, kryen detyrėn si Sekretar i Komisionit Teologjik Ndėrkombėtar. Qė nga viti 1994 ėshtė edhe funksionar i Kongregatės pėr Doktrinėn e Fesė.

Besoj se gjatė shėrbimit tė tij nė New York, ėshtė e pamundur qė tė mos ketė qenė nė kontakt me komunitetin shqiptaro-amerikan, sidomos me komunitetin katolik, i cili i ka pasur gjithmonė dyertė e hapura tė Katedralės sė Shėn Patrikut, si komunitet nė pėrgjithsi dhe pa dallime feje. Kėshtuqė, pėrfqsuesi i ri diplomatik i Vatikanit nė kryeqytetin e shqiptarėve duhet tė ketė ditur diēka mė shumė pėr kombin shqiptar dhe pėr historinė e kishės shqiptare, para se tė emėrohej Nunc Apostolik nė Shqipėri.

Sipas zėdhėnsit tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, Dom Gjergj Meta, nunci i ri mbėrriti tė dielėn nė Shqipėri, ku u prit nga Kryetari i Konferencės Ipeshkvore tė Shqipėrisė, Imzot Angelo Massafra, nga ipeshkvijtė dhe kleri vendas. Pėrfaqsuesi i ri i Vatikanit nė Tiranė, fjalėt e para qė ka thėnė me tė arritur nė kryeqytetin shqiptar ishin se, kishte takuar para disa javėsh Papėn Franēesku, i cili i emocionuar i ka thėnė: “Po tė dėrgoj nė njė komb tė martirizuar. Mos rri i mbyllur nė nunciaturė por dil e tako njerėzit, kishėn lokale. Shko nė periferitė pėr tė takuar njerėzit.”
Nė portalin peregrinus.al, Imzot Charles John Brown citohet tė ketė thėnė gjithashtu se takimi midis tij dhe Kryetarit tė shtetit shqiptar, Z. Bujar Nishani – me rastin e paraqitjes sė Letėr-Kredencialave, ishte shumė i ngrohtė, ndėrsa ėshtė shprehur, njėkohsisht, se ndjehej shumė entuziast pėr detyrėn e tij tė re nė Shqipėri. Si pėrfaqsues diplomatik i Vatikanit me titullin “Nunc Apostolik” nė Shqipėri, Imzot Brown do tė jetė pėrfaqsues i Selisė sė Shėnjtė pranė shtetit shqiptar por siē e cilėson radio Vatikani, edhe “krahu i zgjatur i Papės” pranė Kishės Katolike Shqiptare.

Siē dihet, Shqipėria dhe Vatikani gėzojnė midis tyre marrėdhėnie diplomatike shumė miqėsore, tė shkėlqyera, mund tė thuhet. Vitin qė kaloi, shėnuan 25-vjetorin e rivendosjes sė kėtyre marrėdhėnieve (7 shtator, 1991), pas rėnjes sė komunizmit dhe pas njė historie persekutimesh dhe martirizimit tė Kishės Katolike Shqiptare, pėr pothuaj njė gjysėm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

Lidhjet e kombit shqiptar me Selinė e Shenjtė janė shekullore dhe historike. Pothuaj tė gjithė udhėheqsit shqiptarė tė periudhės post-komuniste kanė vizituar zyrtarisht dhe privatisht Vatikanin, ndėrsa Papa Gjon Pali i dytė dhe Papa Franēesku janė dy udhėheqės tė Kishės Katolike qė kanė vizituar Shqipėrinė pas shėmbjes sė komunizmit. Gjatė vizitave tė tyre, ata kanė shfaqur nderimin dhe kanė deklaruar respektin e tyre pėr bashkjetesėn qė ekziston midis shqiptarėve tė tė gjitha feve, duke e theksuar tolerancėn fetare midis shqiptarėve, si njė shembėll bashkjetese fetare, madje edhe nė nivel ndėrkombėtar.

Marrėdhėniet e ngushta midis Vatikanit dhe Shqipėrisė, duke marrė parasyshė historinė e persekutimit tė fesė nga regjimi enverist, tregojnė se me vullnet tė mirė, gjithēka ėshtė e mundur nė kėtė botė. Gjithēka ngjallet e pėrtrihet dhe se arsyeja, megjithėse pėr fat tė keq e kishte humbur drejtimin gjatė regjimit komunist, mė nė fund e ka gjetė rrugėn dhe na bėn tė besojmė se e drejta dhe e mira triumfojnė, pėrfundimisht, mbi tė keqėn.

20170510-vatikan.jpg
Charles John Brown
Ndonėse marrėdhėniet zyrtare midis Vatikanit dhe Shqipėrisė shėnuan 25-vjetorin e themelimit tė tyre shtatorin qė kaloi, marrėdhėniet e Arbėrit me Vatikanin dhe udhėheqėsit e Kishės Katolike gjatė shekujsh, janė aq tė vjetra sa edhe historia dy mijė vjeēare e ekzistencės sė Kishės Katolike. Vatikani ka inkurajuar vazhdimisht pėrpjekjet dhe dėshirėn e kombit shqiptar pėr tė gjetur mė nė fund vendin e vet aty ku i takon, nė rradhė me kombet e tjera europiane -- aty ku e ka pasur gjithmonė vendin. Selia e Shėnjtė gjithashtu ka promovuar si shembull tė mirė, pėr mbarė botėn, bashkjetesėn fetare midis shqiptarėve. Fatbardhėsisht, nuk ėshtė feja as marrėdhėniet fetare midis shqiptarėve ato qė ndalojnė integrimin e plotė tė Shqipėrisė nė organizmat euro-atlantike, por janė grindjet, mosmarrveshjet dhe mos-toleranca politike, midis partive tė pozitės dhe opozitės, ato qė po pengojnė tmerrsisht zhvillimin normal tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve dhe qė po e ēon kombin drejtė njė katastrofe tė paparashikur.

Shqipėria dhe kombi shqiptar i shumė vuajtur nga ajo qė Papa Franēesku e ka cilėsuar si “ideologjia e sė kaluarės”, ka nevojė pėr njė fillim tė ri, pėr tolerancė mė tė madhe politike dhe pėr njė diskurs mė njerėzor dhe komunikim tė respektshėm nė radhėt e politikės.

Shqipėria gjeti mėnyrėn, mė nė fund, qė tė rivendoste -- dhe pėr mė shumė se njė ēerek shekulli -- tė zhvillojė marrėdhėnie diplomatike qė konsiderohen si tė shkėlqyeshme dhe miqėsore me Vatikanin, tė cilin ish-regjimi komunist i Enver Hoxhės e konsideronte si qėndrėn e “obskurantizmit botėror”. Si ėshtė e mundur, qė siē ėshtė shprehur edhe Papa Franēesku pėr tė gjitha besimet qė jetojnė dhe veprojnė nė, “vėllazėri mes tyre” nė Shqipėri, qė kjo tė mos ndodhė edhe nė radhėt e klasės politike shqiptare, ashtuqė kombi i rimėkėmbur shqiptar tė ecėn mė nė fund drejt integrimit euro-atlantik. Marrėdhėniet e shkėlqyeshme midis Shqipėrisė dhe Vatikanit duhet tė jenė shėmbull se sa do tė acaruara dhe armiqėsore, historikisht, tė jenė marrėdhėniet midis shteteve (siē ishin dikur mes Shqipėrisė dhe Vatikanit) ose edhe individėve dhe kundėrshtarve politikė -- pajtimi ėshtė gjithmonė i mundshėm dhe i preferueshėm.

Urojmė qė marrėdhėniet e shkėlqyeshme midis Vatikanit dhe Shqipėrisė – dikur kundėrshtarė tė pėrbetuar ideologjikė – tė shėrbejnė si shėmbull se ēfarė mund tė arrihet me respekt, tolerancė dhe bashkpunim me njėri tjetrin, jo vetėm nė nivel ndėrkombėtar por edhe nė nivel kombėtar. Me kėtė rast le tė bashkohemi me ambasadėn e Shqipėrisė nė Vatikan dhe t’i, “Urojmė punė tė mbarė dhe suksese Nuncit tė ri Apostolik nė Tiranė, nė forcimin e mėtejshėm tė marrėdhieve shekullore tė popullit shqiptar me Selinė e Shenjtė”.



10/05/2017 - 20:42:54 | Komente: 0 | Shikuar: 590 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it