Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cikėl me poezi nga Eduard Konica

Rrugica qėndisur puthje


Se ē'mė zgjohet mall' i vjetėr,
ndiej zėrin tėnd rrugicave tė gurta,
ja dhe porta ende e gjelbėr,
gardhi mbi mur mbushur me kulpra.

Kalova murin njė natė vjeshte,
bluzėn e grisa atje mbi gardh,
s'dinim tė puthnim ndaj hėna qeshte,
qeshi me ne derisa u zbardh.

Se ē'mė zgjohet i vjetri mall,
sa herė kaloj para asaj porte,
njė nga njė kujtimet ngjall,
u jap jetė nga puthja jote.


Pa rrėnjė

Mė puth me afsh
por mos mė duaj,
nuk dua qė ēasti
tė lėshojė rrėnjė,
jam thjesht kalimtar
njė i huaj,
gjithė jetėn
i tillė kam qėnė.

Kam bredhur botėn,
kam dhėnė dashuri,
por zemrėn
e kam mbajtur pėr vete,
si eklips i plotė
pėrmbi mua fli,
mos u shqetėso
nė mėngjes po s'mė gjete.


Nėnė qerpikkripura

I thirra mallit
qė rrinte fshehur,
strukur qėndronte
albumeve tė verdha,
shkunda pluhurin
qė imazhin kish fshehur,
kalit fluturues i hipa,
pranė teje erdha.

Tė shoh qė sytė
mban nga rruga,
ku mė pėrcolle
pėr tė fundit herė,
nuk mė sheh
se pranė t'u ula,
nuk sheh

se brenda dimrit

ka pranverė.

Ti pėshpėrit me vete
pa mė parė:
"Ku je bir?
U vonove,

e harrove nėnėn".
Mbi gjoks dy lotė
tė kanė shkarė,
nė jastėk vė kokėn,
mė pret tė vij

nė ėndėrr.


Manat e zinj

Askush s'i mblodhi manat e zinj,
ndaj degėt shkundėn vetė,
mbaj mend gjyshin nė avlli,
kur nxirrte rakinė nė vjeshtė.

Mblidheshin miq, shokė e fqinj,
tė kthenin nga njė kupė,
prindėrit e mi ishin tė rinj
dhe gjyshja ish si ēupė.

Bėnte meze, vinte vėrdallė,
pa gostitur s'linte njeri,
gjyshja ime ishte e rrallė,
e rrallė si ajo raki.

Po kur fillonte gjyshi dollinė,
me pikė tė parė ballė kazani,
me kėngė nė gojė dridhte shaminė,
buza bekuar me raki mani.

Mė shihte mua tė voglin nip,
tek rrija ulur nė sofat
dhe s'thoshte kurrė: "Eja hip!",
por drejt mė hidhte pėrmbi qafė.

Dhe hidhte gjyshi valle sėrish,
me mua pėrmbi supe.
"Kur tė rritesh dhe ti tė pish!"
dhe kthente kupė pas kupe.

Kaluan vite pa qenė nė fshat,
tė dy kanė ikur, u bė kohė,
dhe gjyshja, edhe gjyshi plak,
ēelėsat m'i lanė nė dorė.

Oborri nxin nga manat sheshit
dhe barėrat rritur ca mė shumė,
ndiej zėnė e gjyshit prapa veshit,
erė e rakisė mė vjen nė hundė.

Kam ende kohė mana tė mbledh,
ndaj mėngėt i pėrvesh i qetė,
ēdo kokėrr fshehur nė ēdo gjeth,
mos lė tė shkundet vetė.

Shtėpizė e braktisur nė fshat,
e gjyshit, e gjyshes shtėpi,
do ketė njerėz pėrmbi sofat,
nė vjeshtė duke pirė raki.


Gabim i ėmbėl

Ishte gabim
qė fjetėm bashkė,
e dija se vėrtet
do mė pėlqeje,
tani s'kam forcė
tė tė nxjerr jashtė,
qarkullon nė gjak,
lirshėm,

brenda meje.

Ish gabim kjo lidhje,

ish gabim,
jam i bindur,
hedh firmėn

ku tė duash,
ish faji tėnd,
ish faji im,
zemrės zjarr i vura,
qė kurrė mos e shuash.

Ish gabim tė thashė
ish gabim fatal,
kaq vėshtirė
kurrė nuk e prisja,
"mė fal", mos thuaj,
as unė s'them; "mė fal",
thjesht ish njė gabim,
qė ēdo ditė

do ta pėrsėrisja.


Drejt vjeshtės

Mė ka marrė malli
pėr ca netė prilli tė ngrohta,
kėtu ku jam

prillet janė ndryshe,
nuk vjen hėna

tė ēlodhet tek porta,
as nė ballkon

s'kam fole me dallėndyshe.

Kam mall pėr borėn

qė rėndon degėt,
tė luaj me tė

dhe vajzat t'i gjuaj,
tė shtrihem,

tė zbardhem,

tė bėj si tė mė teket,
kur ti tė kalosh pranė,
tė ēmendur mė quaj.

Mė ka marrė malli
pėr buzėqeshjen e dikurshme,
pėr vėshtrimet fshehtas

kur m'i hidhje,
dashuria gjoksin

me hove ta mbushte,
ēdo letėr tė shkruar

pėrmendėsh e dije.

Mall qė nuk shuhet
ėshtė malli pėr rininė,
gjithmonė nga pas

kujtimet do mė ndjekin,
ato puthje prilli

mė nuk vijnė,
vjeshta pėrmbi sup

ma shkundi gjethin.

Nga Eduard Konica




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it