Lulzim Basha: Fajin e kanė ''katolikėt veriut''! - Nga Frank Shkreli

Para se tė filloj, dua tė rrėfej se kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn nuk deshta tė shkruaj, por ėshtė aq e rėndėsishme sa qė ndėrgjegjia nuk mė lejon tė heshtė. Po i shkruaj kėto fjalė me zemėr tė thyer. Siē mund ta dijė lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanė qenė gjithmonė dhe janė, nė themel, tė njė fryme pajtimi, jo vetėm midis feve por edhe nė favor tė pajtimit shoqėror nė pėrgjithsi, madje edhe faktorit politik shqiptar. Edhe ky shkrim modest ėshtė nė tė njėjtėn frymė, nė njė frymė pajtimi e vėllazrimi midis shqiptarėve, sepse tjetėr rrugė nuk ka.


Frank Shkreli
Fjala ėshtė pėr njė intervistė qė Kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Z. Lulzim Basha i ka dhėnė gazetės austriake, Der Standard, tė ribotuar nė gazetėn Bota Sot. Njėrės prej pyetjeve se, “Ēfarė ju shqetėson juve mė sė tepėrmi?”, Z. Basha i pėrgjigjet, ndėr tė tjera, duke thėnė se, “95 pėr qind e personave me origjinė kriminale qė qėndrojnė nė parlament dhe 70 pėr qind nė komuna, janė katolikė nga veriu i Shqipėrisė.”

Sipas intervistės tė ribotuar sot nė tė pėrditshėm BOTA SOT, Kryetari i Partisė Demokratike – me dashje ose pa dashje -- duket se me kėtė deklaratė tė papėrgjegjshme, si njėri prej dy udhėheqėsve kryesorė tė vendit – Edi Rama dhe Lulzim Basha -- qė po kacafyten me njėri tjetrin pėr jetė a pėr vdekje politike, do qė tė fajin t’ia hedhė dikujt tjetėr pėr problemet e tyre dhe tė vendit. Sipas tė gjitha vlerėsimeve tė mbrendshme dhe tė jashtme, dy partitė kryesore socialistėt dhe demokratėt, e kanė futur vendin nė njė rrugė tė pa-parashikueshme politike, madje sipas disave, nė prak tė humnerės. Nė kundėrshtim me deklaratėn e Z. Basha, nuk besoj se mund tė bindet kush – as mbrenda dhe as jashtė vendit -- se janė katolikėt e veriut ata qė janė fajtorė pėr krizėn aktuale politike dhe ekonomike dhe tė krimit nė vend dhe as pėr kanabisin. Nė kėtė vėshtrim, deklarata e Z. Basha nuk ndihmon por shpresojmė qė tė mos pėrshkallėzojė krizėn -- pa nevojė -- nė njė nivel tė rrezikshėm pėr vendin, duke i shtuar atmosferės acaruese politike edhe elementin fetar e krahinor. Absolutisht e papėrgjegjėshme pėr cilindo udhėheqės qė pretendon tė jetė ose tė bėhet udhėheqės dhe tė qeverisi tė gjithė shqiptarėt!

Fatkeqsisht, kjo deklaratė e Z. Basha, qoftė bėrė me qėllim ose pa u menduar mirė nė nervozitetin e momentit, na sjellė nė mend ditė mė tė zeza tė pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe tė regjimit komunist, kur katolikėt dhe Kisha Katolike akuzoheshin si forca “obskurantiste”, antishqiptare, qė duheshin eliminuar pėr dėmet qė i kishin sjellur Shqipėrisė. Dihet se si e pėsuan ata. Ama njė gjė ėshtė e sigurt pėr Z. Basha dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, se klerikėt dhe katolikėt e asaj gjenerate nuk ishin “llumi i veriut”, siē i quan Z. Basha nė intervistėn e tij “katolikėt e veriut” sot, qė sipas tij janė burim i krimeve nė vend – por klerikėt e vrarė dhe tė persekutuarit nga regjimi komunist ishin pėrfaqėsuesit mė tė denjė dhe nderi i kombit, jo vetėm nė fushėn fetare por edhe nė fushėn e gjuhės, tė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare.

Unė nuk e di nėse shifrat qė citon Z. Basha janė tė vėrteta ose jo, por edhe po tė ishin tė vėrteta statistikat e tija, nuk ėshtė e kėshillueshme pėr njė politikan tė pėrgjegjshėm qė tė fajėsojė njė grup tė veēantė fetar, ose krahinor nė kėtė mėnyrė – duke i akuzuar ata pėr krime dhe pėr tė gjitha tė zezat qė kanė pllakosur sot Shqipėrinė. Krimi nuk njeh as politikė, as fe, as krahinė, tė nderuar politikanė shqiptarė. Kjo deklaratė, nqėoftse ėshtė bėrė me qėllim tė keq, fatkeqėsisht, tė kujton njė periudhė tjetėr tė hidhėt, tė historisė sė Shqipėrisė.

Kjo deklaratė nėnkupton se sipas Z. Basha, “problemi kanabis” dhe tė gjitha pasojat qė rrjedhin nga ky problem dhe qė prekin zhvillimet politike tė brendshme e tė jashtme me tė cilat pėrballet sot Shqipėria, na qenka njė problem i shkaktuar prej “katolikėve veriut” tė vendit dhe jo i kėsaj klase politike qė ka (keq) qeverisur vendin pėr mė shumė se njė ēerek shekulli. Duhet theksuar se, mbi tė gjithė, fajtorė pėr kėtė situatė tė krijuar, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, janė tė gjitha gjitha palėt politike pa pėrjashtim tė cilat kanė qeverisur Shqipėrinė pėr gjysmė shekulli tani. Janė qeveritė e dy partive kryesore ato qė kanė kontrolluar policinė, ushtrinė dhe ēdo gjė tjetėr nė vend, pėrfshirė edhe krimin, dhe jo katolikėt e veriut si entitet. Absolutisht se nė radhė me tė tjerė shqiptarė, ka katolikė nė radhėt e kriminilėve nė Shqipėri dhe jashtė, por nuk besoj se vetėm katolikėt e veriut, mund dhe duhet tė veēohen si kryekriminelėt e vendit, dhe tė pretendohet se 10% e popullėsisė kontrollojnė kanabisin dhe gjitha krimet e Shqipėrisė. Nė vend tė kėtyre statistikave qė citon Z. Basha, politikanėt shqiptarė, nė vend tė statistikave tė cituara, duhet tu referohen statistikave tė shpėrnguljes sė shqiptarėve qė po zbrazin vendin, pikėrisht si rrjedhim i politikave tė dy partive kryesore, pėrfshirė sidomos mėrgimin e katolikėve tė veriut. Me njė vizitė nė ato troje, ēdo kush mund ta vlerėsoj shpejtė gjėndjen e mjerueshme tė atyre zonave. Pėr kėtė duhet tė marrin pėrgjegjėsinė politikanėt shqiptarė. Po pėr kėtė nuk qenka pėrgjegjėse politika shqiptare dhe udhėheqsit e saj?! Jo, pėr problemet e vendit sot na qenkan fajtorė “katolikėt nga veriu i Shqipėrisė”, qė sipas tė gjitha tė dhėnave zyrtare e jo zyrtare, janė shtresa dhe zona mė e varfėr dhe mė me pak influencė politike dhe ekonomike nė vend.

Ja edhe dy pyetjet dhe pėr pėrgjigjet e Z. Basha nė lidhje me kėtė temė, marrė nga BOTA SOT, tė intervistės sė tij me gazetėn austriake, Der Standard:

“Standard: Ēfarė ju shqetėson juve mė sė tepėrmi?

Basha: Lidhja midis krimit dhe politikės nė Shqipėri ėshtė e veēantė. Nė parlament, nė karriget e kryetarėve tė komunave dhe nė drejtimin e shumė institucioneve publike qėndrojnė persona qė kurrė nuk kanė qenė nė politikė. Ēfarė ata i bashkon ėshtė vetėm kontrabanda me drogė dhe armė, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerėzore dhe vrasjet. Njė pjesė e tyre kanė qėndruar edhe nė burgjet evropiane. 95 pėr qind e personave me origjinė kriminale qė qėndrojnė nė parlament dhe 70 pėr qind nė komuna janė katolikė nga veriu i Shqipėrisė.

Standard: Ēfarė ka tė bėjė kjo me politikėn?

Basha: Katolikėt e veriut kanė qenė bastioni ynė. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut pėr tė shkatėrruar bastionin tonė. Ata janė tė fuqishėm dhe kanė emėruar drejtorė policie dhe taksambledhėsit. Nė 2016 Shqipėria u kėthye nė plantazh kanabisi.”

Krimi i ēfardo lloji a forme qoftė, i nderuar Z. Basha nuk njeh parti, fe as krahinė. Problemi ka qenė dhe ėshtė politika e kėtye pothuaj tre dekadave tė fundit. Pajtohuni dhe bashkpunoni me njėri tjetrin pėr tė mirėn e gjithė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore. Luftoni krimin e vėrtetė, e jo “katolikėt e veriut”.

* * *

Lidhja pėr intervistėn e plotė pėr ata qė janė tė interesuar:
http://www.botasot.info/shqiperia/701154/basha-per-quot-der-standard-quot-me-e-rendesishme-eshte-cfare-thone-shqiptaret-sesa-be-dhe-shba-ja-pse-edi-rama-kriminalizoi-veriun-permes-katolikeve/

Versioni gjermanisht:
http://derstandard.at/2000057550757/Wahlen-in-AlbanienDas-ist-ein-missionarischer-Kampf



15/05/2017 - 18:45:22 | Komente: 0 | Shikuar: 260 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it