Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Kurth - Tregim nga Vilhelme Vrana Haxhiraj


Ajo mbėrriti nė stacionin e trenit nė kohė, pak para orarit tė nisjes. Menjėhjerė mė ra nė sy veshja e zezė elegante dhe qėndrimi i saj shpėrfillės ndaj gjithēkaje qė e rrethonte. Po ta vėreje me kujdes, dukej sikur kėto ia rrisnin mė tepėr besimin pėr tė qenė vetvetja. E hijshme, e zhdėrvjellėt, shtatselvi dhe njė proporcion i rregullt mes kurmit e gjymtyrėve, do tė zilepsnin kėdo. Kėmbėt e bukura pa asnjė tė metė dhe me qėndrimin stoik mbi takat e larta, e bėnin atė sa joshėse dhe po aq ekzaltuese pėr gjithė ata qė e rrethonin. Qėndrimi i saj disi i mėnjanuar nga turma e udhėtarėve, edhe pse tė gjitha kėto e tregonin paksa fodulle, gjithsesi qysh sa mbėrriti nė stacion, mė tėrhoqi vėmendjen si me magji. Mėnyra naziqe se si zbriti nga makina kėmbėn e djathtė nė tokė, mė pas tė dyja dhe kur nxori nė pah gjithė trupin, menjėherė nė tru, ashtu vetėtimthi , mė gėloi njė pyetje:

”Cila tė jetė vallė? Ku shkon e vetme nė kėtė ndajnatė tė errėt etė acartė?!” Nisa ta zhbiroja tė tėrėn qė nga kėmbėt e deri te koka...Pa dashur i jargavitur prej epshit mashkullor tė ēastit, qė ėshtė i pavetėdijshėm, ngaqė Nevetja nė raste tė tilla del jashtė kontrollit tė ndėrgjegjjes . Njė lakfyt nisi tė mė zvargej drejt stomakut si njė ngėrē frymėmarrės, qė s’ishte gjė tjetėr veēse dėshira pėrvėluese pėr ta njohur, pėr t’iu afruar dhe kėrshėria pėr ta shijuar nga afėr. Pa dashur nėnzėrita, aq sa as vet nuk e dėgjoja zėzėrimėn time:

”O Zot, gjithēka nė Qenien e saj ėshtė e pėrkryer. Pa le ...guxojnė tė thonė pastaj se ėshtė e vėshtirė ta ndeshėsh pėrsosmėrinė nė pėrditėsinė tonė. Po a nuk e kam para syve tė pėrsosurėn?!
Ēfarė i mungon kėsaj zonje vallė?”
Shikimi im ngulmues, si duket i tėrhoqi vėmendjen dhe ktheu kokėn nga unė me mendimin se mos isha ndonjė i njohur i saj. Njė dritė e beftė shkėlqeu nė fytyrėn e saj engjėllore, e cila u shua shpejt, menjėherė si flaka e qiririt, ndoshta pėr shkak tė zhgėnjimit tė paparashikuar. Bukuria e saj u duk aq pak, sa vezullimi i zajeve tė lumit nėn dritėn e hėnės. Gjithsesi koha ishte e mjaftueshme pėr t’i gjithėpėrfshirė nė ndėrgjegjjen time ato tipare tė ėmbla, qė marrosin piktorin dhe poetin.

Nuk kanė thėnė kot: “gruaja ėshtė vet poezia...”

Flokėt e gjata tė zeza me onde, tė mbledhura nėn kapelen elegante, qė si njė kornizė e punuar nga dora e njė mjeshtėri, qarkonin fytyrėn e saj tė bardhė. Kjo i nxirte mė nė pah tiparet e zeza tė harmonizuara, ku spikatnin vetullat si hėna nė ditėn e parė tė ciklimit rrotullues, qerpikėt e gjatė qė qarkonin sytė e mėdhenjė e tė gjelbėr, qė dukej se gati-gati shkriheshin nė njė tė tėrė me harqet e vetullave , qė vazhdonin me hundėn e skalitur, me majė pak tė ngritur. Buzėt e fryra gjithė tul, pak tė hapura, nga ku dukeshin dhėmbėt e rregullt, qė bashkė me flegrat e tejhapura tė hundės, flisnin se ajo bukuri kishte njė dėshirė tė ethshme pėr tė jetuar...Gjithė qenia e saj, sidomos majuca me flegrat e hundės dhe goja pak e hapur, me gjuhėn e pafolur, flisnin se ishte njė femėr tekanjoze, tė cilėn jeta e ka llastuar. Ndoshta mė dukej mua, por nė tėrė qenien e saj dukej e veēantė, tej tė zakonshmes qė e ndeshim nė pėrditėsinė jetike. Prej njė zonje tė tillė nė atė stacion tė largėt tė Evropės lindore, mund tė prisje gjithēka. Nuk di pse ashtu befas, mes dhėmbėve belba: “E paparashikuar”. Ishte ajo e tillė , apo rrjedha e udhėtimit ? Nuk e di, nuk e di...

Pas pak minutash, pėrmes qendrės sė zėrit, mes ajrit tė tendosur tė pragmuzgut, u shpėrnda tejendanė atmosferės, lajmi se treni do tė vinte me njėzetė minuta vonesė.

Tė gjithė lėshuan njė pasthirrmė pakėnaqėsie...ohhh...! Jehona e saj u tret nė masėn e ftohtė tė ajrit tė mugėt tė zonės subpolare tė gjysėmhemisferės veriore. Kurse unė, ndryshe nga tė tjerėt, u lumturova se ndoshta mė krijohej mundėsia qė t’i afrohesha. Pas pak sekondash ajo u drejtua pėr tek Bari i stacionit. Qėndroi disa sekonda nė pragderė, pėr tė parė se ku kishte ndonjė tavolinė tė lirė. Zakonisht baret pranė stacioneve e sidomos nė zonat jashtė qytetit, janė tė vetmit ku mund tė qetėsohen apo tė presin udhėtarėt.

U ul nė njė tavolinė e kėrkoi njė kafe dhe ujė me akull. Ndėrsa unė hyra, bėra disa hapa nė brendėsi tė Barit dhe ashtu i dyzuar, u ktheva mbrapsht. Menjėherė ndesha nė shikimin pyetės tė saj, e cila ishte ulur nė tavolinėn pak hapa nga unė. Papritur ajo vetėm me sy dhe duke zgjatur dorėn e saj gjithė elegancė, mė ftoi tė ulesha, gjė qė mė breshtoi nė vend. Gjithsesi u ula nė karrigen pėrballė saj. Nga afėr ishte edhe mė e bukur. Tiparet e nxirnin shumė mė fisnike dhe kryelartė pėr atė qė ishte. Aromė dehėse trėndafili qė vinte nga trupi i saj, e bėnin akoma mė joshėse.

-Ndoshta...prisnit ndokėnd dhe unė...- belbėzova si nxėnėsi para mėsueses pasi ka bėrė gabim.

-Jo, jo...-nxitoi tė pėrgjigjej nė njė anglishte tė bukur.- Jam fillikat deri nė Paris...Oh, mė falni! Quhem Suzan,- dhe mė zgjati dorėn e saj delikate.

Duke prekur atė dorė tė bukur, njė drithėrim mė pėrshkoi tė tėrin. Jashtė godinės, atmosfera paralajmėronte njė mot bore, kurse mua mė kishte shkuar temperatura nuk di se sa... Teksa pėrjetoja madhėshtinė hyjnore tė sė panjohurės, ndieja etje marramendėse, tė cilėn e shuan vetėm burimi i ftohtė i gurrave tė pashtershme, qė vetėm me gurgullimėn a regėtimėn e tyre tė sjellin paqen e shpirtit...

-Gėzohem! Arbėri...,- iu pėrgjigja si i zėnė nė faj. Kur shqiptova emrin tim ajo mblodhi supet, dhe duke i ngritur, i shoqėroi me mimikė...

-Hera e parė qė e dėgjoj kėtė emėr, - shqiptoi disi ēuditshėm mes njė nėnqeshjeje, qė m’u duk paksa tallėse. I shokuar nga prania e saj, bėra sikur nuk kuptova. Emigracioni mė ka mėsuar qė tė jem i durueshėm, ndryshe nuk ia dal dot duke u pėrgjigjur zjarr pėr zjarr. Kjo pėr shumė arsye. Kur porosita pėr vete, e pyeta nėse pranonte diēka nga unė e mė pas porosita kafe.

Shijonim kafenė nė qetėsi, ndėrsa ajo pyeti befas:- jeni polak?

-Jo jam shqiptar...

Ajo harkoi pak vetullat, qė m’u duk se pėr tė isha kombėsi e panjohur, ndaj e pėrforcova...

-Jam nga Shqipėria qė bota e njeh me emrin Albania. Jetoj dhe punoj nė Spanjė, aktualisht nė Barcelonė.

-Unė jam skoceze dhe jetoj nė Kembrixh. Kohėt e fundit kam dėgjuar shpesh tė flitet pėr vendin tuaj. Sipas atyre qė e njohin, duket vend interesant. Po pse ndodheni nė Poloni?

-Motra ime ka studiuar nė Universitetin e Varshavės, ku u njoh dhe u dashurua me njė polak. Isha nė dasmėn e tyre. Prindėrit e mi do tė rrinė disa ditė kėtu nė brigjet e lumit Visla, ku familja e burrit ka njė vilė. Kėtu u bė ceremonia e martesės. Ēifti i ri jeton e punon nė Gdansk, port i madh detar nė detin Balltik. Unė isha i detyruar tė kthehesha, pasi nuk mė premton koha.Jo vetėm punoj, por edhe studioj.

-Po ju pėrse kėtu?

-Nėna ime ka origjinė polake. Unė mora pjesė nė ceremoninė mortore tė vėllait tė saj, meqė mamaja ėshtė e moshuar dhe nuk mund tė bėjė udhėtime tė gjata. Edhe ata jetojnė nė Krakov. Ndėrkohė u dėgjua sirena e trenit. U ngritėm dhe u drejtuam, drejt vendqėndrimit tė tij, si dy miq tė vjetėr.

Si u sistemuam nė tren, vazhduam tė bisedonim pėr gjėra tė ndryshme. Rruga ėshtė mė pak e lodhshme kur kalohet me biseda tė kėndshme. Ky ishte tren qė qarkullonte brenda kufijėve shtetėror tė Polonisė. Pas disa orėsh nė kufirin polako-gjerman zbritėm dhe morėm trenin orientekspres qė vjen nga Varshava, i cili lidh disa nga kryeqytetet e Evropės. Ėshtė shumė komod, i shpejt,i cili i ka tė gjitha shėrbimet. Sa vendosa bagazhet nė dhomėn time, menjėherė dola nė Bar pėr njė kafe. Pas pak u bashkua me mua edhe bukuroshja angleze, Suzan.
Ishte kėnaqėsi tė rrija e tė bisedoja me tė. Megjithėse anglishtja ime e paplotė, e bėnte atė shpesh herė pėr tė qeshur, gjithsesi ne merreshim vesh pėr bukuri.

-Kėshtu janė tė gjithė shqiptarėt si ti?

-Pse si jam unė?!...

-Je gazmor, edhe pse bėn gabime gjuhėsore, pėrsėri je elokuent, tolerant, i kėndshėm nė biseda. Me ju ndihem nė shoqėri tė mirė. Madje e quaj veten me fat qė ju takova dhe po udhėtojmė bashkė. Nuk di si do t’ia bėja vetėm nė kėtė udhėtim tė gjatė.

-Kjo ėshtė rastėsi, zonjė dhe ma do mendja se ėshtė kalimtare.

-Ku i dihet...rastėsia apo dėshira mund tė na ritakojė...A nuk ėshtė rastėsia mbret i mrekullive?

-Nuk ka asgjė tė pamundur. Nė vendin tim thuhet: “Mali me malin nuk piqen, kurse njerėzit takohen njė ditė...”

-Kam tė drejtė kur them se ju shqiptarėt jeni interesant.

Si ēdo kombėsi edhe ne shqiptarėt kemi karakeristikat tona, qė na veēojnė nga popujt e tjerė, madje edhe nga fqinjėt e tjerė ballkanas.

E dėgjoja me ėndje tek fliste dhe mendoja...

“Veē bukurisė fizike, ajo po shpalos edhe njė tjetėr bukuri, atė shpirtėrore. Me praninė e saj ndihem i ngopur si me magjinė qė fal natyra. Nga joshja e saj, unė,njė emigrant, i harruari i kohės, po bėhem me flatra. Duke e dėgjuar atė si nė ėndėrr, ndjej fėshfėrimėn e gjetheve tė pyllit, regėtimėn e stalaktit nė shpellė, ligjėrimėn e ujėvarės qė zbret nga mali, rrapėllimėn zhurmėmadhe tė dallgės detare qė zemėrimin e shfreh mbi shkėmb...Gjithsesi bregu dhe vala janė pėrjetėsisht tė dashuruar.”

-Arb.., fizikisht je kėtu, kurse me mend...s’di se nė ē’planet je duke fluturuar, -vėrejti ajo.

-Mė falni! Isha zhytur trup e shpirt nė botėn time...nė atė botė qė nuk ekziston, tej tė mundshmes.

-A mund tė ma shprehėsh botėn tėnde imagjinare me fjalė?

-Zonjė, unė e lidh gjithēka me natyrėn e vendit tim. Nuk ju vjen keq nėse ju them se frymėzim pėr tė udhėtuar mendėrisht nė trojet e tė parėve tė mi, jeni Ju?

-Aspak...madje mė vjen mirė! Veē tė lutem, ma trego ėndrrėn !

-Kapėrceva dete, male fusha, lumenjė, pėrshkova tėrthor kontinentin plak dhe mbėrrita atje nė viset e mia. U ula aty ku lindėn stėrgjyshėt e mi, ku lindi gjyshi, nėna ,babai, ku qava dhe qesha pėr tė parėn herė. Vendi im ėshtė shumė i bukur, zonjė, por tejet i varfėr. Pėr kėtė arsye mėrguam nėpėr dyert e botės sė egėr. Vendi im ėshtė mė bujari nė glob. Ai tė pret me buzėqeshje sepse tre tė katėrtat e vitit i ka ditė me diell. Me mend sapo hyra nė gjirin e tij dhe ndjeva jehonėn e pyllit, krismėn e pushkės tej nė luginėn mes dy maleve me borė tė pėrjetshme. Tek rrija shtrirė, ashtu symbyllur dėgjova simfonitė e rralla tė natyrės, qė ndjehen vetėm nė vendit tim. Papritur veshi mė kapi trokun e kalit mbi kalldrėm, qė i lodhur kthehet nga rrugė e largėt.Papritur nuhas aromėn e barit tė pashkelur me kristale vese, qė nėn rrezet e diellit duken si margaritarė tė pafund. Kjo ndjesi mė shkaktoi marramendje dhe dėshirėn pėr tė qėndruar atje. Sa dola nga pylli, mė pėrkėdheli puhiza detare. Atje nė atė tokė tė bekuar, kokėn ma freskoi bora, trupi mori jetė nga pisha e zezė, qė ėshtė oksigjeni i vendit tim, kurse kėmbėt i zhyta nė det. Mė thoni zonjė, a nuk ka bukuri tė rrallė vendi im? Nė njė kilometėr vijė ajrore njeriu provon tri klima,

-Ti qėnke artist. Paske aftėsi tė rralla pėr tė treguar bukur.

-E keni ju fajin qė jeni kaq e bukur. Ju mė bėt tė ėndėroj pafundėsisht.

-Ēudi, njeriu ėshtė qenie e pangopur, i vetėdijshėm pėr atė qė kėrkon tė bėj apo se ēfarė i pėlqen, kėrkon t’ia marrė jetės. Tregimi yt s’di si ta spjegoj, por mė shkaktoj drithma. Shikoni, shikoni se si jam rrėqethur.

-Pėr fat tė keq, kėto janė dėshira dhe si tė tilla janė subjektive. Vetėm realiteti ėshtė objektiv , i realizueshėm.

-Tregimi yt s’di si ta spjegoj, por mė shkaktoi njė ndjesi tė ēuditshme, atė tė tė ftohtit polar,- e pėr t’u habitur, ajo nisi tė kėrciste dhėmbėt. -Mė fal, unė po shkoj tė shtrihem se nuk ndihem mirė.

-Prit sa t’u sjell njė pije qė do t’ju ngroh.

Pa u vonuar shkova nė dhomė dhe mora faqoren e rakisė. Mė kishin sjell prindrit raki rrushi pėr njė profesorin tim tė Universitetit. I dhashė tė pinte disa gllėnjka tė vogla. Pas pak nisi tė nxehej dhe iu skuqėn faqet qė pak mė parė i dukeshin pa gjak.

Pasi mė falenderoi, kėrkoi lejė dhe u ngrit. Para se tė largohej, i dhashė numrin e telefonit tim.

-Pėr ēdo rast nevoje , mos nguroni tė mė telefononi.

-Do ta kem paarsysh, patjetėr...Ju faleminderit edhe njėherė!

“Ēudi si nuk e ka zėnė asnjėherė burrin e saj nė gojė? U mjaftua me pak fjalė...’Jam e martuar prej 18 vitesh dhe kemi dy fėmijė, qė vazhdojnė studimet nė lice...” Nė ēastin qė po ngrihesha , ra zilja e telefonit...Ishte Suzana qė kėrkonte tė shkoja e ndėrkohė mė dha numrin e dhomės.

E gjeta shpejt se ishte afėr Barit. Trokita nė derė dhe ula dorezėn. Ēuditėrisht dera u hap .

-Me lejė, mund tė hyj?

-Eja...porta ėshtė e hapur, - hyra me droje. Natyrisht ishte dhoma e njė femre dhe... U breshtova kur e pashė. Ajo ndodhej shtrirė, e pafajshme si njė engjėll, ashtu e tulatur mes dantellave e mermerit rozė, qė e bėnte tė dukej si princeshė pėrrallash, dukej e pambrojtur, si nė mėshirėn e fatit. Gjithēka mė tundonte drejt saj. “Mos u ēmenda? Ej, Arbėr , thirri mendjes sa s’ėshtė vonė!”-nga mendimi mė zgjoi zėri i saj lutės.

-Arb, tė lutem mė ndihmo! E kam gjithė trupin tė ngrirė. Eja ulu kėtu pranė meje. A mund tė mė bėsh pak masazh?

-Nuk jam aq i zoti nė kėtė drejtim se jam beqar, ndaj...jam mė mirė nė kėmbė.

-Aq mė mirė qė nuk ka nė mes zhelozi apo vrasje ndėrgjegjjeje...

E dėshiroja shumė atė trup tė brishtė nė dukje, qė mė kishte robėruar vetėm nė pak orė njohjeje e qėndrimi me tė. Pėrsėri nguroja. Mė dukej se po bėja mėkat ndaj saj, mashtrim ndaj vetes dhe veēanėrisht njė padrejtėsi ndaj bashkėshortit dhe fėmijėve tė saj. Matesha, i afroja duart dhe i largoja menjėherė. Kėtė e pėrsėrita disa herė, derisa ajo m’u lut sikur ishte duke dhėnė shpirt. Nisa ta fėrkoj me ngadalė sikur ajo ishte njė vazo qelqi kineze dhe do tė thyhej.

“Veēse kjo ishte e vėrteta lakuriqe... e bėra nuk ēbėhet mė, si dhe e thyera nuk ngjitet mė.”

-Arb, e ke rakinė me vete?

-Po. E nxora nga xhepi e ia dhashė nxitimthi. Nė tru mė gėloi mendimi se gjendesha para njė kurthi. Gjithsesi prita se ē’do tė ndodhte. Pasi rrėkėlleu dy a tri gllėnjka raki me njė frymė, mė kapi nga dora dhe mė uli nė shtrat. Teksa zgjati dorėn drejt meje iu zbulua trupi i bardhė e i farfurinjtė dhe njėri nga gjokset e sedefta. Nisa tė kapėrditesha me vėshtirėsi. Kur e pa qė unė nuk po reagoja, sepse gjestet e saj po mė ftonin drejt mėkatit fare hapur, ajo nisi tė qeshė me tė madhe. Ishte njė qeshje njherėsh sa provokuese dhe po aq fyese, me tė cilėn ajo pyeste duke m’u ngėrdheshur para fytyrės :

”A je mashkull, apo...?” Pa e menduar gjatė , ajo mė tėrhoqi mbi trupin e saj gjysėmlakuriq e nisi tė mė puth si e harbuar. Ishte femėr e zjarrtė, e papėrmbajtur dhe e paparashikuar, qė rėnkonte e shkumonte si njė epileptike.

“T’u pėrgjigjem apo jo epsheve tė saj? Nėse jo, do tė mė marrė pėr budalla apo pėr njė njeri tė egėr qė nuk merr erė nga seksi. Pasi kjo nuk mund tė quhet ndjenjė...Qėndrojnė shumė larg ndjenjat nga njė marrėdhėnie e tillė e ēastit. Kėto janė epshe shtazarake qė ndizen atėherė kur nuk ta pret mendja. Kėto reflektime ndjesish tė pakontrolluara, ngjasin me flakėn e kashtės qė shpėrthen sa hap e mbyll sytė dhe qė shuhet po aq shpejt. Kjo me siguri ėshtė e sėmurė nga histerizmi. Nėse e shpėrfill, ajo do tė bėhet shumė keq, qė askush nuk ehamendėson s eē’mud tė bėjė.. Tek e fundit ēfarė do tė humbas nėse bėj qejf me tė. Sikur do ta takoj prapė nesėr nė rrugė! Ku jeton ajo dhe ku jetoj unė?!”- pa e menduar dy herė iu pėrgjigja epsheve tė saj me tė njėjtin zjarr. Pas pak sekondash me shpejtėsinė e vetėtimės u gjenda i zhveshur prej saj. Gjatė marrėdhėnies intime me tė, nuk di pse mė erdhi tė ndotė, edhe pse ishte e shumėdėshiruar nga unė. Sa e pashė nė atė stacion tė largėt, e admirova si diēka tė rrallė, si njė qenie hyjnore, kurse tani nisa ta shikoja ndryshe, gati-gati me pėrēmim. Pasi shfreu mirė e mirė histerizmin e sėmurė, ajo u nder atje mes krevatit, lakuriq e zhytur nė lakuriqsinė e vesit tė saj. Nė njė rast tė ngjashėm, po tė kisha qenė shikues, me siguri qė do ta mėshiroja, por tani ndieja neveri...Madje nuk mė dukej aq e bukur sa nė fillim. Dikush ka thėnė:

“ Je i bukur kur je vetvetja”, kurse ajo kishte dalė nga vetja, e kishte shmangur rrugėn e Zotit, nga tė qenit femėr sepse kishte djallin nė shpirt. Seks bėjnė dhe kafshėt, por u mungon arsyeja, gjykimi dhe fjala. Kurse njerėzit, sidomos femrat nga veprime tė tilla pėrdhosen, zvetėnohen, baltosen, pėrlyhen dhe poshtėrohen. Janė pa vlera fare. Ajo grua qė mė marrosi para disa orėsh, pa pikėn e turpit, mori njė qėndrim gjysėmngritur mbi atė shtrat tė pėrdhosur nga pabesia dhe kurthi, sikur kishte fituar lotarinė njėqindmilionshe, deklaroi:

“Kurrė nė jetėn time nuk kam ndjerė kėtė kėnaqėsi shpirtėrore e fizike si tani. Ju shqiptarėt qėnkeni, tė bukur dhe tė jashtėzakonshėm nė shtrat. Njė burrė si ti do tė kisha dashur qė tė mė plotėsonte ēdo tekė dhe kėrkesė tė jetės.”

-Marrėdhėniet seksuale janė njėra anė e jetės, por jo gjithēka. Po ke shpirt tė bukur, edhe jeta bėhet e tillė,- e menjėherė rashė nė mendime...

“Mė vjen turp nga vetja, megjithėse e dėshiroja atė marrėzisht, por jo nė kėtė mėnyrė kaq vulgare. Do doja qė ajo tė kishte qenė e dashura ime, ku tė na udhėhiqnin ndjenjat dhe jo tė kryenim njė akt tė tillė kaq tė ulėt. Gjithsesi bota e tillė ėshtė ndėrtuar dhe kjo ėshtė njėra anė e saj, lakuriqėsia, qė nuk ka fytyrė, nuk ka tipare, nuk ka moral...Porse kjo tregon njė tė vėrtetė tė hidhur se morali dhe imoraliteti janė bashkėudhėtarė... tė tė ashtuquajturės jetė njerėzore. Nuk di se ku e gjen ajo gjithė atė fuqi. Tek ai kurm i bukur, delikat e i skalitur si nga dora e njė skulptori, bashkėjeton e bukura dhe e shėmtuara. Tek ajo janė ngėrthyer nė mėnyrė tė pazgjidhshme bukuria me vesin. Nė vend tė virtytit qė madhėron ēdo njeri dhe aq mė tepėr femrėn, tek ajo sundon e keqja. Le tė jetė e bukura e dheut, le tė pjellė flori, kur ka kėtė tė metė morale, i humbet tė gjitha vlerat si njeri. Madhėshtia e bukurisė qė kam krijuar nė ndėrgjegjjen time pėr tė, tashmė ėshtė shkėrrmoqur si njė kėshtjellė prej rėre. Njė tinėzare qė pėrdor kurthin pėr tė shuar epshet shtazarake me njė mashkull tė rastit, nuk renditet mė nė radhėn e femrave. Gruaja mund tė jetė joshėse, lozonjare, lajkatare, ko vetėm duhet kohė por do tė gjejė vendindhe ēastin e duhur pėr tė arritur synimin. Para sė gjithash po nuk u poqėn kushtet, nėse nuk lindin ndjenjat mes dy personave, femėr e mashkull, kurrė nuk mund tė arrihet kėnaqėsia e njė marrėdhėnieje intime. “- me kėto mendime u largova nga dhoma e saj dhe u mundova tė mos i dilja mė para syve. Tė nesėrmen mėngejsi na gjeti nė Paris. Ajo mori rrugė tjetėr, kurse unė, pa zbritur nga treni, vazhdova udhėtimin me njė shije tė ēuditshme, as tė hidhur dhe as tė ėmbėl, por paksa tė athėt.
.......

Kishin kaluar disa muaj nga ai makth e kurth i mir’organizuar nga ajo, qė kishte lėnė vragė tek unė. Nė njė fundjavė ndodhesha nė Majorka bashkė me tė dashurėn time spanjolle, Melis. Ndėrkohė ishim shok kursi nė Universitet, shoqėri qė me kohė u kthye nė ndjenja. Pamja qė mė doli para syve nė plazh, mė befasoi.

Pak mė tej, nė njė ēadėr qėndronte njė burrė nė moshė mesatare dhe dy fėmijė njė vajzė qė nuk i kalonte tė pesėmbėdhjetat e njė djalė mė i vogėl. Pranė tyre shtrirė merrte rreze njė femėr. Si duket ishin familje. Papritur ajo u ngrit dhe shkoi drejt ujit, ku nisi tė pėrkėdhelej me njė djalė tė ri, shumė tė ri...krahasuar me tė. I kacavarej nė supe, kurse ai e prekte me duar ku tė mundėte dhe e puthte nga qafa. “Nuk di por nga sjellja mė ngjan me dikė. Jo, jo...nuk ka mundėsi. Ajo jeton nė Kembrixh...”- mendova dhe po e zhbiroja tė tėrėn.
Duke luajtur e spėrkatur me ujė njėri-tjetrin,mes gicilosjeve tė tė riut, befas u kthye me fytyrė nga unė. U shtanga. Ishte ajo...ajo e paparashikuara, Suzan...”Qenka e pacipė! Para burrit dhe fėmijėve dhe i thotė vetes bashkėshorte dhe nėnė. Jo, jo, kjo ėshtė jashtė ēdo morali. Gjithēka qė bėn njeriu e ka njė kufi, ka njė normė. Kurse kjo jetoka jashtė realitetit!"

Pėr tė mos prishur pushimin nė njė farė mėnyre e shmanga pėrballjen me tė, nė tė njėjtėn kohė shmanga njė kurth. Veēse e pashmnagshme, ajo me intrigėn dhe kurthin e saj, ėshtė femėr e papaparashikuar, nga e cila mund tė presėsh gjithēka...

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it