Ilinden Spasse: Rreth romanit tė Kristaq Turtullit ''Nė trenin e linjės nr. 16''

Posa mbarova sė lexuari romanin “Nė trenin e linjės nr. 16” (kliko pėr ta lexuar) tė shkrimtarit tė talentuar korēar Kristaq Turtulli, tani banues nė Toronto tė Kanadasė.
Kėtė libėr dinjitoz dhe mbresėlėnės, ma dhuroi vetė autori nė njė takim tė rastėsishėm, para tre javėsh pėr herė tė parė, kur erdhi pėr vizitė nė Tiranė. Nė takim kishin ardhur dhe disa miq tė tjerė krijues. Kisha dėgjuar mjaft prej miqve pėr kėtė krijues tė talentuar qė jeton larg nė mėrgim, por nuk mė ishte dhėnė mundėsia tė lexoja njė libėr tė plotė tė tij.
20170607-treni.jpg
Libri me titull intrigues: ‘Nė trenin e linjės 16’ ėshtė botuar nė vitin 2010 nga shtėpia botuese:’ Globus. R.’
Dhe kur mbylla faqen e fundit tė librit: ‘Nė trenin e linjės 16’, mu duk sikur lexova e rilexova njė shkrimtar profesionist, qė flet me kompetencė dhe art pėr copėza jete tė vendlindjes sė tij tė periudhės sė fundit tė shekullit tė kaluar dhe fillimit tė kėtij shekullit e, qė pėrkojnė me moshėn e tėrė brezi tim i cili i ka pėrjetuar ato ngjarje tė dhimbshme nė forma tė ndryshme. Zanafilla e kėtij romani ėshtė lufta e klasave, qė pėr njė pjesė tė popullsisė ėshtė zhvilluar me shumė propagandė, ndėrsa pėr njė pjesė tjetėr, pėr ata qė kanė qenė viktima tė kėsaj lufte, ėshtė zhvilluar me shumė ahe-dhe ohe. Jeta nė njė farė mėnyre ėshtė njė linjė, njė tren, njė germė e tjeshtė...
Pra me kėtė roman, Kristaq Turtulli, nėpėrmjet personazheve tė skalitur aq bukur, ripėrtėrin episode tė ndryshme nga jeta e njė familjeje me mjaft emėr, siē ishte ajo e Merlik Kolės, dy herė hero, personalitet i shquar i Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare dhe i ndėrtimit tė socializmit, qė jetoi nė bllok, por qė “blloku” erdhi njė ditė dhe ia “hėngri kokėn” si shumė tė tjerėve qė banonin po aty; ndėrsa familjen ia degdisėn diku nė internim, aty ku kryqėzoheshin erėrat mė tė fuqishme tė vendit. Pikėrisht, aty, nė vendin e internimit, Zamira, e bija e Merlik Kolės, u njoh me Teodor Ēomen, ish djalin e vogėl tė familjes tė Milto Ēomes, pasanik i madh ky dhe i internuar nė Qafė tė Flamės. Nga kjo familje e madhe tregtare, vetėm Teodori, arriti tė mbijetojė rastėsisht nga kthetrat e vdekjes, se u shpėtua nga njė plakė shurdhe, Liria, qė ishte ndėr familjet e para tė internuara nė fshatin e thellė malor tė Lemerisė.
Pavarėsisht “luftės sė klasave”, sipas shkrimtarit, jeta e pasardhėsve tė “armiqve tė popullit” vazhdoi. Ata tė dy, Zamira Kola me Teodor Ēomen u njohėn nė internim, bėnė dashuri aty “nė mullarėt e barit”, apo mes “bajgave” nė stallat e fshatit dhe u martuan; lindėn katėr fėmijė, nga tė cilėt tre mbijetuan, dy djem e njė vajzė...Teodori, ishte mjaft punėtor, mjaft familjar, por i heshtur. Heshtja e tij vinte si karakter, apo si “imponim” nga erėrat e ndryshme, qė e fshikullonin atė dhe kasollen e tij ēdo ēast, apo nga frika, se mos fjalėt e mendimet e tij i merrte era dhe i shpinte aty ku “bluhej” biografia e tij dhe e familjes sė tij... Nė kėtė aspekt, pėr mendimin tim Teodori nuk u lind “i pafjalė” “Vuv”, por “pafjalėsinė” dhe “vuvllėkun” e fitoi gjatė jetės pėr tė mbijetuar, pėr t’i shpėtuar syrit vigjilent tė atyre qė e “vigjilonin”...Pra, mendoj, se me Teodorin shkrimtari Kristaq Turtulli ka skalitur njė personazh tė rrallė tė trajtuar nė kėtė mėnyrė nė letėrsinė tonė...
...Dhe erdhi dita e shumėpritur, e shumėkėrkuar prej tė gjithėve, e sidomos prej shtresės sė tė burgosurve politikė dhe tė internuarve: U pėrmbys sistemi....U hapėn dyert e “parajsės sė munguar”, e ambasadave...Si shumė tė tjerė edhe Zamira me Teodorin dhe tre fėmijėt nisėn udhėtimin e gjatė, larg kasolles prej dėrrase ku u martuan, larg erėrave tė ndryshme qė i kishin fshikulluar nė ditėt mė tė bukura tė jetės sė tyre, larg atdheut ku ishin lindur, ku ishin gėzuar po edhe ku kishin qarė dhe kishin vuajtur dhe e nisėn udhėtimin jo matanė detit, por matanė oqeanit, pėr njė jetė mė tė mirė, pa halle, pa ankthe, pa strese... e nisėn udhėtimin drejt “botės sė re”...
Por, nė atė “botė tė re”, tė imagjinuar si “parajsė”, kjo familje shqiptare, krejtėsisht e papėrgatitur pėr “pėrplasje” tė tilla, u pėrball menjėherė me njė problem tepėr tė rėndė pėr tė: Jona, vajza e tyre e bukur dhe e mirė 16 vjeēare, ra viktimė e drogamanit Mario. Pėrshkrimi i Marios rakitik e tė droguar, i mbushur plot me tatuazhe, sjellja e tij me prindėrit e Jonės, qė ėshtė shumė larg edukatės sė familjes shqiptare, pėrpjekja e vetė prindėrve dhe vėllezėrve tė Jonės pėr ta rehabilituar e shpėtuar atė nga kjo gangrenė e papritur, vdekja e papritur dhe e shpejtuar e Teodorit...janė nga faqet mė te bukura tė romanit qė mua si lexues mė kanė lėnė mbresa tė fuqishme, mė kanė drithėruar... Pikėrisht, ky drithėrim mė erdhi nga forca artistike e shkrimtarit me pėrvojė, e Kristaq Turtullit, i cili ka ditur tė hyjė nė psikologjinė e familjeve shqiptare, qė kanė probleme tė tilla me fėmijėt e tyre, qė bėjnė ēmos pėr t’i rehabilituar ata....Por ky “ēmos” me shumė shpenzime materiale e shpirtėrore, shpesh shkon dėm, sepse nė tė shumtėn e rasteve ėshtė i pasuksesshėm....si nė rastin nė fjalė.....
Retrospektivat qė krijon autori i romanit me anė tė alternimit tė erėrave tė vendlindjes, me ato qė gjetėn nė mėrgim, me “aromat” e pasagjerėve nga e tėrė bota, qė udhėtojnė me “trenin e linjės nr. 16”, alternimi i veshjeve tė tyre me lloj-lloj petkash, kėpucėsh, shamish, alternimi i lloj-lloj moshave, ndėrthurja e zhurmave tė rrotave tė trenit me tekat e pasagjerėve tė moshave tė ndryshme e tė vendeve tė ndryshme, teka qė kanė tė bėjnė me shtyrje pėr tė zėnė ndonjė vend mė tė mirė pėr t’u ulur, nė vagonin qė kanė hipur, teka qė kanė tė bėjnė me sharje nė gjuhėn e tyre me sjelljen jo tė mirė tė ndonjė pasagjeri, apo pėr mos durimin e “aromės”, qė mund tė lėshonte trupi i mplakur i ndonjė tjetri, e kanė mundėsuar autorin e romanit pėr tė na krijuar personazhe, qė tė mbeten nė mėnd me bėmat e tyre, qė tė ngjizin nė vetėdije, se kėta personazhe mund t’i kesh parė edhe ti si lexues, mund t’i kesh njohur nė jetė mbase edhe mund t’i kesh pasur shokė apo tė afėrm...:
Gjatė retrospektivave tė kėtij udhėtimi me “trenin e linjės 16”, ne njohim dhe dashurohemi me personazhet e tillė si Zamira Kolėn, Teodor Ēomen, me prindėrit dhe fėmijėt e tyre, ndėrkohė urrejmė personazhet negativė si prokurorin Gėzim Ēarku (djali i mikut tė Merlik Kolės), qė nė “emėr tė Partisė”, e torturoi pėr vdekje Merlikėn; operativin e zonės, Luti Gėrmadhėn, qė provokonte herė pas here Teodorin, por ai si njė “vuv” vetėm heshtte, Sheme Ganxhėn, karrocierin spiun tė vend internimit, etj. Mendoj, se kėta janė personazhe tė rrallė tė letėrsisė sonė tė trajtuara me kaq natyrshmėri..
Gjatė retrospektivave tė kėtij udhėtimi, ne njihemi edhe me personazhe tė dorės sė dytė, por qė tė mbeten nė kujtesė ...: njihemi me gardianėt e burgut, me personelin e spitalit tė rehabilitimit, me plakun qorr qė mbante erė, me plaka tekanjoze, me kinezin me drogė, me vjehrra e nuse tekanjoze, pra Kristaqi si njė shkrimtar me pėrvojė ka ditur tė hyjė thellė dhe mjaft lirshėm nė brendėsi tė familjeve tona, me tė mirat dhe shqetėsimet e tyre ... Pikėrisht, ngandonjėherė, janė konfliktet familjare tė krijuara artificialisht, si pėr shembull grindjet nuse vjehrrė, apo pėrdorimi fillimisht fshehurazi i drogės, mos menaxhimi mirė i mediave elektronike, apo edhe i shkollave fillestare dhe para universitare, etj, ato qė krijojnė premisa qė ndikojnė nė shpėrbėrjen e familjeve tė konsoliduara, e qė tashmė vitet e fundit, nė sajė tė pėrdorimit edhe tė drogės ka marrė masa galoponte kudo nė botė, edhe nė vendet e qytetėruara....
Kėto retrospektiva qė zhvillohen nė roman me anėn e alternimit tė erėrave, qė tundnin shpirtrat dhe kasollet e tė internuarve nė fshatin e internimit, me erėrat e pėrtej oqeani, me zhurmėn e “trenit tė linjės 16”, qė na shpalosni copėza jete tė pasagjerėve nga e tėrė bota me psikologji tė tyre tė veēante, qė pėrkojnė me botėkuptimin e vendlindjes sė tyre, janė njė gjetje e bukur artistike, qė tė bėjnė tė mos e lėshosh librin nga dora.
Vendosja nga ana e autorit, nė mbiemrat e mjaft personazheve tė “nofkave” do t’i quaja unė, si Ēarku, Gėrmadha, Ganxha, Tigani etj .. e kanė mundėsuar mjaft autorin pėr tė tipizuar personazhet negativė; edhe emėrimi i mjaft toponimeve me “nofka” tė tilla, si Hani i Gjelit. Qafa e Flamės, fshati i Lemerisė, Shkėmbi i Kukudhit, pėrroi i Qole Myftiut, Pllaja e Gumės, gryka e Doēes i japin romanit vlera tė veēanta tė ironisė e tė sarkasmės.
Pėrdorimi i shprehjeve tė tilla si psh: Pele Tigani, banor i rrugės sė shtrembėt tė Zilexhinjve, plaku i mermeve, skeletori i fshatit, njėzet kile me gjithė lecka, ...- janė tipizime mjaft tė goditura, qė i japin mjaft frymėmarrje veprės...
...Pra, pėrdorimi nga ana e autorit Kristaq Turtulli tė kėtyre alternativave “me erėrat, me zhurmat e trenit, me ecejaket e njerėzve, me nofkat “ironike dhe sarkastike”, me shpresat, dėshirat, dhe pėrpjekjet e personazheve tė librit pėr tė mbijetuar...e tė gjitha kėto tė dhėna lirshėm, me fjalor tė pasur popullor, e ngrenė kėtė vepėr nė nivelet mė tė arrira bashkėkohore...
Suksese tė mėtejshme shkrimtarit plot talent, Kristaq Turtullit.



07/06/2017 - 08:39:50 | Komente: 0 | Shikuar: 922 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it