Frank Shkreli: Angazhimi i SHBA ndaj NATO-s ėshtė absolut

Njė atmosferė pasigurie nė Evropė, si rrjedhim i agresionit rus nė Ukrainė dhe kėrcėnimeve tė Moskės ndaj sigurisė sė vendeve nė periferinė e saj -- qė tani janė anėtare tė Aleancės sė NATO-s -- si dhe deklarata e Presidentit Trump, sidomos gjatė fushatės elektorale pėr president nė lidhje me marrėdhėniet midis Shteteve tė Bashkuara dhe NATOs, janė shprehur shqetėsime dhe janė ngritur pyetje legjitime mbi tė ardhmen e kėtyre marrėdhėnieve. Ē’prej ardhjes nė pushtet, Presidenti Trump ka ndryshuar tonin dhe fjalorin nė lidhje me NATO-n, ndėrkohė qė zyrtarė tė niveleve tė larta tė administratės Trump kanė thekėsuar vazhdimisht vendosmėrinė e Shteteve tė Bashkuara pėr tė qenė partnere e besueshme e aleancės sė NATO-s.


Frank Shkreli
Nė fillim tė kėsaj jave, ishte numri dy i Administratės Trump, pikėrisht Zėvendės-Presidenti Mike Pence, ai i cili pėrdori vizitėn e tij nė entin Atlantic Council nė Uashington tė henėn qė kaloi, pėr tė ritheksuar edhe njėherė publikisht, pėr tė gjithė ata qė mund tė dyshojnė ende nė mbėshtetjen e kėsaj administrate ndaj Aleancės Atantike, NATO. Gjatė njė ceremonie nė kryeqendrėn e organizatės Atlantic Council, Zevėndės-Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Mike Pence u shpreh se, “Angazhimi ynė ndaj NATO-s ėshtė absolut”, duke shtuar se, “Shtetet e Bashkuara do tė kryejnė obligimet e tyre pėr mbrojtje kolektive ndaj popujve tė tė gjitha vendeve tona aleate. Shtetet e Bashkuara janė tė vendosura qė tė mbėshtesin parimin, se njė sulm kundėr njėrit prej nesh, ėshtė njė sulm kundėr tė gjithė neve.” Ai citohet tė ketė thėnė gjithashtu se “Dera e hapur e NATO-s duhet tė mbetet pėrgjithmonė e tillė” dhe se Aleanca NATO ėshtė aq e rėndėsishme sot sa ishte edhe pothuaj 70-vjetė mė parė”, kur u themelua kjo orgnanizatė.

Nė prani tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Z. Jens Stoltenberg dhe Kryeministrit tė Malit tė Zi, Z. Dushko Markoviq – pėrfaqsuesi i vendit mė tė ri i anėtar tė NATO-s -- Zevėndės-Presidenti i Shteteve tė Bashkuara po i referohej Nenit 5, aq tė pėrfolur, tė Traktatit tė Uashingtonit i cili ka tė bėjė me mbrojtjen kolektive. Sipas fjalimit tė Z. Pence, tė botuar nė portalin e Atlantic Council, numri dy i Administratės Trump i siguroi tė pranishmit se, “Njė NATO e fortė ėshtė e njė rėndėsie tepėr jetike, sidomos nė kėtė periudhė tė vėshtirė” ndėrkombėtare. Ai pėrmendi si sfida, “Pėrpjekjet e Rusisė pėr tė ndryshuar me forcė kufitė ndėrkombėtarė e deri tek pėrpjekjet e Iranit pėr tė destabilizuar Lindjen e Mesme, pėrfshirė rreziqet qė paraqet terrorizmi ndėrkombėtar qė mund tė godas nė ēdo kohė – duket se bota sot ėshtė mė nė rrezik se kurrė mė parė ē’prej shėmbjes sė komunizmit, njė ēerek shekulli mė parė”, u shpreh udhėheqsi i lartė amerikan

Ceremonia nė Uashington pėrkoi me rastin e 70-vjetorit tė Planit Marshall -- simbolit tė angazhimit amerikan nė rindėrtimin e Evropės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore -- dhe me antarėsimin zyrtar tė Malit tė Zi, si vendi anėtar i 29-tė i Aleancės Ushtarake, NATO.

Nė kujtim tė pėrvjetorit tė Planit Marshall, Zevėndės Presidenti Pence theksoi se, “Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė ndėrtojnė dhe tė forcojnė lidhjet qė ekzistojnė midis kombit tonė dhe kombeve tė Evropės, pėr tė mirėn e brezave tė ardhėshėm”, tė vendeve tona. Ndėrsa Kryeministri i Malit tė Zi, Dushko Markoviq e cilėsoi antarėsimin e vendit tė tij nė NATO ndoshta si, “Njė hap tė vogėl pėr Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tyre, por si njė ditė tė madhe pėr Malin e Zi”, deklaroi udhėheqsi malazez.

Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke pėrshėndetur antarėsimin e Malit tė Zi nė NATO, u tha tė pranishėmve se, vendet e Aleancės sė Atlantikut Verior, “Nga tė dy anėt e Atlantikut, kanė punuar sė bashku pėr njė qėllim tė vetėm: pėr ruajtjen e paqės dhe tė sigurisė pėr popujt tanė”. Ai theksoi gjithashtu se, kjo ėshtė njė lidhje unike qė ka siguruar paqėn pėr vendet tona pėr pothuaj shtat shekuj. Ai shprehu entuziazmin e tij pėr tė ardhmen e Aleancės mė tė madhe ushtarake qė ka njohur ndonjėherė historia, duke thėnė se, “Sot, angazhimi ynė ndaj Aleancės NATO ėshtė mė i fortė se kurrė mė parė. Kėtė e shohim”, shtoi ai, nė “Praninė mė tė madhe ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara nė Evropė, si dhe nė faktin se Evropa dhe Kanadaja po investojnė mė shumė pėr mbrojtjen e tyre”, nenvijoi nė fjalėn e tij para pjesėmarrėsve nė ceremoninė e entit Atlantic Council, udhėheqsi i NATO-s, Z. Stoltenberg. Nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės nė gjuhėn serbe, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s u shpreh se, “NATO do tė mbėshtesė Malin e Zi kundėr ēdo trysnie ose ndėrhyrjeje nga jashtė.” “Kemi parė e lexuar shumė raporte mbi ndėrhyrjen e Rusisė nė Ballkanin Perėndimor. Ishim gjithashtu dėshmitarė edhe tė grusht-shtetit qė dėshtoi vitin e kaluar nė Mal tė Zi. Sa mė pėrket mua, tė gjitha kėto nėnvijojnė rėndėsinė qė i duhet kushtuar ndėrtimit tė institucioneve tė forta tė sigurisė dhe tė mbrojtjes”, tha Z. Stoltenberg.
Ndėr folėsit e tjerė nė ceremoninė nė qendrėn Atlantic Council ishte e pranishme edhe ish-Sekretarja Amerikane Shtetit, Madeleine Albright, e cila bėri njė thirrje, plot emocion, nė mbėshtetje tė njė roli tė fortė tė Shteteve tė Bashkuara nė arenėn ndėrkombėtare, ndėrsa paralajmėroi se nėqoftse nuk u kushtohet vėmendje problemeve tė jashtme, atėherė me ato probleme do tė ballafaqohemi eventualisht, kėtu mbrenda vendit tonė. Roli pėr tė cilin foli Z.nja Albright ėshtė njė rol qė Amerika kishte marrė pėrsipėr ē’prej mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Duke folur pėr sfidat botėrore me tė cilat pėrballet Amerika, Ish-kryediplomatja amerikane u tha tė pranishėmve se, “Shtetet e Bashkuara janė mė tė forta kur kanė aleatė dhe miqė, e tė cilėt ndajnė me ne interesat dhe idealet.” Ndėrkaq, siē duket, nė njė kritikė indirekte ndaj Presidentit Trump, Z. Albright tha se ėshtė me rėndėsi qė tė mos harrojmė historinė e shekullit tė kaluar.

Ndonėse jo i pranishėm nė ceremoninė e Atlantic Council, Kryetari i Komisionit tė Senatit qė merret me Forcat e Armatosura tė Shteteve tė Bashkuara, Senatori republikan Xhon Mekejn, nė portalin e tij e mirėpriti me kėtė rast antarėsimin e Malit tė Zi nė NATO, si “Njė hap tė rėndėsishėm nė integrimet gjithnjė e mė tė mėdha transatlantike, nė njė kohė shumė tė vėshtirė pėr botėn, po tė merren parasyshė sfidat gjithnjė e mė tė mėdha me tė cilat pėrballemi nė tė dy anėt e Atlantikut” shtoi ai. Senatori Mekejn pėrmendi “Pėrpjekjet e reja tė agresionit rus, sulmet e shpeshta terroriste dhe kėrcėnimet hibernetike.” Pėrballė kėtyre kėrcėnimve, ka shkruar nė portalin e tij Senatori Mekejn, Aleanca Transatlantike duhet tė jetė e bashkuar. Senatori Mekejn pėrshėndeti, me kėtė rast nė portalin e tij edhe 70-vjetorin e pėrpilimit tė Planit Marshall, qė ai e cilėsoi si triumfi i bashkpunimit transatlantik i cili shpėtoi Perėndimin. “70-vjet mė vonė, angazhimi i Amerikės -- nė mbrojtje tė botės sė lirė, nė mbrojtje tė vlerave demokratike dhe nė mbėshtetje tė sigurisė dhe stabilitetit nė Evropė – duhet tė vazhdojė tė jetė gjithnjė i fortė, ka thėnė me kėtė rast, Senatori Republikan i Shteteve tė Bashkuara, Xhon Mekejn.



09/06/2017 - 08:22:56 | Komente: 0 | Shikuar: 889 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it