Pėrparim Hysi: Sa e ''lehtė'' ėshtė tė ''flasėsh'' me tė vdekurit?!!!
Ese pėr Sejfulla Maleshovėn (Lame Kodra)

Jam njė nga ata qė e kam "njohur" Sejfulla Maleshovėn. Jo vetėm e kam njohur, por dhe e kam dashur. E kam dashur;e kam patur dhe dy ēapa afėr apo ballė pėr ballė, por nuk kam guxuar as ta pėrshėndes dhe jo mė pėr t'i folur.
Ka ndodhur pikėrisht si ajo kėnga qė shpotit njė "gjasme trim" si puna ime. Kėnga seē ka nja dy rreshta vulgare qė i vėnė notėn atij "trimit". Ia vėnė atij trimit, por ke parė qė mė rrinė dhe mua pas trupit. Kėnga thotė, mes tjerash: "Qejfi ta ka/ po bytha s'ta mban/... epo ē'ta vazhdoj mė tej? A nuk ėshtė si njė fshat qė duket dhe nuk do kallauz. Terziu qė ma ka prerė pas trupit atė "dyvargėshin", ėshtė edhe ai si njė fshat qė duket. Sado qė ėshtė emėr i gjinisė femėrore, ka njė peshėspecifike qė tė shtyp dhe ta merr shpirtin pak nga pak. Terziu ishte frika. Frika qe hija qė mė ndiqte pas dhe, qė, tek e shihja qė vinte drejt meje, ulja kokėn si njė njeri qė ka bėrė faj dhe mė dukej vetja njė hiē. As po zmadhoj dhe as po zvogėloj. Po, kur ka qenė kėshtu, pėrse shkruaj pėr tė?

* * *


Pėrparim Hysi
Arsyeja e kėsaj "eseje" ėshtė vetėm qė tė tregoj disa tė vėrteta qė m'i kanė parė sytė dhe dua qė, sado pak, tė "replikojė" me ata qė shkruajnė me apriori dhe tentojnė qė tė vėnė mbi ballin qė ia kanė nxirė (ai nė fushėn e letrave e ka patur ballin tė bardhė), ndonjė aureolė si "drithėrimė" apo regėtimė dhimbjeje pėr atė kohė,kur i kishin mundėsitė, por jo s'e kishin "frikė", si puna ime (ata nuk njihnin frikėn.Tėrė jetėn vetėm kanė ndihmuar, sidomos, tė vdekurit). Se tė vdekurit kanė njė tė mirė: nuk flasin. Nuk flasin ata, po zėmė e ligjėrojmė ne, tė gjallėt dhe tjerrrim e tjerrim furka tė tėra me lesh, ku, nė njė farė mėnyre, o marrim nė mbrojtje kėtė, tė vdekurin, o e ngremė nė qiell.
Dhe ndodh si nė atė garėn: mė i shkathti, mė i shpejti.
Dikush tregon qė jo vetėm e njihte, por dhe e"paska ftuar dhe nė dasėm?!!!". NJė tjetėr zė dhe evokon vargje, se regėtin pėr tė ndjerin. Dhe harron se dhe pėr njė tjetėr nga kėta tė "penėndaluarėt" si Lame Kodra, ngaqė ėshtė treguar "si sytė e veshtė e mbretit", e ka mbyllur atė"penėndalurin" nė hapsanė dhe vet,hop dhe nga provinca ka zėnė Tiranėn nė njė qoshe tė ngrohtė.
Njė tjetėr, tek shkruan pėr vitet e prapme tė Sejfullait nė Fier, thotė: "... fierakėve u mbetnin sytė nė "veshjen-shik tė Sejfullait." Njė tjetėr,tek shkruan revan, thotė: "Sejfullai- njė mediokėr!!!". Kur lexova,para dyvjetėsh, nga ky"mendjendritur" qė quante Sejfullanė "mediokėr", aq u revoltova, sa i shkrova kryeredaktorit. Kryeredaktori mė shkruante se do e thėrriste atė "gazetarin" dhe do t'i shkulte veshin. Domethėnė, fund e krye njė tallje.

* * *

Pėr tė qenė mė i drejtpėrdrejtė me lexuesin dhe pėr tė treguar pse e shkruaj kėtė"ese" pėr Sejfullanė, se mė datėn 9 qershor 1971, ėshtė data kur ka vdekur Sejfullai aliaz Lame Kodra. Dhe, sa shoh, askush nuk i di tė gjitha pėr Sejfullanė nė internimin e tij tė gjatė nė Fier.

* * *

Rronte vetėm. Askush nuk i qasej afėr dhe, si burrė i ditur qė ishte, kurrė nuk tentonte qė tė imponohej. Gjithmonė me kokė zero, me shapkė me strehė, me kėpucė me majė dhe u mshonte ēapava rėndė, si pėr tė treguar qe gjallė dhe vital. Qė nga sezoni i vjeshtės dhe deri, sa vinte maji, mbi trup kish njė "pelerinė" qė aq e kish humbur ngjyrėn sa mė kujtonte atė "pelerinėn" e Kolonel Shaberit. Analogjia ėshtė e qėlluar: edhe Lame Kodra sikur vinte nga njė"vdekje kilinike" tė njė lloji tė veēantė. Nėse nuk kish qenė nė betejat e Napoleonit si Shaberi i Hygoit, ai vinte i "plagosur brinjė mė brinjė" nga njė "betejė kulisash" tė njė regjimi komunist qė vetėm fabrikonte armiq. Kur flas pėr atė"pelerinėn" qė kish humbur ngjyrėn, dua t'i tregojė pak vendin atij"veshjeshikut". Por dhe jo vetėm atij.

* * *

Unė jam nga ata qė recitoja me atė naivitetin e fėmijės ato vargjet:"... kėmbėzbathur/bythėējerrė/ punoj vetėm pėr tė tjerė/". I recitoja, po as e kisha idenė sekush i kish shkruar. Atėherė vetėm njė poet njija: Ishte Naim Frashėri! Pse tė kishte tjetėr, vallė?!!!

* * *

Kur vajta nė shkollė tė mesme, nė Elbasan, kur duke kaluar nga dora nė dorė, mė ra nė dorė libri i Lame Kodrės "Vjersha" dhe aty mė "doli rakia" e asaj poezie dhe zura" o tė rrija kėmbė mi kėmbė mbi selishte/ dhe nis vallen plqeėrishte", por dhe me vargje tė tjerė: "... ja, nga brigjet e Tiranės/ del Naimi;/ Dyllė i verdhė e syshkėlqyer/nga mejtimi/. Dhe thosha e thosha vargje tė tėra.
Kur, pasi dola mėsues, e shoh mu pėrpara. Mu pėrpara syve, po "avazi" qe prapa. Si qemania e Nastradinit. E pashė sė pari dhe kushedi se sa herė. E dija qė kish shkruar dhe pėrkthente, por paemėr. Pra, qe i gjallė dhe i pakallur nė dhe. Por ndodhi mrekullia. Sejfullai e kish bėrė zakon: ēdo mbasdite shkonte nė kinema. Le ta kishte parė filmin.Dhe qėlloi qė i pata kariken ngjitur. Nė atė sekuencėn e "artė" qė, pas dokumentarit, bėhej njė pushim, unė pėrfitova nga rasti dhe i them:
- Profesor, kam lexuar njė poezi pa emėr autori. Mos e kini shkruar ju?
- Pa ta dėgjojmė,- mė tha ai.
E recitova njė strofė dhe, tek do vazhdoja, mė tha:
- Jo. Nuk ėshtė poezia ime. Ėshtė e Petro Markos. Dhe shtoi:- Pse shkruaj dot unė si Petro Marko?!!!
Ē' domethėnie tė madhe kishte kjo pėrgjigje dhe hajde dhe mos e quaj "mediokėr". Mė vonė, mora vesh qė edhe Petro Markon e kishin kthyer nė "kufomė tė gjallė".
Mė erdhi keq qė kaq zgjati "biseda ime" me LAME KODRĖN dhe thashė se nuk do tė "bisedoj" dot mė me tė.

* * *

Por ja qė e"takova" prapė. Tani "nuni" pėr t'u takuar me Profesorin, qe komshia im nė Petovė, boshnjaku Rrahman Maka. Unė isha mėsues dhe tek m'u shfaq pėrballė, mė thotė:
- Po ēfarė mėsuesit je ti, mor jaran, se i kam ndje qė po tė thonė profesor. Pasha tė madhin Zot, e kam ndesh njė Profesor qė shok nė kėtė dhe nuk ka. Pėr dy dekika (minuta) mė ka mėsue me e ba firmėn, or ti.
- Axha Rrahman,- i them,- po si e mėsove firmėn, kur ti as di tė shkruash dhe as tė lexosh.
Po, mor, kėshtu ka qenė dje, por, sa e kam takuar atė Profesorin si me qenė vet Pejkamberi e mė ka mėsue. E shif se po ta tregoj. Kam shkue me kierren me duhan dhe, pasi kam vue thasėt mbi nji kandar tė madh, po mė thotė aj makzinieri:
- Hajde, kosovė, e ma hith nji firmė.
Po i them:- Nuk jam kosovar, por bash boshjak.
Dhe aj. Ani... dhe po ma tregon. Por, besa e burrit, nuk po dij dhe ia kam ngjat gishtin.
- Po hiqu gishtit,- po mė thotė. Pa afrohu! Dhe i jam avit. Ma ka dhėnė atė kalemin dhe mė ka thėnė:
- Boshjak, bane njė vijė. E kam ba. Tani mbi kėtė njė vijė tjetėr. E njė tjetėr... e njė tjetėr. Besa i kam ba dhe, tash, numėroi. I kam numėrue: 6 vija qė as dreqi s'po i merr vesh.
Dhe po mė thotė:- Boshnjak, mbaje mend: sa mė e keqe frima, aq mė e mirė ėshtė! Eh, ēfarė njeri ėshtė, more jaran. Por e ka"prishė" me atė"tatarin"(kupto Enver Hoxhėn) dhe ka pėrfundue atje nė makazien e duhanit.

* * *

"Njohja e tretė"... Sejfullai u sėmurė dhe u shtrua nė njė pavijon tė spitalit tė Fierit. Punonte nė njė zyrė me Bardhin, mikun tim. Bardhi,sado qė e donte shokun e tij tė punės, nuk guxoi tė shkonte nė spital. Kur u kthye nga spitali, unė,- tregonte Bardhi,- vetėm i thashė tė shkuara se mė mbuloi turpi.
Ai mė tha:- Ore Bardhi po nė spital nuk qe Sejfullai, por qe shtruar njė njeri!!!
Kėto qenė "tri takimet e mia" me Sejfulla Maleshovės qė,sa qe gjallė, rroi vetėm dhe vdiq i vetėm. Tė tjerat janė vetėm spekulllime.

* * *

Do isha i padrejtė, nėse nė kėtė "ese" modeste timen, nuk do pėrmend poetin dhe shkrimatrin e persekutuar fierak, Nuredin Boriēi, qė, pothuaj, grisi dy palė kėpucė duke kėrkuar donacione vetėm e vetėm pėr t'i bėrė njė qivur Lame Kodrės. Kėtė punė jo vetėm e filloi, por, nėse sot, Lame Kodra ka njė qivur, merita ėshtė e Nuredinin Boriēit.Aso kohe kam qenė inspektor nė departamentin e arsimit nė Fier dhe jo vetėm e di nismėn e ij, por e kam pėrshėndetur me njė poezi timen, qė nė kėtė jubile tė Lame Kodrės, po e pranėvė tek kjo "ese".

Shqetėsimi i Poetit!
Mikut tim, Nuredin Boriēi

I shqetėsuar Nuredini, pashė mė pashė i bie qytetit
Donacione seē kėrkon: njė qivur t'i bėj Poetit*
Njė qivur pėr Lame Kodrėn (Kodra pak, po Lame Mali)
Portė mė portė seē troket (po i humbet pėr fare, varri)

Nuredini ėshtė i varfėr, por i pasur si askush
Njė kacidhe s'ka nė xhep, por ka shpirt tė nxehtė si prush!
Nuredin boton libra: ėshtė poet dhe ėshtė shkrimtar
Por nė xhep ka vetėm "dimra" se punon si arsimtar,

Edhe bredh i shqetėsuar qė t'i bėjė qivur Poetit
Dhe kėrkon donacione qė njė sfidė t'i bėj shtetit
Edhe bredh si smonabull, poshtė e lart nėpėr qytet
Shpirt i bardhė dhe i plagosur, si njė zok zė e kėlthet
........
Trasta bosh e shpresaplot, tutje- t'hu, Nuredini,
Vjen tregon a mė shumė qahet tek xhepshpuar, Pėrparimi!
E tė dy zėnė e qajnė hallet se janė vėnė nė siklet
Pėr tė bukurin, Lame Kodra, nga poetėt, mė poet.

* * *

Natyrisht, unė e di mirė gjithė jetėn e Sejfullait. As qė e gjykoj pėr bindjet e tij "ultra tė majta",as pėr gjithė veprimtarinė me Konarenė dhe ca mė t'hu, si komunist, por e gjykoj si njė Poet qė e"vranė pėr sė gjalli" dhe si" mediokėr" qė ishte, u lakua emri i tij nė Kongresin e Lidhjes sė Shkrimtarėve Sovjetikė, kur kryetar ishte Maksim Gorki. Gorki nga i cili pėrktheu Zgalemin... Po sikur vetėm kėtė? Po Nekrasovin? Po Pushkinin? Epo "mediokrit" tė tillė janė. Po mirė thonė nė Myzeqe:" Kur u bė zagari langua, mortja qė s'mė hėngri mua!".
Fola pak gjatė, por e ndjeja si njė detyrim qė, ndoshta, sado pak ia kam arritur.

* Poeziaėshtė shkruar nė vitin 2000 (kam ndėrhyrė dhe nuk e sjell tė tėrėn). Unė ika nė Amerikė nė vitin 2000 dhe, kur u ktheva nė Fier, gjeta jo vetėm qivurin (meritė e Nuredin Boriēit), por, pėr fat tė mirė, nė Fier pėr tė ėshtė ngritur njė bust pėr Lame Kodrėn nga skulptori Haxhi Kalluci.

Tiranė, 11 qershor 2017




11/06/2017 - 12:41:48 | Komente: 0 | Shikuar: 874 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it