Represaliet, shpėrngulja, analfabetizmi faktorė tė ''lodhjes'' sė peshterasve
Nga Ismet Azizi

Duke shfletuar literaturėn qė posedoj pėr Sanxhakun mė ra nė sy njė e vėrtetė e hidhur: ”Njerėzit me ndikim, posaēėrisht nė Peshter edhe pas vitit 1935, kanė lutur deputetin e vet qė nė trevat e tyre mos tė hapen shkolla”. Si ėshtė e mundur njė gjė e tillė, do tė mundohem ta shtjelloj mė tutje.

Deri nė vitin e 90-tė, tė shekullit tė kaluar, gjegjėsisht fundi i viteve tė 80-ta nuk kishim analiza , shkrime apo tė dhėna tė sakta pėr gjendjen dhe pozitėn e popullsisė sė Sanxhakut. Ndėr tė parėt dhe tė rrallėt ėshtė autori Avdia Avdiq i cili u mor me kėtė problematikė. Pėr pozitėn arsimore kulturore tė Sanxhakut shkruan: “Pėr arsimin, kulturėn dhe shėndetėsinė nė periudhėn nė mes tė dy luftėrave botėrore, ėshtė vėshtirė tė flitet, posaēėrisht nga viti 1930, kur popullata, pothuajse tėrėsisht ishte analfabete. Sanxhaku ka qenė i njohur jo vetėm si regjion i pazhvilluar, por edhe
Ismet Azizi
pėr prapambeturinė nė aspektin kulturor dhe arsimor. Nė fshatra tė tėra nuk ka pasur kush tė lexoj ndonjė shkresė, gjė qė ėshtė dashur tė udhėtohet me orė tė tėra. Novi Pazari ishte qyteti nė Jugosllavinė e atėhershme mė i madhi pėr nga numri i analfabetėve. Sipas regjistrimit tė popullsisė sė viti 1931, 60% e meshkujve tė moshės mbi 10 vjeēare ishte e pa arsimuar, ndėrsa ajo e femrave ishte 92 %. Duhet pasur parasysh se bėhet fjalė pėr popullsinė e pėrgjithshme, mandej pjesa dėrmuese ishte popullsi fshatare, e cila jetonte nė kushte tė vėshtira jetėsore. Dallimet e mėdha ishin edhe sipas qyteteve, p sh qarku i Tutinit, qė ishte i banuar vetėm me shqiptarė dhe boshnjak, shkalla e analfabetizmit ishte 89%, ndėrsa ai i Novi Pazarit 63%. Posaēėrisht nė Sanxhak, popullsia Muslimane (shqiptare dhe boshnjake I.A) ishte e tėra pothuajse analfabete. Ishte rast i rrallė qė ndonjė Myslimane tė jetė e arsimuar. Faktorėt pėr njė gjendje tė tillė ishin tė shumėfishtė, nga ato: popullsia myslimane nuk ka dashtė ta pranoj shkrim- leximin serb, ndėrsa tė vetin nuk e kishin,e deri te ajo se myslimanėve nuk ju duhet, posaēėrisht femrave myslimane.”
Nė tėrė Sanxhakun nė vitin 1931 kanė ekzistuar vetėm 127 shkolla fillore katėr klasash. Shkollat kryesisht ishin nė vendbanime tė mėdha, ndėrsa fshatrat malore, sidomos ato tė Peshterit ishin pothuajse pa asnjė shkollė, pra popullata ishte fare e paarsimuar.
Nė tėrė Sanxhakun nė kėtė kohė ekzistonin vetėm katėr gjimnaze katėrvjeēare ( gjimnazi i ulėt) tė cilat herė punonin herė ishin tė mbyllur. Novi Pazari kishte vetėm njė gjimnaz tė ulėt tetė vjeēar, edhe kjo shkollė mandej zbret nė atė katėrvjeēar, kėshtu qė vetėm Plevle kishte njė gjimnaz tetėvjeēar nė tėrė Sanxhakun.
Shkollat ishin me numėr tė vogėl tė nxėnėsve. Prindėrit nuk ishin tė interesuar t’i shkollojnė fėmijėt e tyre, rezistonin t’i dėrgojnė fėmijėt nė shkolla. Posaēėrisht popullsia Myslimane, sidomos vajzat nuk ishin tė interesuar t’i arsimonin. Pushtetarėve tė atėhershėm kjo iu shkonte pėr shtati. Njerėzit me ndikim, posaēėrisht nė Peshter edhe pas vitit 1935, e kanė lutur deputetin e vet qė nė trevat e tyre mos tė hapen shkolla. Si ėshtė e mundur njė gjė e tillė?!Do tė mundohem ta shtjelloj mė tutje.
“Sa mė larg shkollave dhe kulturės, pėr popullin ishte mė mirė”; ishte bindja e popullatės Muslimane. Por edhe ata qė kishin dėshirė qė t’i shkollonin fėmijėt e tyre nuk kanė pasur mundėsi materiale.
Mali i Zi hyri nė Luftėn ballkanike me qėllim tė zgjerimit tė territorit tė saj nė drejtim tė Shqipėrisė dhe nė verilindje drejt Sanxhakut.
Gjatė marrjes sė territoreve, pothuajse pa luftė forcat malazeze kudo qė hynin vrisnin dhe plaēkitnin popullsinė e pafajshme, Pasi qė kishin marrė trevėn e Bjelopoles, atė tė Kolashinit, Plavėn dhe Gucinė, Ushtria malazeze niset drejt Senicės sė cilės i shkon nė ndihmė edhe ushtria serbe, tė cilėt kah do qė shkonin vrisnin dhe plaēkitnin popullsinė vendase myslimane. Nė tetor tė viti 1912 shumė shpejt dorėzohet dhe bie nė duart e ushtrisė serbo- malazeze. Udhėheqėsi famėkeq ushtarak malazez Boshkoviq, menjėherė tė nesėrmen fillon ēarmatosjen e popullsisė sė Peshterit. Boshkovi vendoset nė fshatin Doliq tė banuar krejtėsisht me popullsi shqiptare ku edhe kishte kaluar natėn. Doliqin dhe disa fshatra tė Peshterit i ēarmatosin dhe i mblodhėn mbi 100 pushkė, Njė raport i oficerėve flet; “tė gjitha fshatrat i kanė sjellė armėt, pėrveē njė pjese e cila nuk i solli me dėshirė, por rezistuan dhe filluan tė gjuajnė mbi ushtrinė tonė gjė qė qėndruam burrėrisht dhe i vranė dhe i therėn 20 kriminel. Nė kėtė raport nuk flitet pėr humbjen qė kishin pėsuar nga luftėtarėt tė cilėt mbronin vendin e tyre nga ushtria okupatore serbo-malazeze. Nė raport nuk janė raportuar tė dhėna pėr njėsitė ushtarake tė kėtij batalioni a kanė pasur humbje apo tė plagosur nė radhėt e tyre.
Pėr shpėrnguljen e popullsisė sė Sanxhakut, gjatė kėsaj periudhe, po veēojmė autorin Safet Banxhoviq i cili shkruan; “Pas Luftėrave ballkanike fillon me tė madhe shpėrngulja e popullsisė pėr Turqi, para se gjithash pas krimeve tė kryera ndaj tyre. Posaēėrisht pas qėrimit tė hesapeve tė ushtrisė malazeze me peshterasit, tė pėrcjellė me plaēkitje, ndezjen e shtėpive. Pėr rrugėn e “Stambollit”, e cila pėr shekuj ishte e rėndėsisė jetėsore, letrari Qamil Sijariq mė vonė kishte shkruar; “E shkretė ėshtė ajo rrugė nėpėr fushėn e Peshterit, dhe s’ka nė te hane, s’janė mė hanxhinjtė dhe kafexhinjtė, nuk ėshtė askush sepse njerėzit kanė shkuar nė anėt tjera, tė duket se me ta ka shkuar edhe uji- nuk ėshtė askush. Kalldėrma e dikurshme, kush e di se e kujt, mund tė jetė, e romakėve, ndoshta e turqve, e ka mbuluar barishta. Barishta mė sė shumti paraqitet aty ku dikur ishin hanet. Pavarėsisht sa qėndron, apo sa do tė presėsh asgjė nuk do tė dėgjosh, Kanė shkuar nga kėtu kaherė karvanėt,”
Krimet qė i ka bėrė Boshko Boshkoviq, sipas autorit Avdiq, flet Skender Turkoviq ( Hukiq) 90 vjeēar.
“Ende pa mbėrri ushtria malazeze iu kishte shkuar porosia, me tė cilėn i kėshillohet popullatės myslimane qė para se tė vjen ushtria malazeze, nė shtėpitė e tyre duhet tė vendosen flamujt e bardhė, tė gjithė t’i dorėzojnė armėt, dhe municionin, tė gjithė tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre dhe tė jenė tė gatshėm t’ju pėrgjigjen ftesės se ushtrisė. Kush nuk iu pėrgjigjet kėtyre urdhrave do tė jetė i vrarė. Objekti pėr mbledhjen e armėve ishte caktuar shtėpia mė e madhe nė qendėr te fshatit Doliq. Shtėpia kishte 11 dhoma, dhe nė te jetonin 6 familje. me 70 anėtarė
Njė dhomė ishte caktuar pėr Boshkoviqin dhe njė dhomė pėr palėt tė cilat i sillte patrulla. Kjo dhomė shėrbente pėr rrahjen dhe maltretimin, para se t’i ekzekutonin apo i zhduknin. Me vendosjen e Boshkoviqit me ushtrinė e tij fillon edhe plaēkitja e popullsisė, duke ua marrė kafshėt pėr sigurimin e ushqimit. Mbledhja e armėve ishte pretekst pėr tė ua bėrė jetėn tė padurueshme, me qėllim pėrfundimtar pastrimin etnik tė kėsaj treve. Likuidimet kryesisht bėheshin me vrasje nga pushkėt por edhe me therje. Gjithsejtė nė Doliq janė vrarė 20 persona pa asnjė arsye. Boshkoviq i pakėnaqur me kėtė vazhdoi tė njėjtėn gjė ta bėjė edhe nėpėr fshatrat tjera. Nė Ugėll vritet Hajredin Qelaj, me dy djemtė e tij, mandej Hidė Uglanini, me gjithė vėllain e tij, hoxhė Omeri tė cilin e vrasin me 13 plumba dhe e therrėn nė fyt. Pėrveē vrasjes sė 5 njerėzve tė pafajshėm ata i djegin dy shtėpi, dhe hanin e Hajredin Qelės. Para se ta bėjnė kėtė, kishin plaēkitur 700 krerė dele, dhe 60 krerė gjedhe. Tė njėjtėn ditė nė Boroshticė kanė vrarė Tahir Shkrelin, ndėrsa nė Tuzinje 10 persona tė pafajshėm, mandej edhe tre nė fshatin Bėrniq. Nė vazhdim e sipėr nė fshatin Rasno vrasin njė person tė Rshlaninėve. Qėllimi i tyre ishte tė vazhdojnė edhe nė fshatrat tjera, por pėr shkak se nga ana tjetėr kishte hyrė ushtria serbe ata u desh tė kthehen mbrapa. Edhe nė kthim e sipėr, nėpėr vendbanimet tjera ata vazhduan ta bėjnė tė njėjtėn gjė. Ushtria malazeze, vazhdoi me plaēkitje e vrasje kudo qė iu jepej rasti. Kur kishin arritur nė Koritė( nė anėn malazeze tė Sanxhakut I. A) atje tashmė armėt ishin mbledhur pėr t’i dorėzuar, dhe ishin vendosur nė vend tė caktuar, flamujt e bardhė ishin vendosur nė tė gjitha shtėpitė e Muslimanėve. Tė gjitha masat e ndėrmarra, si nė Doliq, e edhe nė fshatrat tjera, nuk i shpėtoi Myslimanėt. Me metoda perfide, marrjen e armėve, mandej, therjen e popullit duarthatė, u pėrdorėn edhe kėtu sikurse edhe nė pjesėt tjera tė Sanxhakut disa vite mė vonė. Nė kėtė fshat ushtarėt malazezė vranė 58 meshkuj dhe dy gra, tė cilat u munduan t’i mbrojnė bashkėshortėt e tyre. U vra edhe njė djalosh 18 vjeēar, tė vetmin qė kishin prindėrit, tė cilin e ėma ashtu tė sėmur, i shtrirė nė shtrat, e mbėshtjell pėr kraharorin e sajė, duke ju lutur qė ta kursejnė. Nuk kishin mėshirė. Sė pari ia prenė hundėn, mandej para syve tė sė ėmės e vrasin. Ishte tragjedi e madhe e kėtij fshati dhe pėr banorėt e tij tė cilėt ishin viktimė e njė politike brutale.”

20170617-uglla.jpg
Uglla (Ugao) viti 1915

Ēarmatosja e popullsisė ka vazhduar tė zbatohet edhe pas Luftės sė parė botėrore gjegjėsisht menjėherė pas ri okupimit nga ushtria e Mbretėrisė Serbe.
Ēarmatimi ka pasur tė bėjė me faktin se kjo popullsi konsiderohej e disponuar armiqėsisht ndaj “gjendjes sė re”. Citon Hakif Bajrami, autorėt serb B. Hrabak, D Jankoviq,
Se deri kur kishte arritur nė planin e ēarmatimit, mėsojmė nga raporti rezervė i Shtabit tė Divizionit tė Kosovės, dėrguar Komandės sė Armatės sė tretė nė Shkup, ku thuhet se kjo komandė ka forca tė mjaftueshme pėr ēarmatimin dhe se plani tejet sekret numėr 172 mund tė realizohet, por vetėm duke pėrdorur dhunėn ndaj popullsisė shqiptare.
Pėr ēėshtje tė ēarmatimit, nė qarkun e Rashkės ishin nė dispozicion dy qeta tė Regjimentit 24 me 2 topa malesh nė Novi Pazar dhe njė ēetė nė Tutin.
Pėr shpėrnguljen e shqiptarėve shkruanin tė gjitha gazetat, duke “shpresuar” se pėr njė kohė tė shkurtėr do tė shpėrngulen tė gjithė shqiptarėt. Askush nuk mundi t’i mohojė vuajtjet e fshatarėve tė Mitrovicės, tė Vuēitėrnės, tė Sanxhakut dhe tė Prishtinės qė kanė pėsuar mjaft dhe nuk mund tė qėndrojnė mė, por po i lėshojnė tokat e veta dhe po shpėrngulen prej atdheut tė vet. Shumė familje kanė lėnė krejt ēka kanė pasur dhe janė nisur pėr Turqi. Po dihet se shumė familje tani (1923) gjenden nė Bullgari, pa tė holla dhe jeta e tyre ėshtė nė rrezik prej sėmundjeve tė ndryshme. Pėr shpėrngulje po pėrdoret propaganda e dhunės, Terrori ishte bėrė dukuri sidomos nė prag tė zgjedhjeve.
Ali Hadri, nė veprėn e tij LNĒ nė Kosovė shkruante: “Kur merret parasysh pozita dhe gjendja jashtėzakonisht e vėshtirė e shqiptarėve nė Jugosllavinė borgjeze, ėshtė plotėsisht i arsyeshėm mendimi se Jugosllavia e vjetėr pėr shqiptarėt ishte burg me plot kuptimin e plotė tė fjalės”.
Lidhur me propagandėn serbomadhe nėpėrmjet “Klubit Kulturor Serb”, studimi qė shkaktoi mė sė tepėrmi erupcion pėr tė ndėrmarrė aksione brutale e qė ka qenė ndėr akuzat mė tė rėnda kundėr pushtetit qė nuk u “interesua” mė tepėr pėr tė asimiluar popullsinė shqiptare, ėshtė padyshim elaborati i Dr. Vasa Ēubriloviqit “Shpėrngulja e shqiptarėve”. Problemi i shqiptuarve theksoi ai, nuk lindi sot, ai, sipas tij, ishte problem edhe nė mesjetė. Praninė e shqiptarėve Ēubriloviqi e quante “Pykė tė rrezikshme”. Mprehtėsinė e kėsaj “pyke”, sipas tij, Qeveria Serbe e kishte dobėsuar qysh nga Kryengritja e Parė serbe. Pėr tė pasur efekt pozitiv theksonte ai, duhet krijuar psikoza tė nevojshme nė kėto forma: Ėshtė e njohur se masa shqiptare bie shumė vėshtirė nėn ndikim dhe bindjet e veta i ruan me fanatizėm. Pėr kėtė, nė mes masave tjera kėsaj radhe po pėrmendim atė qė preferon nė lidhje me ligjet tė cilat duhet shfrytėzuar deri nė maksimum, nė mėnyrė qė t’i vėshtirėsohet jeta me anė tė gjobave, burgimeve, me pėrdorimin e tė gjitha formave tė paskrupullt tė tė gjitha metodave policore me dėnime nė masė. Mandej e masave sanitare., rrėzimi i mureve dhe gardhiqeve, masave nė veterinari, rritjen e tatimeve. Shqiptari duhet tė ngacmohet, duke ua prishur varret, ndalimin e martesave, duhet detyruar qė fėmijėt tė dėrgohen nė shkollat, ku fyhej elementi shqiptar dhe ku nxėnėsve u thuhej se shqiptarėt janė njerėz me bishta.
Hajredin Hoxha, nė punimin e tij nė “Pėrparimi”; Politika e eliminimit tė shqiptarėve nga trualli i Jugosllavisė sė vjetėr, shkruan: “Gjoka Perina po ashtu ishte i mendimit si Ēubriloviqi. Ky titullar i lidhjes sė Kooperativave Serbe nė Sarajevė thekson praninė e shqiptarėve nė regjionin e Sanxhakut. Sipas Perinės popullsia shqiptare nė Kosovė paraqet rrezik tė pėrhershėm. Perina preferon shpėrnguljen ciklike brenda pėr brenda shtetit, sepse ndėrrimi i kėtillė i popullsisė nuk kėrkon mjete tė mėdha, ndėrsa popullsia shqiptare , thotė ai, do tė humbasė nė detin e gjerė sllav.”
Represaliet, dhuna, shpėrngulja, vazhdoi gjatė Luftės sė I- rė, pas , nė mes tė Dy Luftėrave Botėrore, por edhe pas luftės sė Dytė Botėrore. Aksioni i mbledhjes sė armėve nė Jugosllavinė e Titos, nuk i kurseu sa shqiptarėt e Peshterit. Peshterasit ishin therė nė sy edhe gjatė pushtetit tė Sllobodan Millosheviqit. Peshterasit vazhdojnė tė jenė element i padėshiruar edhe sot e kėsaj dite, pavarėsisht ndryshimeve tė qeverive nė Serbi.
Ishin kėto vetėm disa tė dhėna tė cilat dėshmojnė pėr tė kaluarėn e hidhur tė popullsisė sė Sanxhakut me theks tė veēantė tė peshterasve. Dhe, nga kjo mund tė konkludojmė se shqiptarėve tė Peshterit, rreziku mė i madh iu kanosej nga asimilimi, ishte pikėrisht ndjekja e shkollimit nė shkollat serbe, ēka, qė deri diku edhe u dėshmua. Shqiptarėt e Peshterit kurrė nuk iu nėnshtruan pushtimit serbo- malazez. Ata ruajtėn fenė, doket, zakonet, mėnyrėn e jetesės, por, nė masė tė madhe e humbėn gjuhėn shqipe.



17/06/2017 - 03:59:06 | Komente: 0 | Shikuar: 765 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it