Mirėnjohja dhe mosmirėnjohja - Ese nga Pėrparim Hysi
"Mosmirėnjohja ėshtė mė e liga e poshtėrsive" - Immanuel Kantx (1724- 1804), filozof gjerman

Qė po e shkruaj kėtė ese, ka njė shkak: mė lėndon mosmirėnjohja. Kuptohet qė jam me Kantin dhe jo vetėm kaq: lexuesit i them:- Ēdo gjė qė do lexoni ėshtė e faktuar: o pėrmjet leximeve(unė do t'i theksoj autorėt), o pėrjetime tė miat. Sidoqoftė, ėshtė me vend qė tė lakoj njė poet antifashist spanjoll, LEON FELIPE (1884-1968) qė thotė: "... unė shkruaj vetėm pėr gjėrat qė di". Pra, dhe unė do shkruaj vetėm pėr gjėrat qė di.

* * *


Pėrparim Hysi
Populli duke gjykuar raportin midis mirėnjohjes dhe mosmirėnjohjes, sikur ka mbajtur njė gjykim luajal:" Tė mirėn shkruaje mbi gur, tė ligėn: mbi rėrė!". Unė, sado qė ē'thotė populli nuk e luan topi, nuk jam aq i brishtė si Krishti (Krishti-popull nė kėtė rast) dhe kam thėnė:" Po harrova tė ligėn, le tė mė nxjerrin njėrin sy/ po harrova tė mirėn, tė m'i nxjerrin qė tė dy.". Ja, ky ėshtė qėndrimi im nė raportin: mirėnjohje- mosmirėnjohje.

* * *

Nuk numėrohen rastet qė janė lakuar si mirėnjohės dhe ca mė shumė: mosmirėnjohės. Mosmirėnjohja, sa kam vėnė re ėshtė ves a cen i njerėzve shpirtligj dhe si "vertebėr aksidentale" e njerėzve pa "shtyllėkurrizore" apo, po tė futesha nė mathematikė, mosmirėnjohja ėshtė "emėrues i pėrbashkėt" i diktatorėve. Para se t'u referohem emrave tė pėrveēėm, le tė bėj njė "parashtrim" nga letėrsia dhe nga autorė qė i dua.
Pa dyshim, qė kushdo qė ka lexuar "Vajza e Kapitenit" tė Pushkinit ka mbetur i mbresuar se Pushkini sa i madh ėshtė si poet,aq ėshtė dhe si prozator. Por qėllimi ėshtė qė tė theksoj kėtė: mirėnjohjen. Pugaēovi po i vinte nė satėr zotrinjtė.Padyshim i erdhi radha dhe zotėrisė sė SAVELIĒIT. Ky, SAVELIĒI, i thotė Pugaēovit:- A tė kujtohet ai qyrku prej lėkure qė tė fali dikur zotėria? Dhe PUGAĒOVI e fali zotėrinė e SAVELIĒIT.
Po "Taras Bulba" i Gogolit? Taras Bulba qė vrau tė birin, Andrean, se "tradhtoi vendin", sa madhėshtor del si mirėnjohės. Pa digresione tė gjata. Kozakėt kishin zbritur nė "seē" (arenė betejash ku provonin shpatat) dhe vendosėn qė me njė sulm t'i provonin shpatat mbi ēifutėt. Jankeli, njė nga ēifutėt e "nuhat gjahun", i thotė Tarasit:- Harrove qė unė kam ndihmuar tėtvėlla?!!! Dhe Tarasi i "tmerrshėm" jo vetėm e fal, por i thotė: - A e sheh atė "karron atje"? Atje, poshtė asaj karroje fshihu. Tarasi me tabor e bėnė "pogromin e madh" dhe, ndėrsa kthehej "fitimtar" nga kjo betejė, mendonte pėr Jankelin e "shkretė" poshtė karrocės. Kur shtiri sytė pėr tė parė"mikun", ia dha tė qeshurit:
Jankeli, poshtė karrocės, kish ngritur dyqan!!! Epo, kėta ēifutėt! Megjithatė, nderin nuk e pėrrleu.

* * *

Kur them qė mosmirėnjohja ėshtė "emėrues i pėrbashkėt pėr diktatorėt", nuk shkruaj me apriori, por me fakte. Njė nga mosmirėnjohėsit mė tė pėshtirė, me sa kam lexuar, ka qenė Stalini. Pėr kėtė flet dikush qė pėr vjete tė tėrė ka qenė ndihmės i tij. Quhet Boris Baxhanov. Ky tregon: "Lenini ka lėnė me shkrim, mes tjerash, njė postulatė:- Mos i besoni Stalinit! E ka lėnė me shkrim dhe, nė formė testamenti apo amaneti, qė porositė me shkrim tė Leninit, tė hapen e tė lexohen para Byrosė sė partisė dhe Komitetit qėndror, pas vdekjes sė Leninit. Testamenti jo vetėm u mbajt i fshehur nga Krupskaja (gruaja e Leninit), por u bė i njohur,menjėherė pas vdekjes sė Leninit. U lexua dhe,ndėrsa Stallini shtrėngonte nofullat, nė "hije" qe Trocki :ky qe"kocka nė grykė" pėr Stalinin. Por Kamenievi dhe Zinovievi qė nuk e donin Trockin, jo vetėm e mbėshtetėn Stalinin, por e zgjodhėn si sekretar i pėrgjithshėm. Nuk do zgjatem, postulati i Leninit i kish vėnė pikat mbi i. Pasi pėrzuri Trockin dhe, njė vit egjysėm pas mbėshtetjes qė i bėnė mirėnjohėsit: Kameniev e Zionoviev, Stalini i pushkatoi mirėbėrėsit e tij. Kamenievi, i alarmuar, i bėrtiti:- Koba, e njeh mirėnjohjen ti?
E njoh,- u pėrgjigj "mirėbėrėsi" Koba (Stalini),- ėshtė sėmundje e keqe e qenit!!!

* * *

Dhe njė "mirėbėrės" tjetėr. Edhe ky diktator. Ėshtė fjala pėr Enver Hoxhėn. Tek rishkruante kujtimet ( ndjente fundin), shkruan e zezė mbi tė bardhė: " Kur fashistėt mė kėrkonin me qiri nė dorė dhe kujtonin se isha nė mal, unė shetisja fare lirshėm me gjithė "Delikaten" mu nė mes tė Tiranės. Dhe vazhdon: "... ndokush do tė pyesė? More, po si ėshtė e mundur? Dhe... " A e kini parė nė muze njė fotografi timen me syze e mustaqe? Fotografinė ma ka bėrė Qemal Stafa. U detyrova qė tė mbaja edhe syze, por edhe mustaqe, se ai qė mė dha letėrnjoftimin kishte syze e mustaqe. Do tė thoni:- Po cili qe ai? Epo... ja qė "emri nuk mė kujtohet?!!!!", po mbiemrin, ama, ia mbaj mend: e kishte HYSI!!!
Dhe Nexhmia e kishte VERA! Bilez, qė prej asaj kohe, Nexhmien ne nė shtėpi e thėrresim VERA!!!
Emri qė"nuk i kujtohej" e atij qė e ndihmoi nė kohė rreziku: qe HILMI! Ka qenė xhaxhai im; ka mbaruar juridikun nė Mon Pelje (qė atėherė kish miqėsi me Enverin) dhe Vera ėshtė bashkėshoqja e Nexhmies nė Institutin "NANA MBRETĖRESHĖ" Mynevere Maliq Skrapari qė u bė gruaja e Hilmiut, kur ky ishte gjykatės nė Tiranė. Po unė as do ta kisha pėrmendur kėtė"mirėbėrsi" tė xhaxhait dhe xhaxheshės sime, sikur mos kish ndodhur dhe "shpėrblimi". Enveri e pushkatoi atė" me syze e mustaqe" nė moshėn 35-vjeē, me grupin e dytė tė deputetėve (nė vitin 1948)dhe atė"Verėn"(sozinė e Nexhmies),e internnoi nė Kėmishtaj tė Lushnjes dhe, pasi pushkatoi tė shoqin, e pushoi fare si mėsuese. I vetmi"faj" i xhaxhai tim se "vuante nga sėmundja e qenit". "Kopja", kjo Vera , rron ende dhe kurrė nuk u kujtua pėr ishshoqen e saj.
Xhaxhait nuk i dimė as varrin. Xhaxhesha ime ka ndėrruar jetė dhe"kopja" rron dhe jep dhe intervista.

* * *

Por njerėz tė mirė e mirėnjohės ka plot. Kur erdh demokracia dhe u pėrmbys regjimi komunist, njė ditė prej ditėsh, ndodhi qė u arrestua presidenti i fundit komunist,Ramiz Alia. Shorti pėr tė gjykuar, me sa mbaj mend, i ra njė gjyqtari nga radha e ish tė persekutuarėve. Besoj se nuk gabohem nė emrin e tij (tė mė falė, nė e gaboj),por gjyqtari quhej Skėnder Harluca). Pra, nuk kishte ku shkonte mė mirė. "Viktima" do gjykonte "kasapin" e tij. Por ēfarė ndodhi? Ky gjyqtar tregoi njė integritet dhe dinjitet qė tė rrallėt e kanė.
- Nuk e gjykoj unė, Ramiz Alinė. Kur qe president, ai mė fali jetėn!!!

* * *

Dhe pak pėr "Belulin" (domethėnė, pėr vete). Aty mesviteve '70-tė, njė kolege ime qe mėsuese nė fillore. Qe hapur filiali i Institutit tė lartė nė Fier dhe ajo vrapoi tė regjistrohej atje. Nė kėtė kohė, koleges sime i ndodhi dhe njė fatkeqėsi: bashkėshortin ia futėn nė burg si"armik". Kish bėrė "gjėmėn": ishte "vjedhur nga zbori" pėr tė parė ndeshjen e futbollit."Hija" iu vu pas dhe e dėnua me 6 muaj burg. Por ajo kishte vullnet tė madh, U regjistrua dhe unė i them:- Moj po shiko hallin, nuk ka ē'tė duhet filiali dhe, kur ajo as ma vėrshėlleu (po pse duhej, xhanėm?), unė i thashė:- Dėgjo, nėse ndodh qė ti,me gjithė kėto halle nėpėr kėmbė, merr diplomėn, unė diplomėn time do ta gris!!! "Inkurajim i madh?" Apo jo? Megjithatė, kur pashė qė kolegia nuk iu nda leksioneve, atėherė bėra, sa munda, qė ta ndihmoja atė.
As qė e dija se tė gjitha ato "replikat shoqėrore si kolegu me kolegen" ajo do t'ia numėronte fill e pėr pe dhe tė shoqit.
Dhe ndodhi qė njė pasdite, sado qė unė banoja nė fshat (tri- katėr km nga Fieri larg), mė trokit dera dhe, kur e hapa, pashė burrin e koleges, me tė cilin kushedi se sa herė qemė takuar.
E prita me duar nė qafė dhe,sa u ul, mė tha:
- E di pse kam ardhur?
Po ē'pyetje ėshtė kjo? Mirėse ke ardhur,- fola unė.
Jo, jo,- ngulmoi ai. Ti ke bėrė njė bas me timeshoqe qė, nėse merrte diplomėn ajo, ti do grisje tėnden. Ndėrkaq, nxori diplomėn e saj dhe priste, duke qeshur, pėrgjigjen time. Ndėrsa, pėrgatitesha qė tė"qeshurės" (nuk qe e qeshur, por e ngjeshur), t'i jepja njė pėrgjgije, pashė qė kolegia ia kish treguar, veē tjerash,se si e kisha ndihmuar qė tė diplomohej dhe, pa mė lėnė qė tė flisja, mė tha:
- Unė e di mirė se sa e ke ndihmuar timeshoqe dhe kam ardhur qė tė tė falnderoj.Vet jam elektiricist dhe, nėse ke nevojė pėr kėto dy duar tė mia, natėn dhe ditėn janė nė dispozicion.
U bėra si me krahė nga ky akt i madh mirėnjohjeje dhe shkrova skicėn "Duarėt e ngrohta tė mikut".

* * *

Por ende nuk kam mbaruar. Nė fshatin ku jetoja (fshat i madh me dymijė banorė), unė qeshė zgjedhur si kryetar i frontit. Nuk qe ndonj detyrė qė tė jepte rrogė apo ndonjė favor. Unė ndihesha keq se, kurdoherė kur dikush pėr ēfarėdo faji apo akti "antiligjor" i jepej gjyqit, patjetėr duhej t'i bėhej dhe biografia e familjes, ku me ēdo kusht, duhet tė shkruaje: qėndrimin gjatė luftės NĒL dhe mė vonė tė pasēlirimit. X... qe me "njollė" nė biografi dhe,sado qė e kisha paralajmėruar se mund tė rėndohej faji i tij,edhe nga biografia, nuk hoqi dorė. Ndodhi qė, kur u dėnua me burg, njė"si thelė pėmbi bisht" qe dhe biogarfia si birkulaku.
E bėri burgun dhe qėlloi qė ishte nga tė parėt,qė, kur u pėrmbys regjimi, (ky ishiburgosuri im?!!!) u bė me makinė. Unė kisha dalė nė xhade dhe prisja tė udhėtoja pėr Tiranė. Kur, papritur, njė veturė mė qėndroi mu tek kėmbėt. Shoferi qe ky,"ibiografisė".
- Profesor,- mė foli. Hajde tė "paguash taksėn e burgut!!!". Dhe jo vetėm mė ēoi nė Tiranė, por priti,deri sa mbarova punė, e mė ktheu nė shtėpi. Gjatė gjithė kohės qė udhėtoja me tė, sikur po bėja"burgun" e tij. Sidoqoftė, ndjeva njė lehtėsim nė ndėrgjegje. Sa e madhe ėshtė ndjenja e mirėnjohjes!
Vetėm njerėzit e ligj nuk e n johin mirėnjohjen. Nė vizionin tim, njerėzit e ligj numėrohen mi gishta. Tė shumtėt , nė ēdo vend tė botės, janė njerėz tė mirė dhe mirėnjohės. Ndaj, e shkrova kėtė "ese" si pėrkushtim pėr mirėnjohjen!

Tiranė, 20 qershor 2017



20/06/2017 - 14:40:19 | Komente: 0 | Shikuar: 743 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it