Njerėz dhe kohra - Nga Kristo Zharkalliu
Gjashtėdhjetė vite larg Atdheut – shpresa dhe zhgėnjime

Hyrje
(Disa shpjegime tė dhimbėshme pėr njerėz mėndjeshkurtėr)

Ndoshta nuk do tė mirrja mundimin tė shkruaja kėtė “punim-rrėfimi” sikur tė mos isha ndeshur shpesh me sulme barbare nga disa njerėz “tė vegjėl” qė nuk mė njohėn aspak nga afėr. Qėkurse u shthur gardhi me tela me gjėmba dhe shqiptarėt kaluan kufijt, u bė njė ēudi mitologjike: tė gjithė sikur pine ujė nga burimi i harresės,dhe nga njė ēast nė tjetrin sikur truri i tyre pėsoi njė transformim tė pabesueshme. Por ata qė pėsuan njė ndryshim fatal ishin tė ashtuquajturit intelektualė-“tė vėrtetėt dhe tė rremėt”.Cilėsojmė intelektualė tė vėrtetė ata qė mė pare shkruanin nga ndonjė artikull nė gazetat komuniste se si realizohej e e tejkalojhej plani i prodhimit tė misrit…se tė parėt (tė rremėt) zbuluan se na qenkeshin “intelektualė” sapo kapėrxyen kufirin ndonse mė pare nuk kishin kapur laps me dorė.

Kristo Zharkalliu
Sigurisht zbuluan njė botė qė nuk e kishin imagjinuar por mė e keqja ishte se imagjinata e tyre kapėrxeu edhe kėtu realitetin dhe i shikonin gjėrat ashtu si u pėlqente tė ishin. Disa zbuluan se nė “botėn e lire” gjithēka lejohej dhe gjithsecili mund tė bėnte ē’t’i donte qejfi gjė qė u praktikua dhe nė atdheun e tyre duke e katandisur si mos mė keq. U zbulua se vjedhja nuk ndalohet as ndėshkohet-sipas tyre- tė bėsh tregėti drogė ėshtė fitimprurėse dhe nuk duhet tė ndiqet ashtu si ”kuptuan” se prostitucioni ėshtė njė “profesion” i dobishėm dhe nuk ishte turp tė nxirnin nė trotuarė ose hotele tė fėlliqura,grate, dashnoret akoma dhe motrat e tyre. Kjo dukuri nuk ishte pronė vetėm e shqiptarėve por tė tė gjitha vendeve ish “socialiste” (ndonse sė shumė nga kėto vende prostitucioni ishte i njohur qė nė kohėn komuniste) Shqiptarėt ama-si njerėz tė zgjuar qė janė- zbuluan se na qėnkeshin patriotė tė flaktė dhe se ishin bėrė shtrrėmbėrime dhe pasaktėsi historike nga diktatori prandaj shumė “fakte” qė mė pare nuk i lejonte diktatura t’i trajtonin,duheshin patjetėr tė korrigjoheshin, studjoheshin dhe tė vihej e vėrteta “shqiptare” nė vendin e caktuar nga historia (e tyre) Prandaj nuk ishte ēudi bqė disa prej tyre “zbuluan” dhe arritėn tė thoshin se edhe ēėshtja e Kosovės ishte ndaluar nga diktatura pėr arsye, si thoshin paturpėsisht dhe plotgoje se Enver Hoxha pati shitur Kosovėn e Metohinė tek Titoja “kur dihej se kėto treva shqiptare ja kishin dhuruar Shqipėrisė “nacionalistėt” e famėshėm bashkė me nazifashistėt italo gjermanė”(!!!)tė cilėt kishin krijuar “Shqipėrinė e madhe!” Dihej, sipas tyre, se Hoxha i kishte nė dorė kėto troje dhe si pa tė keq ja fali Titos-si kishte bėrė Zogu me Vermoshin e Shėn Naumin. Ata qė u gjenden nė Greqi qė e dinin se duhej patjetėr tė shahej diktatura pėr ēdo prapėsi kombėtare dhe ja pra ku zbuluan dhe…arvanitasit tė cilėt-edhe kėta- Enveri i pati braktisur…Pėr fat tė mire erdhėn gazetarėt dhe kalemxhinjtė e shumtė shqiptarė qė ta nxjerrin dhe kėtė ēėshtje nė dritė me qėllim tė …shpėtohen arvanitasit nga asimilimi i plotė nga grekėt.(TĖ NJĖJTĖN GJĖ DONIN TĖ BĖNIN DHE ME VLLEHĖT POR KĖTYRE GREKU U A VURI SINORIN TEK THANA!) Sigurisht nuk mė bėhet vonė nė se shahet diktatori,(ai ka kaq mėkata e faje pėr ta share sa nuk i duhen arvanitasit) por disa pseudogazetarė dhe pseudohistorianė papritur gjetėn dhe njė nga shkaktarėt kryesorė e shuarjes sė gjuhės dhe ēėshtje arvanitase! Dhe kush ishte ky armik qė pengoi shpėtimin e arvanitasve? Sigurisht unė. Kush tjetėr?(kėtu shpėtoi diktatori…) Unė isha armiku dhe o burra ta shfarosim se ky paska qėnė shėrbėtori i asfalisė greke qė pengoi kėtė “ēėshtje shqiptare” duke…marrė pjesė dhe nė “vrasjen” (deri atje arritėn!) e Jorgo Marungės dhe tė Aristidh Kolės (dhe kush e di sa tė tjerė) Duket se kėta kalemxhinj na qėnkan tė sigurtė se kėta tė dy-dhe tė tjerė- i helmoi nė mėnyrė tė pabesė ASFALIA greke! Dhe kush bashkėpunoi me grekėt? Sigurisht unė,kush tjetėr!!! Fatmirisht pėr kombin shqiptar kėta zbuluan me kohė veprimtarinė time antikombėtare qėkurse unė pata arrogancėn tė shkruaja se arvanitasit nuk qėnkan shqiptarė por grekė me prejardhje shqiptare!.......

Lexo materialin (pdf) - kliko



12/03/2017 - 15:46:00 | Komente: 0 | Shikuar: 330 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it