Pėllumb Gorica: Festa qė i uron mirėseardhjen pranverės

Nga rrėketė e shekujve kanė gurgulluar e gurgullojnė shumė rite pagane. Kėto janė pėrcjellė, sa nė antologjinė gojore popullore, aq edhe nė plastikėn e lėvisshmėrisė sė jetės, si njė dėshmi e madhe e kulturės sė lashtė tė njė vendi. Dita e Verės ėshtė njė prej riteve festive tė lashta pagane, e cila pėrkon me ēeljen e parė tė Pranverės. Ajo hyjnėzon kėtė stinė dhe, sipas traditės sė mbetur, tė ruajtur e pėrcjellė nė trevat shqiptare, veēanėrisht nė atė tė Elbasanit, festohet si Dita e Verės mė 14 mars. “Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur s’kish lindur ende krishtėrimi, kremtonin bashkė me Romakėt dhe me Grekėt e vjetėr, perėnditė e luleve” do tė shkruante ideologu i shquar shqiptar, Faik Konica. Dita e Verės ėshtė njė festė me karakter tė mirėfilltė popullor, e cila rrjedh nga thellėsia e etnitetit tė jetės sonė ilire me rite tė bukura, tė rrėnjosura nė vetėdijen e kohėve, qė rrallė i gjen nė ndonjė vend tjetėr kaq tė vyer e, mbi tė gjitha, e lashtė.


Elbasani e feston madhėrishėm

Nė pėrmbajtjen e saj Dita e Verės pėrshkohet nga njė tis, tipar i pėrbashkėt i gėzimit njerėzor, qė pasqyron kalimin e Dimrit dhe ardhjen e Pranverės, pėr pėrtėritjen e natyrės, nga dėshira pėr prodhimtari tė mbarė; pėr shėndet e mirėsi nė familje, shoqėri, miqėsi. Stina e pranverės sjell gėzim. Dimri, si stinė, i mbyllte njerėzit brenda mureve tė shtėpisė, ndaj edhe festohej, sepse do tė sillte njė rizgjim nė punė, gėzim, lėvizje tė jetės dhe gjallėrim tė natyrės.

Studiuesit e fushave etnokulturore (e jo vetėm ata) nėpėrmjet hulumtimeve kanė prurė tė dhėna interesante dhe e kanė paraqitur festėn e Ditės sė Verės me ritet pagane si thesar tė paēmuar. Ritet pagane, sipas akademikut Mark Tirta kanė lidhje me ripėrtėritjen e natyrės, me krahasimin, afritė dhe pikėtakimet nė terminologji...


Ballakumet

Origjina e kremtimeve tė kėsaj feste me rite pagane te ne, mė sė shumti, ėshtė Ēermenika (Kandavia), njė krahinė afėr Elbasanit, e cila ėshtė e banuar qė nė kohėt e lashta parahistorike, dhe nuk mungojnė gjetjet qė i pėrkasin kėsaj periudhe. Ajo ka njė shtrirje kulture tė pasur me tradita. Kėtu qėniet mitike tė indentifikuara dhe me kultin e perėndive gjatė periudhave parahistorike kanė lėnė gjurmė nė kujtesėn e popullit. Duke hyjnizuar dukuritė qė njerėzit e asaj kohe nuk dinin t’i shpjegonin, krijuan besime tek idhujt paganė, tė lidhur ngushtė me rite. Njė nga figurat e mitologjisė ishte Zana, apo Diana, qė jetonte pyjeve, ujėvarave, shpellave e lėndinave. Ajo ishte perėndia e pyjeve, e gjuetisė, dhe e gjithė Natyrės. Figura e saj nė kėtė trevė (dhe jo vetėm kėtu), ėshtė pasqyruar nė legjenda, pėrralla, ninulla e gjetje arkeologjike. Njė shekull mė parė arkeologėt austriakė Prashniker dhe Shober, gjatė njė ekspedite kėrkimore nė trevat e Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, pikėrisht nė rrėnojat e njė ure romake pranė lumit tė Moraēės, zbuluan njė altar mermeri me njė mbishkrim interesant. Ky mbishkrim i ishte kushtuar perėndeshės Diana tė Kandavėve. Ndaj edhe festa e Ditės sė Verės ka lidhje historike e kulturore me Ulqinin dhe trevat e tjera shqiptare nė Mal tė Zi, tė lidhura me tempullin e Dianės nė Dioklea, ashtu sikurse lidhet me tempullin e Artemisės dhe Dianės nė Martanesh. Ajo, sikurse perėndia ilire mė e njohur, simbol bukurie, e kalonte kohėn me festa, me muzikė, duke kėnduar e hedhur valle mes luleve, shelgjeve, burimeve dhe ndjehej e pranohej si fatsjellėse e engjėllmbrojtės ndėr banorėt, dhe ata i organizonin asaj festa, duke bėrė pėr atė dhurata. Kėshtu, duke buruar nga kulti i figurės mitologjike tė Dianės, ritet pagane pėr nder tė saj morėn karakterin e mirfilltė tė njė feste me pije, ushqime, lojėra, ndezje zjarresh, etj nė fillim tė stinės. Profesor Hasan Ceka do tė shkruante: “Dita e Verės i kushtohej Dianės sė Kandavėve, bukurisė sė saj dhe ku dėshmohet karakteri pagan i festimit qė lidhet me natyrėn, me ndėrrimin e stinės, ardhjen e pranverės, fillimin e punėve bujqėsore”. Si pasojė edhe e ecurisė sė zhvillimit nė kohėra festa e Ditės sė Verės u pėrhap edhe nė trojet e tjera dhe ėshtė e gjithė shqiptarėve. Nė Dibėr, Strugė, Tetovė, Gostivar, Prespė, Berat, Pėrmet, Pogradec, Korēė, Gjirokastėr, Himarė, Ēamėri, Krujė, Burrel, Mirditė, Lezhė, Malėsinė ė Shkodrės, Ulqin, Kosovė, por edhe tek arbėreshėt ka nuanca festimesh tė ndryshme, por shtratet e riteve kryesore janė njėlloj.

Ėshtė mbresėlėnėse se si kjo festė ka pėrshkuar shekujt. Ka pėrballuar mugėtirat e kohėve tė vėshtira, sisteme shoqėrore me fe e religjone tė ndryshme, luftra e pushtues tė huajve duke prurė kulturat e tyre. Ndaj nuk u harrua; nuk u harruan as ritet e shumta, lojėrat popullore, ushqimet e cilėsuara, tė gatuara pėr kėtė ditė, festa me miqtė, tė njohurit, etj. Fetė rrėmbyen shumė rite tė kėsaj feste, por asnjėherė nuk e tjetėrsuan atė, edhe pse u munduan.

Fryma pagane nė festėn e “Ditės sė Verės”

Kjo festė ėshtė bėrė tradicionale si njė lidhje e gėzimit njerėzor pėr lindjen e Pranverės. Ritet e festės sė Ditės sė Verės nė thelb janė tė njė kulture tė lashtė tė kohės sė Paganėve. Pėr tė hyrė nė atmosferėn e festės, pėrgatitjet fillojnė njė ditė mė parė. Nė mbrėmje, kodrave, grupe-grupe tė rinjtė mbledhin shkarpa drurėsh dhe ndezin zjarre pėr tė dėbuar errėsirėn e Dimrit. I kapėrcejnė flakėt, duke besuar se kėshtu marrin shėndet e fuqi dhe ky rit tregon zhdukjen e tė kėqiave, qė kishte mbartur viti i kaluar. Djemtė demostrojnė forcat. U bjen zileve e kėmborėve, trembin zhapikėt, gjarpėrinjtė e tėrė tė kėqijat e Tokės. Vajzat pėrreth zjarrit kėndojnė e hedhin valle pėr ardhjen e stinės sė re. Vendosin verore nė qafat e duarve, tė cilat janė njė ndėrthurje penjėsh tė kuq, tė bardhė dhe tė gjelbėr, qė simbolizojnė gjakun e brezave, pastėrtinė e shpirtit dhe gjelbėrimin e Natyrės. Vendosja e verores nė dorė me fije shumėngjyrėse ėshtė karakteristika kryesore qė i bashkon gjithė shqiptarėt nė festimimet e Ditės sė Verės. Autori elbasanas Hyjni Ceka e konsideron veroren njė distiktiv qė elbasanasit e vendosin gjatė festimit tė Ditės sė Verės. Ato hiqen nga dora kur fillojnė e vijnė dallėndyshet pas shtegtimit. Verorja ka fuqi mbrojtėse nga e liga. Gratė e prisnin mėngjesin me gatime pėr ditėn e nesėrme. Zjejnė misra, vezė, gatuajnė gjelin e detit, tavat me pistil, nxjerrin nga arkėzat: arrat, lajthitė, palat e fikut, shegėt, mollėt e ruajtura pikėrisht pėr kėtė ditė. Po ashtu, bėhen gati dhuratat pėr fėmijėt, qė njihet ndryshe edhe si shpėrndarja e hiseve pėr ata qė tė nesėrmen nė mėngjes, kur trokasin nė derėn e shtėpisė pėr tė uruar Ditėn e Verės u dhurohen ėmbėlsisht. Vizitat e tyre kėtė mėngjes Ditėvere shikohen ende si mbarėsi. Tė moshuarit nė mėngjesin e 14 marsit shpejtojnė tė hapin derėn pėr tė sjellė bujari e mirėsi. Nė pėrshėndetjet interesante janė: “Tė shkoftė Vera me shėndet!”, “Tė dėgjofsha zėrin e mirė!”, etj. Nė mėngjes herėt, bėhet stolisja e pragut tė derės me degė bimėsh, sytha e lule tė ēelura. Vendoset pranė saj njė plis me bar dhe tek magjia e bukės lule e degė me gjethe tė njoma. Gratė shkojnė te burimi e mbushin ujė tė freskėt, nė tė cilin janė hedhur lule e degė tė gjelbėrta. Fėmijėt dhe pjestarėt e tjerė tė familjes spėrkaten me kėtė ujė, duke bėrė edhe zgjimin e tyre e mė pas ata lajnė fytyrėn. Rituali qėndron edhe te spėrkatja e themeleve tė shtėpisė me ujė burimi. Gjithashtu spėrkaten edhe bagėtitė, pasi besohet se do tė jenė mė tė shėndosha. Kėto rite bėhen mes njė morie formulash urimi si: “Unė dimrova ti veroj!”, “Lulėzo si kėto lule!”, etj. Vajzave u vendosem lule mbi jastėk. Nė “Ditėn e Verės” nuk punohej. As nuk pritej dru i njomė, apo filiz i ri, qė do tė thoshte se e reja e ka jetėn e gjatė.


Lulet e pranverės

Nė kėtė ditė fėmijėt, por edhe tė rriturit, veshin rroba tė reja. Nė sheshe dhe kodra, ku ēel gjethi e avullon toka, cicėrojnė zogjtė e lėvrijnė gjallesat e ku bari ka filluar tė shpėrthejė nga toka, luhen lojėra popullore si: vrapime me kuaj, hedhje guri, mundje, ngjitje nė pemė, etj; pėr tė pasur shėndet e lumturi. Fėmijėt dhe tė rinjtė kėndojnė e hidhin valle nėn tingujt e fyjeve, pipėzave, daulleve, nėn shoqėrinė e diellit, dhe freskisė ripėrtėritėse tė natyrės. Vajzat mbledhin lajmėtaret e pranverės, manushaqet dhe karakaftet duke stolisur njėra-tjetrėn me kurora lulesh.

Elbasani, kryeqyteti i festės

Me lindjen e formimin e qyteteve dhe gjatė periudhave tė mėvonshme historike, festa u pėrhap duke u shtrirė mė gjėrė. Elbasani si qėndėr administrative, qė nė kohėt e hershme i trevave tė Shqipėrisė sė Mesme, ishte faktori kryesor qė e mbėshtolli atė. Njė qytet me njė histori tė lashtė e zanafillė qė nė shekullin e II para Erės Sonė, i pėrmendur me emrin Mansius, nė kryqėzimin e rrugės sė lashtė Egnatia; i lidhjeve me Antipatrean, Apoloninė, Dyrraun, Pelionin, Dimalin, etj, ku edhe dyndjet e pushtuesve (edhe pse linin pasoja shkatrrimtare) nuk e shuan mbijetesėn e tij. Tė ardhurit nga krahina rrotull qytetit sollėn tradita, rite pagane e midis tyre edhe festėn e Ditės sė Verės. Qyteti, duke u kthyer nė njė qendėr tė zhvilluar zejtarie e jetese nė vazhdimėsi, kėtė festė pagane e trashėgoi dhe e festoi mė bukur pėr tė shprehur shpirtin bujar tė gėzimit.


Ndizen zjarre kodrave

Ndaj kjo festė ka hyrė nė fjalorin dhe ndjenjėn njerėzore tė kėtij qyteti prej shekujsh si njė traditė, mbi tė cilėn portretizohet gėzimi i ardhjes sė Pranverės. Ajo, e materializuar, e ka pėrsosur cermonialin e saj me elementė tė tjerė. Por shekujt do tė rendnin me hapat e tyre, duke kapercyer pengesa tė njėpasnjėshme, pėr tė ulur disi tempin e saj nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Sistemi totalitar socialist, i instaluar nė Shqipėri, persekutoi zakonet prapanike, festat e ritet fetare. Ndėrsa festėn e Ditės sė Verės, pėr vetpėrmbajtjen e karakterit popullor e lejoi tė festohej nė heshtje. Ndaj kjo festė asnjėherė nuk ėshtė ndėrprerė. Kjo, sepse elbasanasit e festuan nė familje, nė natyrė, edhe me njė masivizim tė rinisė shkollore, punėtore, etj, gjė qė edhe nuk i cėnoi punė sistemit. Kur erdhi Demokracia, si njė erė e re, ngarkuar me ajėr tė ndryshuar, festa e Ditės sė Verės, u shpėrfaq, ashtu si festat fetare, me njė madhėshti pėr t’u admiruar. Ajo sot i ėshtė pėrshtatur kohės dhe vazhdon tė festohet si njė ditė gėzimi e hareje, qė tregon vlerėn dhe tagrin qė mbart, si festa mė e vjetėr e trojeve tona dhe unikale nė shtrirjen evropiane.

Pėr tė pėrjetuar me kėnaqėsinė e festės

Dita e Verės, e cila ėshtė pjesė e gėzimeve tė banorėve tė Elbasanit, nė historinė e tij mijėravjeēare, pėrjetohet si njė ngjarje e madhe. Ajo thith njė angazhim moral e material dhe nė thelb ruan traditėn, qė festohet aq kėndshėm me njė repertor tė pasur nė familje, nė shoqėri; me begati ushqimesh e me shumė rite pagane, blatime, etj. Duke i pranuar Elbasanit autorėsinė, festimet i pėrcjellin edhe disa veēori, ku inkludohen dhe mbėshtetjet shtetėrore me veprimtari tė ndryshme muzikore, gara sportive, panaire lulesh, zbukurime artistike, prodhime ushqimore, ku mė sė shumti bie nė sy ballokumja. Vite mė parė, klubi letrar “Kostandin Kristoforidhi“ nė Elbasan organizonte festivalin poetik “Trėndafilat e Elbasanit”. Emocionet e kėnaqėsia e festivalit i shtonte shkėlqim festės sė Ditės sė Verės mes bukurive tė qytetit, ku edhe gurgullima e Shkumbinit plak shoqėronte vargjet e poetėve, mjeshtėr tė fjalės, tė mbledhur bashkė me shpirtin e tyre plot lirizėm pranveror. Ky konitacion nuk duhet harruar.


Vezėt

Gjatė festimit tė Ditės sė Verės, Elbasani bėhet mė i bukur dhe merr vlera, sepse nė brendinė e tij ndesh harmoninė e plotė me tė gjithė komponentet pėrfshirės (dhe jo vetėm argėtues) tė njė kėnaqėsie mrekulluese. Nėpėr rrugėt, sheshet, lulishtet e zbukuruara dhe lokalet e shumta qė gumzhijnė jo vetėm tė banorėve tė qytetit, e cila ndikon nė gjendjen e ēdokujt me entuziazmin e frymėzimit pranveror. Gėzimi derdhet e tė duket sikur noton edhe me fluksin e njerėzve nga qytete e krahinat e tjera. Ka njerėz qė udhėtojnė qindar- mijėra kilometra pėr tė ardhur. Elbasanasit, tė larguar nė emigracion, kthehen me mall. Cila ėshtė ajo forcė e ēuditshme, ēfarė i shtyn ata tė marrin udhėn?! Respekti dhe dashuria pėr festėn e tė parėve tė tyre, malli pėr origjinėn pėr tė gėzuar me njerėzit e tyre tė dashur, do tė thosha, pėr t'i mbyllur kėto rreshta.

Nė mbrėmje qyteti vesh petkun e shėndritshėm tė dritave dhe tė ngjan sikur janė derdhur mijėra yje. Ēdo familje pėrgatit ushqimet mė tė mira pėr kėtė festė. Nėnat dhe gjyshet gatuajnė, nė heshtje e me njė solemnitet pėr t’u pėrgėzuar, tė ndėrthurur me urime si: “Tu bėftė jeta behar”!,“Kėshtu tė gjetė behari!”, etj. Pjekin ballokumet, qė ėshtė ėmbėlsira mė e veēantė e kėsaj feste dhe karakteristike e Elbasanit, me gatimin nazik tė saj. Tė impresionojnė fjalėt e thėna shpirtėrisht nga studiuesi Thanas Meksi: “Hiroshja Ditė Vere futet shtėpi mė shtėpi e sofėr mė sofėr, te pasaniku, por edhe tek i vobekti. Sepse edhe ky i fundit me kursimet e mbledhura gjithė vitin, shpenzon pak gjė, ndaj nuk mund tė festohet ardhja e festės sė Ditė sė Verės pa Gjelin e Detit, gėzimin e fėmijėve, apo pa ballokumet me sheqer”.


Verorja

Por mė shumė se ditėt e tjera, nė kėtė ditė feste, ua ka enda tė rendin nė natyrė, nė kodrat, pyjet, lėndinat, e pranė lumenjve pėr tė festuar me familjen, tė afėrmit; me miq e shokė. Elbasani shquhet pėr panorama tė larmishme, jo vetėm nė kolorit e formė, por edhe nė sistemim, dukshmėri dhe shije tė hollė artistike. Kjo ėshtė edhe pjesa mė e bukur e festės sė elbasanllinjve. Vendet e bukura tė Elbasanit si: Burimi i Bushekut, Rrapi i Mansit, Varrezat e Mėdha, Kroi i Kalit, Tepja, Ullini i Qejfit, Teferiēi, Ēezma e Kasinės, etj marrin tjetėr kuptim e dimesion marramendės njerėzor e, me spikatje gėzimi dhe hareje qė sjell festa, e ndikuar dukshėm nga natyra, ku lakuriqėsia e trishtė e saj kėmbehet me lule e gjelbėrim. Dhe tė tėra kėto shėrbejnė si njė forcė shpirtėrore, jo vetėm nė sytė e fėmijėve, mbushur me dritė gėzimi, por edhe nė rruthat e tė moshuarve. Njė gėrshetim brezash pėr tė gėzuar e festuar sė bashku me tė afėrmit, miqtė e shoqėrinė. I gėzohen mė shumė tė rinjtė ardhjes sė stinės sė re. Ajo shėrben edhe si njė mundėsi njohjeve dhe zbavitje pėr ata. Ata qė shiheshin pėr herė tė parė takoheshin, pėlqeheshin dhe mė pas mblesėt piketonin fejesat dhe martesat e tyre. Njė ditė e gjatė me argėtime tė shumta si lojėra popullore, kėngė e valle. Nuk harrohen kėngėt e Isuf Myzyrit si: “Pėr gjithė shokėt asht Ditė Vere, Dimni tem s’ka tė mbaru/Ē’janė k’to lajme, k’to habere?/Ah, erdh koha me kalu…!.”
Nė kėtė ditė feste urimet burojnė nga shpirti i ēdokujt: “Gėzuar Ditėn e Verės!”, “Me shėndet behari!”, “Gėzofshi tė ritė!”, etj.


Enė me ujė dhe lule

Ėshtė kjo festė kaq e bukur dhe e lashtė, sa qė jo vetėm e ka pasuruar botėn shpirtėrore tė njerėzve tė kėsaj treve, por edhe qė flet pėr njė kulturė tė lashtė dhe tė veēantė.


Lojrat nė Ditėn e Verės

Pėrmbylltasi nė formatin e kėtij parashtrimi u synua jo vetėm tė sjellė anėn burimore tė kėtyre riteve pagane, veēanėrisht Ditėn sė Verės, por edhe pėrqėndrimin e saj dhe shtrirjen, me ngarkesėn emocionale pėrjetuar me efektet tepėr ndikuese, tė cilat duhen ruajtur, duke i dhėnė njė mesazh vazhdimėsisė.



13/03/2017 - 21:27:39 | Komente: 0 | Shikuar: 606 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it