Bajram Daklani, heroi i Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė 1912
Nga Gani Qarri, Cyrih

Hero emblematik i Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare, shndėrruar nė monument atdhetarie dhe pėrjetėsuar nė piedestalin e historisė, duke ngritur i pari, pas 500 vitesh robėrie, mė 12 gusht tė vitit 1912, Flamurin Shqiptar tė fitores, mbi Shkupin e ēliruar.
Prijės i pa-harruar popullor dhe luftėtar besnik i Shqipėrisė Natyrale me njė kronik tė trisht flijimi,tė cilit iu thurėn kėngė, mite e legjenda, por u pėrmend rrallė e shkrua edhe mė pak, pėr tė mos thėnė fare, dhe atė vetėm nė kontest tė ngjarjeve e biografive tė personaliteteve tė tjera historike.

Kryengritėsi mė sublim i trojeve tona, patriot i denjė dhe rilindės pėrparimtar, qė nuk pranoi ti nėnshtrua asnjėherė robėrisė, i vrarė tradhtisht nė fshatin Rogovė tė Hasit dhe zhdukur pa shenj as varr, nga shqiptarė tė shitur e bashkėpunėtor tė Serbisė.
Ky idhtar i flakėt i Ēėshtjes Shqiptare, me njė tė kaluar tė bujshme atdhetarie, erdhi nė jetė rreth vitit 1879,nė njė familje patriotike, zbritur kohė mė parė nga Malėsia nė Gjakovė.
20170314-bajram.jpg
Bajram Daklani
1879-1923
Ai qysh i ri, u dėshmua pėr guxim e trimėri dhe ndėr tė parėt iu bashkua ēetave luftarake tė kohės.
Madje megjithėse atėbotė gati fėmijė, dhe siē i thonė fjalės popullore, ende pa i rėnė "brisk fytyrės“,heroi qė nė atė moshė, u bė pjesėtarė i ēetės sė Sahit Mulės, e cila asokohe vepronte nė Gjakovė e rrethinė.
Sahit Mula, thuhet se ishte kryengritės kombėtar dhe dashamirė e bashkėpunėtor i Bajram Currit, por qė mė 1902, edhe ai do tė vritej me para, nga shqiptarėt.
Sipas kėngės sė rapsodit, personi i cili porositi vrasjen e tij, ishte Murtez Aga nga Gjakova, kurse dorasi- Hazir Syla;

Murtez Aga duel nė shkallė,
Hazir Sylės po i qon fjalė
*******************
Njė hyzmet Hazir ta due
Sahit Mulėn prema mue
(https://youtu.be/cVgE7fKV4Iw)

Pas vrasjes sė Sahit Mulės, nė krye tė ēetės, do tė vinte luftėtari mė i mirė qė ajo pati, trimi Bajram Daklani.
Heroi qė nga vendosja nė krye tė ēetės, besimin e fituar nga bashkėluftėtarėt, do ta kurorėzonte me sukses tė pareshtura nė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare tė atdheut tė cilin e donte mė shumė se veten.
Bajram Daklani u dėshmua aq kryengritės i guximshėm dhe patriot i pėrkushtuar, sa qė kur vihej nė pyetje atdheu dhe ēėshtja kombėtare, ai ishte nė gjendje qė tė kundėrshtonte me vendosmėri edhe vendimet e vet Sulltanit (mbretit) i cili sa herė bėhej gati ti sulmonte shqiptarėt, aq herė kėrkonte edhe dorėzimin e armėve nga kryengritėsit kombėtar.
Madje, kur forcat turke sulmuan dhe rrėzuan me topa artilerie kullėn e tij, nė pėrpjekje qė ta demoralizonin dhe kapnin tė gjallė heroin, ai me bashkėluftėtar, nuk u dorėzuan as ligėsuan, por rezistuan aq fort dhe bėnė qėndresė tė tillė trimėrie, sa qė ngjarja e lartcekur historike do tė pėrjetėsohej nga populli liridashės edhe nė kėngėn si kjo:

Nė Stamboll po thėrret tellalli
**********************
Na u rrethu Bajram Daklani
Se ja theu mbretit fermanin

Trimat, tė mllefosur nga sulmi dhe shkatėrrimet e agresorėve otoman, do tė vėrsuleshin rreptė, mu si reja nė mejdan, kundėr nizamėve turq.

Janė dal trimat pėr mejdan
Krisi reja pėr nizam

Nė kėtė ngjarje lavdie, heroi me bashkėluftėtar, qėndruan aq trimėrisht, sa qė jo vetėm pėrballuan me sukses sulmet me topa artilerie, por thyen keq edhe nizamėt e ēaushit turk dhe detyruan ata tė tėrhiqeshin me turp.
Ndėrsa, me tė kuptuar Bajram Curri se miku dhe bashkėluftėtari i tij besnik, Bajram Daklani ishte rrethuar nga ēaushi turk, pa vonuar edhe ai do tė vihej nė ndjekje tė halldupėve otoman, tė cilėt siē thuhet edhe nė rreshtat vijues tė kėngės, do ti binin mes pėr mes lumit, duke mos ditur mė as nga tė iknin.

Nis po ik asqeri lumit
I ndjek ēeta e Bajram Currit

Madje Plaku i Maleve, ishte hidhėruar aq keq nga sulmi i papritur otoman, kundėr heroit Bajram Daklani, sa qė vetėm kėnga di ti ri-prodhojė, nė mėnyrėn mė origjinale tė gjitha porositė tmerruese, drejtuar ēaushit anadollak;

Ndal ēaush, kah po shkon
Kėtu nuk je nė Anadoll
Ta laj trupin krejt me gjak
Nė gjoks nishanat ti kalli flak

Bajram Curri, i shpjegonte atij edhe njė herė traditėn e vendlindjes sė pėrbashkėt tė tė dy kryengritėsve kombėtar, Bajram Currit dhe Bajram Daklanit, se:

Kėshtu Gjakova e ka adet
Nga njė ēaush me vra pėr vjet

(https://www.youtube.com/watch?v=YfahONXZmFI)

Pėrveē aksioneve dhe betejave tė pėrbashkėta me Bajram Currin, Bajram Daklanin jo vetėm njė herė, e gjejmė edhe nė luftimet e udhėhequra nga Zeqir Halili, siē do tė shkruante, Dr. Jusuf Bajraktarit, nė librin historik: “Gjakova me rrethinė nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, 1878-1912, Prishtinė, 1998”)

Kontributi i heroit nė luftėn e Malėsisė

Bajram Daklani, qė nga fillimi i veprimeve luftarake, mori pjesė aktive nė tė gjitha kryengritjet e mėdha dhe betejat vendimtare, kudo qė ato ndodhėn nė Kosovė e Shqipėri dhe trojet tjera shqiptare, pėr liri dhe ēlirim kombėtar.
Jehona e luftės sė tij u dėgjua fort dhe shkoi deri nė Stambollin otoman, edhe nė kohėn kur forcat e Perandorisė turke mė 13 maj tė vitit 1911, me rreth 40 mijė trupa dhe artileri tė rėndė tė udhėhequra nga Turgut Pasha, filluan njė ofensivė tė gjerė kundėr Malėsisė sė Madhe dhe malėsorėve kryengritės tė cilėt udhėhiqeshin nga Dede Gjon Luli e Isa Buletini.
Bajram Currit me trimat e vet, u vėrsuleshin trupave turke nga Krasniqja, ndėrsa Bajram Daklani i ndiqte ato qė nga Dukagjini me ēetėn e tij.
Kėshtu, forcat e bashkuara kombėtare tė lirisė u shkaktuan forcave pushtuese tė Turgut Pashės humbje aq tė mėdha, sa qė pėrveē kapjes sė shumė armėve e municioneve, thyen pėrfundimisht edhe trupat turke.
Porta e lartė (Perandoria turke) e dėshpėruar me dėshtimet nė fushėbetejė , shkarkoi me urgjencė nga funksioni udhėheqės dhe largoi menjėherė nga Shqipėria Turgut Pashėn.
Ndėrsa, ndihmėsi i tij Ethem Pasha, gjatė tėrheqjes nė drejtim tė Gjakovės, u plagosė rėndė nga ēeta e Bajram Daklanit dhe vdiq nga plagėt, nė spitalin e Shkupit.

"Fermani" i Adil Beut

Kryengritjet e pareshtura tė viteve 1909,1910,1911 acaruan deri nė atė masė gjendjen politike nė trojet shqiptare, sa qė mė 12 Janar tė vitit 1912,kur shumė fshatra e qytete tanimė kryengritėsit kishin ēliruar, qeveria turke shpėrndau parlamentin dhe vendosi gjendjen e jashtėzakonshme nė trevat mė kryengritėse, siē ishte Kosova.
Madje, nė mars tė vitit 1912, vet ministri i brendshėm turk Haxhi Adil beu, provoi tė vizitonte qytetet kryesore tė Kosovės nė pėrpjekje pėr tė bindur shqiptarėt qė edhe mė tej,tė pajtoheshin me robėrinė dhe ti nėnshtroheshin Perandorisė otomane.
Por luftėtarėt kombėtar tė udhėhequr nga patriotėt si Bajram Daklani e ndoqėn me armė nė dorė ministrin turk, ngado qė ai shkonte.
Kurse gjatė rrugėtimit tė konvojit tė tij, qė me gjithė betejat e ashpra, kishte arrit nė Gjakovė prej nga ai planifikonte tė vijonte udhėtimin pėr nė Prizren, tri ditė luftime u zhvilluan vetėm nė trevėn 7-8 kilometėrshe hasjane, sa duhet tė ketė pėrafėrsisht gjatėsi frontale, hapėsira nga Raēa e Moglica deri te Ura e Fshejtė.
Udhėheqės tė kėtyre aksioneve liridashėse, ishin Bajram Daklani dhe Zeqir Halili.
Haxhi Adil beu, nėn mbrojtjen e trupave tė shumta ushtarake turke, pėrpiqej tė shpėrthente rrethimin dhe ikte pėr nė Prizren.
Por, Bajram Daklani dhe Zeqir Halili, i prenė atij rrugėn, me tė arritur te Ura e Fshejtė, dhe e detyruan(qė aty) ministrin e brendshėm turk, tė nėnshkruante vendimin (fermanin) pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe.....(,Dr. Masar Rizvanolli "Zhvillimi i arsimit shqip nė Gjakovė deri mė 1918" gjakovapress 6 mars 2014
Ndėrsa kur nė muajt prill e maj tė vitit 1912, tė gjitha krahinat shqiptare, kishin filluar lidhjen e Besės ndėrmjet veti, me qėllim tė pėrgatitjes sa mė efektive tė Luftės sė Pėrgjithshme Kombėtare pėr ēlirim, Bajram Daklani nė krye tė kryengritėsve nga Krasniqja, Hasi dhe Reka, nė prill tė vitit 1912, sulmoi Gjakovėn.
Ky aksion detyroi organet okupuese turke, qė pėrveē grumbullimit tė trupave tjera nga rajoni edhe Korparmata e shtatė e ushtrisė otomane, nga Ferizaj, tė nisej drejt Gjakovės.
Strategjia e tij, rezultoi e suksesshme dhe krijoi kushte tė favorshme pėr mbajtjen e Kuvendit tė Junikut, nė tė cilin u mor vendimi historik pėr fillimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare dhe ēlirimin e Shqipėrisė Etnike.
(https://kk.rks-gov.net/gjakove/City-guide/History.aspx

Tė entuziazmuara nga vendimet e Kuvendit tė Junikut, forcat kryengritėse nga muaji-Maj, deri nė fillim-gushtin e vitit 1912,ēliruan vendbanimet kryesore shqiptare dhe qytetet mė tė mėdha tė Kosovės.
Mė 9 gusht tė vitit 1912, Prijėsit e Kryengritjes sė Pėrgjithshme, i dorėzuan Memorandumin e fundit, komisionit tė qeverisė perandorake turke, me njė ultimatum prej 48 orėsh, pėr aprovimin e kėrkesave tė shqiptarėve pėr autonomi, para se ata, ta ēlironin Shkupin.

Ngritja e Flamurit Kombėtar nga Bajram Daklani

Pasi qė qeveria turke edhe pas kalimit tė afatit tė parashtruar, nuk mori mundimin tu kthente asnjė pėrgjigje kryengritėsve shqiptar, me urdhėr tė Bajram Currit, si kryekomandant i forcave tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme, mė 11 gusht nga Gjakova nė Ferizaj do tė vinte Bajram Daklani me luftėtarėt e tij.
Ai, pėrveē se ishte udhėheqės i shquar, bėnte pjesė edhe nė grupin e prijėsve madhor tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare dhe ishte njeriu mė i besueshėm i Bajram Currit.
Ndaj vet Plaku i Maleve, zgjodhi pikėrisht Bajram Daklanin, pajisi atė me njė Flamur tė Madh Kombėtar dhe ngarkoi heroin me detyrėn mė tė shenjtė patriotike, qė nė krye tė 200 luftėtarėve pararojė tė hynte i pari nė Shkup dhe ngrinte Flamurin Kombėtar mbi ish kryeqytetin e lirė tė Kosovės.
Dhe, siē do tė shkruante edhe gazeta “Shkupi” e datės19 gusht tė vitit 1912, mė 12 gusht tė atij viti, nga Ferizaj, Bajram Daklani do tė futej triumfalisht nė kryeqytet dhe pas 500 vjetėsh sundimi turk, ai i pari do ta ngrinte lart dhe me krenari, Flamurin Kombėtar tė fitores nė Shkupin e ēliruar.
Po-ashtu, gazeta ”Shkupi”e tė njėjtės datė,19 shtator 1912, dėshmon se nė radhitjen, e hyrjes sė forcave kryengritėse shqiptare nė Shkup, i pari ishte: ”Bajram Daklani me 200 pushkė, Bajram Curri me 5000 pushkė; Isa Boletini me 3000 pushkė; Ahmet beu nga Kumanova me 1000 pushkė, etj.
Megjithatė, gėzimi i shqiptarėve qe jetėshkurtėr, ngase sipas Dr.Hakif Bajramit, vetėm tri dit pas valėvitjes sė Flamurit Kombėtar, tė ngritur nga ky hero nė ish Kryeqytetin Dardan, mė 15 gusht tė vitit 1912,nga Beogradi nė Shkup do tė arrinin tre diplomat tė lartė evropian me njė ultimatum nė dorė, me tė cilin kėrkonin demobilizimin e kryengritėsve shqiptar dhe tėrheqjen e menjėhershme tė tyre nga Shkupi, me arsyetimin se nga Fuqitė e Mėdha nuk do tė pranohej ndryshimi i kufijve tė Perandorisė osmane me forcėn e armėve.
Por, Kryengritėsit Kombėtar me nė krye Hasan Prishtinėn,Bajram Currin, Bajram Daklanin etj., tė dėshpėruar tej mase me qėndrimin e paprecedent tė Fuqive tė Mėdha dhe tė zhgėnjyer thellė nga tradhtitė e pareshtura tė Perandorisė Osmane, shpallėn gjendjen e jashtėzakonshme pėr 4 ditė me radhė mbi Shkup e rrethinė, dhe nuk u tėrhoqėn pa marrė pėrgjigjen mbi fatin e atdheut tė tyre.
E vėnė nėn presion tė madh nga kryengritėsit, mė 18 gusht tė vitit 1912, do tė arrinte njė pėrgjigje thuajse gjysmake e qeverisė perandorake turke, e cila nuk pranonte kėrkesėn as pėr autonomi tė shqiptarėve, por vetėm12 nga 14 pikat e parashtruara nga Hasan Prishtina
Sidoqoftė, kryengritėsit shqiptar megjithėse tė rrethuar me armiq nga tė gjitha anėt, nuk u dorėzuan as lanė luftėn nė gjysmė siē kėrkohej prej tyre, nga Fuqitė e Mėdha.
Nėn udhėheqjen e patriotėve Bajram Curri, Bajram Daklani, Isa Buletini etj., ata vazhduan rezistencėn kombėtare, si ditėn e mundėn, deri nė dėbimin pėrfundimtar tė pushtuesve otoman nga trojet shqiptare dhe krijimin e mundėsive qė mė 28 Nėntor 1912, tė shpallej Pavarėsia e Shqipėrisė!
Pa kaluar as 4 muaj tė plotė nga akti i Pavarėsisė Kombėtare, do tė mblidhej Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, e cila mė 22 mars tė vitit 1913,do tė shėnonte kufijtė aktual, ndėrsa mė 29 korrik tė atij viti, vendosi pėrfundimisht, vetėm pėr njohje tė pjesshme tė tokave kombėtare si Shtet tė Pavarur, duke lėnė jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, mbi gjysmėn e trojeve etnike shqiptare, pėrfshi edhe Kosovėn e Ēamėrinė tė cilat u pushtuan, copėtuan dhe aneksuan me forcė nga shtetet hegjemoniste fqinje.

Heroizmi nė mbrojtjen e Flamurit

Pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore dhe tėrheqjes sė forcave Austro-Hungareze, nga trojet shqiptare, duke zėnė shkas nga "Traktati i fshehtė i Londrės (26 prilli 1915), i cili parashihte copėtimin definiv edhe tė asaj pak Shqipėrie qė kishte mbetur nga njohja ndėrkombėtare e vitit 1913, nė verėn e vitit 1919, forcat pushtuese italiane okupuan Shqipėrinė nga jugu deri nė fshatrat e para tė Kukėsit dhe anėn e poshtme tė lumit Drin, kurse forcat pushtuese serbe pėrveē Kosovės okupuan edhe Shqipėrinė Veriore deri nė brigjet e epėrme tė kėtij lumi.
Nė kėto kohė tė vėshtira, edhe mė tej, i pa pushtuar mbetej Vau i Spasit, i cili si pikė strategjike qė lidh rajonin e Kukėsit, Pukės dhe Mirditės, mbrohej me vendosmėri nga Bajram Daklani me 10 bashkėluftėtar tė ēetės sė tij, ku kishte ngritur edhe Flamurin Kombėtar, dhe vetėm aty, ai ende valonte i lirė.
Por, sipas shkrimeve tė gazetės “Populli” qė asokohe botohej nga Salih Nivica nė Shkodėr,mė 24 korrik tė vitit 1919, forcat pushtuese italiane, qysh nė orėt e hershme tė asaj dite, filluan njė sulm tė ashpėr me tė gjitha llojet e armėve, mbi luftėtarėt dardan.
Megjithėse beteja zgjati gjatė gjithė ditės, "10 komitėt”- trima tė Kosovės sė robėruar me nė krye Bajram Daklanin, bėnė qėndresė aq tė fortė e vetėmohuese sa qė nuk lejuan pėr asnjė moment, tė pushtohej Vau i Spasit, as binte simboli i shqiptarizmės, para se ata tė vdisnin tė gjithė.
Kėshtu qė, edhe pse i tejshpuar nga plumbat e armikut, Flamuri Shqiptar jo vetėm se vazhdonte tė qėndronte lartė dhe valėvitej krenar e i pamposhtur, mbi kokat e luftėtarėve tė paepur tė kombit, por edhe ushtarėt italianė u detyruan qė tė tėrhiqeshin, tejet larg nga posta e Vaut tė Spasit.

Vijimi i rezistencės nė Kosovė

Fatkeqėsisht e ashtuquajtura Konferencė e Paqes,(18-21 janar 1919), nė Paris, la Kosovėn pėrsėri edhe pas Luftės sė Parė Botėrore, nėn pushtimin serb.
Ndaj menjėherė pas ri-okupimit tė saj nė vjeshtėn e vitit 1918,Serbia filloi sėrish terrorin e pafund shtetėror mbi shqiptarėt.
Mė 1919, nė emėr tė "reformės agrare" regjimi pushtues serb, nisi tu merrte atyre tokat, nga 1920, fuqizoi kolonizimin masiv tė Kosovės me ardhacak serbo-malazez, kurse paralel me kėto, vazhdoi dėbimin me dhunė tė shqiptarėve nga trojet e veta stėrgjyshore.
Sidomos Krusha e vogėl, por edhe ajo e madhe, pėrherė mbetėn lakmi e pushtuesve serb, pėr faktin se qė tė dyja ishin tė banuara plotėsisht me shqiptar, zotėrojnė tokė shumė prodhuese dhe ndodhen njėra pas tjetrės, nė pozita tejet tė lakmueshme strategjike, buzė rrugės Gjakovė Prizren.
Por pėrkundėr prezencės sė shtuar tė xhandarmėrisė dhe numrit tė madh tė forcave pushtuese serbe, falė patriotėve tė shquar Bajram Daklani e Azem Bejta, luftėtarėt e "Komitetit pėr Ēlirim" tė cilėt atdheun e donin mė shumė se veten, ishin tė pranishėm kudo dhe vepronin nė tėrė Kosovėn.
Ndaj, sa herė qė banorėt e pambrojtur shqiptar, binin pre e sulmeve tė grupeve ēetnike serbe, Bajram Daklani me bashkėluftėtar, i cili ato vite, tė shumtėn e kohės qėndronte nė Has dhe Anadrini ,pa vonuar u vinte atyre nė ndihmė.
Kurse nė fund tė korrikut tė vitit 1920,kur trupat serbe sulmuan nė drejtim tė Shkodrės dhe pushtuan Kastratin, luftimeve kundėr agresionit sllav, tė cilat i udhėhiqte Bajram Curri, ju bashkuan edhe Bajram Daklani me kryengritės nga Kosova.

Fjalimi impresionues nė Konferencėn e Triestes

Sipas shėnimeve tė Eqrem bej Vlorės, nė vėllimin e II-t, tė kujtimeve tė tij, botuar mė 2001 nė Tiranė, intelektuali dhe ushtaraku patriot italian, Gabriele D’Annunzio, nė vitin 1920, do tė organizonte nė Trieste tė Italisė edhe njė tubim tė madh tė tė gjitha organizatave kombėtare, me pėrfaqėsuesit e popujve tė rėnė nėn pushtimin jugosllav, tė cilėt ishin tė gatshėm tė luftonin pėr lirinė e vet dhe ēlirimin e tokave tė tyre nga ky shtet okupues.
Kėshtu qė, me vendimin e "Komitetit tė Kosovės" dhe pėlqimin e Bajram Currit, pėrfaqėsues tė shqiptarėve nė konferencėn e lartcekur, do tė dėrgoheshin pjesėtarėt e zgjedhur tė kėtij komiteti, si nipi i Sylejman Vokshit tė famshėm, Beqir Vokshi dhe Bajram Daklani, i cili do tė mbante edhe njė fjalim tė zjarrtė para pjesėmarrėsve tė asaj konference, mbi shkeljet e rėnda tė tė drejtave tė shqiptarėve nga pushtuesit sllavo-grek, fjalim i cili e bindi edhe organizatorin e Konferencės, Gabriele D’Annunzio-n, qė tu premtonte dhe dėrgonte kryengritėsve tė Kosovės njė anije me armatim nė portin e Shėngjinit.

Zona Neutrale e Junikut

Pas kryengritjeve tė pareshtura tė shqiptarėve tė Kosovės, me vendimin e Fuqive tė Mėdha, nga 9 nėntori i vitit 1921,u krijua Zona Neutrale e Junikut.
Ajo, nė territorin e saj tė lirė, pėrfshinte njė numėr fshatrash pėrreth duke filluare nga Qafa e Morinės deri nė grykėn e Deēanit.
Kurse udhėheqės i saj, nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Kosovės, u emėrua Beqir Vokshi.
Por fatkeqėsisht, krijesa e sapoardhur nė jetė, qe tejet jetėshkurtėr dhe qė nė fund tė janarit tė vitit 1923, pas pak mė tepėr se dy vitesh ekzistence, forcat e Zogut nėn udhėheqjen e Prend Jakut, do ta pushtonin kėtė Zonė tė Lirė, dėbonin me dhunė kryengritėsit e Kosovės nga aty, dhe mė 21 shkurt tė vitit 1923, Qeveria e Ahmet Zogut, Zonėn Neutrale tė Junikut, do t`ia falte okupatorit serb.
Nė pėrpjekje pėr mbrojtjen e kėsaj zone, ishte plagosė edhe Hamdi Zajmi, njėri nga bashkėluftėtarėt e ngushtė tė Bajram Daklanit.
Ndaj edhe pse dimėr e acar i madh, ēeta e Bajram Daklanit me Hamdiun e plagosur, ishte detyruar tė tėrhiqej me shpejtėsi nė drejtim tė Anadrinisė dhe pjesėtarėt e saj do tė vendoseshin pėrkohėsisht tek familja Domi nė fshatin Radostė tė Anadrinisė, ku Hamdiu e kishte tė motrėn tė martuar

Haraēi i Gani bej Kryeziut

Menjėherė pas okupimit tė Zonės sė Lirė tė Junikut, Prefektura e pushtetit okupues serb nė Kosovė, kishte shpallė me shpejtėsi gjendjen e jashtėzakonshme, nisė aksionin pėr shuarjen e forcave kryengritėse dhe eliminimin e tė gjithė udhėheqėsve kombėtar, nė brendi tė Kosovės dhe jashtė saj.
Kėshtu qė, jo vetėm mjekimi i Hamdiut por edhe strehimi i thjeshtė i pjesėtarėve tė ēetės sė Bajram Daklanit, ishte vėshtirėsuar aq shumė, sa qė nuk dinin nga t`ia mbanin, nga pėrndjekja e okupatorit dhe spiunėve e bashkėpunėtorėve tė tij, tė cilėt shpesh herė dinin tė ishin edhe mė tė kėqij se vet okupatori.
Derisa Cena beg Kryeziu me tė vėllain Hasanin, pėrndiqte kryengritėsit e Kosovės, nė Shqipėri, vėllai i tyre, Gani bej Kryeziu, vazhdonte gjuetinė kėmba kėmbės, ndaj luftėtarėve tė lirisė, nė Kosovė.
Ndaj, si shumė familje kryengritėsish, qė asokohe, nė gjendje tė tilla tė jashtėzakonshme, pėr tė ruajtur bijtė e tyre nga duart e pushtuesit, detyroheshin qė "begut-kryezi" ti paguanin haraē tė rėndė, edhe Familja Zajmi nga Gjakova, u detyra qė pėr tė shpėtuar Hamdiun dhe pjesėtarėt e ēetės sė heroit Bajram Daklani, tė lidhte njė marrėveshje tejet tė kushtueshme me Gani beg Kryeziun.
....qe te mos ngucet ky grup, Shaban Zajmi ben marreveshje me Gani Beun ti paguaj nga nje sheke drithe ne dite per te ruajtuar vellaun dhe grupin e shokeve te tij. Per 90 dite deri ne sherimin e Hamdiut, Shaban Zajmi i jep Gani Begut vleren e 72 napoleonave. (Pjesė nga shkrimi i profesor Agim Zajmit, dėrguar nga Tirana).
Madje, “kryezinjtė” i kushtėzonin “klientėt” edhe me pikat e “vendstrehimit” se ku ata nga momenti i pagesės duhej tė qėndronin, duke i dėrguar herė pas here tek “Jatakėt” e vet, me tė cilėt kishin marrėveshje, qė kryengritėsit e thjeshtė tė cilėt ishin nė gjendje tė paguanin haraē, ti “strehonin” ndonjė ditė “dimri”, kurse pėr udhėheqėsit mė tė dalluar, bashkė me tė zotėt e shtėpisė, nė ato vende, pėrgatisnin fundin e tyre me tradhti.
Njė pėrfundim tė tillė makabėr, begu kryezi, i kishte pėrgatitur nė qetėsi tė trishtė edhe heroit Bajram Daklani

Vrasja me tradhti e heroit

Pas pranimit tė parave (72 napolona) nga Shaban Zajmi, Bajram Daklani dhe Hamdi Zajmi, u “kėshilluan” qė tė strehoheshin pėrkohėsisht nė familjen e Dan Dobroshit nė Rogovė tė Hasit.
Pėrveē marrėveshjes sė arritur, heroi kishte forcuar bindjen edhe nga betimi mbi kanun i “dobroshėve” dhe premtimet me “Be e Rrėfe” (veresie),nga ata, pėr “siguri tė plotė” tė jetės sė tij dhe bashkėluftėtarėve qė do ta shoqėronin.
Ndaj, shtėpinė e familjes Dobroshi, sipas traditės shqiptare, kryengritėsit tanimė e konsideronin tė “garantuar” pėr qėndrim tė pėrkohshėm, para se ata tė merrnin rrugėn drejt Pashtrikut, lartėsi nė tė cilat vetėm shqipet lindin dhe trimat e lirisė ndėrtonin foletė e qėndresės.
Ndaj, mbrėmjen e mallkuar tė 3 shkurtit 1923,Bajram Daklani me Hamdiun e plagosur dhe ndonjėrin nga pjesėtarėt e ēetės sė tij, pa parandjenjė tė keqe, i drejtohen shtėpisė sė Dan Dobroshit nė Rogovė, pa e ditur se pikėrisht aty ishte ndalesa e fundit e patriotit Bajram Daklani dhe pika fatale ku ai do tė shuhej tradhtisht dhe prej nga, pėr heroin mė nuk kishte kthim prapa.

Rogova e prishi Hasin

Siē thuhet e dėshmohet edhe nga kronikat shekullore, kjo trevė qė nga lashtėsia, konsiderohej si hapėsira mė e qetė kombėtarisht, Besė-mbajtėse e pėrmbaruar, kulm i sigurt pėr hallexhinj dhe mikpritėse shembullore pėr kryengritės, nga tė gjitha trojet.
Hasi,deri mė atė ditė, tradicionalisht ishte dhe mbeti vatėr e njėmendėt sinqeriteti, sofėr pėrherė e shtruar dhe bukėdhėnėse e pakusht, pėr kėdo e secilin, si dhe oaza mė e preferuar, pėr qėndrimin e atdhetarėve mė tė shquar tė kombit.
Trualli hasjan, njihej si kėshtjella mė zemėrgjerė, dėshmuar pėr mbajtjen e fjalės sė dhėnė dhe ruajtjen e palėkundur tė Besės shqiptare.
Krahina mė e shenjtė nė tė cilėn kurrė mė parė nuk kishte ndodhur qė tė ngitej a keqtrajtohej dikush, qoftė ai edhe njė bari i thjeshtė a udhėtar i largėt e i panjohur i rastėsisė, e lėre mė tė vriteshin e tradhtoheshin pas shpine luftėtarėt e lirisė dhe patriotėt mė tė shquar kombėtar.
Nė Has edhe nė vitet mė tė vėshtira tė okupimeve tė huaja, qėndruan, rrugėtuan, vepruan dhe mbajtėn e u ruajtėn nė Besė, mė mirė se nė cilindo vend tjetėr, personalitetet mė tė larta kryengritėse tė kohės, qė nga Bajram Curri e Azem Bejta, deri te Bajram Daklani e Sadik Rama dhe shumė tė tjerė.
Deri me vrasjen e heroit Bajram Daklani, aty kurrė nuk kishte ndodhur, tė pritej kush nė besė, as edhe nė njė skaj tė Hasit.
Pėr herė tė parė nė fshatin Rogov, organet okupuese tė Serbisė dhe shėrbėtorėt e Gani bej Kryeziut, kishin mbėrri tė infiltronin spiunėt e vet dhe krijonin bashkėpunėtorė tė pėrbetuar, me tė cilėt, pėrgatitėn edhe kurthin ogurzi, pėr eliminimin mizor tė njėrit nga prijėsit mė tė shquar tė kombit shqiptar,si Bajram Daklani.
Ata, siē kishin vendosur bashkėrisht pėr vendin dhe mėnyrėn e vrasjes, kishin zgjedhė djallėzisht edhe shenjėtarėt mė tė sprovuar pėr shuarjen mizore tė heroit, tė cilėt jo vetėm se likuiduan Bajram Daklanin, pa plagosur as gėrvishtur askėnd tjetėr, por edhe u zhdukėn ashtu siē kishin ardhur tė “pa-emėr” e tė pa shenjė, duke “humbur” pa asnjė gjurmė dhe mbetur tė pa zbuluar kurrė.
Para tradhtisė sė pėrgatitur nga renegatėt,heroin nuk kishin si ta shpėtonin marrėveshjet, nuk mund ta mbronte kanuni as tradita kombėtare pėr mos-prerjen e mikut nė Besė, si pėrbetime tradicionale pėr siguri ndėr shqiptarėt, ngase spiunėt e Serbisė nuk njohin rregulla, Kanun as Besė.
Ndaj, kot fare ishin mbajtur tė gjitha ato takime dhe zhvilluar aq shumė biseda tė gjata me tė zotin e shtėpisė Dan Dobroshin dhe meshkujt e familjes sė tij,
ngase siē u dėshmua edhe natėn kritike, ēdo gjė kishte qenė e inskenuar dhe kurth i ngritur pėr tradhti.
Sipas versionit i cili edhe sot tregohet, nga pasardhėsit e Hamdi dhe Shaban Zajmit, “dobroshėt” e njihnin mirė Bajram Daklanin, kurse marrėveshja ishte qė kryengritėsit nė shtėpinė e “Jatakut” tė lidhur kėmbė e krye me Kryezinjtė e Gjakovės, tė shkonin pasi qė tė binte terri.
Madje, kinse qė tė mos binin nė sy tė njerėzve tė "dyshimtė“, kryengritėsit kishin marrė porosi nga vet i zoti i shtėpisė,se nuk guxonin tė futeshin pėrmes dyerve kryesore nė anėn e pėrparme tė oborrit, por duhej tė kalonin kopshtit dhe pėrmes derės sė prapme e cila kishte dalje nė kopsht, tė hynin nė oborrin e shtėpisė sė familjes Dobroshi.
Pėr aq mė keq, me arsyetimin se heroin e njihnin mė mirė se tė tjerėt, mik-prerėsit-(dobroshėt) kishin kėrkuar dhe insistuar me kėmbėngulje qė personi i cili duhej tė hynte i pari nė derėn e tyre, medoemos duhej tė ishte Bajram Daklani.
Meqenėse Hamdi Zajmi i plagosur nuk mund tė ecte, atė e bartnin mbi njė vig dhe siē ishin marrė vesh, heroi printe duke mbajtur pjesėn e pėrparme tė vigut.
Ndaj, me tė mbėrritur para derės sė prapme qė lidhte oborrin me kopsht, e cila ishte e ngushtė dhe pėrmes saj nuk mund tė kalonte mė tepėr se njė njeri, ai lėshoi vigun pėr tė hapė ngadalė derėn.
Por, me tu futur vetėm me gjysmėn e trupit tė vet brenda oborrit, qė nė pėrpjekjet e para pėr ta vendosur derėn si duhet, pa i dhėnė kohė as tė ulej e kapte vigun, nga kulla e Dobroshėve, fare papritur-flakėrojnė si rrufeja, krismat kobzeza tė pushkės sė tradhtisė.
Dhe, si tė porositura enkas pėr tė, ato qėllojnė vetėm mbi trupin shtatlartė tė heroit, duke shpuar tej pėr tej, gjoksin e tij prej luani dhe lėnė nė vend tė vdekur udhėheqėsin e sa e sa kryengritjeve kombėtare, Bajram Daklanin.

Lajmi i kobshėm goditi si vetėtima, mbi mbarė kombin shqiptar.
Pėr herė tė parė nė kėtė vend, u shkelėn parimet shekullore tė Besės shqiptare, u pėrdhos ēdo premtim i dhėnė, zhgėnjyen marrėveshjet hileqare dhe kthyen nė tradhti, krejt garancitė e dyshimta pėr siguri, tė kamufluara rrejshėm me “Be e Rrėfe” mashtruese nga “dobroshėt”.
Pa-prit e pa kujtua, ndodhi edhe nė njė skaj tė Hasit, ajo qė nuk do duhej dhe qė nuk kishte ndodhur kurrė deri atėherė nė kėto troje.
Nė Rogovė, nga njerėz tė pa soj, u pre nė Besė njė Hero dhe shua me tradhti edhe njė pushkė e lirisė dhe shpresės sė shqiptarėve nėn robėri.
Nga ajo ditė, jo vetėm u zhgėnjyen, por dhe dėshpėruan “pėr tė hy tė gjallė nė dhe” tė gjithė banorėt hasjan.
Aty u thye tradita qindravjeēare e mikpritjes hasjane, lartėsuar kudo e ngado qė flitet e jetohet shqip dhe vra prapa shpine nga Besė-prerėsit e pėshtirė njėri nga heronjtė mė tė shquar shqiptar.
Njerėz tė shitur tė kėtij fshati futėn metodėn mė tė urryer tė likuidimit tė patriotėve tė dėshmuar edhe nė kėto troje dhe thyen Besėn, e cila pėr shekuj me radhė, mbeti e veēantė, u ruajt me nostalgji dhe pėrcoll me fanatizėm brez pas brezi, si pėrbetim i paprekshėm kombėtar nė Has.
Ndaj, precedenti i vrasjes me tradhti tė heroit Bajram Daklani, si luftėtari mė besnik i Shqipėrisė Etnike, Flamur-ngritėsi i Luftės sė Pėrgjithshme pėr ēlirim si dhe njėri nga patriotėt mė tė shquar tė rajonit dhe kombit tonė, bėri qė nė tė gjithė fshatrat e kėsaj treve, tė pėrhapej fjala, se me atė ditė- Rogova e prishi Hasin!.
Madje, mbetet tejet karakteristik fakti se, qėkur u pre nė Besė Bajram Daklani nga “Dobroshėt”, shprehja “Rogova e ka prish Hasin” u bė damka mė dėshpėruese popullore nė kėto anė.
Ėshtė mjaft enigmatike vrasja e Bajram Daklanit dhe tentim vrasja e grupit tė Hamdi Zajmit, thotė nipi i Hamdiut Naim Zajmi nė njė koment tė tij. Pse Dobroshi gjuan pa paralajmėrim kur e dinte se atė nate do tė vinin mysafirėt me Bajram Daklanin, citon komentin e kushėririt tė tij-Naimit, profesori i historisė, z. Agim Zajmi, nga Tirana
Kurse pėr vrasjen pa paralajmėrim tė Bajram Daklanit nga familja Dobroshi ,dr. Shkėlzen Zajmi, specialist i rėntgenologjisė nė Gjakovė, shton se paraardhėsit e tij dhe gjithė familjes Zajmi, nuk e falėn gjakun e heroit, madje vrasjen e tij, e konsideruan si prerje nė Besė, dhe pėr kėtė shkak, me familjen Dobroshi do tė ngelnin, pėr dhjetėra vite tė gjakėsuara ndėrmjet veti.
Sipas tij, vetėm nė vitin 1939, Hysni Zajmi, nė emėr tė pajtimit kombėtar, me rastin e agresionit tė fashizmit italian mbi Shqipėrinė, fali kokė mė vete dhe pa konsultim me familjen e vet, gjakun e kėtij Flamurtari gjithėkombėtar.

Zhdukja e eshtrave tė heroit

Pas vrasjes sė Bajram Daklanit, nga hidhėrimi edhe pse natė e dimėr i ftohtė, askush nga pjesėtarėt e ēetės sė tij, nuk do tė hynte mė nė shtėpinė e “dobroshėve”.
Bashkėluftėtarėt e mbetur tė Bajram Daklanit, Hamdiun e plagosur do ta dėrgonin nė Kullėn e familjes Zajmi nė fshatin Fshej,ku ata kishin edhe tokat e veta, kurse kufomėn e Bajram Daklanit, nė drejtim tė fshatrave tė Hasit, afėr kufirit shqiptaro-shqiptar.
Sado qė sot, me saktėsi tė plotė, nuk mund tė thuhet, pasi qė tash e atėherė, siē dihet edhe eshtrat e heroit janė zhdukur, sipas asaj qė pasardhėsit e familjes Zajmi kanė mund tė marrin vesh, dhe fjalėve tė dėgjuara nga njerėzit e vjetėr tė kėtyre anėve, Bajram Daklani, do tė varrosej rreth njė kilometėr larg rrugės kryesore qė lidh fshatrat e Hasit, dhe pikės prej ku ndanė rruga transite e njohur si “Rruga e Demjanit”, besohet nė anėn e majtė tė saj, tė mbuluar me drunjė tė vegjėl, vend nė afėrsi tė tė cilit edhe sot ka varreza.
Megjithėse varrimi i heroit u krye nė fshehtėsi tė madhe dhe nėn errėsirėn e thellė tė natės, nė mėnyrė qė vendi ku ai prehej nė amshim, tė mos binte nė sy tė armikut, tė vetėdijshėm se pushtuesi dhe shėrbėtorėt e tij,as pėr sė vdekuri nuk do ta linin tė pushonte i qetė, siē duket pa kaluar shumė kohė, mercenarėt e Gani beg Kryeziut, do ta hetonin vendin e varrimit tė tij,dhe pėr ta vrarė edhe njė herė pėr sė vdekuri, ata vepruan njėjtė me heroin, siē veproi edhe Serbia me tė rėnėt pėr liri dhe ēlirim tė Kosovės, duke bėrė edhe kėta zhvarrosjen e kufomės dhe zhdukjen e pėrhershme tė eshtrave tė Bajram Daklanit.
Dimri i gjatė dhe rėnia e herė pas hershme e borės, do tu ndihmonte tradhtarėve, ta zhvarrosnin trupin e pajetė tė kėtij udhėheqėsi tė shquar kombėtar dhe gati pa u hetuar, me dheun e shprishur dhe grumbullimin e borės, tė ngrinin nė atė vend, njė si varr tė improvizuar.
Me shkrirjen e borės dhe arritjen e Pranverės, edhe dheu i shprishur do tė njėjtėsohej me tokėn pėrreth, kėshtu qė pėrveē zhdukjes sė eshtrave, do tė shuheshin pėrgjithmonė edhe gjurmėt e varrit tė tij.
Nga atėherė, megjithėse kushedi sa bashkėluftėtar dhe dashamirė tė heroit, mė kot kanė kėrkuar dhe provuar pareshtur ta gjenin vendin ku pushonin eshtrat e kėtij trimi, por deri mė tani, thuhet se nuk u gjet asnjė gjurmė e trupit tė Bajram Daklanit.
Kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė, hapat e kėtij burri, ndaluan pėrgjithmonė mė 3 shkurt tė vitit 1923,nga plumbat e tradhtisė, duke rėnė pėr tė mos vdekur kurrė, nė kohėn kur mosha e tij, nuk kishte arrit as nė tė 50-t, e jetės dhe pritej tė bėnte ende shumė pėr lirinė e atdheut dhe popullin e robėruar shqiptar.
Nė Rogovė, ai do tė vritej mizorisht, jo nga serbėt as Serbia, por nga shqiptarėt e shitur dhe tradhtarėt e kombit, tė cilėt atėherė dhe sot, sikur ende janė me bollėk, aty dhe vendet tjera kudo.
Madje ata sikur vazhdojnė edhe mė teje ta mbajnė ēėshtjen e heroit si ēėshtje “konfidenciale” tė tyre, dhe, edhe pas kaq vitesh tė kaluara, pėrkujdesen me fanatizėm qė ende tė mos gjenden as eshtrat e tij.
Renegatėt, nuk u mjaftuan me shuarjen e kėtij prijėsi tė shquar, qė pati Kosova dhe Shqipėria etnike, por thyen tė gjitha tabut, duke bėrė tė "pa-bėrėn" deri atėherė, dhe zhdukė pėrgjithmonė, pa shenj as gjurmė edhe trupin e kėtij personaliteti -historikisht tė dėshmuar dhe institucionalisht nga mė meritorėt, tė vlerėsuar me mirėnjohjen mė tė lartė kombėtare edhe nga Shteti Shqiptar

Dekorimi i Bajram Daklanit

Hero, sikur ishte i lindur pikėrisht pėr ngjarje tė mėdha e mote tė vėshtira dhe periudhat mė tė rėndėsishme historike, nėpėr tė cilat, pothuajse e gjithė elita kombėtare u dashtė tė kalonte, pėr sigurimin e mbijetesės sė popullit tonė dhe ekzistencėn mbarėkombėtare tė shqiptarėve
Lufta dhe kontributi i gjithanshėm atdhetar i Bajram Daklanit nė momentet mė vendimtare pėr trojet tona etnike, bėnė qė ai si prijės i shquar kryengritjesh tė pareshtura kombėtare, tė nderohej me medaljen mė tė lart tė Atdheut, si dhe emri i tij, tė shkruhej me germa tė arta nė lartėsitė kulmore tė Historisė sė Popullit Shqiptar.
Edhe pas vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr,qė pėrkundėr shpalljes sė Pavarėsisė kombėtare, Kosovėn, Ēamėrinė dhe viset e tjera etnike, pa tė drejtė, i lanė jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, falė burrave si Bajram Daklani, pėrpjekjet historike shqiptare tė nisura, qė nga Lidhja e Prizrenit, nuk u ndalėn por vazhduan.
Ai dhe idealistėt kombėtar tė kohės, mbetėn gjithmonė heronj dhe kryengritės tė pa-nėnshtruar, tė cilėt luftuan me vendosmėri, si pėr ruajtjen e tokave tė shtetit tė pavarur, ashtu edhe pėr ēlirimin e Kosovės e trojeve tjera shqiptare nga pushtimet e huaja dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė.
Pėr kėto dhe shumė bėma tė tjera heroike tė tij, me rastin e jubileut tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė, mė 23 nėntor tė vitit 2012,me motivacion:"Pėr shėrbime tė shquara dhe kontribut tė ēmuar pėr liri dhe Pavarėsi Kombėtare" nė periudhat mė tė vėshtira tė historisė sė fundshekullit XIX, dhe mbi dy dekada tė fillimshekullit XX, heroi i kombit-Bajram Daklani, u dekorua nė mėnyrė tė merituar me medaljen mė tė lartė qė jep Ministri i Mbrojtjes i Republikės sė Shqipėrisė.
Sado qė heroi ynė, nuk kishte as fėmijė dhe rriti vetėm njė vajzė, edhe atė tė falur nga i vėllai Emini, sa pėr ta thirrur edhe atė dikush “baba”, Bajram Daklani megjithėse pa trashėgimtar, i cili do tė mund ta vazhdonte rrugėn e tij patriotike, si atdhetar i flakėt dhe kryengritės stoik qė ishte, dha gjithēka qė pati dhe qė nga vitet mė tė hershme tė rinisė,luftoi me pushkė nė dorė, duke sakrifikuar edhe jetėn pėr liri e bashkim kombėtar, deri nė momentin qė u vra me tradhti.
Vepra e tij, madhėroi pėrpjekjet e tė gjithė shqiptarėve dhe ngriti e lartėsoi kudo, kryengritjet popullore pėr liri e ēlirim si vlerėn mė tė ēmuar kombėtare.
Shkėlqimi i emrit tė heroit Bajram Daklani, arriti piedestalin e rrezatimit dhe kthye nė legjendė atdhetarizmi, qė nga momenti historik i 12 gushtit tė vitit 1912,kur ai i pari- ngriti me krenari, Flamurin Kombėtar, nė Shkupin e ēliruar.
Sakrificat e tij pėr Flamur dhe ēėshtjen Kombėtare, nuk mbaruan kėtu.
Atdhedashuria dhe respekti i pakufishėm i heroit ndaj Flamurit Kombėtar, u dėshmuan edhe mė 24 korrik tė vitit 1919, nė betejėn e njohur tė Vaut tė Spasit, kur ai me vetėm 10 bashkėluftėtar tė ēetės sė tij, luftuan heroikisht me njė ushtri tė tėrė pushtuese, duke mos e dorėzuar pikėn qė mbanin as hequr pėr asnjė ēmim, Flamurit e ngritur Kombėtar, qė pėr ta ishte mė i shtrenjtė se vet jeta e tyre.
Kėto dhe shumė vepra tė tjera atdhetarie, tė cilat ėshtė e pamundur tė numėrohen dhe pėrfshihen tė gjitha, nė vetėm njė shkrim, bėnė qė vendimi i "Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė, pėr dekorimin e Bajram Daklanit, tė mbetet vėrtet njė ndėr veprimet mė tė qėlluara qė mund tė jenė bėrė kohėt e fundit, nė historinė mė tė re shqiptare.
Sot e atėherė, trojet tona etnike, sikur janė pėrmalluar shumė, tė kenė nė gjirin e tyre, tė paktėn edhe njė herė burra tė tillė dhe personalitete si ato tė Rilindjes Kombėtare, atdhedashės si ata tė periudhave tė; para e pas Pavarėsis sė Shqipėrisė, tė cilėt ishin figurat mė tė ndritshme patriotike, tė merituara nė shkallėn sipėrore pėr dekorimet mė tė ēmuara, jo vetėm nė 100 vjetorė-pavarėsie.
Ata bėnė qė populli ynė nga njė popull i shtypur dhe i nėnshtruar pėr shumė shekuj, tė cilit intenzivisht i refuzohej emri, vazhdonte ti mohohej identiteti etnik dhe kėrcėnoheshin me zhbėrje hapėsirat territoriale nga pushtuesit mė tė egėr, tė mbijetojė, ngritėt e ndėrgjegjėsohet si komb i njėmendėt, dhe rreshtohet mes kombeve tė nderuara tė Evropės.
Pa personalitetet legjendare si Bajram Daklani nuk mund tė ishte e tillė e bujshme dhe heroike, as historia jonė kombėtare.
Emri dhe vepra e tij e pėrndritėsuar, u kthyen pėrjetėsisht nė dėshminė mė tė ndritshme tė heroizmit mbarėkombėtar.
Ndaj, ėshtė koha e fundit qė edhe pasardhėsit e atyre tė cilėt patėn dorė nė vrasjen dhe zhdukjen mizore tė trupit tė kėtij heroi kaq sublim, ti kujtohen mallkimit tė historisė e cila nuk harron dhe pėrfundimisht tė reflektojnė, duke treguar anėn e tyre njerėzore, dhe ndihmuar nė gjetjen e eshtrave tė kėtij Burri tė Kombit ,nė mėnyrė qė ato tė rivarrosen nė vendin e merituar.
Tė vendosen aty ku thuren legjendat pėr heroin, dhe pranė tyre tė ngritėt njė lapidar lavdie, kushtuar Bajram Daklanit, para tė cilit tė gjithė dashamirėt e luftės kombėtare dhe pėrpjekjeve pėr liri, do ti bėnin nderimet mė tė mira dhe shprehnin mirėnjohjen e pafund, pėr shqiptarizmin e ēiltėr dhe veprėn e tij madhėshtore.
Kėtij Burri i mbeti borxh shteti dhe shoqėria, patriotėt, intelektualėt, dashamirėt e atdheut dhe pasardhėsit, sado tė largėt qofshin ata, tė cilėt tė "mbuluar" nga hija e bijve tė atyre qė vranė heroin dhe zhdukėn gjurmėt fizike tė tij, formave tė ndryshme tė korruptimit, ndikimit tė "akraballakut" apo edhe influencės direkte, heshtėn tė gjithė.
edhe ata qė nuk do duhej.

Heshtėn edhe ata qė nuk do duhej dhe heshtėn pa tė drejtė. Heshti edhe vet historia, pa arsye dhe sqarim.
Ndaj, pėr heroin u shkrua aq pak, pėr tė mos thėnė fare, dhe atė vetėm nė kontest ngjarjesh e personalitetesh tė tjera historike, duke u pėrmendur aty-kėtu kalimthi dhe vetėm me dy-tri fjalė apo ndonjė fjali tė shkurtėr, vendosur ndėrmjet rreshtash, tė cilat paraqesin pjesėrisht, por nuk mund ta pasqyrojnė as pėr sė afėrmi gjithė kontributin e madh dhe veprėn e tij tė bujshme kombėtare.
Megjithėse historia e jetės dhe veprės sė Bajram Daklanit, deri mė tani nuk ėshtė studiuar e shtjelluar nė mėnyrė tė mjaftueshme dhe fatkeqėsisht e kaluara e bujshme e bėmave tė mėdha tė tij, ende shpjegohet vetėm sipėrfaqėsisht, cekėt dhe si njė kronikė e pa-sistemuar sa e si duhet, e cila vijon tė paraqitet edhe mė tej zbehtė, pjesėrisht e me shkėputje tė herėpashershme, deshi apo s`deshi dikush, qė moti ėshtė e njohur botėrisht, se ky ithtar i flakėt i Ēėshtjes Shqiptare dhe luftėtar besnik i Shqipėrisė Etnike, ishte dhe mbetet, njėri ndėr personalitetet mė tė shquara tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare.

Emri i tij, pėrkundėr heshtjes sė pashpjeguar dhe tendencave tė pareshtura pėr hijezim, nga kushdo qoftė, pa pėrjashtuar ata qė vijojnė tė kenė frikė edhe sot, se mund tė turpėrohen publikisht ,pėr mizoritė qė tė parėt e tyre i bėnė jetės dhe trupit tė heroit, duke zhdukur edhe eshtrat e tij dhe lėnė atė edhe pa varr, Bajram Daklani me pėrpjekjet e dėshmuara mbinjerėzore, shpėrtheu si feniksi mbi tė gjitha barrierat dhe u ngrit lartė nė piedestal tė historisė, si njėri nga udhėheqėsit mė sublim tė kohės dhe luftėtar i pazėvendėsueshėm motesh e ėndrrash lirie pėr tė gjithė shqiptarėt.
Heroi-emblematik, i pėrjetėsimit tė Flamur-ngritjes Kombėtare, qysh atėherė, vijon me krenari, tė shpalos para brezave argumentet e pashtershme tė historisė dhe kryengritjeve tė pareshtura gjithėshqiptare pėr ēlirim, si dhe pėrēoj me kompetencė e besnikėri tė plotė, para Botės liridashėse, kronikat e pafundme tė atdhetarisė autentike, si shembull i patriotizmit mė tė ndritshėm pėr bashkėkombėsit kudo, tė cilat falė edhe veprės madhore tė tij, pėrjetėsisht ngritin popullin shqiptar, tash e pėrgjithmonė, nė piedestalin e lavdisė.

P.S. Falėnderojė pėrzemėrsisht profesorin e historisė z. Agim Zajmi nga Tirana, si dhe dr. Shkėlzen Zajmin nga Gjakova, pėr fotografitė dhe tė dėshmitė e ofruara.



14/03/2017 - 15:21:43 | Komente: 0 | Shikuar: 599 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it