Selman Meziu: Porta e dhimbjeve dhe e lotȅve

Mbėshtetur duart nė murin e gjurit, serioz e mendueshėm. Shikimin e kanė hedhur larg e duken sikur kėrkojnė pėrjetėsinė. Harku i derės me relieve tė skalitura, hije randė e i pa plakshėm. Arti i daltuar me mjeshteri, aty qėndron ball gjėrė e i pashėm. Krijuesi shpirt artist, sigurisht nuk jeton ma. Por gjurmėt e thella flasin edhe pse koha i ka ngjyrue me tė zezėn e hapur. Porta prej llamarine tė kuqe vetėveten ndėshkon, kohėn akuzon. Doreza e zinueme prej moshės madhore, ulurima lėshon. E ndrymun qysh kur nga i zoti ėshtė syrgjinosur, hingėllon si kali i gjindosur. Kollonat e gurta gjurma daltash e ēekiēėsh ēfaqen plotė hieshi. Pesha e harkut dhe e murajės nuk e tut, nuk e lėkund. Si kollona akropoli qėndrojn duke ndjellur krenari, qendresė e besueshmėri. Por ēedon bari i gjelbėrt fletė zemėr, kamėn ia ka mulue. Pragu i portės asht turpnue. Jeshilleku i barit kėrcell shumtė nuk e lenė tė kaloi as tė zotin e shtėpisė, as mikun. Ai zot shtėpie i ri, fatkeqėsisht asht bamun. Ku jeni o malsor, krenar qelesh bardhė?
Shumė larg mbuluar nga mjergulla e kohės. Shumė thellė mbytun nė detin e lotėve. Kemi humbun drejtim pėr tė gjetur koromanen. Shpresė humbur e pėrvėluar nga dhimbja e malli, kemi ramun nė kthetrat e pėrgjakura tė kohės moderne. Kemi jetimuar shtėpinė, katandinė. Nuk kemi ma besė e sofėr tė drujt qė tė ham bukėn e misėrt me qumėshtin erėbjeshke lule zonje e kalēikum. Jemi bamun modern e fėmijės gjuhėn e amėl, nuk mund t’ua mėsojm. Ato na pėrbuzin se ne flasim e shkruajm ndryshe. Kemi mbetun pa atdhe, pa fis, pa tė afėrm. Kėnaqemi me jetėn virtuale, me figura ku jemi ne, tė thamun prej mallit, tė vyshkun prej langut tė jetės moderne, pa shije, tė hidhruem nė shpirt, pse jo tė helmuar nga gjarpėrinjt e kohės.

20170317-alfabeti.jpg

Brezat ngrehina mbi themele ngritėn. Kulla me dritare tė vogla si sy shqiponje. Ku mezi depėrtojn pak rreze drite. Por qė nuk kalon plumbi i gjakosės i pushtuesit. As krismat therėse, shungulluese tė vėllavrasjeve. Jehonat vetėzhdukėse tė malsorėve qė i ka shoqeruar pėrjetėsisht. Kulla tė shėndetėshme ose gjysėm tė shembura, ndėrtara gjithėēka prej gjuri e balte harazani. Tė skalitun qoshet me mjeshtri, djersė e kulturė, duken si gjerdan bukurie e heroizmi. Tė vendosuna njana mbi tjetrėn me drejt peshim. Kėshtu qėndrojn nė shekuj edhe pse herė pas here ndihen tėrmete shtate ballėshe e tajfune fuqi shkatėrruese. Brenda, djepi prej druni ku pėrkunden femija, shkami ku ulen pranė sofrės sė rrumbullakėt. Luga prej druni qė ushqehen, mėtini ku tundet kosi e del gjalpi, sheka qė ruan gjizėn e patlixhanet e rexhuna, boroka qė mban kripėn varun rrin nė mur. Ndėrsa lugu ku pinė uje bagėtia shtrihet pranė burimeve tė bjeshkėve. Jeta baritore dhe e bujkut me parmendė janė hullia ku jeta vrullėson. Prodhimet e tyre jetė brezash ushqejnė. Ato i gėzohen pranverės me lulet ngjyrė shumta. I pregatiten dimrit me bereqete te ruajtuna e fruta tė thata.
Nga ky prag doli vajza me dullak duke lotuar prej dhimbjes se ndarjes. Po aty nė shqemė tė derės prej gjuri, vuni kamėn me opingat lidhun me gjalma nusja e djali i shtėpisė i veshur dhandėr. Andrra tė bardha u thurėn e jetė tė reja u stisėn. Gėzimi gurgullon me lotėt e fėmijės qė ēan pėr tu rritur. Nga ai prag hynin e dilnin fėmijė lozonjar. Nga dyert e dritaret vajtimoret dėgjohen dikush lėnė kėtė botė plotė halle. Duke lanun pa ngranun pėrsheshėt me qumėsht, petėn me hithra. Por ai qė ndėrroi jetėn nė kėtė kullė dykatėshe, nuk do tė dėgjojn ma blegėrimėn e qingjave, zėrin joshės tė bilbilit, nuk do tė shikoj nė traun e shtėpisė dallėndyshet qė ndėrtojn foletė.
Bota ndodh qė shkretohet njolla njolla. Burimet e jetesės, paksohen. Malsorėt shumohen. Varfėria e mjerimi folėnė e vuajtjeve tragjike ndėrton. Politika ekonomike shterpėzohet. Teknologjitė diku larg pėrsosen. Jeta si njė fill leshi hollohet, hollohet e kėputet. Ikin djemt. Burrat tė pikėlluem lan fėnijė e gratė e ikin diku larg. Qajnė nanat e brengosen baballarėt. Avash avash, familjet paksohen drejt dheut tė huaj nisen, humben, asimilohen. Shuhen familje fise nė pllaja, lugina nė gjirin e maleve qė kaq shumė i deshėn. Kullat bien nė heshtje varri. Natyra vetė zenė kujėn. Gjelat nuk kėndojn nė mengjes. Blegėrimat e deleve e hingėllimat e kuajve nuk ēajnė ajrin. Kishave u bien kryqet e ndryshkuna. Xhamive iu ēahen, plasariten e shemben minaret. Gėrmadhat e kullave duken si trupa burrash ramun nė beteja tė pėrgjakshme, fyt a fytas.
Kalojnė vite, dhjetė vjeēar. Dikush zgjohet kėrkon tė dijė historinė. Por duhen gjurmėt. Provat. Kėrkohen njerėzit e ditur dhe tė apasionuar. Lekėt pėr tė investuar. Kush ishte nė kėtė apo atė shtėpi. Kėto gėrmadha ēfarė fshehin nė gjirin e tyre. Po ky fshat e kjo lagje kur kanė qenė tė populluara. Dokumenta. Deshmitar tė gjallė, shumė tė rrall, rreth e pėrqark pėr tu intervistuar. Toponimet. Provat arkeologjike. Si ai piktori qe bėn portretin e njė heroi tė vdekur prej kohesh. Kėshtu e vetėm kėshtu ringjallemi. Dera e madhe prej druri rrezatonte bukuri e mjeshtri. Ajo ishte mikėpritėse. Nuk kishte dry pėr tu kyēur. Por lloz prej druni pėrbrenda. Vetėm i zoti e zonja e shtėpisė mund ta hapnin. Edhe portat e ngulmimeve tė zhdukura e tė gjalla Anton Pllumaj e shoqria Labiata mund e duhet ti hap. Po ndodh. Po realizohet. Portat e drunjta do tė hapen. Dėshmitė do tė dėshmojn. Provat e reliket e gjetura do tė ligjerojn. Malsorėt do tė kerkojn malet e paepura si vetė karakteri e jeta e tyre e dikurshme. Historia do tė pėrsėritet.

Firence 16. 03,2017



17/03/2017 - 17:49:29 | Komente: 0 | Shikuar: 316 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it