Selman Meziu: Cilėt do i shėrojnė plagėt e tua Shqipėri

I ngujuar nė kullat e kalatė e tua shqipėtar veē grindesh, shahesh, aramatosesh, ēarmtosesh, vrietsh e merr arratinė. Dikush tė mėsyni me shpata, shigjeta, flakė baruti e te shujti vatrat e zjarrit. Perseri u ngrite, duke e filluar nga hiēi, nga pluhuri, nga thėngjijtė e fikur, nga rrėpirat e shpellat e akullta e tė egra shkėmbore. Kur iu duheshe tė huajve tė morėn nė luftra, tė dhanė grada ofiēe, pse jo edhe perandori tė drejtoje, pape i kristianėve u bėre, kryeministėr i disa kombeve e filove dhe e mbylle me nder e zgjuarsi duke udhėhequr nė kufinj toksor e kohor gadi tė pafundėm.

20170113-selman.jpg
Dr. Selman Meziu

Por vetė, kurrė nuk u mėsove, tė drejtosh vetėveten, tė krijosh shtet me ligje, veēse ca prej tyre fatkeqėsisht tė pashkruara vendosnin drejtėsinė, qetėsin, rregullin. Vetadministrimi me bajrak, nguli thellė rrėnjėt nė trupin tand tė egėrsua e kėshtu qė, krraba e bariut dhe dyfeku me xhalm mbetėn kultura, mjeshtria, udherrėfyesja e njė jete tė mbyllur nėn helmeta malesh, nė kallamishte moēalesh tė fushave, nėn hakmarrjen, vėllavrasjen duke u kthyre nė gjah i majm pėr shkjat e veriut tė europės lindore, tė osmaneve tė stepave aziatike, tė heleneve pjelle e lashtėsis nė mijėvjeēarėt e largėt, ndoshta, lindun prej mitrės tande. Trojet e tua mbetėn njė kafshatė e deshirueme prej komshijve dhe deri larg nė kufijt e fundit tė trojeve ilire.

Sa herė kėrkove lirinė, mėvehtėsinė, zhvillimin tėnd nė ekonomi e kulturė, tė masakruan, tė dogjėn nė grop tė gėlqeres, tė t herėn, tė zhduken pėrdhunisht, apo tė kthyen nė skllav, shėrbetor tė leckosur, mercenar kokėshkret, duke tė pėrthithur, mjeshtritė e bijėve tė tu, energjitė fizike, mendore, duke tė pėrthare shpirtin e ndalur tiktaket e zemrės nė dherat e botės tė etur e tė pangopur tė ashtuquajtur moderne pėr nga teknologjit por jo nga shpirtėmirėsia zemėrgjėrsia. Historinė, tė gjithėn t’a kanė shkrojtur edhe pse ti o populli im plagė shumtė, ende nuk e ke shkruajtur vetė me alfabetin tand. Se nuk ke patur shkronja, ose i ke patur e armiqtė e tu t’i kanė mbuluar me qėllime tė mbrapshta, tė zhdukjes sė rracės tande me gjind, kulture e trazhgimi mbi e nėn dhe.

E tani kur kėrkove tė ngriheshe, tė shprehje aftėsitė e tua, qeverisėse, aftėsitė tuaja tė ribashkimit tė forcave, pikėrisht nė dhjetevjeēarin e fundit tė shekullit tė njėzetė, ty o popull, tė mashtruan. Ata qė trupin tand ta kafshuan nė shekujt e nxehtė e tė ftohtė ata, qė ti iu kishe dhanun dhurat qytetėrimin ilirik, ato qė nė themelet e zhvillimit tė tyre, nė tė gjitha kontinentet, patėn energjitė fizike, mendore e udhėheqėse tė racės pellazgo-ilire- shqiptare. Por edhe ato qė nė mėngjezin qiell kthjellėt tė demokracisė, tė buzqeshėn amėl e u vetėshpallėn shenjtor, mė pas thikėn pas shpine ta ngulėn, duke tė sjellun plagė qė ende mavijosen, duke tė shkaktuar dhimbje, vdekje, braktisje trojesh, pėr t’u hedhur shqiptar i mjeruem nė gojrat dhambshumt e tė fuqishem tė botės sė kapitalit, qė kėrkonte energji tė reja, mendore e fizike tė tuat pėr tu ripėrtrirė e vazhduar pėrpara.

Ndėrsa kajmekani i demokracisė Sali Berisha shkeli me kambė, e luftoi me plumba e hekur hirerarkine e pasurinė gjithėfarėshe komuniste. I paster si qelibari nė agimet e para ai rrėshqiti, ra nė kurthin e piramidave. Veēse kėtu nuk u varros faraoni demokrat, por njė popull i tėrė, me pasuri, katandi, me rreke gjaku e pasurim tė pandershėm politikanėsh me gjithė sojin e sorollopėt e tyre.

Ekonomia e dekompozuar plotėsisht filloi ringjalljen me hajdutėri, me vjedhje nga investimet e huaja pėr tė shėruara plagėt e tua tė stėrmėdha Shqipėri, me parat e fituara me djersėn e ballit nga qindra e mijėra mergimtarėve me trup e energji tė derdhura nė tė pėrbindshmen botė tė kapitalit. Ku ēdo qindark e kartmonedhė kullonte gjak, djerse, mallė tė pashuar dashurie familje e mėmėdheu, dhimbje cfilitėse, lotė tė hidhura e lėngim tė pashėrueshėm nanash.

E ndėrsa shushunjat e kapitalistėve tė rinj pasuroheshin dhe e dinin se tragjedinė njerėzore dhe mjedisore tė qyeteteve tė Hiroshimės e Nagasakut tė japonisė e shkaktuan pilotėt e vdekjes amerikan, hiroshimėn shqipėtare (Gėrdec - Vorė –Tiranė, 16 Mars 2008) e pregatitėn dhe e shkaktuan figurat politike dhe udhėheqėse shqiptare Fatmir Mediu dhe Shkėlzen Sali Berisha. Njerėzit u hodhėn nė erė tė mbėshtjellun me gjuhėn flakėruese tė flakėve nga dhjetra metra lartėsi e u banė shkrumb e hi, fėmijė tė mitur, gra tė urituara e burra tė varfėr deri nė palcė. Edhe sotė e kėsja dite aktorėt, skenaristėt, regjizorėt e kėsaj tragjedie makabre hiroshimjane bėjnė politkė e jetojnė nė luksin e sheikėve arab tė kohėve moderne. Ndėrsa plaga e hapur akoma kullon doza helmi, rrėke gjaku e dhimbje tė llahtarshme.

Shqiptarit nga nje krah vetėm po thahej, mekej, drobitej nga uria, pangrėnesia, nga hidhėrimi qė vinte e shkonte dallgė - dallgė pa ndėrpreje, por, edhe nga pellgu i lotėve dhe i gjakut ēurg tė hakamrrjes, nga krahu tjetėr po qelbej moralisht, vjedhja, gėnjeshtra, hipokrizia, servilizmi, arsyejes ia zuri vendin forca huliganista, kėrcėnimi me vrasje, rrėmbim fėmije, dhunim famileje si rrjedhojė po ngriheshin kriminelėt, po shtohesh varferia e skamja kulturale e vyrtyteve shqiptare tė trazhėguara nė shekuj.

Bashkė me mjedisin shpirtėror, kulturor, moral e psikologjik, po varfėrohesh shkretohesh e ndotesh ajri, toka e ujrat nėpėrmjet ndyrėsirave tė gazrave, mbeturinave ushqimore e industriale, grirjes e coptimit tė pyjeve, shpateve tė maleve, kodrave nga makinerite gjigande e furrat shkrirėse. Ndėrsa natyra filloi tė pėrjetoi shkretetizimin mė huliganesk nė tė gjithė mijevjeēarėt, nga shfrytėzimi i pa mbėshtetur teknikisht, nga mafia politike me pangopėsinė me pasuri e para, varrėmihėsja e jetėve tė njė populli tė tėrė, tė njė natyre dikur tė begatė e tė pėrkujdesur me shejtėri.

Plagėt e trupit tand, zhuriteshin nė ēdo fushatė zgjedhore, vriteshin si qeni nė rrush, anėtar komisionesh votimesh, ato qė demostronin kundėr politikave tė gabuara ekonomike, vijės sė hekurt, rrėzoheshin ‘’aksidentalisht,, me avion ose makina politkanė, deputet si Gramoz Pashko, Sokol Olldashi apo me breshėri plumbash si Azem Hajdari etj. Fatkeqėsisht gjitheēka mbulohesh me gėnjeshtra, propogandė shurdhuese mafiozėsh politik, tė shtypit, rados e televizioneve, skllavė tė gjunjėzuar, tanima tė liderėve partiak e kryetar qeverish. Ende e vėrteta noton nė detrat e turbullta e tė dallgėzuara tė dyshimeve, jashtė vėmndjes tė drejtėsisė dhe nė ligjet e pa qena apo tė dyshimta tė krijuar prej bretkocave e korkodilave tė pellgut politik moēalor shqiptar tė njėzetė e shtatė vjetėve.

Ndėrsa Kryeministri Fatos Nano ra viktime e vjedhjeve me duart e lapsin e tijė tė holl, duke u larguar nga politika i djegur me shkrepsen nga baruti i prodhuar me plotė vullnet e dėshirė nga ai vetė. Ngrihet nė shkallėt hirarqike partiake njė piktor, muzikant Edvin Rama, qė kėrkoi me tė marrė pushtetin tė zhduki strukturat anadollake e anarqike Berishiane e tė vendos ligje tė rrepta e taksa supėrplanetare pėr tė varfėrit i bazuar tek kshillimet e ish kryeministrit britanik Tomi Bler. Por taksat e popullit, investimet e huaja fironin me shuma kolosale deri sa shkonin pėr zbatim nė bazė, duke mbushur me paturpsinė me tė madhe, me pandershmėrine deri nė krime njerėzore, mjedisore e shitje pėr njė kacidhe tė burimeve natyrore e minerale konēesionarėve te huaja nė portofolat e ministrave e rrethuesve tė tyre.

Martesa me shkues Berishėn (figurė politike nė zvenitje) me Ilir Metėn pėr tė udhėhequr vendin pėr katėr vjet, ishte kurthi i zgjuar i ndėrmjetėsit. Ndaj si bashkėudhėtar i kapitalizmit nė embrion tė korrupsioni (vjedhje grabitje nė sistem zinxhir hireraqik) nė klanet politike dhe nė tė gjitha strukturat vertikale e horizontale tė shtetit shqiptar tė sjellura nė sistem ‘’bakter kok,, nga qeveritė Nano, Meksi, Berisha tanima ia hoqi kallaisjen demokracisė sė brishtė shqiptare duke e kthyer nė ushqim helmues, vdekjeprurės pėr ekonomin, kulturėn, mjedisin ekologjik natyrorė e shpirtėror e qytetar pėr mbarė shqiptarėt e mbetur nė atdheun e tyre qė sa vinte e shkretetizohej.

Prandaj u hartua me kujdes skenari pėr tė sjellur njė tėrmet tė fortė shkatrrimtar nė kullat biblike tė hajdutėrisė tė politkanėve shqiptar pėr njėzetė e shtatė vjet, qė ti hapesh rruga demokracisė sė vėrtet me elementin fuqiplotė, votėn e popullit e deputetė e qeveritarė tė ndershėm me arsim tė lart, kulturė tė gjere, tė aftė pėr tė ēuar pėrpara pėrparimin e gjithanshėm tė shqipėrisė mė tė prapambetur nė evropėn moderne. Pėr tė realizuar kėtė ‘’pushtim,, pa zhurmė, bujė, plumba dhe lumenj gjaku u soll nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikes amabsadori Donald Lu, njė shqipėfolės i shkelqyer dhe kroatja Romana Vlahuti pėr Bashkimin Evropian. Lufta u zhvillua e egėr, e paqtė por e gjatė me shumė pėrpjekje, diplomaci, me shumė zgjuarsi e teknikė moderne psikologjike e mveshur me taktika tė streholluara. Megjithatė kaq fort ishin lidhur hallkat e tė dhjamosurve politkan, ministra e ish, kryeministra e ish, kryetar aprtish saqė dy superfuqitė nuk mundėn, nuk ia arritėn objektivit tė shkallmonin rrjetin e hajdutėrisė tė politikanėve shqiptar. Sundimi i tyre tanima kishte ngulur thellė kthetrat nė trupin e shqipėrisė tė rrėnuar e tė njė populli qė lėngonte nė mjerim, varfėri e vuajtje satanike.

Njė kėrpudhė e bardhė shumėformėshe, mbiu nė mes bulevardit Dėshmorėt e Kombit, kjo ishte ēadra e opozitarėve tė politikės shqiptare, me Kryetarin e ri tė Partisė Demokratike trupmadhin djaloshar Lulėzim Basha. Objektivi ishte, rrėzimin e Qeverisė tė Edvin Ramės, shkatėrrimin deri nė themel tė Republikės sė Hashashit, vendosja e njė qeverie teknike dhe mė pas ngritja e njė Republike tė Re, mbi gėrmadha tė vjetra, tė ndryshkura, tė mbytura nė pellgun e hajdutėrise tė pa qartėsisė tė strategjive tė zhvillimit tė vendit e programeve tė detajuara ekonomike e kulturale tė zhvillimit tė shqipėrisė plagėshumte. Pra e shprehur mė qartė, nė dritėn e diellit, njė politikė origjinale shqiptare, me shije tė hidhur deri nė kėto momente, pa sistem eshtėror dhe palcė kurrizore politkash zhvillimi e vendosje drejtesie.

Njė demagogji shurdhuese marramendėse, njė propgandė pa bereqet e papėlqyeshme, e pa gėlltitshme, e pa shpresė e pa rrezatime pėr tė ardhmen nga gjithė banda e politikanėve. Tingujt rrėnqethės pėr shkatėrrim nervash prodhonin ato, kundra njė populli qė po jetonte nė varfėrinė e tejskajshme, nė mugėtirėn e vuejtjeve cfilitėse, vdekje prurėse tė shpresave pėr jetesė nė mėmėdheun e tyre, pėr njė tė ardhme duke jetuar nė skenat tragjike tė njė shqipėrie ku ndodhnin realisht ku shikohen, qahen me vajtimore e mbulohen me dhimbjen e tė gjallėve, mijėra kufoma tė eshtėrzuara e mė pas tė varrosura nga tajfunet e urisė e tė krimit tė ngritur nė sistem nga politikbėrsit e ligje zbatuesit fantazma.

Ecejaket diplomatike tė Evropės sė Bashkuar, gjermanise tė SH. B. Amerikės pėr tu pajtuar ndėr veti rrymat politike shqiptare, ndėrsa njė popull i tėri jetonte me ankthin e luftės civile, tė jugut me veriun mbjellur nga ish lideri tanima i dekompozuar moralisht e mendėrisht Sali Berisha e dhjetra kėrcėnime nga kryetar e politkan tė thjeshtė mbushur me fyerje, sharje e sjellje huliganėsh. Mė sė fundi mali na polli jo njė mi por tragjikisht njė gjarpėr Anakonda, qė nė fillim student eurosocialist e mė pas transformohet nė i tillė gjatė rrugės sė tijė nė karrjerėn politike e sė fundi, na zgjidhet President i Republikės tė Shqipėrisė, papritmas, befasisht, konjukturalisht. Njė marrveshje e fshehtė djallėzore, kundėr pėrparimit ekonomik e lulturimit tė popullit, qetėsimit tė shpirtėrave tė shqipėtarėve. Oktapodi korrupsion i klaneve politike shqiptare, tanima ka mbrojtės njė gjarpėr tė fuqishėm, tė frikshėm, grabiqar, dinakėror, qė ka fshehur kėmbėt e duart, por jo synymet pėr tė mbrojtur pasurinė, krimet, allishervishet e tijė e tė dhjetra sheikėve politik shqiptar qė lujn rolin dominues nė politkėn shqiptare dhe po kryejn me dashje, vu- ullnetarisht, ndėrgjegjėrisht varrosjen e njė populli.

Dita e Bajramit tė Madh caktohet ditė zgjedhjesh, ditė e shejtė pėr muslimanėt, e zakonshme pėr besimet krishtere dhe ortodoks. Zbukuruesi i qendrave tė qyteteve, i konsumuar tanima me politkėn e tijė baraziliane, zbukuron qendrat e qyteteve pėr tė rrėmbyer votat e banorėve tė tyre, paēka se nė perferitė e tyre, te fshatarsia, tek malsorėt, ėshtė ulur kėmbėkryq mafia, uria, krimi ordiner e politik dhe tashmė kryetar socialist fatkeqėsisht ėshtė konsumuar si politikan e shterėzuar pėr hartim programesh, zhvillim ekonomik etj. Nė krahun tjetėr zbuluesi i komplotit famkeq Kryetari i PD, Basha zhduk nga lista e deputetėveve pėr periudhėn e ardhėshme: politikanėt Eduard Selamin, Arben Imamin, Astrit Patozin, Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Kastriot Islamin etj dhe premton Republikėn e Re tė bananeve.

E kundėrta do tė nxiste zhvillimin e fermerėve, do tė ndalonte hemoragjinė e emigracionit do tė ishte kryerja e njė reforme tė thellė nė pronėsinė private nė pyje e kullota, qė me gjithė propozimet e bėra nėpėrmjet njė letre tė hapur lideri Demokrat, nuk mori guximin, tė vendos nė programin elektoral kryerjen e saj. Ndersa anakonda Ilir Meta nė kėtė fushat amullie elektorale, bie nė kurthin e kėrcėnimeve gjakatare tė shpėtimtarit e padishahut tė vetė Sali Brishės i cili nė ditėt shumė tė nxehta tė qershorit kėrkon tė armatos popullin nė luftė kundėr njėri tjetrit pėr tė votuar LSI, krijesėn politike mė e djallėzuar, ku ryshfetin, vjedhjen e korrupsioni iu kanė pushtuar ēdo qelizė tė veprimtaris sė tyre politike e ekonomike.

Trup cfilitura Shqipėri, plagė hapura e tė mavijosura nė tokėn e natyrėn duke i shpėrfytyruar, rrrėnuar, shėmtuar e shkretuar; me njė popull qė jeton nė ankthet e jetės e tė vdekjes, tė xhveshur moralisht, shpresė humbur e tė shumė vuajtur. Atėhere kush politikan, cila forcė politike do t’i shėrojė palgėt e tua, dhe kush do t’i heq qafe shushunjat gjakpirėse tė veshur me pushtet politikė ekonomik, tė shėndritshėm nga jasht por tė krimbur nga brėnda e ku ndjen erė qelbėsirasht tė fermentuara nė pellgun e demokracisė alla shqiptarēe????



19/06/2017 - 10:04:09 | Komente: 0 | Shikuar: 510 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it