Nebi Dragoti: Politikė e re pa militantizėm tė sėmurė

Ende politika shqiptare nuk ėshtė futur nė shtratin e vet pėr tė ngritur ndėrtesa tė konsoliduara alternativash tė qėndrueshme me ideollogji e program tė studiuar e tė avancuar nė lartėsi dhe shėrbim tė kėrkesave kohore plotėsisht ēka i intereson vendit. Ende politika shqiptare nuk ėshtė zhveshur nga mentalitete ēoroditėse, frenuese, rutinore, pengesa tė rrymave ideollogjike, qė janė vjetėruar dhe u ka ikur koha. Kjo politikė ekzistuese ka zėnė ndryshk dhe nga ē’ka dhėnė, gjė tjetėr qė duhet dhe ėshtė e nevojshme, kėshtu, nuk mund tė eci nė kohė me hap tė azhurnuar. Ende ndertimi i alternativave partiake ka mbėshtetje oligarkinė, nepotizmin duke afruar rreth vetes edhe njė llumė individėsh tė cilėt shoqėria e shėndosh nuk i honeps. Ende politika nuk ndėrton alternativėn, duke grumbulluar rreth vetes tė urtėt, tė diturit, mė tė zotėt, mė produktivėt. E gjitha kjo ka domethėnie, ėshtė e vėrtetuar, kur nėpėr alternativa bėhen pėrjashtime, largime nė nivele qesharake, bėhen fraksione inatēore, kur aspak nuk ėshtė nevoja e shtimit tė partive binjake e trinjake nga e njėnjta alternativė. Nė kėto alternativa mungon krejtėsisht emancipimi demokratik. Mungon alfa, ajo mė kryesorja, meritokracia si shtyllė e shoqėrisė demokratike. Mungon funksionimi i mendimit kolegjial, armė e fortė nė ēdo grupim. Dukuri e shėmtuar ėshtė dhe militantizmi i sėmurė qė afrojnė rreth vetes pothuajse ēdo alternativė. Kjo kategori e vogėl nė numėr i ngjitet njė alternative partiake dhe nuk i shqitet asaj edhe nėqoftėse ojo ka program , ose ėshtė pa program, siē ndodh e qė nuk i prinė zhvillimit , por ka motive pėr tė marrė pushtetin me dhunė e pėr tė qeverisur nė menyrė harbutshe duke shikuar e ushqyer interest e veta oligarkike si parti. Njė natyrė e tillė dėmton kombin siē e ka dėmtuar dhe e ka lėnė vendin me shumė probleme duke e krahasuar me vendet e zhvilluar dhe tė pėrparuar. Ky militantizėm i sėmurė dhe ekstrem, mė tepėr djathtist se majtist, ka ndjenja fashizmi ndaj krahut politik qė ka pėrballė. Kjo kategori e paktė nė shtetin tonė edhe nėpėr shtete tjera, siē ka edhe nė gjithė botėn prish ekuilibret e paqės, sepse nuk ka ideale njerėzore veē iluzioneve pėr tė jetuar si parazit, si mė i forti e si mė shfrytėzuesi ndaj masave tė gjėra e tė ndershme paqėdashėse qė duan tė jetojnė e tė ndėrtojnė jetėn me djersė. Ēdo alternativė partiake kėtė kategori duhet ta tėharri nga vetja, ndryshe, mė mirė duhet tė pushojė sė ekzistuari dhe t’u lejė vendin alternativave me program sa mė social, sa mė tė drejtė ligjėrisht, sa mė largpamės pėr konsolidim e forcim tė shoqėrisė me demokraci tė kulluar. Ndryshe, militantizmi plangprishės i shfaqur nė shumė drejtime me dukuri ekstremiteti bėhet edhe shkaktar i njė lufte civile tė padėshiruar duke dalur, si turmė, jashtė kontrollit. Barrikadė e kėsaj shėmtie i bėhet bllok vetėm funksionimi i shtetit tė rreptė ligjor qė vepron nė emėr tė shumicės dhe Kushtetutės sė vendit. Ndryshe, konkretisht, ndodh siē ndodhi nė vendin tone mė 1997-ėn, sepse politika e atėhershme nuk qe politikė. Pra, kundėr ēdo tė keqe, kryesore ėshtė konsolidimi i shtetit ligjor, qė ne ende nuk e kemi dhe prandaj vuajmė.

***

Fundfjala e shkrimit ėshtė edhe si kryefjalė pėr lėvizje tė re nė politikė.Ēdo parti duhet tė largohet nga militantizmi i sėmurė, duhet tė ketė anėtarėsi tė shėndoshė, njerėz tė pastėr dhe tė pasur me virtyte njerėzore, njerėz tė respektuar dhe tė nderuar nė shoqėri. Stafi drejtues i ēdo alternative duhet tė rrezatojė kulturė, qytetari, patriotizėm, pėrkushtim e devotshmėri nė detyrėn qė ka marrė pėrsipėr vetes dhe tė ketė pikėsynimin e realizimit tė premtimeve qė merr para elektoratit. Ka ikur koha e lidershipėve veshur me kult dhe egoizėm, me pamje e sens diktatoriali duke komanduar “ unė, unė, si them unė” . Kėtij karakteri prej lidershipi ēdo alternativė duhet t’i largohet dhe tė zejė vend drejtimi kolegjial, qė nuk tė lė tė gabosh nė problemet politiko-ekonomike. Kėshtu nė kėtė prizėm, nė kėtė lėvizje parėsore nė alternativė do tė mbizotėroj harmonia, mirėkuptimi dhe efektiviteti i suksesit nė punė e kudo. Ka ikur koha e mashtrimit politik, e dallavereve, e akrobacive dalė boje. Populli tė mat mirė, tė peshon sakt, ta kalkulon vlerėn qė ke e qė jep tek shoqėria. Kėto kėrkesa, sa sipėr, kjo lėvizje e re, ta quajmė kėshtu, duhet dhe ėshtė e dobishme dhe domosdoshmėri e kohės pėr t’u zbatuar njėherė e mė parė; ėshtė nė favor tė shtetit shqiptar.


21/06/2017 - 11:12:19 | Komente: 0 | Shikuar: 475 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it