Ramiz Zekaj: Arnautėt e Sirisė, njė Shqipėri e vogėl larg atdheut tė tyre
Flet shkrimtari dhe publicisti me origjinė shqiptare, Abdulatif Arnauti

Instituti (AIITC), nė synimin e tij pėr tė kontribuar pozitivisht nė kulturėn shqiptare me kėndvėshtrime tė reja dhe me prurje tė larmishme nga qytetėrimi botėror, filloi organizimin e ciklit tė leksioneve me temė: “Popuj dhe kultura”, i cili ka nė fokus trajtesa tė ndryshme nga personalitete tė shquar tė shkencės, kulturės e artit nga brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

I pari personalitet qė hapi siparin e kėtij cikli leksionesh ėshtė figura e mirėnjohur e kulturės arabe, e njėherazi dhe e kulturės shqiptare nė botėn arabe, shkrimtari sirian Abdulatif Arnauti. I njohur nė Siri pėr krijimtarinė letrare dhe, veēanėrisht pėr pėrkthimin e kryeveprave tė letėrsisė shqipe nė gjuhėn arabe, dashuria pėr vendin e tij tė origjinės e solli kėtė kohė nė Shqipėri z. Abdulatifin pėr tė marrė pjesė nė kremtimet e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pasi viti jubilar i 100-vjetorit tė Pavarėsisė nuk mund tė linte pa pėrfshirė nė kėto festime edhe shqiptarėt e diasporės nė vendet arabe.
Duke gjetur tė pėrshtatshme kohen dhe momentin historik, AIITC organizoi akademin e parė “Popuj e kultura” me takimin: “Arnautėt e Sirisė – Njė Shqipėri e vogėl larg atdheut tė tyre”, ku z.Arnauti foli rreth pranisė shekullore tė shqiptarėve nė Siri, pėr jetėn dhe traditat e tyre, mbi ndikimin social e kulturor tė tyre nė vendet arabe dhe mbi kontributin e tyre pėr ēėshtjen kombėtare.


Takimi i cili u zhvilluar nė amfiteatrin e AIITC, ditėn e enjte mė dt. 29.11.2012, zgjoi interesin e shumė personaliteteve tė botės akademike, kulturore e diplomatike shqiptare – bashkėpunėtorė tė AIITC, si Rektori i Akademisė Pedagogjike tė Tiranės Prof. Dr. Musa Kraja, Drejtori i Sektorit tė Enciklopedisė nė Akademinė e Shkencave Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, gjuhėtarja Dr. Genciana Abazi – Egro, ish ambasadorėt zotėrinjtė Sulejman Tomēini, Shaban Murati, Qazim
Tepshi e Faruk Borova dhe njė sėrė personalitetesh tė tjera miq e dashamirės tė AIITC.
Takimin e hapi Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, i cili u shtjelloi pėrmbledhtazi tė pranishmėve idenė e Akademisė sė AIITC, si dhe bėri njė prezantim tė mikut tė nderuar. Mė tej fjalėn e mori z. Arnauti, i cili u foli tė pranishmėve nė gjuhėn amė, me shqipen e tij me theks kosovar, pasi prindėrit i kishte nga Vushtria. Nė fillim ai bėri njė historik tė emigrimeve shqiptare nė Siri, tė cilat nisin qė para 200 vjetėsh, kur ushtarėt shqiptarė tė Ibrahim Pashės, djalit tė sunduesit shqiptar tė Egjiptit Mehmet Ali Pashės, nuk u kthyen me ushtrinė nė Egjipt, por u vendosėn nė Siri. Pjesa mė e madhe e tyre ruajten gjuhėn dhe traditen, por pati nga ata qė u pėrzien me vendasit dhe nuk arritėn tė ruajnė gjuhėn dhe mbiemrat e tyre. Por, sipas z. Arnautit, edhe sot e kėsaj dite ata janė tė vetėdijshėm pėr origjinėn e tyre shqiptare dhe nuk e harrojnė atė. Emigrimet e tjera tė shqiptarėve nė Siri ishin ato tė viteve 1912-1913, pėr t’i shpėtuar represionit serb tė kohės dhe tė viteve 1945-1948, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes sė pushtetit komunist nė Shqipėriu e Jugosllavi. Por kėta tė fundit, sipas z.Arnauti, emigruan mė tej nė Amerikė dhe shumė pak prej tyre u vendosėn nė Siri.

Pastaj z.Arnauti foli pėr historinė e familjes sė tij dhe tė lidhjes qė ai kishtė me letrat shqipe. Prindėrit e tij tė emigruar mė 1913-ėn dhe ai vetė lindi nė Siri nė vitin 1931. Pavarėsisht se i lindur nė Siri, mjedisi shqiptar ku u rrit bėri qė nė fillim tė mos e dinte mirė arabishten. Megjithatė nė shkollė ai e pėrmirėsoi gjuhėn arabe, madje aq sa nė vitet ’40 tė shekullit tė kaluar tė botonte krijimtari letrare nė poezi e nė prozė nė gazetat dhe revistat e kohės. Nė vitet ’50 tė shek. XX ai filloi tė pėrkthente letėrsi shqipe nė gjuhėn arabe, punė tė cilėn e nisi me pėrkthimin e teksteve tė disa kėngėve shqiptare. Me kalimin e kohės gama e pėrkthimeve tė tij nga letėrsia shqipe u zgjerua sė tepėrmi dhe dėshira e publikut arab pėr t’i lexuar ato bėri qė botimet tė mbaronin sapo dilnin, saqė nga Egjipti i kėrkuan qė pėrkthimet e tij tė botoheshin edhe atje. Mė pas kėto vepra u shpėrndanė nė tė gjithė botėn arabe.
Nė kėtė mėnyrė z. Arnauti u bė pėrkthyesi i parė i letėrsisė shqipe nė vendet arabe dhe vendosi marrėdhėnie shumė tė mira me Lidhjen e Shkrimtarėve nė Shqipėri, pėrveē marrėdhėnieve tė forta qė kishte me shkrimtarėt shqiptarė tė Kosovės. Kjo bėri qė z. Arnauti ta vizitonte Shqipėrinė nė vitet ’70, tė takohej me Kadarenė, Agollin e shkrimtarė tė tjerė dhe ta rriste numrin e veprave shqipe tė pėrkthyera nė arabisht. Ai deri tani numėron rreth 21 pėrkthime, tė cilat pėrbėjnė pothuajse gjysmėn e librave tė tij qė arrijnė numrin e 61 veprave me krijimtari letrare, pėrkthime e studime nė fushėn e kritikės letrare.
Midis pėrkthimeve tė tij mė tė rėndėsishme nga letėrsia shqipe janė: romanet e Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, “Kėshtjella” dhe “Dosja H”, romani i Dritėro Agollit “Njeriu me top”, romani i Vath Koreshit “Dasma e Sakos”, drama e Kolė Jakovės “Toka jonė” dhe njė seri vėllimesh poetike tė poetėve shqiptarė nga Shqipėria e Kosova, si Azem Shkreli, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu etj. Pėrveē pėrkthimeve, ai ka shkruar nė shqip edhe disa vėllime me poezi tė vetat. Dy prej kėtyre poezive auditori pati kėnaqėsinė t’i dėgjonte tė recituara nga gazetarja e Radio Kontaktit Marinela Naska.
Mė pas, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė pranishmėve, ai foli pėr mėnyrėn se si e kishin ruajtur shqiptarėt identitetin e tyre nė Siri dhe pėrmendi njė sėrė figura shqiptarėsh me kontribut madhor nė kulturėn dhe artin arab, si romancieri Maaruf Arnaut, piktori Abdulkadir Arnaut, dijetarėt Muhamed Nasiruddin Albani, Abdulkader Arnauti, Vehbi Gavoēi etj. Foli pėr klubet e arnautėve nė Siri dhe mikpritjen e popullit sirian pėr emigrantėt shqiptarė, si dhe dėshirėn e vendasve pėr tė lidhur miqėsi e krushqi me shqiptarėt, pėr shkak tė cilėsive fisnike qė i karakterizonin ata. Midis tė tjerash pėrmendi edhe fatkeqėsinė personale nė trazirat e fundit, ku nga bombardimet iu dogj biblioteka personale me tė gjitha librat dhe dorėshkrimet e tij qė po i bėnte gati pėr botim.
Takimi i zgjatur pėr mė se dy orė u mbyll me njė dhuratė simbolike qė Kryetari i Bordit Drejtues tė AIITC, Dr. Faruk Borova, i dorėzoi mikut tė nderuar – njė flamur kombėtar me shqiponjė tė qėndisur, i cili do t’ia zėvendėsonte edhe flamurin e vetėm shqiptar qė shkrimtari e mbante nė bibliotekėn e tij personale, tashmė tė djegur.
Me kėtė rast takimin e pėrshėndeti edhe mbesa e shkrimtarit, znj. Marie Arnauti, drejtoreshė e Operės sė Damaskut. Pasi shprehu falėnderimin e saj pėr mikpritjen e gjetur nė Shqipėri, ajo tregoi se i kishte pėlqyer shumė vendi i saj i origjinės dhe shtoi se do tė ishte e lumtur qė tė niste bashkėpunime tė suksesshme nė fushėn e artit dhe tė kulturės midis dy vendeve, me qetėsimin e situatės nė Siri. Mė pas bisedat dhe takimi me shkrimtarin vijoi nė sallėn e ekspozitave tė AIITC, ku pėr tė pranishmit ishte shtruar njė koktej. Duke shfrytėzuar praninė e tij nė AIITC, shkrimtari shqiptar u bėri njė vizitė mjediseve dhe zyrave tė Institutit dhe dhuroi disa nga librat e tij pėr librotekėn e AIITC.

ramiz_zekaj@yahoo.com

Nga Dr.Ramiz Zekaj

05/12/2012 - 23:20:37 | Komente: 0 | Shikuar: 2270 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]