Aristotel Mici: Flamuri Kombėtar nė ndėrgjegjen tonė shqiptare

Flamuri shqiptar me shqiponjėn nė mes ka historinė e tij tė herėshme, qė buron nga vete lashtėsia e kombit. Jo rastėsisht Eqrem Bej Vlora do tė shkruante pėr atė nė kujtime: “Historia e kėtij flamuri tretet nė mjergullėn e kohės” 1. Simboli i shqiponjės nė fushėn e kuqe tė flamurit fillon nė kohėn e vjetėr Para Krishtit, vazhdon nė Mesjetė edhe mbrrin nė kohėt e reja moderne. Imazhi i shqiponjės sė kėtij flamuri nis me njė legjendė antike, kurse gjurmėt e tij enden qė nga librat historikė e deri te dėshmitė materiale, qė nga vargjet e poetėve e deri te kėngėt e trimave kryengritės.
Straboni,2 duke hetuar pėr kohėn Pellazgo – Ilire, shkruante se ky popull nė tė vjetrat kohe ishte mė i rrepti e mė luftėtari e Shqiponja ishte pajtorja mė e mirė pėr tė. Atėherė qė kur Zeusi nga pellazgo-ilirėt nderohej si perėndi, faltoren e vetė e kishte nė Dodonėn e thesprotėve, pra nė Ēamėri. “Dhe kėshtu me kalimin shkallė shkallė tė paganizmit nė monotheizėm, shqiponja nga simbol fetar u kthye nė simbol kombėtar. Aq shumė u pėrngjit ajo me njeriun vetė sa atij zuri t’ia mėnjanonte tėrė emėrtimet e tjera, duke i lėnė emrin e vetė pėrgjithėsues “shqiptar” (biri i shqiponjės)” 3. Natyrisht, ky ėshtė njė rrėfim legjendar dhe, si i tillė, mund tė jetė i diskutueshėm. Po mos tė harrojmė se edhe emri i detit Egje mbėshtėtet mbi njė rrėfim legjendar. Siē na mėson mithi i lashtė, mbreti Egje u mbyt nė kėtė det, tek pa i pikėlluar velat e zeza tė anijes sė birit tė tij, Tezeut, duke e marrė tė birin pėr tė vdekur. Atėherė, sipas mithit tė lashtė, emrin e mbretit Egje e mori deti. Edhe kontinenti plak i Evropės e ka marrė emrin nga njė e dashur e Zeusit, me emrin Evropa, me tė cilėn ai pat rėnė nė dashuri.. Dihen nga tė gjithė historianėt kėto emėrtime mitiko - legjendare, po asnjė komentator nuk shprehet kundėr.

Ka edhe ndonjė studiues qė mendon se shqiponja, edhe pse ėshtė simbol, nuk ka qenė ndonjėherė “totem” e gjyshėrve tanė nė Dheun e Arbėrit; dhe, duke mos qenė e tillė, ajo nuk ėshtė figurė bindėse pėr tė pėrligjur idene e hipotezės se etnonimi shqiptar, qoftė nė mėnyrė hipotetike, mund ta ketė prejardhjen nga emri i shpendit tė “shqiponjės” apo” shqipes”. Aq me mosperfillje shihet kjo ide e mundshme, sa nuk futet as nė listat e hipotezave, qė rrahin tė qartėsojnė etimologjinė e fjalės shqipe dhe tė emrit shqiptar. Kur lexon njė arsyetim tė tillė, mendja tė shkon vetiu te legjenda e “nėnės ulkonjė” nė Romėn e lashtė, tek ajo ujkonja, e cila, sipas legjendės, ushqeu me qumėshtin e saj binjakėt Romulin dhe Remon. Kjo ujkonjė nuk ka qenė “totem” pėr fisin Latin tė Laciumit. Kėtė e dinė latinistėt, po megjithatė, ata nuk e hedhin poshtė legjendėn e themelimit tė Romės nga Romi. Pėr mė tepėr, figura e “nėnės ujkonjė” demonstrohet me madhėshti nėsa e sa vepra arti, qė nga mozaiku dhe pikturat e Leēes, ne jug tė Italisė, e deri te skulpturat, altoreliefet e basoreliefet e Romės antike dhe asaj tė sotme, pa pėrmendur rėklamat e panumėrta nėpėr kutitė e qumshtit. Atėherė lind pyetja pse shqiptarėt duhet tė jenė kaq shpėrfillės ndaj simbolit tė tyre shekullor? Kėshtu tė krijohet njė lloj ēudije, kur atė qė na e pohon Straboni si shenjė krenarie, e neglizhojmė ne sot.

* * *

Po me tepėr se hamendja e njė legjende, janė faktet e shumta historike dhe arsyet gjuhėsore qė tė sjellin te hipoteza se simboli i shqiponjės duhet tė jetė nė themel tė idesė pėr unitetin tonė kombėtar. Nuk ka dyshim se flamuri me fushėn e kuqe dhe shqipen dykrenare nė mes ėshtė simboli ynė mė i vjetrėr mbarėkombėtar. Me kėtė flamur nė mendje dhe nė zemėr ne kudo ndjehemi shqiptar. Gjuha shqipe dhe flamuri na bashkojne e na vėllazėrojne kudo qė tė ndodhemi si te Nėna Shqipėri, si nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Preshevė, Bujanovsk, nė Mal tė Zi, nė Itali, nė Greqi, nė Turqi dhe kudo nėpėr kontinente, nga Amerika e deri nė Australi. Flamuri dhe gjuha amėtare janė dy hallkat qė na lidhin si vėllezėr shqiptar tė njė gjaku.
Qysh nė shekullin e dytė Pas Krishtit, biografi i antikitetit, Plutarku, nė veprėn “Jetė Paralele” tregon pėr Pirron e Epirit se kur ushtarėt po e glorifikonin pas betejės sė Heraklesė (280 PK) duke e quajtur atė “Shqiponjė”. Ai iu drejtua atyre dhe u thotė: “Nga ju unė jam shqiponjė; dhe si tė mos jem i tillė, kur ju jeni flatrat e mia qė me ngrini aq lart!”.4 Nga ky episod fare qartė duket adhurimi i stėrgjyshėrve tanė pėr figurėn e shpendit tė shqiponjės, e cila gjatė shekujve do tė kthehej nė simbol emblematik, duke u bėrė shėnja mė dalluese pėr tė gjithė arbėreshėt nė Dheun e Arbėrit. Kėtė ide e mbėshtet edhe Pashko Vasa nė artikullin ”Shqypnia dhe Shqyptarėt”, tė botuar mė 1879, kur shkruan: “Qė prej fjalėve qė i thanė ushtarėt Pirros, e prej fjalėve qė iu pėrgjegj Pirroja, na ka mbetur neve emni shqiptarėt, e dheut ynė i thonė Shqypni, e gjuhės yne i thonė shqype e Plutarku e dėfton hollė e hollė”. 5
Kurse Apostulli i Shqiptarizmės, poeti Naim Frashėri, do tė shkruante tek poema “Dėshira e vėrtetė e Shqiptarėve”:
U quajt me kėtė emėr qė moti shqiptari
Nga “shqipja” q’ish i fortė, nė luftė mė i pari.
E nga qė mbante krye nė flamur kurdoherė
Shqiponjėn, shenjė tė trimėrisė nė vlerė
6
Dhe nė vitin 1886 nė kapitullin “Prindėrit” tek “Histori e Shqipėrisė” po ky Rilindas i madh do tė pohonte:”Shpesi qė i themi “shqipe” ishte sipas besės zogu i Hyjit dhe shenjė e trimėrisė. Andaj e kishin nė flamur shqiptarėt e vjetėr, pa nga shqipja u quajtėn shqiptarė”.
Po nė mėnyrė tė veēantė Flamuri i arbėrit me shqiponjė dy krenare nė mes do tė ndrinte nė betejat e lavdishme tė Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut, kundėr turqve osmanllinj. Nė kėto beteja flamuri me shqiponjėn do tė ishte simboli i bashkimit tė tė gjithė bashkėluftarėve tė kohės sė Skėnderbeut kundėr pushtuesit barbar aziatik.

Nga tė parėt historianė kėtė flamur na e tregon Anonimi i Tivarit, mė 1480, (i cituar nga Biemmi), i cili shkruan : ”Flamuri i Skėnderbeut ishte njė shqiponjė e zezė me dy krerė dhe e hapur nė shesh tė kuq”. Dėshmi tė njėjtė pėr kėtė flamur me shqiponjėn nė mes jep edhe biografi i Skėnderbeut, Marin Barleti: “Skėnderbeu mbante flamuj tė kuq, tė qendisur me shqiponja tė zeza dykrenare, ky ishte flamuri i fisit tė tij”. 7 Ky flamur ishte tipari dallues nė tė gjitha veprimtaritė luftarake tė ushtrisė sė Skėnderbeut. Flamuri qe bėrė pjesė e krenarisė sė tyre ndėr betejat heroike. Kudo qė shkonte ushtria e Skėnderbeut pėr tė luftuar, flamurėt nuk i ndante nga vetja. Nė tė njėjtėn vepėr Marin Barleti tregon se “trimat e Skėnderbeut nėn komandėn e tij kur shkuan nė Pulje, pėr tė ndihmuar mbretin Ferdinand tė Napolit…mbanin flamurėt e kuq me shqiponjėn dy krenare nė mes.”.

Po gjurmėt e kėtij flamuri me shqiponjėn dy krenare shihen dy shekuj mė pėrpara epokės Skėnderbejane. Shenjat e flamurit me shqiponjė duhet t`i kėrkojmė qysh me Principatėn e Arbėrit dhe Despotatin e Epirit. Aty nga fundi i shekullit XII, Progoni (1190-1199) do tė sundonte dhe do tė qeveriste principatėn e Arbėrit me gjithė atributet e njė prijėsi me vulėn e flamurin e tij. Dhe mė vonė, siē pohohet nė “Historinė e Shqipėrisė”, nė vitin 1336, Principata e Arbėrit qe forcuar aq shumė, sa Ludoviku, i biri i Karlit tė Anzhuinėve, i njohu Andrea Muzakės titullin Despot i Arbėrisė8. Tre dekada mė pas, kur Andrea Muzaka II i mundi bullgarėt tek Mali i Peristerit nė vitin 1372, pozita e despotatit forcohet edhe mė tepėr. Nė ndihmė tė kėtij mendimi na vjen Princi Gjon Muzaka, i cili, nė Memorien e vetė tė shkruar mė 1510, tregon sesi “Perandori i Konstandinopolit u kėnaq shumė qė zoti Andrea Muzaka kishte pasur njė fitore tė tillė, me qė kishte larguar nga muret e Adrianopolit armikun e tij tė madh…I pėrmenduri Perandor urdhėroi qė t`i jepnin atij stemėn, d.m.th., shqiponjėn me dy krerė....… i dha edhe njė titull despotal... Nė tė cilin ishte pėrvijuar me gurė xhevahiri shqiponja qė thamė” 9. Bėhet e qartė nga ky pohim se Muzakajt qė pas mezit tė shekullit tė XIV mbanin titullin e despotit,qė jepej nga perandori si edhe flamurin me simbolin e shqiponjės dykrenare.

Me kėtė flamur me shqiponjė Andrea Muzaka, nė krye tė luftėtarėve tė tij, do tė shkonte nė Betejėn e Fushė Kosovės mė 1389 kundėr ushtrisė sė Sulltan Murati tė Parė. Nė atė betejė tė prgjakshme, ku, siē shkruan Evlija Celebiu10, “Sulltan Muradi shkoi 700,000 tė pafe nė teh tė shpatės (nėnkupto martirėt e rėnė nga radhėt e forcave tė aleancės sė princave tė Ballkanit). Atje u vra edhe prijėsi i sipėrpėrmendur i principatės sė Muzakajve.

Lidhur me lashtėsinė e flamurit shqiptar me shqiponjėn dykrenare duhen pėrmendur edhe “Statutet e Shkodrės” tė zbuluara kohėt e fundit nė bibliotekėn e Muzeut Correr tė Venecias. Kėto “Statute” hedhin dritė edhe mė shumė nė lashtėsinė e flamurit kombėtar shqiptar. Statutet e Shkodrės pasqyrojnė njė lloj “kushtetute” pėr banorėt e qytetit nė shekullin e XIV - XV. Sipas studiuesve ato janė hartuar para vitit 1446. Po ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė theksojme ėshtė fakti se nė njė faqe tė ilustruar tė kėtyre statuteve gjendet i pikturuar simboli kombėtar: “Shqiponja me dy krerė”. Historiania e Mesjetės, Lucia Nadini, duke komentuar kėtė faqe tė ilustruar tė “Statuteve”, shikon se nė kėtė pikturė pasqyrohet njė stemė heraldike e bėrė me kujdes: …njė shqiponjė dykrenare e kurorzuar me ar nė tė dy krerėt (...) “aquila bicipite, coronata d’ oro su entrambe le teste”). 11 Kjo studjuese, e nxitur nga zbulimi i kėtyre dokumenteve shkruan: “Gjetja e “Statuteve tė Shkodrės” rihap njė faqe shumė tė ndritshme, tė harruar tė ketij vendi, i njohur vetėm si vendi i Shqiponjave” 12. Dhe mė tej Prof. Nadini, duke analizuar simbolikėn e kėsaj embleme, shikon se nė tė, nė mėnyrė figurative pasqyrohet “shqiponja triumfale, simbol i njė autonomie tė fuqishme qytetare13”

Emblemėn e Shqiponjės dykrenare nė shekullin e XV e gjejmė jo vetėm nė jug tė Arbėrisė si tek Pricipata e Muzakajve, a po ne Veri si ishte rasti i Statuteve tė Shkodrės, po edhe nė Arbėrinė e Mesme dhe Veri-Lindore si tek principata e Kastriotėve. Nė librin “Historia e Shqipėrisė”, kur trajtohet kryengritja e Gjon Kastriotit kundėr fillimit tė pushtimit turk, tregohet edhe stema e principatės sė tij, me emblemėn e shqiponjės me dy krerė, rreth viteve 1429-1430.

Ėshtė pėr t`u vėnė re se ky flamur dhe emblema me shqiponjėn dykrenare qenė bėrė aq tė njohur, jo vetėm midis ushtarėve tė Skėnderbeut dhe popullit nė Arbėrinė e asaj kohe, po edhe midis radhėve tė turqve osmanllinj. Kėtė jehonė tė simbolit tė shqiponjės nė radhėn pushtuesve turq na e sjellė nė mendje Marin Barleti me veprėn e tij “Rrethimi i Shkodrės”, tek tregon se si Sulltan Mehmeti II, i shoqėruar nga kalorėsit e vetė, kur ka parė pozicionet e qytetit tė Shkodrės, paska thėnė: “Oh! se ē’ vend tė shkėlqyer dhe tė lartė paska zgjedhur shqiponja pėr vete dhe pėr folenė e zogjėvė te saj”.14

Po ky flamur do t`i ngacmonte mendimin edhe baronit francez J.de Lavardin15, nė vitin 1576, kur do tė shkruante: “Nė flamurėt e tij, qė ishin tė gjithė tė kuq, Skėnderbeu kishte njė shqiponjė tė zezė me dy krerė. Shqiponjėn me dy krerė Skėnderbeu do ta mbante te parzmorja, nė kraharuar, si edhe nė vulėn shtetėrore.”

Dhe tani do tė ishte mė me interes tė dimė edhe pėr shtrirjen gjeografike tė emblemės sė Arbėrisė pėr atė kohė. Dhe kjo kuptohet mė mirė po tė kemi parasysh lidhjet e krushqive midis familjeve princėrore nė shekujt e XIV dhe XV. Kėshtu pėrshėmbull tre nga vajzat e Gjon Kastriotit u martuan me bujarė nga familjet e njohura princėrore, si tek Muzakajt, Aranitėt e Topiajt (Hitoria e Shqipėrisė- f.252). Po ashtu, siē tregon Gjon Muzaka nė “Memoria”, njė motėr e Gjin Muzakės, Maria, qe martuar me Gjergj Aranitin. E para bijė e tij, Andronika, kur u rrit, u bė gruaja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut. Kurse Gjon Muzaka e mori nusen e vetė nga dera e Dukagjinėve. I pėrmendėm kėto krushqi pėr tė pėrfytyruar sadopak lidhjet miqėsore, si dhe hartėn e aleancave midis familjeve feudale nė Arbėri. Dhe nė ēdo dasėm midis tyre ka lėvizur flamuri me shqiponjėn , qė i printe krushqit tek kalėronin pėr ēdo festė martese. Deri vonė ka qenė ky zakon. Madje nė Kosovė udhėtimi i krushqėve me flamur kombėtrar, kur merrej nusja ishte i gjallė deri nė fillim tė kėtij shekulli tė ri. Kjo dukuri zakonore ka rėndėsi tė kuptohet pėr anėn etnografike tė ēėshtjes: se si emblema e shqiponjės dykrenare ėshtė futur aq natyrshėm nė psikologjinė kombėtare qysh nga thellėsia e shekujve. Kėshtu duhet tė pranojmė se shenja mė dalluese e shqiptarėve pas gjuhės amėtare ishte dhe ėshtė flamuri me kėtė emblemė. Pra lufta pėr flamurin dhe me kėtė flamur nė ballė, nė gjoks dhe nė zemėr ishte lufta pėr idenditetin kombėtar.

Njė dėshmi tjetėr materiale qė flet pėr lashtėsinė dhe adhurimin e tė parėve tanė pėr flamurin ėshtė edhe epitafi nė varrin e Gjon Muzakės, qė gjndet nė Francavilla tė Otrantos: “I plotfuqishmi Jezu, ty tė falet kėtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesė dhe i Epirit qė nga qyteti i Bizantit trashėgoi shqiponjėn dykrenare qe e mbante nė flamur, i dedikohet kurorė detyrimi nė vitin e Krishtit 1510”16

I ngjajshėm me kėtė fakt duhet pėrmendur si dėshmi me interes pėr simbolin kombėtar tė Shqiponjės edhe varri i nipit tė Skėnderbeut, qė ndodhet nė kishėn e Shėn Marisė sė Napolit, ashtu si e pėrshkruan edhe Eqrem Bej Vlora: ”Mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Ėngjejve nė Napoli ėshtė venė stema e tij: njė shqiponjė heraldike me njė yll tė bardhė e vezullues pesėcepėsh mbi tė dy krerėt” 17

Kėto dy episode tė fundit tregojnė pėr lidhjen shpirtėrore qė kishin tė parėt tanė me simbolin e Shqiponjės. Ata e adhuronin atė nė kėtė jetė, po edhe deri nė amshim. Ashtu ata duken sikur thonė se edhe tė vdekur ata janė mbajtės tė flamurit, janė mbajtės tė shqipes, janė shqiptarė pėr jetė tė jetėve.

Po ky flamur me shqiponjėn nė mes do tė ishte simboli i bashkimit tė stėrgjyshėrve tanė edhe pėr gjatė kohės sė qendresės kundėr pushtimit turko-osman siē shkruan dhe Pashko Vasa nė veprėn e tij pėr kohėn e rėnies sė Shkodres: “Njė pjesė e popullsisė, pėr tė mos u nėnshtruar gjithėsesi, u ngrit e iku nė dhe tė huaj dhe kėrkoi strehim nė Itali; njė pjėsė tjetėr mori malet, nė majat e tė cilave flamuri kombėtar vazhdonte tė valvitej krenar dhe i nderuar.” 18

Kjo lidhje shpirtėrore e stėrgjyshėrve tanė me simbolin e shqiponjės u ka pas tėrhequrn vėmendjen shumė studjueve tė huaj. Njeri nga ata ėshtė albanologu Maximilian Lambertz 19 . Prof. E. Ēabej, duke trajtuar kėtė problem, shkruan nė librin e tij “Shqiptaret midis Perėndimit dhe Lindjes”: ”Oberhummer pranon sė fundi mendimin e M.Lambertz-it, ky dijetar, thotė ia kishte spjeguar emrin mjaftė mirė prej shqiponjės, si emėr i njė totemi nga koha e Skėnderbeut” 20.

Po nė atė faqe tė veprės sė tij Prof. Ēabej shenon se ky mendim gjen mbėshtėtje te njė vrojtim i Edith Durham-it21… “Shqiptarėt quhen kėshtu pas shqiponjės. Nė flamurin e Skėnderbeut dhe te stema e Shtetit tė ri Shqiptar ndodhet njė shqipe.” Me kėtė rast theksojmė se Prof. Ēabej nuk shpreh mendimin e tij pėr kėtė ēėshtje, po ai as nuk e mhon kėtė hipotezė .

Nė kėtė tragė mundohet tė ecė edhe studiusi francez, Robert d’ Angely, i cili, bazuar nė gjellitjet e veta pėr etnonimin “shqiptar” pohon se fjala “shkibetar” nuk do tė thotė tjetėr gjė, veēse mbajtėsi i shqipes( i shqiponjės)22. Dhe mė pastaj ky autor vazhdon ta shtjellojė idenė e tij se fjala “shqiptar u bė e njohur dhe e famėshme pėr shkak tė qendresės sė njė ushtrie tė vogėl shqiptare, qė ishte bartėse e shqiponjės, e shqipes tė princit legjendar Gjergj Kastrioti” 23.

I impresionuar nga simbolika e flamurit tonė kombėtar, edhe studiuesi dhe diplomati amerikan Xhorxh Fred Uilliams, i cili dallohej pėr kulturėn e tij gjuhėsore dhe historike, gjykon e shkruan pėr popullin tonė nė trojet e ish Arbėrisė: “Emri i vėrtetė i kėsaj toke ėshtė Shqipėri, dhe i popullit shqiptar, qė do tė thotė “toka dhe bijtė e shqipes”.24

Ndėr shekujt e robėrisė turke, shumė nga tė dhėnat dokumentare pėr flamurin kombėtar tė Shqipėrisė nuk kishin mbetur fare tė izoluara. Nė qarqet e dijetarėve dhe historianėve tė Evropės, kur ėshtė folur e shkruar pėr luftėn e Shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, ėshtė pėrmendur kohė pas kohe me siguri edhe flamuri tij. Mjafton tė kujtojmė rastin interesant tė shkrimtarit amerikan Henri W.Longfellou, i cili mė 1873, shkroi njė poemė pėr heroin tonė kombėtar tė titulluar “Scanderbeg”. Nė mėnyrė tė vaēantė ai pėrshkruan momentin solemn, qė ka tė bėjė me ngritjen e flamurit me shqiponjėn dykrenare, mė 28 Nėntor,1443, qė nė pėrkthimin e Fan Nolit lexohet aq bukur:

“Nga kėshtjella shpejt ka rėnė

Flamuri me gjysėm hėnė,

Edhe populli shikon

Qė nė vend tė tij valon

Flamuri i Skėnderit n’ erė,

Skabė’ e zezė me dy krerė."25.
Ėshtė me rėndėsi tė vemė re se si poeti amerikan prej mijėra kilometrsh larg arrin tė gjejė subjektin e poemės pėr heroin kombėtar tė shqiptarėve dhe tė fokusojė poetikisht emblemėn tradicionale “Shkabėn e zezė me dy krerė”. Kėshtu, ky rast, kur nė kushtet e shekullit XIX, njė poet i Botės sė Re, matanė Atlantikut, kalon oqeanin me fantazinė e tij, pėr tė hulumtuar njė tė vėrtetė historike lidhur me simbolin tonė kombėtar, nuk ka se si tė mos i jepė kėnaqėsi ēdo shqiptari, qė ta ndjejė veten krenar pėr vendin dhe Flamurin e tij tė lashtė si simbol mbarėkombėtar.

Mbas Luftės sė Dytė Botėrore njė tjetėr autor, Julian Ameri, 26 nė librin e tij “Sons of the Eagle” (Bijtė e Shqipes), duke kuptuar adhurimin e shqiptarėve pėr flamurin e tyre me shqiponjė, do tė shkruaj: “Shqiptarėt, tė cilėt pohojnė se vijnė prej ilirėve tė vjetėr, e quajnė veten “shkipetarė”, fjalė, qė po tė pėrkthehet, ka kuptimin “bijtė e shqipes” .

Pak a shumė kėtė gjė thotė edhe njė autor amerikan, Robert Kaplan nė librin “Balkan Ghosts” (Fantazmat e Ballkanit). Duke komentuar pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, ai shkruan se “Atdheu i tyre quhet Shqipėria, qė do tė thotė “vendi i shqiponjės”.

Edhe David Wrigte, njė autor tjeter amerikan bashkėkohės, nė librin e vetė “Albania- Enchantment of the World” (Shqipėria – Magjepsja e Botės), ka po thuajse tė njėjtin mendim: “The people who live in Albania call their country “Shqipėria”- the land of the Eagle”. (Njerėzit qė jetojnė nė “Albania” e quajnė vendin e tyre “Shqipėria”- vendi i Shqiponjės).

Nga sa u parashtrua duket qartė lidhja e pėrherėshme shpirtėrore e tė gjithė shqiptarėve me simbolin e shqiponjės sė flamurit. Ja pra, ėshtė kjo arsyeja pse shumė studiues tė huaj e njėsojnė emrin e shqiptarit dhe tė Shqipėrisė me simbolin e shqiponjės sė emblemės sė flamurit. Prej gjithw kwtyre deklarimeve kutohet se Flamuri me Shqiponjwn dykrenare qe bwrw pjesw e ndwrgjegjes sonw shqiptare.

Politika asimiluese e sulltanėve gjatė periudhės sė errėt tė sundimit turk bėri qė shumė nga traditat tona kulturore te dobėsoheshin ose tė zhdukeshin. Kėshtu qe e ndaluar nė tė gjitha trevat arbėrore tė pėrmendej flamuri kombėtar dhe emri i lavdishėm i Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut. Po simbolet kombėtare, si dhe figura e Skėnderbeut mbetėn tė gjalla nė mendjen dhe kujtesėne vėllezėrve arbėreshė qė u vendosėn nė Itali. Tok me kėngėt dhe legjendat pėr kohėn e Skėnderbeut ata ruajtėn dhe flamurin tonė tė lashtė. Vlen tė pėrmendet me kėtė rast patrioti intelektual Zef Skiroi, i cili, nė tė permuajshmen e tij “Arbėri i ri”, do tė vendoste rregullisht emblemėn tradiciuonale tė flamurit me shqiponjė dykrenare, nga 1880 deri 1895. Pak mė vonė, mbas vitit 1900 kėtė shembull do ta ndiqte edhe F. Konica, i cili edhe ai, kur botoi tė pėrmuajshmen e vetė “Albania”, do tė vinte nė faqen e parė tė kėsaj reviste kėtė emblemė tė Flamurit me simbolin e shqiponjės.
Nė kėtė kohė, nė pranverėn e vitit 1908 poeti i Rilindjes Kombėtare, Asdreni, do t’i jepte korit tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit poezinė e tij “Betimi mbi Flamur” si tekst pėr Himnin Kombėtar. Kėshtu filloi tė kėndohej Himni i Flamurit, qė do tė vinte me anė tė poetit patriot Hilė Mosit nga Bukureshti nė Korēė dhe prej atje do tė pėrhapej gojė mė gojė dhe shpejtė e shpejtė nėpėr disa anė tė Shqiperisė. Dhe, pasi qe kėnduar pėr rreth katėr vjet, nė fusha dhe male, kėnga e Himnit tė Flamurit do tė futej edhe nė Kuvendin mbarėkombėtar tė Vlorės, mė 28 Nėtor 1912. Atė ditė historike, kur prinjėsi i Kuvendit tė pavarėsisė, Ismail Qemali, do tė ngrinte Flamurin, ai do tė bekonte edhe Himni e kėtij Flamuri, qė do tė kėndohej nga Kuvendarėt dhe do tė shpallej Himn Kombėtar. Qė nga ajo kohė , pėr mė shumė se njė shekull, Himni Flamurit ka qėnė preludi i i tėrė aktiviteteve patriotike, kulturore, artistike e sportive pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Qysh atėherė fjalėt e Himit Kombėtar na shungullojnė vesh si njė thirrje dhe kushtrim pėr tė qėnė tė bashkuar si komb rreth simbolit tė Flamurit:

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,

Me njė dėshirė’ e njė qėllim,

Tė gjith’ Atij duke iu betuar,

Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

1. Eqrem Bej Vlora, “Kutime”.v.2., Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranė 2001, f.13.
2. Straboni – ( 63 Para Krishtit - 24 Pas Krishtit): Gjeograf dhe historian i antikitetit greko – latin.
3. Agim Shehu, Gazeta “Illyria”, Nėntor, 2003.
4. Plutarch ‘ s Lives, vol. III, Boston, 1859, f.11 .
5. Pashko Vasa, Vepra letrare 1, (Shqypnia dhe Shqiptarėt), Shtėpia Botuese “N. Frashėri”, Tiranė, 1987, f..53.
6. N.Frashwri, “Vepra Letrrare”2, Rilindja, Prishtinw, 1978, f. 150
7. Marn Barleti, “Historia e jėtės dhe e veprave tė Skėnderbut”, Tiranė 1968 f..93.
8. Historia e Shqipėrisė, Tiranė 1959, f. 208 .
9. Gjon Muzaka, ”Mėmoria”,, Toena,Tiranė,1996, f.29.
10. Evlija Ēelebiu: Kronikan turk..Shėnimet e tij nga pėrshtypjet qė pati pėr vėndin tonė dhe viset fqinjė janė pėrkthyer nga A. Myftiu dhė janė publikuar mė 2007 nga botimet “Faik Konica” nė Prishtinė. Nga kjo pėrmbledhje kemi marrė kėtė frazė tė nėnvizuar.
11. Lucia Nadini, “Statuti di Scutari”, Universita di Venecia, 2002, f.79
12. Lucia Nadini,”Statuti di Scutari”,Universita di Venecia, 2002, f. 49
13. Lucia Nadini, “Statuti di Scutari”., Universita di Venecia, 2002, f.50
14. Marin Barleti, “Rrethimi I Shkodrės”, Tiranė, 1982, f. 56.
15. J. de Lavardin ,baron i kulturuar francez qė shkroi njė libėr biografik pėr Skėnsderbeun i bazuar kryesisht te M.Barletit.Vepra pati jehonė nė Francė dhe mė gjėrė. Para sė gjithash duhet tė pėrmendim mbresat qė i la poetit mė tė ndritshėm tė Pleiadės P. Ronsard-it, i cili, i frymėzuar nga libri, shkroi njė sonnet lavdėruse pėr autorin , duke ngritur lart heroin e veprės Gj. Kastriotin/ Skėnderbeun,duke e quajtur atė Akil dhe qė fitoi njėzet e dy herė kundėr turqve Osmanllinj. Shenojmė se kjo sonnet ėshtė nė faqen e parė tė veprės, pra si parathėnie, gjė qė tregon se Poeti e ka pas lexuar veprėn e Lavardinit nė dorėshkrim.
16. Kostandin Muzaka, “Memoria “ e Gjon Muzakės,Toena, Tiranė, 1996, f.68 .
17. Eqrem Bej Vlora, “Kujtime”, vėll.2, Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranė, 2001, f.13.
18. Pashko Vasa, “Vepra Letrare”, vol. 2, Tiranė, Shtėpia Botuese “N.Frashėri”, 1987, f. 21 .
19. Maximilian Lambertz: (1882- 1963): albanolog austriak; mbas Luftės sė Dytė Botėrore u vendos nė Gjermaninė Lindore.
20. Eqrem Ēabej, “Shqiptaret Midis Perėndimit dhe Lindjes”, MĒM, Tirane, 1994, f.15.
21. Edith Durham(1863-1944): studiuese angleze nė Institutin Mbreteror Anthropologjik. Nė fillim tė shek. XX ajo bėri disa shtegėtime kėrkimore nė Shqipėrinė e Veriut. Pėrshtypjet e saj janė pėrmbledhur nė librin ”High Albania.”.
22. R. d’ Angely, “Enigma”, Toena, 1998, f.180.
23. R. d’ Angely, “Enigma”, Toėna, 1998, f. 290.
24. Xh.F. Williams (Georg Fred Ėilliams) (1852-1932), studiues dhe diplomat amerikan, qė shėrbeu si ambasador nė fillim tė shek. XX nė Greqi dhe nė Mal tė Zi.
25. Fan Noli, “Vjersha tė zgjedhura”, Tiranė, 1965, f. 44 .
26. Julian Ameri (1919-1997): Politikan edhe studiues anglez; u fut nė Shqipėri nė prill tė vitit 1944 nė kuadrin e forcave aleate. Qendroi nė Shqipėri nė radhėt e forcave tė luftės kundėr nazistėvė gjėrmanė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore botoi disa libra; njėra nga ato ėshtė pėr Shqipėrinė dhe titullohet “Sons of the Eagle”- (Bijtė e Shqipes).


Referenca

1- Cabej, E. “Shqipėtarėt midis Perėndimit dhe Lindjes” MCM, Tiranė, 1994.
2- Vlora, E. “Kujtime”, Shtėpia e Librit dhe komunikimit, Tiranė, 2001.
3- Shehu, A. , Gazeta “Illyria”, Nėntor,2003.
4- Plutarck’s Lives, vol. III, Boston, 1859.
5 – Vasa, P. , “Vepra Letrare” 1, sh.b. “N. Frashėri”, Tiranė, 1986.
6- Barleti M. “Historia e jetės dhe e vep. tė Skenderbeut”, Tiranė 1968.
7- Muzaka, Gj. “Memoria”, Toena, Tiranė, 1996.
8- Nadini, L., “Statuti di Scutari”, Universita di Venecia, 2002.
9 – Barleti, M. “Rrethimi i Shkodrės”, sh. b.“Naim Frashėri”, Tiranė, 1982.
10- Muzaka,K. “Memoria”, Toena, Tiranė, 1996.
11- Vasa, P. “Vepra letrare”, 2, sh. b. “Naim Frashėri”, Tiranė, 1987
12- Angely, R. D’. “Enigma”, Toena, Tiranė, 1998.
13-Amery, J. “Sons of the Edagle”,London, 1948.
14- Noli, F. “Vjersha te Zgjedhura”, Instituti i studimeve shkollore,Tiranė,1965


Nga Aristotel Mici

21/12/2013 - 14:53:22 | Komente: 1 | Shikuar: 1882 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: aqifi

    keto shkrime i takojne fazes se ndergjegjesimit te shqiptareve
    faze e ezauruar tashme.
    te vetmit kundershtare te flamurit jane politikanet e shqiperise dhe piramida e tyre ne qender e rrethe qe nuk po le gje pa bere kunder shqiptareve (harroje flamurin) dhe keta e kane zgjatur mjaft ciklin e vuajtjeve te shqiptareve,vuajtje te cilat i deziluzionojne shqiptaret.
    ketu ka ngecur puna,jo vetem tek ndertimi OFF dhe ON i kapitalizmit ne shqiperi por tek abuzimet monstruoze te klases politike shqiptare e cila eshte duke kerkuar me fener ne dore TE NDERGJEGJESUARIT PER FLAMURIN ti shtoje tek ato listat e saj per me vone,tek aplikimi i nje lloj kapitalizmi te vecante VETEM PER SHQIPTARET tek neglizhenca e kesaj klase politike per te gjitha kategorite e popullsise.ne keto kushte zgjidhja duhet te jete e brendeshme nga vete populli shqiptar,pasi zgjidhja nga te huajt do te kete rezultatet e se kaluares.ishte mjaft e lezetshme e kaluara ne shqiperi kur brenda fisit nje pjese ishin te mengjer e nje pjese te djathte pavaresisht se tani nuk paragjykohet (DE FACTO PARAGJYKOHET).TE HUAJT TALLEN ME SHQIPTARET I PERDORIN SI MISH PER TOP QOFTE LINDJA QOFTE PERENDIMI DHE MOS PRIT GJE TE MIRE PREJ TYRE >KA ME MIJERA QE SHKRUAJNE PER SHQIPERINE SIDOMOS TE HUAJ POR SHKRIMET E TYRE JANE NXITESE DHE ZGJIDHJE E KEQE PER NE.SHQIPERIA ESHTE SI GJITHMONE NE UDHEKRYQ.SHQIPTARET KERKOJNE SHPETIM E BASHKE ME TA SHQIPERIA.SHQIPERIA NEUTRALE ESHTE ZGJIDHJA ME E MIRE

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]