Xhim Xhema shqiptaro-amerikani qė i qiti telashe Serbisė sė Millosheviēit
Nga Frank Shkreli

(Me rastin e 9-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės)

Me rastin e 9-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, Republika e Kosovės me institucionet e saja dhe shqiptarėt kudo, nė mėnyrėn e tyre, festuan kėtė pėrvjetor duke nderuar veprat dhe heroizmat e shumė individėve qė punuan, kontribuan, sakrifikuan dhe madje dhanė jetėn pėr kauzėn e lirisė dhe pėr pavarsinė e Kosovės.


Frank Shkreli
Unė sot dua tė vendos, jo vetėm nė radhėn e kėtyre njė shqiptaro-amerikan, tė cilit ndoshta i takon vendi nė krye tė listės sė atyre qė duhet tė kujtohen dhe tė falėnderohen pėr punėn e tyre heroike dhe pėr kontributet qė kanė dhėnė nė realizimin e ēlirimit tė Kosovės nga regjimi barbar i Serbisė. Pėrpjekjet, sakrificat dhe luftėrat shekullore tė tė cilėve, mė nė fund, u kurorėzuan me pavarėsinė e Kosovės, duke ndryshuar kėshtu, pėr mė mirė dhe pėrgjithmonė, historinė e kombit shqiptar.
E kam fjalėn pėr shqiptaro-amerikanin, Xhim (Xhemail) Xhema, biznismenin dhe njėrin prej aktivistėve mė tė dalluar nė historinė e komunitetit shqiptaro-amerikan. Xhimi, siē njihet nga miqtė dhe dashamirsit e tij, jeton e punon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ishte vendosur mė 1968. Ai ka lindur nė fshatin Tupallė tė Medvegjės tė “Shqipėrisė lindore”, por pohon se familja e tij e ka origjinėn prej Shkrelit tė Malėsisė sė Madhe. Pėr tė gjithė ata qė e njohin, Xhimi ėshtė tepėr modest dhe nuk flet pėr veten dhe pėr as sukseset e tija nė jetė, si njėri prej biznismenėve mė tė dalluar -- i njohur si i tillė nė qarqet amerikane dhe ato shqiptare, jo vetėm si mjeshtėr i madh i profesionit tė tij nė ndėrtimtari, por i njohur edhe nė fushėn politike si patriot qė e ka provuar veten gjatė veprimtarisė sė tij politike 40-vjeēare kėtu nė Amerikė, se ai ishte dhe, me tė vėrtetė, mbetet i pa-arritshėm nė kėtė fushė. Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, tė cilin ai me bashkpuntorė tė tjerė shqiptaro-amerikanė, kishte ndihmuar nė themelimin e tij, e qė falė pėrkushtimit tė Xhimit, luajti njė rol tė rėndėsishėm, ndoshta tė pazevėndsueshėm, nė mbrojtje tė Kosovės gjatė 1990-ave dhe nė mbėshtetje tė interesave shqiptare nė pėrgjithsi -- e kishte dekoruar mė 2003 me medaljen “Pėr Arritje tė Mėdha nė Jetė”, me motivacionin: Pėr devotshmėrinė e tij legjendare ndaj ēėshtjes shqiptare dhe pėr punėn e palodhur drejtė pėrmirsimit tė jetės sė shumė shqiptarėve, nė tė dy anėt e Atlantikut.”
Pėrkushtimi dhe devocioni i Xhim Xhemės – dje dhe sot -- ndaj interesave shqiptare nė Shtetet e Bashkuar dhe nė trojet e shqiptarėve nė Ballkanin Perėndimor nuk kanė kufi. Xhim Xhema e kishte kuptuar shumė mirė se fati i shqiptarėve nė tė kaluarėn kishte qenė i lidhur me Amerikėn. Ai ishte i vetdijshėm pėr rolin qė kishte luajtur komuniteti shqiptaro-amerikan nė krye me Fan Nolin – nė fillim tė shekullit 20-- nė ndėrmjetėsimin e presidentit amerikan Woodrow Wilson, nė favor tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Xhimi me disa pjesėtarė tė dalluar tė komunitetit shqiptaro-amerikan kishte ardhur nė pėrfundimin se vetėm Amerika do tė ndihmonte shqiptarėt dhe tė drejtat e tyre edhe nė fund tė shekullit 20. Ai filloi tė trokiste nė dyertė e senatorėve dhe kongresmėnve mė tė njohur tė jetės politike amerikane, pėr t’i njohur ata me situatėn tepėr tė vėshtirė pėrball tė cilės gjėndeshin shqiptarėt e Kosovės, dhe shqiptarėt nė pėrgjithsi, anė e mbanė trojeve tė veta. Dyertė e tyre nuk ishin kurrė tė mbyllura pėr Xhimin.
Kam patur fatin qė Xhim (Xhemail) Xhemėn ta kem njohur pėr mė shumė se 30-vjetė. E kisha takuar pėr herė tė parė nė Washington aty nga gjysma e 1980-ave, nė njė prej vizitave tė tija tė shpeshta qė bėnte nė atė kohė nga New Yorku nė Washington. Ishte pothuaj kulmi i luftės sė ftohtė, por edhe fillimi i pėrpjekjeve tė shqiptaro-amerikanėve pėr ndėrkombėtarizimin e asaj, qė nė atė kohė filluam t’a cilėsonim si, “ēėshtja kosovare”, “The Kosova issue”. Deri nė vitet 80-ta, ish-Jugosllavia, megjithse njė vend komunist, gėzonte njė mbėshtetje dhe reputacion tė konsiderueshmėm nė Washington, nė krahasim me vendet e tjera ish-komuniste. Fjalėt e ish-Jugosllavisė kishin peshė dhe jo vetėm nė qarqet qeveritare, por edhe nė ato akademike dhe gazetareske. Por ja, mė nė fund, falė veprimtarisė sė Xhim Xhemės me shokė, gėnjeshtrave dhe shpjegimeve zyrtare tė Serbisė mbi situatėn dhe trajtimin e tmershėm qė u bėhej tė shqiptarėve tė Kosovės, u kishte dalė boja – diplomacia jugosllave kishte filluar tė vihesh gjithnjė e mė shumė nė dyshim nga Washingtoni zyrtar. Serbia kishte filluar tė fliste me veten, pasi nuk priste njė ndryshim tė qendrimit tė Washingtonit ndaj shqiptarėve “irredentistė” tė Kosovės, por gėnjeshtrat e Beogradit nuk ishin mė monopol i Serbisė. Tashti kishte edhe njė zė tė besueshėm tė komunitetit shqiptaro-amerikan nė lidhje me ngjarjet nė Kosovė, njė zė qė filloi tė sigurnte besimin dhe bindjen e zyrtarėve tė Washingtonit dhe botės, se diēka e tmershme po ndodhte nė Kosovė. Vėrtetė, diēka po ndodhte! E vėrteta mbi trajtimin e keq tė shqiptarėve nga regjimi i Beogradit, mė nė fund, kishte arritur nė Washington, falė pėrpjekjeve tė Xhimit me shokė, tė cilėt nepėrmjet tė vėrtetės mbi gjėndjen e vėshtirė tė shqiptarėve tė Kosovės, do tė ushtrohej influencė mbi politikėn amerikane nė favor tė kauzės sė shqiptarėve pėr liri e demokraci dhe mė nė fund edhe pėr mbėshtetjen e pavarsisė sė Kosovės nga Shtetet e Bashkuara.
Periudha e 80-ave dhe sidomos nė vitet 90, lobimi i komunitetit shqiptaro-amerikan kishte arritur kulmin dhe fal Xhim Xhemės me shokė, pėrfshirė edhe ish-kongresistin me origjinė arbreshe, Joe Dio Guardi, konsiderohej si njė prej grupeve lobiste mė me influencė nė Washington, gjė qė krahasohej me lobin izraelit, i cili konsiderohet si mė i fuqishmi. Ėshtė meritė e Xhim Xhemės qė komuniteti shqiptaro-amerikan siguroi mbėshtetjen pėr kauzėn shqiptare tė disa ligjvensve mė me influence nė Amerikė -- si republikanė ashtu edhe demokratė. Xhimi ishte bėrė si “vendas” nė Washington gjatė 80-ave dhe 90-ave. Mė kujtohet me njė rast njė vizitė e Xhim Xhemės nė Kongresin amerikan. Ndėrsa po shkonte tek disa zyra tė ligjvensve, dėgjoheshin zėrat e stafit qė e panė, duke thirrur, “Jimmy is coming, Jimmy is coming”, Po vjen Xhimi, Po Vjen Xhimi. E tillė ishte prezenca e tij, sidomos nė Kongresin amerikan por edhe nė ente tė tjera qeveritare nė Washington. Sidomos, miqėsia e tij me Senatorin Bob Dole, ishte kritike nė mendimin tim. Xhimi kishte mbėshtetur fuqishėm fushatat politike tė Senatorit Dole dhe ish-presdentit George Bush por jo vetėm me kėta. Xhimi dinte tė bėnte pėr veten politikanė me mendime tė ndryshme nga tė dy partitė kryesore, pėrfshirė jo vetėm senatorėt nga New Yorku, e Connecticut, ku jetonte dhe punonte, por edhe nga shtete mė tė largėta, si Senatori Bob Dole nga Kansas dhe Senatori Mitch McConnell nga shtetit Kentucky, me tė cilin Xhimi vazhdon tė ruaj miqėsi tė ngushtė dhe i cili tani ėshtė kryetar i shumicės republikane nė Senatin e Shteteve tė Bashkuara.
Besoj se ndėr sukseset e para me rėndėsi dhe me pasoja tė mėdha pėr tė ardhmen e Kosovės dhe gjithė shqiptarisė – megjithse ai ėshtė tepėr modest tė flasė pėr sukseset e tija – tė ketė qenė lobimi tepėr efektiv, besoj me ndihmėn e Senatorit Dole, pėr tė bindur Presidentin Bush tė vjetėr qė t’i dėrgonte Serbisė, atė qė tani njihet si “Paralajmėrimi i Krishtlindjes – letra pra dėrguar Beogradit zyrtar mė 25 dhjetor tė vitit 1992 pėr tė mos shkelur vinė e kuqe. Presidenti Bush i kishte dėrguar njė letėr sekrete kasapit tė Ballkanit, Sllobodan Milloseviēit me njė mesazh tė shkurtėr, por i cili ishte i qartė, i pėrpikėt dhe nuk lente hapėsirė pėr dyshim pėr askėnd: "Nė rast se nė Kosovė ndodhė njė konflikt i cili shkaktohet nga provokimet serbe, Shtetet e Bashkuara do tė jenė tė gatėshme tė pėrdorin forcėn ushtarake kundėr serbėve nė Kosovė si edhe mbrenda vetė territorit tė Serbisė." Letra sekrete e Presidentit Bush u bė mė vonė baza e politikės amerikane ndaj Kosovės pėr dekadėn shumė tė vėshtirė pėr shqiptarėt atje gjatė 1990-ave. Kėjo politikė e Uashingtonit, e pėrcaktuar nga Presidenti Xhorxh Bush nė fillim tė 90-ave, u pėrsėrit herė pas here gjatė asaj dekade nga Presidenti demokrat Bill Klinton dhe zyrtarėt e lartė tė administratės sė tij. "Jemi tė gatėshėm tė pėrgjigjemi ndaj serbėve, nė rast tė njė konflikti nė Kosovė, i shkaktuar ose i provokuar nga Serbet", kishte pohuar Sekretari i Shtetit nė administraten e ish-Presidentit Klinton, Uorren Kristofer me 13 Shkurt 1993. Dhe, "Politika amerikane nuk ka ndryshuar" pat deklaruar mė 4 Mars tė vitit 1998, Robert Gelbard, pėrfaqsues i posaēėm amerikan pėr Ballkanin kur u pyet nėse ishte gjithnjė nė fuqi paralajmėrimi i Presidentit Bush. Dhe mė nė fund, vet ish-Presidenti Bill Klinton, nė Mars tė vitit 1999 deklaroi nė Uashington se, "Vija e kuqe ishte shkelur....dhe nuk besoj se duhet tė rrimė duarkryq ndėrsa mijėra veta vriten e masakrohen dhe varrosen nė fusha topi, para se ne tė bejmė diēka", pė t’i ndaluar ato.” Me 24 Mars, 1999, Presidenti Klinton urdhėroi fillimin e sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr objektivave serbe nė Kosovė dhe anė e mbanė Serbisė.
Xhim Xhema e kishte gjithmonė gishtin nė pulsin e politikės sė Shteteve tė Bashkuara ndaj shqiptarėve nė pėrgjtihsi dhe ndaj Kosovės nė veēanti, deri nė shpalljen e pavarėsisė. Nga paralajmėrimi i Presidenti Bush tė vjetėr, qendrimi amerikan pėr lirinė e shqiptarėve tė Kosovės u bė pjesė e politikės sė jashtme amerikane, pėr tu zhvilluar, pėr tu mbėshtetur dhe pėr tu kultivuar nga udhėheqsit mė tė njohur tė Amerikės nė Kongresin amerikan tė asaj kohe dhe nga administrata tė ndryshme -- pėrfshirė Presidentin demokrat Bill Clinton i cili bindi NATO-n dhe urdhėroi bombardimin e Serbisė e deri tek republikani George W Bush i ri – njėri prej meritorėve tė pavarėsisė sė Kosovės, i cili deklaroi nga kryeqyteti i kombit nė Tiranė se “mjaft ėshtė mjaftė”, Kosova duhet tė jetė e pavarur.
Ky pėrkushtim i Amerikės ndaj lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės vazhdon tė pasqyrohet edhe nė ditėt e sotėme. Njė delegacion kongresistėsh amerikanė – republikanė dhe demokratė -- nė vizitėn e tyre tė parė tė Kongresit tė ri jashtė vendit nė fillim tė administratės sė re amerikane, vizituan ditėt e fundit Kosovėn. Nė takimet e tyre me zyrtarė tė lartė nė Prishtinė, pohuan mbėshtjen e vazhdueshme pa rezerva tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Kosovėn.
Xhim Xhema e kishte kuptuar qė nė fillim se pėr kauzėn shqiptare nė pėrgjithsi, pėr lirinė dhe pėr pavarsinė e Kosovės nė veēanti, ai duhej tė punonte me pėrfaqsues tė dy partive kryesore tė Amerikės, si me republikanėt ashtu edhe me demokratėt. Politika amerikane ndaj Shqipėrisė dhe Kosovės vazhdon tė mbėshtetet nga Washingtoni pa marrė parasyshė se cila parti ka shumicėn. Megjithė veprimtarisė prej pothuaj 40-vjetėsh e cila vazhdon gjithnjė, Xhim Xhema kurrė nuk humbi interesimin as mbėshtetjen pėr mirėvajtjen e punėve shqiptare, gjithmonė i gatėshėm pėr t’i ardhur nė ndihmė ēeshtjes shqiptare. Gjatė takimit tė fundit me tė, duke biseduar pak si me zhgėnjim pėr zhvillimet dhe gjėndjen politike tė kėtyre viteve tė fundit nė trojet shqiptare, ndoshta me gjysėm shaka, e gjysėm seriozitet, Xhimi nė kalim sugjeroi se ndoshta ka ardhur koha tė ri-angazhohemi pėrsėri si komunitet, ndonėse kėsaj radhe armiku nuk ėshtė mė Sllobodan Millosheviqi.
I nderuar Xhimi, tė njohim si njeri tepėr modest pėr veprimtarinė tėnde, por e ndjejė si detyrim moral qė nė kėtė 9-vjetor tė Pavarsisė sė Kosovės, kėto dy tre fjalė t’i kushtoj me respektin ma tė madh pėr punėn tėnde prej shumė dekadash nė mbėshtetje tė lirisė dhe demokracisė, jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr veprėn tėnde tė vazhdueshme nė mbėshtetje tė kauzės mbarė shqiptare tė kombit dhe pėr emėrin e mirė qė u ke dhėnė shqiptarėve nė atdheun tonė tė adaptuar kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Xhimi, ti je krenaria jonė. Tė pėrshėndesim nė kėtė ditė tė shėnuar, jo vetėm pėr Republikėn e Kosovės, por pėr tė gjithė shqiptarėt kudo.

20170220-xhim.jpg
Xhim Xhema me Senatorin Bob Dole dhe Presdientin Bill Clinton




20/02/2017 - 16:09:42 | Komente: 0 | Shikuar: 527 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it