Rahiq: Kraleva ishte e shqiptarėve dhe boshnjakėve! - Nga Ismet Azizi

Karanovci (Kraleva e sotme) para hyrjes sė ushtrisė serbe tė udhėhequr nga Karagjorgje Petroviq, kishte mė shumė se 2.000 ushtarė tė armatosur. Pėrndryshe, nė kėtė kasaba ishte selia e nahisė sė Pozhegės dhe kishte rreth 700 shtėpi me kopshte tė bukura, tė gjerė me plot lule dhe fruta. Nė periudhėn parakryengritjes ishte njė vendbanim me rreth 4.000 banorė, dhe mbi 90% e banuar nga boshnjakė dhe shqiptarėt.


Ismet Azizi
Sipas autorit Esad Rahiq, Krahina e Sanxhakut, si njė rajon transferzal, kurrsesi nuk ka mund tė jetė i anashkaluar nga ndodhitė gjatė kohės sė Kryengritjes sė Parė serbe, sepse krerėt e kryengritjes serbe ishin tė vetėdijshėm se pikėrisht nėpėr kėtė territor kalon lidhja nė mes Bosnjes dhe Hercegovinės dhe Perandrorisė Osmane, dhe se vetėm nėpėr territorin e Sanxhakut mund tė vijnė nė kontakt tė ngushtė me Malin e Zi dhe Kosovėn. Kėtė e kishtė kuptuar edhe pashai ambicioz i Shkodrės Mahmud Pashė Bushtaliu, i cili ėshtė i magjepsur me idenė pėr t’ia rrėmbyer Sulltanit gjithė Turqinė evropiane, dhe nė kėtė mėnyrė pėrkohėsisht mori nėn kontrollė Novi Pazarin, Prijepolen, Senicėn dhe Nova Varoshin.
Udhėheqėsi i kryengritjes sė Parė serbe Karagjorgje Petroviq qė nė fillim nuk kishte asnjė ide se kryengritja do tė pėrhapet pėrtej kufijve tė sanxhakut tė Smederevės.
Ėshtė interesante se pashallarėt qė qeverisnin pėrreth nė fillim kryengritjen serbe e kanė shikuar nė mėnyrė tė qetė, raportohej se ėshtė njė lėvizje e drejtuar vetėm kundėr dahijėve dhe jeniēerėve. Ishte e ditur se nė njė sulm tė mundshėm tė Sanxhakut tė Novi Pazarit trupat kryengritėse mund ta kryejnė nėpėrmjet Karanovcit (Kralevės sė sotme) drejt Studenicės dhe Novi Pazarit ose nėpėrmjet Uzicės dhe Nova Varoshit. Kryengritėsit serb nė vitin 1804 pėrparuan shumė, filluan tė forcojė hallkėn rreth Karanovcit. Por, nė ndihmė vendasėve nė mbrojtje tė vendit tė tyre iu arriti nga Novi Pazari. Nė Karanovc kishte mė shumė se 2,000 myslimanė tė armatosur. Pėrndryshe, nė kėtė kasaba ishte selia e nahisė sė Pozhegės dhe kishte rreth 700 shtėpi me kopshte tė bukura, tė gjerė me plot lule dhe fruta. Nė periudhėn parakryengritjes ishte njė vendbanim me rreth 4.000 banorė, dhe mbi 90% ėshtė pėrbėrė nga boshnjakė dhe shqiptarėt. Vendbanimi nuk kishte kulla dhe mure, por vetėm nė njėrėn anė tė fortese sė madhe kufizohej nga njė hendek i gjerė dhe i thellė. Nė krye tė kanalit ishte i ngritur njė gardh, pėrmes tė cilit ishin tė vendosura difektet. Pa pėrdorim tė fort tė artilerisė nuk mund merrej, edhe pse nuk nuk kishte topa. "Karanovci nė zinxhirin e fortesave turke ishte porta dalėse e Shumadisė nė drejtim tė Novi Pazarit, Kosovės, Maqedonisė dhe Hercegovinės" (Bogomil Hrabak, Život u Karanovcu za vreme Prvog srpkog ustanka, 80). Muslimanėt (shqiptarėt e boshnjakėt) e Karanovcit edhe mė tutje shpresonin se ndaj kryengritėsėve serb po pėrgatitej ofensiva e madhe osmane nga Bosnja, Nishi dhe Vidini.
Karanovcin dhe rrethinėn nuk e kishta kapluar nga fillimi jehona kryengritjes serbe, nė njėrėn anė pėr shkak tė distancės nga qendra e kryengritjes, dhe nga ana tjetėr pėr shkak tė afėrsisė sė kufirit austriak, por edhe pėr shkak tė afėrsisė sė Novi Pazarit, nė tė cilėn ndodhej resurset ushtarake, mė tė cilėt kryengritesit serb nuk duan tė hyjnė nė perleshje luftarake. Pjesa mė e madhe e popullsisė muslimane nga zonat qė janė prekur nga kryengritja, si dhe nga i gjithė qarku Pozhegės, gravituan dhe u koncentruan nė Karanovc, i cili ishte vendbanimi mė i fortifikuar nė kėtė pjesė tė sanxhakut tė Smederevės. Kah mesi i qershorit harku i kryengritėsėve serb shtrėngohej drejt Karanovcit. Karanovci u sulmua nga ushtria serbe e cila numėronte rreth 6000 ushtarė, prej tė cilėve 1000 ishin kalorės. Sulmi dhe rrethimi u drejtua nga kapetan Radic. Ushtria serbe sė pari goditi rojet muslimane dhe arriti t’i eliminoj. Kur ushtria serbe kaloi Moravėn, Karanovasit tė udhėhequr nga kryetrimi i tyre Mehmed-agė Zguri, u pėrpoqėn pėr tė parandaluar njė sulm tė papritur. Kjo pėrpjekje kishte dėshtuar, dhe Mehmed-aga u vra.

Popullata muslimane u larguan nga shtėpitė dhe pronat e tyre dhe u tėrhoq nė fortifikatė ku ishin nė gjendje pėr tė mbrojtur mė gjatė, pėr tė pritur njė ndihmė tė re ushtarake nga Novi Pazari dhe Uzhica. Duke ditur se nė fortifikatė ka sanxhaklinjė tė armatosur, Karagjorgje mė 17 qershor 1805, i dėrgoi njė letėr pashasė sė Novi Pazarit Ejub Ferhatagės, duke i kėrkuar atij tė tėrheqė njerzit e tij nga Karanovci, duke ia bėrė me dije se nuk duhej ndėrhyrė nė punėt e njė pashallėku tjetėr. Sulmi nė Karanovc filloi tė dielėn pasdite mė 18 qershor. Nė lidhje me kėto ngjarje Vuk Karaxhiq thotė: "Duke pritur pėrgjigje tė kėtij libri (letre-shkrese), serbėt sulmojnė Karanovcin, por turqit ( shqiptarėt dhe boshnjakėt I. A) u mbrojtėn dhe kėshtu thyenė ushtrinė serbe e cila pothuajsė iku dhe Karagjorgje shkoi nė Vrbovkė (pėr tė ngritur njė ushtri tė re), dhe njė pjesė tė vogėl tė ushtrisė e cila nuk iku e la nė durt e eprorėve tjerė ".

Pėr shkak se Karanovci i muslimanėve pėrbėhej kryesisht nga shtėpitė prej drurit, ushtria serbe me zjarr tė topave artilerik dogjėn shumė shtėpi, tė kapluara nga zjarri mundėsuan me ndriqimin e tyre tė vazhdoj lufta gjatė gjith natės. Beteja zgjati deri nė mesditė tė 19 qershorit. Pastaj me njė sulm tė pėrgjithshėm nga serbėt u sulmua kalaja e Karanovcit. Llogoret e gjera dhe tė thella rreth kalasė dhe trimėria e mbrojtėsėve, detyroi ushtrinė serbe tė tėrhiqen me humbje tė konsiderueshme. Karagjorgje, nė konsultim me eprorėt e vet, vendosi pėr tė mbajtur kapitenin Radic.Petrovic nė njė masė mė tė vogėl ushtarėve ende mbajti Karanovcin tė rrethuar ndėrsa ai shkoi nė Topollė me qėllim qė nga atje tė sjellė armė gjegjėsisht ndonji top sepse me ato armė qė posedonte nuk ishte nė gjendje pėr tė luftuar me sukses dhe tė merrte fortesėn muslimane.
Pėrshkak tė rrethimit tė gjatė nė kalanė e Karanovcit, dhe duke mos patur zgjidhje tjetėr, luftėtarėt pranuan nė nji marrėveshjėe me serbėt pėr ta liruar kalanė dhe dorzimin e vendit tė tyre.
Rreth 3,000 muslimanė (boshnjakė dhe shqiptarė) u larguan nga qyteti i tyre mbrenda njė dite pėr tė shpėtuar kokėn. Nga Kurillova vazhduan rrugėn drejt Novi Pazar. Njė grup i vogėl shkoi nė Nish. Karagjorgjee dha urdhėr e gjithė ushtria pėr tė shkuar nė Karanovac. Vendbanimi ishte braktisur, pa asnjė njeri tė gjallė. Vetėm disa romė dhe dy hoxhallarė. Ata qėndruan pranė xhamisė pėr tu kujdesur tė mos ndizet Ndėrsa kur Karagjorgje kaloi pranė tyre, iu lutėn pėr xhamisė sė tyre, qė mos ta ndezin. Karagjorgje iu premtoi se xhaminė nuk do ta prekė. Ushtria serbe gjithmon me vet mbante mjete pėr ndezjen e objekteve. Karanovci pėr pak kohė u shndėrrua nė flakė. Pėr disa orė nga Karanovac myslimane mbeti vetėm prushi dhe hiri. Ajo qė mbeti pa u ndjegur u rrėnua nga ushtria serbe. Ushtria pastaj u kthye nė Moravės. Karagjorgje me njė grup tė rinjsh u kthye nė Karanovc dhe i vunė zjarrin xhamisė. As pėr tė, nuk kishte mėshirė. Karanovci i ri- Kraljeva e sotme nuk ėshtė ndėrtuar nė vendin e qytetit tė vjetėr provincial, por pak mė lartė rrjedhės sė lumit Ibėr, nė mes tjerash shkruan E. Rahiq, nė punimin e tij“ Ndikimi i Kryengritjes sė Parė serbe nė boshnjakėt e Sanxhakut” Bošnjačka riječ 10, faqe 75-79



20/02/2017 - 16:13:16 | Komente: 0 | Shikuar: 984 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it