Frank Shkreli: Aktualiteti i fjalėve tė Sami Frashėrit
“Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė dhe ē’duhet tė bėhet”

Kėtu nė Shtetet e Bashkuara, e hėna e tretė e shkurtit festohet ēdo vit si Dita e Presidentėve, ditė qė shėnon kujtimin e ditėlindjeve tė baballarėve tė kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit. Ėshtė njė ditė festė pėr amerikanėt, pėr tė pėrkujtuar kontributin e tyre nė themelimin dhe nė ruajtjen e unitetit kombėtar, por njėkohsisht ėshtė edhe njė ditė pėr tė pasqyruar dhe pėr t’u kujtuar brezave tė sotėm dhe tė ardhėshėm amerikanė, trashėgiminė e vlerave tė tyre, si njerėz dhe si patriotė tė kėtij vendi. Ndoshta si asnjė vend tjetėr, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kujtojnė me ditė festash dhe ruajnė trashėgiminė historike tė kombit dhe tė udhėheqsve dhe patriotėve tė gjithė historisė sė saj, tė vjetėr dhe tė re. “Njė komb”, ka thėnė presidenti Xhon Kenedi, “e tregon veten me burrat qė dalin nga trupi i tij, por njė komb e kallėzon veten gjithashtu edhe me burrat qė ai nderon dhe me burrat qė kujton…”


Frank Shkreli
Edhe kombi shqiptar gjatė historisė sė tij ka pasur burra tė cilėt meritojnė dhe duhet tė kujtohen dhe tė nderohen, nga brezat e sotėm dhe tė ardhėm tė shqiptarėve, pėr kontributet e tyre historike ndaj kombit dhe pėr trashėgiminė e tyre historike, kulturore dhe shpirtėrore qė kanė lėnė pas. Njėri prej kėtyre burrave tė kombit shqiptar ėshtė edhe Sami Frashėri, (Qershor 1, 1850 - Qershor 18, 1904) autor i manifestit politik dhe ideologjik, “Shqipėra ē’ka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet”, botuar nga nė Bukuresht tė Rumanisė mė 1899, dokument ky, i cili sipas historianėve, ėshtė njė nga veprat mė tė njohura tė Rilindjes Shqiptare, qė kontriboi drejtė nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912. Nė kėtė manifest, Sami Frashėri flet pėr tė kaluarėn, pėr periudhėn nė tė cilėn jetonte ai si dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, ashtu si e shikonte ai, nga kėndveshtrimi i tij. Nė manifestin e tij politik dhe ideologjik, qė konsiderohet si njėra prej veprave madhore tė historisė sė kombit shqiptar, Sami Frashėri e cilėson Gjergj Kastriotin-Skėnderbe si njė burrė qė rrallė i ka shokėt nė histori, duke deklaruar se periudha e udhėheqjes sė tij ishte “m’ė bukur e m’ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn”, shkruante Sami Frashėri. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė vlera dhe trashėgimia politike dhe shpirtėrore e mesazhit tė tij shkruar 118 vjetė mė parė, njė mesazh i cili duhet tė tingėllonte edhe sot si njė kambanė e zgjimit kombėtar pėr ata qė duan ta dėgjojnė, sa nuk ėshtė vonė: Bashkimi i Shqiptarėve me njė mendim e me njė qėllim. Por, bashkim tė trojeve shqiptare nuk mund tė ketė pa bashkim tė mendjeve, qėllimeve dhe interesave tė pėrbashkėta tė shqiptarėve, sidomos mbrenda por edhe jashtė Shqipėrisė. Sami Frashėri shkruante si njė profetė qė parashikon tė ardhmen. Sikur e kishte paraparė 100 e sa vjetė mė parė, dėshirėn dhe pėrpjekjet e sotėme tė shqiptarėve – deri tani tė dėshtuara -- pėr tu integruar nė Evropė, duke thėnė se si njėri prej kombeve mė tė vjetra tė Evropės, kombi shqiptar ka tė drejtė tė jetojė nė liri dhe tė zėjė vendin qė i takon midis popujve dhe kombeve tė qytetėruara tė Evropės.

Analiza qė Sami Frashėri i bėn situatės sė atėhershme, me tė cilėn pėrballej Shqipėria dhe kombi, tingėllon e freskėt edhe pėr gjėndjen aktuale politike sot, anė e mbanė trojeve shqiptare. Ai ka folur pėr rreziqet e jashtėme me tė cilat, sipas tij, pėrballej kombi shqiptar e qė ishin, “zgjedha e huaj”, dhe “lakmitė shoviniste tė fqinjėve”, por mbi tė gjitha, Sami Frashėri ka theksuar mungesėn e periudhės, siē e cilėson ai, “mė tė bukur e mė tė bekuar tė tė gjithė kohėrave pėr vendin tonė, tė Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut”, atėherė kur “gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn”. Sami Frashėri nė manifestin e tij veēon posaēėrisht rrezikun e madh qė i kanoset kombit nga,”grindjet dhe pėrēarjet midis shqiptarėve”.

Mesazhi i manifestit “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, i ka qėndruar kohėve dhe shėrbėn edhe sot – pėr ata qė duan tė shohin si tė tillė -- si njė udhėzim dhe ndriēim pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare, pėr pėrkushtimin ndaj tė mirės sė atdheut tė pėrbashkėt dhe pėr dashurinė pėr njėri tjetrin, ndėrkohė qė u bėn thirrje shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave: “O burrani, o shqiptarė! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t’ju shpėtojė!” Sikur donte tė lente njė amanet pėr gjithė brezat por sidomos pėr brezin e sotėm tė klasės politike shqiptare nė tė gjitha trojet, Sami Frashėri i porositė shqiptarėt pėr bashkim, si njė qėllim i pėrbashkėt madhor, duke shkruar: “Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s’ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim, njė besė!” Kush e ndėgjon sot kėtė mesazh?!

Sami Frashėri me manifestin e tij politik tė para mė shumė se njė shekull, sfidon shqiptarėt edhe klasėn e sotėme politike qė tė ri-zbulojė dhe tė rivlersojė kėshillat dhe udhėzimet e tija me qėllim pėr tė ringjallur rishtas, ashtu si nė kohėn e Gjergj Kastriotit- Skėnderbe, unitetin dhe krenarinė kombėtare, pėr tė punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Ky ėshtė njė mesazh actual dhe i pėrhershėm!

Drejtė kėtij objektivi, ka theksuar Sami Frashėri,”Tė mos trembemi nga asgjė, tė pėrpiqemi qė mos tė pushojmė deri sa tė fitojmė atė qė kėrkojmė; jemi nė tė drejtėn tonė; Perėndia ėshtė gjithnjė ndihmėsi i tė drejtėve, Perėndia ėshtė e drejta vetė!” Prandaj, kėshillon ai, “Tė mos rrimė tė mpirė e tė ngrirė, tė levizim duar e kėmbė, tė tundemi e tė lėkundemi, tė ecim tė lirė nė udhėn e Perėndisė, nė udhė tė sė drejtės: Perėndia, e drejta, kombi, gjuha, Shqipėria, Shqiptaria.” Nga kėndveshtrimi sotėm politik dhe njerėzor, ėshtė interesant se si mė shumė se njė shkeull mė parė, Sami Frashėri i balancon tė drejtat e njeriut dhe tė kombit duke u bazuar nė filozofinė klasike tė tė drejtave natyrale dhe nė natyrėn e Perėndisė, duke shkruar se,”Perėndia ėshtė e drejta vetė.”

Sami Frashėri, ėshtė i qartė gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve tė rilindasve tė asaj periudhe, mendimet e tė cilėve ai pasqyron -- politika, as atėherė as sot -- nuk duhet tė pėrdoret si njė mjet pėr avancimin e ngushtė tė interesave personale e vehtjake, nė kurriz tė interesave madhore tė kombit, kritikė kjo jo vetėm pėr bashkohasit e tij, por edhe pėr pushtetarėt e sotėm. Ai pyet se si ėshtė e mundur qė, “Njė komb kaq trim e qė s’e kursen gjakun, tė humbasė duke u copėtuar prej kombeve tė dobėt e tė frikshėm! Mend kemi, trimėri kemi, gjuhė tė bukur e tė lehtė kemi, e tė mos dimė a tė mos duam t’i pėrdorim gjithė kėto pėr tė mirėn tonė, po tė rrimė me duar lidhur. Kjo ėshtė mė e keqja, tė punojmė pėr humbjet tona, tė nxjerrim themelet e kombit tonė me padituritė e tė verbėrve tė vetė ?!”
Duke lexuar disa prej shkrimeve tė Sami Frashėrit njeriu ndahet me ndjenjėn se dashuria pėr kombin e pėrbashkėt dhe pėr njėri tjetrin -- parime themelore kėto qė predikonin rilindasit shqiptarė 100-e ca vjetė mė parė, por tė cilat janė zhdukur nga radari dhe nga fjalori politik bashkohor i klasės sė sotėme politike – duhej tė ishte dhe tė mbetej baza morale e politikės sė njė shoqėrie, qė njėkohėsisht ėshtė edhe ēelsi pėr sigurinė e mbrendshme, por edhe qė kombi shqiptar tė njihet nga bota pėr kontributet e tij, pikėrisht ashtu si nė kohėn e Gjergj Kastriotit, siē na kujton Sami Frashėri.

Sot ekziston nevoja urgjente pėr ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e kėtyre parimeve tė shqiptuara nga rilindasit si Sami Frashėri nė trakatin e tij politiko-shoqėror – pasi ēdo eksperiment tjetėr politik ka dėshtuar deri tani -- ashtuqė kombi shqiptar tė shkojė me hapa tė sigurt drejtė sė adhmes. Nevojitet shkrirja e kėtyre ideve dhe avancimi i kėtyre parimeve politike, kombėtare dhe shpirtėrore pėr tė ndryshuar drejtimin e tė ardhmes sė historisė sė shqiptarėve. Por, kjo nevojitė gjithashtu edhe njė strategji afatgjatė kombėtare -- e cila sot pėr sot mungon -- nga burrshtetas tė stėrvitur dhe tė bindur nė parimet e rilindasve, gjė qė kėrkon guxim moral, aftėsi politike dhe njohuri praktike, por mbi tė gjitha nevojitė dashuri pėr atdheun dhe respekt pėr tė afėrmin, i cili mund tė jetė kundėrshtar politik, por jo armik. Janė kėto parime morale dhe politike tė rilindasve, por mbi tė gjitha zbatimi i tyre, dhe jo interesat partiake, qeveritare ose zgjedhore tė njė individi, grup individėsh ose njė partie, ato qė duhet tė vendosin tė ardhmen afatgjatė tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar.

Prandaj, nė kėtė ditė tė presidentėve amerikanė, kur Amerika kujton dhe feston trashėgiminė patriotike dhe politike tė presidentėve tė saj, pėr shqiptarėt kudo, le tė shėrbejė programi politik dhe ideologjik i Sami Frashėrit, “Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė e ē“do tė bėhet”, si njė rast dhe frymėzim pėr tė ri-zbuluar parimet, idetė dhe trashėgiminė e porosisė sė Sami Frashėrit dhe tė rilindasve tė tjerė tė kombit shqiptar, parime kėto qė gjithnjė janė aktuale, tė freskėta dhe tė pavdekshme.

Shqipėria dhe kombi shqiptar mbijetuan falė veprave dhe sakrificave tė rilindasve, megjithė dėshtimet historike tė brezave tė 100-viteve tė fundit, pėr ta bėrė Shqipėrinė dhe shqiptarėt ashtu siē i dėshironte Sami Frashėri. Prandaj, tu jemi mirėnjohės atyre rilindasve, pėrfshirė demokratin dhe iluministin Sami Frashėri, pėr atė qė krijuan si dhe pėr trashėgiminė qė lanė pas, njė trashėgimi kjo e pasur kombėtare, morale dhe politiko-shoqėrore, por e cila nuk duhet tė mbetet vetėm nė librat e historisė, por tė mėsohet, tė ruhet, tė zhvillohet dhe tė kultivohet nga tė brezat e tanishėm dhe tė ardhėshėm tė shqiptarėve.



21/02/2017 - 19:59:23 | Komente: 0 | Shikuar: 748 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it