Frank Shkreli: 100 - vjetori i lindjes sė presidentit Xhon F. Kenedi
“Mos pyet se ēka mund tė bėjė vendi yt pėr ty,
por pyet se ēfarė mund tė bėjshė ti pėr vendin tėndė”

Ky vit shėnon 100-vjetorin e lindjes tė Presidentit tė 35-tė tė Shteteve tė Bashkuara, Xhon F. Kenedi (Maj 29, 1917 – Nėntor 22, 1963). Ky pėrvjetor po shėnohet me aktivitete tė shumėta gjatė gjithė kėtij viti, tė cilat kanė filluar tanimė anė e mbanė Shteteve tė Bashkuara, pėrfshirė shtetin Massaēusets prej ku rrjedhė familja Kenedi, e deri tek nivelet e enteve tė qeverisė federale, me qėllim pėr tė kujtuar jetėn dhe veprimtarinė e presidentit mė tė ri qė ėshtė zgjedhur ndonjėherė nė Shėpinė e Bardhė. Aktivitetet mbarė kombėtare synojnė kujtimin e jetės dhe tė trashėgimisė qė ka lėnė pas Presidenti Kenedi, si njė rast edhe pėr tė frymėzuar brezat e rinjė, ashtu qė ata tė zbulojnė rėndėsinė dhe tė frymėzohen nga trashėgimia dhe nga vlerat politike dhe morale, gjithnjė bashkohore tė mandatit tė shkurtėr tė presidencės sė tij.

Frank Shkreli
Ndėr aktivitetet e para nė kujtim tė kėtij pėrvjetori, Posta Amerikane lėshoi nė qarkullim, njė pullė postare tė pėrhershme me fotografinė e Presidentit Kenedi gjatė njė ceremonie nė “Librarinė dhe Muzeun Xhon F. Kenedi”, nė qytetin Boston. Me kėtė rast, nė emėr tė familjes, foli njėri prej nipave tė presidentit Kenendi, Xhek Shlosberg, i cili shprehu falėnderimet e familjes duke thėnė se, “Shpresojmė qė kjo pullė postare tė jetė njė simbol i pėrhershėm i thirrjes sė Presidentit Kenedi, “Pėr shėrbim, inovacion dhe gjithpėrfshirje, por edhe si njė simbol i besimit tė tij tė palėkundshėm se si individė, secili prej nesh ka aftėsi dhe mundėsi pėr ta bėrė kėtė botė mė tė mirė pėr tė gjithė ne.”
Presidenti Kenedi, i admiruar gjithnjė edhe sot, jo vetėm nga amerikanėt por edhe nga popujt anė e mbanė botės,e qė ėshtė inauguruar President i Shteteve tė Bashkuara mė 20 Janar, 1961 -- konsiderohet si njė udhėheqės i dalluar i cili punoi nė mbėshtetje tė idealeve mė tė larta tė kėtij kombi duke frymėzuar rininė amerikane qė tė angazhohej nė jetėn politike, duke marrė pjesė nė shėrbime tė ndryshme publike. Nė fjalimin e tij me rastin e inaugurimit pėr president, Xhon F. Kenedi u ka bėrė thirrje amerikanėve, e sidomos tė rinjve dhe rejave, qė shėrbimin public tė mos e shikojnė si njė pėrfitim personal, duke pėrdorur frazėn tanimė tė famshme anė e mbanė botės, “Mos pyet se ēka mund tė bėjė vendi yt pėr ty, por pyetė se ēfarė mund tė bėjshė ti pėr vendin tėnd”.
Megjithse mandati i tij u shkurtua nga plumbi i njė vrasėsi me 22 nėntor, 1963, administrata e tij, mbernda njė kohe tė shkurtė, shėnoi arrijte tė dukėshme pėr periudhėn qė ishte nė pushtet. Presidenti Kenedi themeloi “Korpusin e Paqės” njė ent ky qė edhe sot vazhdon misionin e tij duke ndihmuar njerėzit nė nevojė, nė shumė vende tė botės sė tretė. Ai gjithashtu u angazhua nė vitin 1961 se Amerika do tė zbriste nė Hėnė para mbarimit tė asaj dekade, gjė qė u realizua, duke hapur kėshtu rrugėn e sukseseve tė mėdha tė programit amerikan nė hapėsirė, pėrfshirė edhe uljen historike tė astronautėve amerikanė nė Hėnė, nė vitin 1969.
Si president i Shteteve tė Bashkuara nė kulmin e luftės sė ftohėt, nė arenėn ndėrkombėatre, Presdienti Xhon Kenedi u pėrball me njė numėr konfliktesh me ish-Bashkimin Sovjetik, konflikte kėto tė cilat, sipas historianėve mund tė kishin pėrfunduar nė njė luftė botėrore. Por falė diplomacisė dhe gjakftohėsisė sė Presidentit Kenedi, lufta u mėnjanua, megjithse ai nuk hoqi dorė nga parimet e tija, pėrfshirė mbrojtjen e status-it tė Berlinit Perėndimor, njė oazė lirie kjo nė ish-Gjermaninė Lindore komuniste qė kėrcėnohej vazhdimisht nga ish-udhėheqsi komunist sovjetik, Nikita Kurshēov. Pėrsėri nė vjeshtėn e vitit 1962, Presidenti Kenedi kundėrshtoi vendosmėrisht vendosjen e raketave bėrthamore sovjetike nė Kubė. Por me gjakftohėsinė e tij qė e dallonte nė momente krizash – madje edhe kundėr kėshillave tė bashkpuntorėve tė tij tė ngushtė pėr tė bombarduar bazėn e raketave nė Kubė – nė vend tė kėsaj, ai vendosi tė impononte njė bllokim tė armatimeve tė mėtejshme sovjetike nė Kubė. Pas disa ditėve ballafaqimesh tepėr tė rrezikshme, kur dukej se bota ishte nė prak tė njė lufte shkatėrruese bėrthamore – anijet sovjetike qė ishin nisur pėr nė Kubė u kėthyen mbrapa dhe Kurshēovi mė nė fund ra dakort qė tė tėrhiqte raketat bėrthamore nga territori i Kubės komuniste.
Ndėrsa nė fushėn e politikės sė mbrendshme, Xhon Kenedi mbahet mend, ndėr tė tjera, pėr fjalimin e flakėt tė 11 qershorit tė viti 1963 mbi tė drejtat civile, fjalim i cili karakterizoi trajtimin jo tė barabartė tė afrikano-amerikanėve nė Shtetet e Bashkuara, si njė krizė morale tė kėtij vendi. Ai pastaj paraqiti njė projekt ligj pėr t’u dhėnė fund ndasive raciale, projekt ligj ky i cili u miratuar pėrfundimisht nga Kongresi amerikan pas vdekjes sė tij, i njohur si “Akti i tė Drejtave Civile i vitit 1964”.
Presidenti Kenedi ėshtė vrarė mė 22 nėntor, 1963 nė Dallas tė shtetit Texas, nė moshėn e re 46-vjeēare, njė vrasje kjo qė ndėrpreu realizimin e potencialeve tė mundėshme tė njė mandati tė plotė presidencial. Por njėkohsisht ai ka lėnė pas – megjith kohėn tepėr tė shkurtė nė krye tė Shtėpisė sė Bardhė -- njė trashėgimi tė pasur politike dhe morale, jo vetėm pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės por edhe pėr mbarė botėn vullnet mirė.
Me qėllim pėr tė bashkrenduar aktivitetet mbarė kombėtare nė kujtim tė 100-vjetorit ė lindjes sė presidentit Xhon F. Kenedi gjatė viti 2017, Kongresi Amerikan ka vendosur tė krijojė “Komisionin pėr 100-vjetorin e lindjes sė Xhon F Kenedi”, njė nismė kjo e mbėshtetur nga Partia Demokrate dhe nga Partia Republikane. Senator demokrat i ishtetit Massaēustes dhe anėtarė i kėtij Komisioni, Ed Marki, u shpreh me kėtė rast se, “Presidenti Kenedi gjithmonė do tė pėrfaqėsojė njė vizion tė guximshėm pėr tė ardhmen e vendit tonė, njė idealizėm pa iluzione, njė angazhim tė vendosur pėr shėrbim publik, si dhe njė energji tė pashterrshme dhe tė pafrenueshme, qė i tregojnė botės se Amerikanėt besojnė gjithnjė se ditėt mė tė mira pėr vendin tonė janė gjithmonė nė tė ardhmen.” Ndėrsa, Senatori republikan i shtetit Utah, Orrin Hatē theksoi se ky komision, qė ėshtė i ngjashėm me komisionin e krijuar me rastin e 100-vjetorit tė presidentit Ronald Reagan mė 2009, ėshtė i rėndėsishėm sepse, “Tė gjithė Amerikanėt, pa marrė parasyshė bindjet e tyre politike, e kujtojnė Presidentin Kenedi si njė udhėheqės frymėzues dhe si njė ikonė e shekullit 20-tė. 100-vjetori i lindjes sė tij, na ofron njė rast tė mire pėr tė frymėzuar njė brez tė ri Amerikanėsh, qė tė gjithė sė bashku, tė riangazhohemi pėrsėri pėr t’i shėrbyer kombit tonė.” Ndėrkohė, Senatori veteran i republikanėve, Xhon Mėkejn u shpreh se kujtimi i 100-vjetorit tė lindjes sė Presidentit Kenedi, “Do tė sigurojė qė trashėgimia e tij tė jetojė pėr tė gjithė brezat e ardhėshėm.”
Mė nė fund, Kongresisti i shtetit Masaēusets, Xho Kenedi i III, dhe nip i Presidentit Kenedi ka thėnė me rastin e fillimit tė aktiviteteve tė kėtij 100-vjetori se, “Presidenti Kenedi besonte me pasion se kapacitet e pėrbashkėta tė popullit Amerikan nuk kishin kufij. Se nėqoftse jemi tė bashkuar pėr njė kauzė tė pėrbashkėt, ai ishte i vetdijshėm se zbritja nė Hėnė ishte e afėrt, se barazia midis njerėzve ishte e mundėshme dhe se paqa do mbizotėronte nė botė. Nė kėtė 100-vjetor tė lindjes, ne nuk kujtojmė vetėm babanė, vėllain dhe presidentin tonė, por kujtojmė edhe idealet dhe vlerat qė ai la pas pėr kombin e vet”, ėshtė shprehur kongresisti Xho Kenedi.

Megjithse kanė kaluar mė shumė se 60-vjetė nga vdekja e Presidentit Xhon Kenedi, ai gjithnjė mbahet mend nė radhėt e shumė Amerikanėve por edhe mė gjėrė si njė udhėheqės gjakftohėt i cili, gjatė luftės sė ftohtė, mėnjanoi njė luftė tė mundėshme botėrore bėrthamore, si njė personalitet politik i shquar kombėtar dhe ndėrkombėtar, me shumė arrijtje. Ai kujtohet edhe pėr aftėsinė e tij tė njohur pėr tė frymėzuar njerėzit me fjalimet e tija elokuente. Shumė historian janė tė mendimit se pot ė kishte jetuar Presidenti Kenedi dhe po tė kishte patur mundėsi tė zbatonte idetė dhe programet e tija -- jo vetėm Amerika -- por edhe bota mund tė ishin ndryshe, nga ē’janė sot. Natyrisht se Presidenti Kenedi, si ēdo udhėheqės tjetėr amerikan ose botėror, i kishte edhe ai tė metat e veta si njeri dhe si udhėheqės politik, por ndryshe nga shumė tė tjerė, ai dallohej pėr optimizimin e tij tė pashterrshėm pėr tė ardhmen, pėr njė tė ardhme mė tė mirė, jo vetėm pėr Shtetet e Bashkuara por edhe pėr botėn. Presidenti Kenedi besonte se njerėzit mund tė zgjidhin vet problemet e tyre tė pėrbashkėta, nėqoftse mbi interesat personale e partiake, vendosin -- interesat e vendit tė vet dhe nėqoftse punojnė sė bashku pėr zgjidhjen e tyre. Nėqoftse pėr asgjė tjetėr, atėherė le tė kujtojmė nė kėtė 100-vjetor, trashėgiminė e frymėzimit tė kėtij burri tė madh, se me vullnet tė mirė dhe me bashkpunim me njėri tjetrin, ēdo problem mund tė zgjidhet dhe ēdo gjė ėshtė e mundur.

20170223-kenedi.jpg

Presidenti Xhon Kenedi kishte lidhje tė ngushta edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan tė Bostonit dhe mė gjėrė. Nė kėtė foto ai ėshtė me tė ndjerin Anthony Athanas, patriotin e shquar dhe njėrin prej bashkpuntorėve mė tė ngushtė tė Fan Nolit, ish-biznismenin e njohur shqiptaro-amerikan dhe aktivistin e dalluar tė organizatės pan-shqiptare Vatra dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi prej shumė dekadash, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.



23/02/2017 - 21:24:18 | Komente: 0 | Shikuar: 1078 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it