Frank Shkreli: Siguria e gazetarėve nė agjendėn e OKB-s

Pėrfaqsuesit mė tė lartė tė dy organizatave mė tė njohura botėrore pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe tė punės sė gazetarėve, Drejtori i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Organizatės “Korrespondentėt pa Kufij”, Christophe Deloire dhe Drejtori Ekzekutiv i “Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve”, Joel Simon janė takuar javėn qė kaloi me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Antonio Guterres pėr tė biseduar mbi sigurinė e gazetarėve anė e mbanė botės. Gjatė takimit, dy organizatat pėr mbrojtjen e gazetarėve i bėn gjithashtu thirrje shefit tė OKB-ės qė tė emėrojė njė Pėrfaqsues tė Posaēėm tė organizatės botėrore pėr t’u marrė ekskluzivisht me sigurinė e gazetarėve, anė e mbanė botės.

Frank Shkreli
Sipas njė njoftimi tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, pėrfaqsuesit e lartė tė dy organizatave pėr mbrojtjen e gazetarėve, siguruan angazhimin dhe mbėshtetjen e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr kauzėn e sigurisė sė gazetarėve. Drejtori i Pėrgjithshėm i organizatės “Korrespondentėt pa Kufij”, me qėndėr nė Paris, Christophe Deloire u shpreh nė emėr tė organizatės sė tij se, “Mirėpret angazhimin e fuqishėm personal tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm ndaj sigurisė sė gazetarėve.” Christophe Deloire shtoi se shefi i OKB-ės beson se liria e shtypit dhe kauza e sigurisė sė gazetarėve, “Janė themelore pėr funksionimin e demokracisė dhe pėr zbatimin e tė drejtave tė njeriut”, duke shtuar se si pėrfundim i takimit me ’tė, ai ėshtė zotuar se do tė ndėrmarrė masat e nevojshme nė kėtė drejtim. Deloire u citua, nė njoftimin mbi takimin e tyre me Antonio Guterres, tė ketė thėnė se u larguan nga takimi me udhėheqsin botėror, tė bindur pėr mbėshtetjen e tij dhe se llogarisin qė ai tė bėjė veprimtarinė OKB-ės mė efikase, ashtuqė qė gazetarėt tė jenė mė tė mbrojtur nė punėn e tyre tė pėrditshme, nė mbarė botėn.
Ndėrkaq, Drejtori i Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, me qėndėr nė New York, Joel Simon, komentoi takimin me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-ės duke thėnė se, “Ndėr gazetarėt po sulmohen fizikisht dhe verbalisht anė e mbanė botės, ėshtė inkurajues fakti qė tė kemi mbėshtetjen e Sekretarit tė Pėrgjishėm tė Kombeve tė Bashkuara”, nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Fushata pėr mbrojtjen e gazetarėve, qė ishte subjekt i takimit me Shefin e OKB-ės, ka pėr qėllim pėrcaktimin e njė mekanizmi qė mundėson zbatimin e ligjit ndėrkombėtar me shpresėn pėr tė pakėsuar mė nė fund, numrin e gazetarėve qė vriten ēdo vit nė kryerjen e punės sė tyre. Statistikat e bazuara nė hulumtimet e Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve nė lidhje me sigurinė e gazetarėve, tregojnė se megjithė rezolutat e ndryshme tė OKB-sė pėr mbrojtjen e gazetarėve, nė realitet ka patur shumė pak rezultate konkrete, ndėrkohė qė kanė mbetur tė vrarė me qindar gazetarė dhe shumė tė tjerė janė sulmuar, thjeshtė pėr kryerjen e detyrės sė tyre, si gazetarė. Ndėrkohė qė Organizata Korrespondentėt pa Kufij njoftoi se vetėm gjatė vitit 2016 janė vrarė 78 gazetarė dhe se mos ndėshkueshmėria pėr kėto akte kriminale pėr vrasėsit e tyre, mbetet njė problem i madh pėr vendet ku ndodhin kėto vrasje. Nė njoftimin mbi takimin nė fjalė, thuhet se “Vrasja e gazetarėve ėshtė forma pėrfundimtare e cenzurės dhe se kur vritet njė gazetar, rrezikohte njėkohsisht edhe e drejta e publikut tė gjėrė pėr tu informuar. Problemet e mėdha tė botės, nga ēėshtjet e mjedisit e deri tek dhuna ekstreme, nuk mund tė zgjidhen pa punėn e gazetarėave”, thuhet nė njoftimin e pėrbashkėt tė dy organizatave mbėshtetse tė lirisė sė medias dhe tė sigurisė sė gazetarėve.
Ata thonė gjithashtu se pėrveē mbėshtetjes sė Shefit tė OKB-sė ndaj fushatės sė tyre pėr krijimin e postit tė Pėrfaqsuesit tė Posaēėm tė organizatės botėrore, pėr t’u marrė ekskluzivisht me sigurinė e gazetarėve anė e mbanė botės -- pėr kėtė nismė tė re, ata kanė siguruar edhe pėrkrahjen e njė koalicioni tė madh organizatash jo qeveritare, entesh tė medias, gazetarė dhe figura tė njohura publike botėrore – gjithsejt mbi 120 ente dhe organizata qė i janė bashkuar kėsaj fushate deri mė sot, sipas tyre.
Nė njė raport tė lėshuar tė martėn qė kaloi, Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve paralajmėron se mbetet shumė pėr tu bėrė qė gazetarėt tė jenė tė sigurt e tė mbrojtur nė kryerjen e detyrės sė tyre tė pėrditshme, pėr tė informuar publikun. Raporti nėnvijon se gazetarėt, pėrveē kėrcėnimeve nga autoritete tė ndryshem shtetėrore, gjėndėn pėrball kėrcėnimesh tė tjera tė mėdha, pėrfshirė edhe aktorė tė dhunshėm qė detyrimisht nuk sponsorizohen nga ndonjė shtet, si edhe nga rritja e autoritarizmit nė botė. Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve thotė se 6-vjetėt e fundit, kanė qenė veēanėrisht tė pėrgjakshme dhe ndėr mė tė rrezikshmet ē’prej kohės qė ky ent ka filluar tė mbledh tė dhėnat mbi kėrcėnimet dhe rreziqet me tė cilat pėrballen gazetarėt – sidomos kėrcėnimet e reja nga grupe tė dhunėshme politike dhe fetare, si dhe nga krimi i organizuar.
Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve u ofron gazetarėve dhe industrisė sė medias nė pėrgjithsi qė tė ndjekin disa rekomandime tė tija, tė botuara nė raport, pėr tu pėrballur me kėto rreziqe nė punėn e pėrditshme dhe u bėn thirrje veēanėrisht qeverive qė ēajnė sado pak kokėn pėr sigurinė e gazetarėve dhe tė cilat janė tė interesuara, sidomos nė lirinė e shtypit, qė ndėr tė tjera tė dėnojnė publikisht sulmet kundėr gazetarėve menjėherė pasi tė kenė ndodhur ato dhe tė ndiqen penalisht ata qė vrasin, sulmojnė ose kėrcėnojnė gazetarėt.
Njė vlerėsim tjetėr me statistika nga raporti i organizattės sė tė drejtave tė njeriut, Freedom House, rithekson mungesėn e lirisė sė shtypit si dhe shqetsimet e paralajmėruara nga dy entet e mėsipėrme qė merren me mbrojtjen e gazetarėve dhe tė lirisė sė shtypit. Nė raportin e fundit tė saj mbi lirinė e medias nė botė, Freedom House pohon se liria e shtypit nė botė gjatė vitit 2015 ka rėnė nė nivelin e saj mė tė ultė nė 12 vjetė, ndėrkohė qė forcat politike, terroriste dhe kriminale janė pėrpjekur tė shuajnė zėrin e medias, nė pėrpjekjet e tyre ose pėr tė ruajtur pushtetin ose pėr tė marrė nė dorė pushtetin. Mė tej thotė Freedom House, vetėm 12 pėr qind e popullatės botėrore gėzon lirinė e shytpit, dmth, ku mbulimi i lajmeve politike ėshtė i gjithanshėm, ku garantohet siguria e gazetarėve, ku ndėrhyrjet e shtetit nė punėt e medias janė minimale dhe ku shtypi nuk ėshtė subjekt i presioneve tatimore, ligjore dhe ekonomike. Nė raportin e Freedom House thuhet gjithashtu se 41 pėr qind e popullėsisė botėrore ka njė shtyp pjesėrisht tė lirė ndėrsa 46 pėr qind e popullėsisė sė botės jeton nė njė mjedis ku liria e shtyzpit nuk ėshtė e lirė. Shqipėria dhe Kosova bėjnė pjesė ndėr vendet me njė media pjesėrisht tė lirė.
Mbrojtja e lirisė sė shtypit nuk del kurrė nga moda, pasi vazhdimisht sulmohet nga qarqe tė ndryshme, shtetėrore e qeveritare, por edhe grupe tė tjera jo qeveritare, pėrfshirė grupet mafioze, kriminale dhe terroriste anė e mbanė botės. Por liria e shtypit gjithmonė ka edhe mbrojtėsit e saj. Nė njė inteevistė sot me gazetėn amerikane USA Today, ish-presdienti i Shteteve tė Bashkuara Xhorxh W Bush, ndonėse nuk kritikoi drejtė pėr sė drejti Presidentin Trump pėr disa komente tė tija nė lidhje me median, ish Presidenti Bush tha se roli i medias ėshtė kritik pėr tė mbajtur pėrgjegjės, “personat qė abuzojnė me pushtetin.” Ai u prononcua pėr gazetėn amerikane USA Today se ai e “Konsideron median si tė pazevėndsueshme pėr demokracinė. Ne na nevojitet media pėr tė mbajtur njerėz si unė pėrgjegjės dhe qė tė na detyrojė tė japim llogari pėr punėn qė bėjmė ose nuk bėjmė. Pushteti mund tė jetė shumė joshės dhe ėshtė tepėr e rėndėsishme qė media t’u kėrkojė llogari qeveritarėve qė abuzojnė me pushtetin”, u shpreh ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, pėr gazetėn USA Today.



27/02/2017 - 20:32:54 | Komente: 0 | Shikuar: 465 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it