Frank Shkreli: Fjalimi optimist i presidentit Donald Trump

Tė marten mbrėma, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Donald trump mbajti fjalimin e tij tė parė, nė njė sesion tė pėrbashkėt tė dy dhomave tė Kongresit amerikan. Me njė ton tė ri optimizmi, ai e quajti fjalimin e vet, njė mesazh tė fuqishėm uniteti dhe njė mesazh nga zemėra. “Ne mund tė jemi njė vend i pėrēarė nė lidhje me politikat qė duhet tė ndjekim, por jemi njė vend i bashkuar kundėr urrejtjes dhe tė keqės, nė tė gjitha format e tyre.”


Frank Shkreli
Ai i tha Kongresit dhe nepėrmjet tij popullit amerikan dhe botės se, “Tani ka filluar njė kapitull i ri i Madhėrishėm i Amerikės” dhe se “Njė krenari e re kombėtare po pėrhapet anė e mbanė vendit”. Presidenti Trump deklaroi se, “Njė hov i ri optimizmi po i bėn tė arritshme ėndėrrat qė deri tani dukeshin tė parealizueshme.” Ai vazhdoi duke thėnė se “Jemi dėshmitarė”, tė asaj qė ai cilėsoi si, “Njė ringjallje e njė fryme dhe entuziazmi tė ri amerikan”, duke u premtuar njėkohsisht edhe aleatėve tė Shteteve tė Bashkuara anė e mbanė botės se, “Amerika ėshtė prap e gatėshme tė udhėheq”, duke theksuar se, “Tė gjitha kombet e botės – miq ose armiq – do tė shohin se Amerika ėshtė e fortė, Amerika ėshtė krenare dhe se Amerika ėshtė e lirė.”

Nė fjalimin e tij, Presidenti Trump iu referua 250-vjetorit tė ardhėshėm tė themelimit tė Shteteve tė Bashkuara dhe shpalljes sė pavarėsisė amerikane – qė do festohet nė vitin 2026 – e tė cilėn ai e quajti si njė moment tė rėndėsishėm nė historinė botėrore –duke pyetur, “Si do tė duket Amerika ndėrkohė qė i afrohemi 250-vjetorit tė themelimit tė Shteteve tė Bashkuara? Ēfarė vendi do u lėmė pas fėmijve tanė”, duke premtuar se, “Unė nuk do tė lejojė qė gabimet e dekadave tė kaluara tė pėrcaktojnė tė ardhmen tonė.”

Por, pėrveē optimizmit qė pėrēonte, fjalimi i presidentit Trump para Kongresit ishte gjithashtu edhe njė fjalim programesh dhe propozimesh nė fushėn e politikės sė mbrendshme dhe tė jashtme, pasi kėto politika janė tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn dhe pėrqendrimi i tepėruar mbi njėrėn prej kėtyre, zakonisht bėhet nė kurriz tė tjetrės. Ne, tha presidenti Trump, pėr njė kohė tė gjatė kemi parė se si klasa e mesme nė Amerikė ka vazhduar tė pakėsohet nė numėr, ndėrkohė qė firmat amerikane kanė ekportuar operacionet dhe pasurinė jashtė Amerikės. Ne, theksoi Z. Trump, kemi financuar dhe ndėrtuar shumė projekte anė e mbanė botės, por kemi lėnė pas dore fatin dhe mirėqenjen e fėmijve tanė, pėrfshirė tė atyre nė qytetet siē janė Ēikago, Baltimore dhe Detroit. Ne kemi mbrojtur gjithashtu, nėnvijoi ai nė fjalimin e tij, kufijt e vendeve tė tjera, ndėrkohė qė kemi lėnė hapur kufijt tanė pėr kėdo qė dėshiron tė vijė kėtu, ndėrsa po futen gjithashtu edhe sasi tė mėdha droge, me njė ritėm tė paparė. Kemi shpenzuar triliona dollarė pėr tė ndihmuar vendet pėrtej detit, ndėrkohė qė po shkatėrrohet infrastruktura jonė, tha udhėheqsi amerikan nė fjalimin e tij para Kongresit.

Ai u bėri thirrje anėtarave republikanė dhe demokratė tė Kongresit amerikan qė tė bashkohen nė mbėshtetje tė agjendės sė tij tė politikės sė jashtėme dhe tė mbrendshme, pasi kjo ėshtė dėshira e miliona amerikanėve tė cilėt nė zgjedhjet e nėntorit tė kaluar ishin tė bashkuar, “Pėr njė kėrkesė tė thjeshtė, qė Amerika t’u kushtojė vėmėndjen kryesore shtetasve tė vet mė sė pari, sepse vetėm atėherė mund t’a bėjmė pėrsėri Amerikėn tė Madhėrishme”.

Ndėr tė tjera,ai premtoi, rritjen e buxhetit tė mbrojtjes duke thėnė se forcat e armatosura tė Amerikės do tė kenė burimet financiare dhe njerėzore pėr tė cilat kanė nevojė, duke bėrė thirrje pėr njė rritje ndėr mė tė mėdhat tė buxhetit tė mbrojtjes nė historinė e Amerikės.
Ndėrkohė, propozoi qė “Infrastruktura nė shkatėrrim e sipėr tė zėvėndėsohet me rrugė, ura, tunele, aeroporte dhe hekurudha tė reja anė e mbanė kėtij vendi tė mrekullueshėm”, u zotua Z. Trump. Nė lidhje me kėtė, Presidenti u solli ndėr mend tė pranishėmve se “Amerika ka shpenzuar afėrsisht gjashtė trilionė dollarė nė Lindjen e Mesme, ndėrsa nė vendin tone po shkatėrrohet infrastruktura.” Me gjashtė trilionė dollarė”, shtoi ai, “do ta kishim rindėrtuar vendin tonė, jo njėherė por dy herė e ndoshta edhe mė shumė.
Mbi tė gjitha, Presidenti Trump u angazhua se do tė realizohen tė gjitha premtimet e bėra popullit amerikan gjatė fushatės sė tij, pėrfshirė ndėr tė tjera, kufizimin e imigracionit, krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr amerikanėt, pėr pėrmirsimin e arsimit kombėtar, luftėn kundėr terrorizmit e ashtu me rradhė, ndėrkohė qė numėroi disa prej kėtyre premtimeve tė cilat ai tanimė i ka vėnė nė zbatim me anė tė urdhėrave ekzekutivė tė Zyrės sė Presidentit.

Duke iu drejtuar aleatėve tė Amerikės dhe botės, Presidenti Trump bėri thirrje pėr njė politikė tė jashtme tė njė angazhimi tė drejtė pėr drejtė me botėn. Poltika jonė e jashtme, tha ai, “Ėshtė njė politikė e rolit udhėheqės tė Shteteve tė Bashkuara, bazuar nė interesat jetike tė sigurimit kombėtar, interesa tė cilat ne i ndajmė me aleatėt tanė anė e mbanė globit”. Presidenti Trump deklaroi para Kongresit se Shtetet e Bashkuara, “Mbėshtesin fuqimisht NATO-n, njė aleancė kjo e farkėtuar nepėrmjet lidhjeve gjatė dy Luftėrave Botėrore qė rrėzuan fashizmin dhe Luftės sė Ftohtė qė shėmbi komunizmin”. Ai pėrsėri u bėri thirje vendeve anėtare tė NATO-s tė pėmbushin obligimet e tyre financiare ndaj aleancės perėndimore, gjė qė shtoi ai, “pas bisedimeve tė sinqerta, aleatėt kanė filluar tanimė tė bėjnė pikėrisht kėtė”, ėshtė shprehur udhėheqsi amerikan. “Ne do tė respektojmė institucionet historike, por do tė respektojmė gjithashtu edhe tė drejtat sovrane tė kombeve”, ka theksuar presidenti Trump. Amerika, nėnvijoi ai, ėshtė gati tė bėjė miq tė rinjė dhe tė lidhė marrėdhėnie tė reja parneriteti, ku dhe kur pėrputhen interesat e pėrbashkėta. Por, ai paralajmėroi gjithashtu se pėrgjegjėsia e tij e parė ėshtė tė pėrfaqėsojė Shtetet e Bashkuara dhe jo botėn, duke shtuar se nėn udhėheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do tė respektojnė tė drejtat sovrane tė popujve anė e mbanė botės, duke thėnė se, “Vendet e lira janė mjeti mė i mirė pėr tė shprehur vullnetin e popujve dhe se Amerika respekton tė drejtėn e tė gjitha vendeve tė hartojnė vetė rrugėn e tyre.”

Ai pėrfundoi fjalimin e tij me shpresėn se nė 250-vjetorin e Pavarėsisė sė Shtetet Bashkuara mė 2026, do tė kemi njė botė mė paqėsore, njė botė mė me drejtėsi dhe njė botė mė tė lirė.

Nėqoftse realizohen tė gjitha premtimet e bėra prej tij, Presidenti Trump u zotua, se mė fund do tė kemi njė Amerikė mė tė madhėrishme se kurdoherė mė parė pėr tė gjithė amerikanėtpa dallim, duke deklaruar se, “Ky ėshtė vizioni ynė, ky ėshtė misioni ynė. Por ne mund t’i realizojmė kėto vetėm duke punuar sė bashku, pasi jemi njė popull me tė njėjtin fat dhe tė njė gjaku. Tė gjithė ne nderojmė dhe pėrshėndesim tė njėjtin flamur dhe tė gjithė ne na ka krijuar e njėjta Perėndi”, u shpreh Donald Trump.

Me kėto fjalė, Presidenti Trump pėrfundoi fjalimin e parė, para Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara, njė fjalim i cili u karakterizua nga shumė eskpertė, madje edhe nga disa qė nuk janė pėrkrahės tė tij sidomos nė qarqet mediatike kėtu nė Amerikė, si fjalimi ndoshta mė i miri qė ka mbajtur Z. Trump gjatė karirerės sė tij. Chris Wallace, analist i entit televiziv Fox, komentoi se, “Mendoj qė fjalimi ishte padyshim, fjalimi mė i mirė qė kam dėgjuar nga Donald Trump. Nė tė vėrtetė”, shtoi ai “Ishte fjalimi mė i mirė qė kam dėgjuar nga cilido qoftė president nė tė njėjtat rrethana.” Ndėrsa nga ana tjetėr e spektrit politik edhe Kirsten Powers, stratege e Partisė Demokrate dhe komentatore nė entin televiziv CNN e cilėsoi fjalimin e Presidentit Trump para Kongresit, si “Mė tė mirin qė kisha dėgjuar ndonjėherė.” Ndėrsa Gayle King e rrjetit televiziv CBS u shpreh se “Presidenti Trump tha prej fillimit se do tė fliste nga zemra dhe besoj se ai e bėri njė gjė tė tillė”. Ndėrsa komentatorja liberale dhe kritike e ashpėr e Donald Trump, Rachel Madow e rrjetit televiziv amerikan MSNBC u shpreh se mendon se ishte “njė fjalim qė do tė pritet mirė nga amerikanėt”. Ndėrsa nė qarqet politike, nė pėrgjithėsi, fjalimi i president Trump u lavdėrua nga republikanėt dhe u kritikua nga demokratėt, natyrisht bazuar nė pikėpamjet e tyre politike dhe partiake ndaj propozimeve dhe programit tė Presidenti Trump, qoftė nė fushėn e politikės sė mbrendshme ashtu edhe atė tė jashtme. Por tashti mbetet pėr tu parė se cilat do tė jenė rezultatet e zbatimit tė agjendės politike dhe ekonomike tė Presidentit Trump dhe cila do tė jetė mbėshtetja ndaj kėsaj agjende nė Kongresin amerikan, jo vetėm nga demokratėt qė janė shpallur tanimė kundėr saj, por edhe nga ana e republikanėve, disa prej tė cilėve nuk janė plotėsisht dakort me disa elementė tė agjendės sė tij.

Pasi fjalimi i Presidentit Trump tė martėn mbrėma para Kongresit amerikan u vlerėsua ndryshe nga fjalimet e mėparshme tė fushatės sė Z. Trump -- pėr nga optimizmi dhe tonet pozitive por edhe pėr nga thirrja e tij pėr unitet e bashkpunim tė pėrēuara nė atė fjalim – mbetet pėr tu parė nėse kemi tė bėjmė me njė Donald Trump si president nė Shtėpinė e Bardhė, ndryshe nga Donald Trump i fushatės pėr president. Sfida pra dhe prova e vėrtetė, pėrballė tė cilės gjėndet Presidenti Trump dhe kombi amerikan, ėshtė nėse kjo agjendė politiko-ekonomike qė ai shpalosi tė martėn mund tė bėhet realitet nė muajt dhe vitet e ardhėshme.



01/03/2017 - 20:56:27 | Komente: 0 | Shikuar: 1013 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it