Anton Mazreku shkrimtar i mbetur nė rrugė? - Nga Skifter Kėlliēi

Aty nga mesi i viteve ’50 tė shekullit tė kaluar, gjatė njė takimi letrarėsh, njė poet, asokohe nga mė mė tė mirėt e realizmit socialist, u shpreh se Anton Mazreku, (1908-1969), i njohur deri atėherė dhe mė pas nga i madh dhe i vogėl pėr komentet aq emocionuse qė u bėnte ndeshjve tė futbollit nga mikrofonėt e Radio Tiranės, ishte “shkrimtar I mbetur nė rrugė”.
20170225-mazreku.jpg
Anton Mazreku
Ende nuk kisha nisur studimet e larta pėr gjuhė letėrsi dhe kjo shprehje mė befasoi, sepse, ve$ komenteve tė mėsipėrme nė Radio dhe reportazheve po aq tėrheqėse nė faqet e gazetės “Sporti Popullor”, ndonėse kėto kėto mė tė pakta tė pakta, gjė tjetėr nuk kisha lexuar nga Anton Mazreku.
Madje, edhe kur disa vjet mė pas u bėra gazetar sportiv dhe sė bashku me Ismet Bellovėn dhe me vetė Mazrekun krijuam nje “trio” origjinale komentatorėsh radiofonikė tė futbollit, ndonėse bisedoja jo rallė me tė, kurrė nuk e pata pyetur pėr krijimtarinė e tij letrare, e nisur qysh mė 1925, kur ishte djalosh 17- vje$ar dhe vazhduar, si$ dėshmohet nė shtypin e kohės, deri nė vitin 1944, kur kishte mbushur 36 vje$.
Kjo pėr arsyen e thjeshtė, sepse edhe unė, pasi kisha botuar deri nė moshėn 20- vje$are dy tregime, pėr tė cilat nuk ia vlen tė zgjatem, sepse ishin skematike dhe tė dobėta, pėr njė kohė tė gjatė hoqa dorė nga krijimtaria letrare, pėr t’iu kushtuar emisioneve artitstike nė Radio Tirana dhe ve$anėrisht “Rubrikės sportive”.
Mirėpo, nga filimi I viteve ’70, po tė shekulit tė kaluar, kur zura tė merresha me pėrgatitjen e librit “ Historia e futbollit’”, qė do tė botohej mė pas, duke shfletuar nė Bibliotekėn Kombėtare koleksione tė gazetave shqiptare, midis tė cilave tė gazetės “Sportit Shqiptar”, (1935-39), qė kishte themeluar dhe drejtuar vetė Anton Mazreku, ndarė pa pritur nga jeta mė 1969, hasa dhe nė krijimtaėnė e mirėfilltė tė tij letrare, me skica, tregime, poezi, shėnime kritike, shqipėrime nga letėrsia e huaj, madje, si$ do ve nė dukje mė poshtė, tė njė niveli tė lartė artistik. Dhe, duke qenė tashmė edhe vetė autor i disa veprave letrare, me pėrvojėn e fituar, isha nė gjendje tė gjykoja mirė se Anton Mazreku, nėse deri atėherė ishte komentatori mė i mirė sportiv i mikrofonit shqiptar, i cili, nė tė njejtėn kohė, me krijimet e mėsipėrme letrare, dėshmonte se kishte qenė edhe ndėr shkrimtarėt dhe poetėt tanė rinj mė tė talentuar tė viteve 1930-40-tė.
Me fjalė tė tjera, nė brezin e shkrimtarėve tė rinj, tė lindur nė vitet e para tė shekullit tė kaluar, duke pėrjashtuar Sterjo Spassen, Nonda Bulkėn dhe Migjenin, qė ishin bėrė tė njohur pėrkatėsisht me romanin “Pse”, (1934), pėrmbledhjen poetike “ Vargjet e lira” (1936) dhe I fundit me vėllimin satirik “Kur qesh dhe qan bilbili”, (1934), po nė atė periudhė Anton Mazreku, me origjinė kosovare nga fshati Mazrekaj, ishte pa dyshim ndėr shkrimtarėt e rinj mė tė talentuar, i tillė si Dhimitėr Shuteriqi, qė deri mė 1936, ende 21 vje$, kishte botuar edhe dy vėllime me poezi dhe Petro Marko, qė ishte njohur nė shtypin e ditės me skica, poezi dhe shkrime tė goditura publicistike. Por qė tė dy nuk kishin botuar deri atėherė tregime, si$ kishte ndodhur me Anton Mazrekun.
Madje, duke gjykuar pas kaq dekadash, kam mendimin se pas tregimeve tė Ernest Koliqit dhe Migjenit, qė bėjnė pjesė nė fondin e artė tė letėrsisė shqiptare, tregimet e Mazrekut dėshmojnė se po tė vazhdonte krijimtarinė letrare, ai do tė bėhej nga prozatorėt e shquar shqiptarė.
Tė njejtin vlerėsim do tė bėja edhe pėr krijimtarinė poetike dhe pėrkthimet e tij nė prozė dhe poezi nga letėrsia klasike italiane, gjermane dhe franceze, qė i hasim jo rallė nė shtypin e asaj periudhe.
Le ta dėshmojmė kėtė me disa shembuj. .Po e nis nga proza. “Hajdutėt” ėshtė njė tregim I botuar nė gazetėn “ Zėri I Kor$ės” mė 1927, kur Mazreku 19-vje$ar, ndiqte Liceun francez tė Kor$ės. Mbase ky tregim ėshtė bazuar nė ndonjė kronikė tė shtypit tė asaj kohe, sepse ngjarjet zhvillohen nė njė natė vere tė vitit 1913, nė Bullgari, kur sapo kishte mbaruar Lufta Ballkanike.
Eshtė mesnatė e errėt dhe pėrmes pyllit tė dendur njė makinė po i afrohet qytetit. Autori pėrshkruan me vėrtetėsi artistike gjendjen e trazuar shpirtėrore tė udhėtarėve, qė pas pak do tė sulmohen, grabiten dhe vriten nga njė bandė hajdutėsh.
“ Fytyrat e udhėtarėve,- shkruan Mazreku,- janė tė zbehta, tė hequra, jo nga lodhja, po nga frika… Gazi, qeshja dhe gėzimi janė strukur vetėm nė shpellat e hapta tė kujtimit. Por prapė kanė njė shpresė, njė shpresė tė vogėl, shpresėn e njė shpėtimi tė $uditshėm. Nė pyll asgjė nuk pipėtin, asgjė nuk dėgjohet, pėrve$ njė zhurme tė lehtė qė japin gjethet e pėmėve tė lėmuara nga njė erė pėrkėdhelėse”.
“Kėshtu desin burrat” ėshtė njė tregim, pėrsėri me temė historike, por shqiptare, botuar nė gazetėn “Demokracia”, mė 1933, kur Mazreku kishte mbushur tashmė 25 vjetėt. Nė qėndėr tė tij janė vajza fshatare, midis tė cilave Kyrana, qė kanė vajtur nė fushė pėr tė korrur grurin. Befas sulmohen nga kalorės turq qė kėrkojnė t’i rrėmbejnė. Por aty ia behin edhe trima shqiptarė, tė prirė nga Vladi, i fejuari i Kyranės. Zhvillohen luftime tė ashpra. Vriten turq, tė tjerėt zmbrapsen me panik. Por plagoset rėndė Vladi. Kyrana ia merr nga dora flamurin kuqezi dhe mė tė mbulon trupin e tė fejurit, tashmė pa jetė.
“ Ishte ende herėt, qiellės vezullojshin hyjtv pėrmallshėm, mas nji kodre zhdukej i mrami kind i hanės. Prej maleve tė largėta e prej valėve tė pronit, qi gurgullonte, tuj u pshtjellue nėpėr ca rranjė e gropa, derdhej gjithkah nji fresk i kandshėm. Vetėė natyra me at pagjė plot andje grishte me u ndrye nė vetvedi”.
Me tė tilla penelata tė mirakandshme e fjalor tė pasur Mazreku pėrshkruan nė kėtė tregim agimin e atij mėngjesi, kur vajzat po drejtohen kah grunishta pėr ta korrė, pa e marrė me mend se qė pas do kohe do tė sulmoheshin nga turqit.
Tė bėn pėrshypje njė dukuri krejt origjinale e kėtij shkrimtari. Nė krijimtarinė e tij, qoftė letrare, a publicitike, ai ka shkruar nė tė dy dialektet , gegėrishte dhe toskėrishte. Madje, nė mėnyrė tė pėrsosur. Gegėrishten e kishte gjuhė tė veten, sepse kishte babain nga Kosova, nėnėn, (motra e atdhetarit tė njohur Luigj Gurakuqi), nga Shkodra, vetė ishte rritur nė kėtė qytet, por vite tė rinisė i kishte kaluar nė Kor$ė, ku, si$ pėrmenda mė sipėr, kishte kryer Liceun Francez dhe mė pas e kishte lidhur jetėn me njė vajzė kor$are. Ja pėrse edhe toskėrishtja e tij ėshtė aq e rrjedhshme, thuajse e njejtė me gjuhėn e sotme standard, ndonsėe e shkruar mė shumė se 70 vjet mė parė. Madje, pėr mendimin tim, mė tėrheqėse se gegėrishtja, qė mbart jo rrallė nuanca tė theksuara tė nėndialektit shkodran, si$ dėshmohet nė fragmentin e mėsipėrm, kur shkruan hyjtė pėr yjet, qiella, pėr qiellin, mas pėr mbas , mara pėr mbara, pagjė pėr paqe…
Kėshtu, pas gjuhėtarit dhe atdhetarit tė shquar, Kostandin Kristoforidhi, (tė kujtojmė vetėm “Gjahun e malėsorėve”), Anton Mazreku ėshtė i dyti shkrimtar qė ka pėrdorur nė krijimtarinė e tij tė dy dialektet.
Por tė kthehemi pėrėri te proza letrare e Anton Mazrekut. Mė 1937, kur tashmė ishte 29 vje$, ai botonte nė gazetėn “Shkolla Kombėtare””, kėtė radhė njė pėrrallė, me titull “Gjuha e kafshėve”. Dhe pėrsėri nė njė toskėrishte tė rjedhshme, mbi tė gjitha, me dialog tė zhdėrvjelltė dhe tė natyrshėm, si$ e dėshmon dhe ky fragment me ngjyrime kor$ar$e:
“-Jo, s’ėshtė kjo. Xhe$ ke, por m’a fsheh.Pse jemi kaq miq ahere. N’ėshtė ndonjė gjė e fshehtė qė nuk duhet ta mėsojnė tė tjerėt, mua mund tė m’a thuash, se unė s’ia tregoj asnjeriu tjetėr..
- E po mė plase, de. Ja, mė nė funt do t’a them: ėshtė gje$, por s’bėn ta dish as ti.”
Tė ndalemi sado pak te krijimtaria poetike e Mazrekut. Po me aq siguri, si nė prozė, ndonėse nuk ishte vetėm 17 vje$, (1925), kur ende nuk kishte shkuar pėr tė ndjekur studimet nė Liceun Kor$ės, ai ka shkruar poemėn “Djali dhe nana”, tė botuar mė 1938 , si$ dėshmon vetė nė faqet e “Sportit Shqiptar”, ku krijonte hapėsira tė mėdha, qė tė botoheshin fragmente nga vepra tė famshme tė letėrsisė sė sė huaj dhe tė autorėve tė rinj shqėiptarė. Poema ka nė qendėr njė djalosh qė pa pasur nevojė, merr rrugėt e mėrgimit. Dhe pa kaluar shumė kohė, harrion atdheun. Mė pas kthehet i penduar nė qytetin e lindjes dhe mbushet plot hidhėrim kur gjen tė vdekur nėnėn, qė aq shumė pėrgjėrohej pėr tė. Poema pėrshkohet nga njė frymė sentimentale, por dėshmon pėr dhuntitė poetike tė Mazrekut, ende shumė i ri, si$ shihet nė kėto vargje:
“Nuk m’mba fusha, nuk m’mba mali,/T’shkret’ e t’vogėl ti m’ke lanė,/Ah, i mjeri unė djali,/Nuk kam nanė, jam nat’ pa hanė…/…Mbi $do vend ku xen dielli,/Ku ka jetė e njerėz ka, /Mbi dhe ku shkėlqen prilli/,Po mbi nan’ kurkund nuk ka”.
Po citoj edhe vargje shkėputur nga poema tjetėr “Dy lott e dy lule”, botuar 16 vjet mė vonė, mė 1941 nė revistėn “Shkėndija”, kur Mazreku, tanimė prozator dhe poet, kishte arritur pėrvojė mė tė madhe letrare:
“Medet! Ajo dritore prej kah t’ambėl e t’madhnuedhėm e hidhshe ti vėshtrimin,/N’pėr t’blertat fusha e kodra edhe prej kahe, /E si prej nji gurre t’pranveruer agimit, /Shpėrndahej drita e syve t’tu, tash ajo rri mbyllun…”.
Talentin e vet letrar Anton Mazreku e tregoi edhe nė fushėn e shqipėrimeve nga frengjishtja dhe italishtja . Mė 1930, kur nuk ishte vėtėm 22 vje$, pėrktheu dhe botoi romanin “Nikoleta dhe Dina” tė shkrimtarit Xhorxh Sim; dhe pas disa shqipėrimeve tė tjera nė prozė e dramaturgji , u mor edhe me shqipėrime poetike, ku bien nė pah vjersha tė autorėve tė njohur Hygo, Ronsar, Shenie, Hajne, Leopardi, Trilusa etj.
Nė artikullin e tij studimor “Anton Mazreku pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipė”, (“Sporti Shqiptar”, 21 gusht 1992), pr. dr. Jup Kastrati, midis tė tjerash, ndalet te poezia “Lorelei”, shqipėruar nga Mazreku dhe botuar nė revistėn “Shkėndija” , (janar-shkurt 1942) dhe bėn krahasimin e kėsaj poezie, pėrkthyer pėrsėri nga Arshi Pipa nė revistėn “Fryma”,( korrik- gusht 1944) dhe pastaj nga Lasgush Poradeci, nė njė ėvėll poetik, botuar nga Ndėrmarrja e Botimeve, (1957).
“ Pėr mendimin tim.,- thekson Kastrati,- shqipėrimi i Anton Mazrekut i kėsaj poezie tė famshme nė letėrsinė klasike gjermane, ėshtė mė i bukur dhe mė i kapshėm. Ja disa vargje tė kėsaj poezie me pėrkthimin e Anton Mazrekut:
“Mė e bukura virgjėreshė,/Krenare lart atje lart rri;/Ka rrobėn si mbretėreshė, /
kreh leshėrat si flori,/I kreh me gribėn e artė,/
Dhe kėngės pėr bukuri,/Ia thotė me zė tė lartė,/Tė fortė melodi”.
Sė fundi, Mazreku dėshmoi prirje edhe nė fushėn e kritikės letrare. Pėr kėtė, mjafton tė pėrmendim artikullin “Arsimi kombėtar humbi katėr bij tė $mueshėm brenda kėtyre dy muejve”, ku ndalet dhe nė vdekjen e parakohshme tė Migjenit, (revista”“Shkolla Kombėtare”,dhjetor 1938 ).”Nė $astet e mbrame tė tė jetės sė tij tė shkurtė,- shkruan Mazreku,-do tė ketė dashtė e ndoshta do tė ketė mujtė me shkrue kryeveprėn e tij, por “deka ia ngrini ato duer porsi florini e kanga e mbrame e Migjenit u mbyll nė vorr bashkė me te”.
Po si shpjegohet qė pas vendosjes sė regjimit komunist, mė 29 nėntor tė vitit 1944, shkrimtarim, publicisti dhe shqipėruesi Anton Mazreku heshti sė shkruari dhe emri i tij u pa vetėm nė reportazhe tė gazetės “Sporti Popullor”, dhe zėri tij deri sa u shua, u dėgjua vetėn nė radiokronikat nga stadiumet tona?
Nė parathėnien e librit me titullin kuptimplotė “Fjala dhe heshtja”, pr. dr. Adelina Mazreku, bija e autorit, krijimtarinė letrare tė tė cilit po trajtojmė, ndėr tė tjera nėnvizon: “Anton Mazreku nuk ėshtė njė fenomen unikal I tkurrjes intelektusle, ai ėshtė vetėm njė pėrfaqėsues i atij brezi intelektualėsh qė i pėrkasin “Botės sė Mo$me” tė Cvajgut. Ata, pėr t’iu pėrshtatur me dinjitet “Botės sė Re”, pemės sė tyre qė lulėzonte shumėdegėshe, i krasitėn, ndonėse me dhėmbje, shumicėn e degėve, pėr tė lejuar tė mbijetonte vetėm filizi “mė i padėmshėm”, por qė edhe ai lulėzoi bukur dhe dha frutet e tij, pikėrisht se qe pjesė e atij trungu, edhepse me degė tė cungura”.
Si$ shihet, ashtu si poeti ynė I madh, Lasgush Poradeci, edhe Anton Mazreku ndėrpreu pėrfundimisht krijmtarinė e tij letrare, madje edhe nė fushėn e shqipėrimeve. Dhe kur ishte vetėm 36 vje$, kur kishte shumė pėr tė thėnė, dhe sigurisht mė mirė dhe mė hijshėm nė kėto fusha. Arsyeja: Me sa duket, ndonėse nė vitet e para tė vendosjes sė regjimit komunist pati disa funksione tė larta sportive, nuk u pajtua me kėtė regjim , qė pėr ironi tė fatit, u drejtua pėr dekada nga diktatori Enver Hoxha, pėr 8 vjet, (1923-1931), shok klase me tė nė Liceun e Kor$ės, nga sa duket, nuk u pajtua edhe me parimet e realizmit socialist nė letėrsi dhe arte. Pra, Mazreku “krasiti degėt letrare” dhe mbajti atė mė tė padėmshmen, degėn e gazetarisė sportive. Dhe, megjithatė, shpata e kuqe njė ditė ra dhe mbi tė.
Mė 1966, nė peridhėn e tė ashtuqujturit revolucionarizim i jetės dhe ashpėrsimit absurd tė luftės sė klasave, si intelektual i mendėsive “tė brezit tė vjetėr”, ai pa prituru nxor nė pension tė parakohshėm, me sa duket edhe sepse kishte qenė nė periudhėn zogiste kryeredaktor i njė gazete, sidoqė sportive, (ndonėse kjo nuk iu tha hapur, ) dhe qė, pėr mė tepėr, kritikonte hapur “klasat e nalta qė nuk interesoheshin pėr zhvilimin e sportit” .
I mbyllur ne vetvete, tre vjet mė pas nga njė hemoragji cerebrale, pa pritur, u nda dhe nga jeta.
E $uditshme!... Enver Hoxha, qė nė raste tė tilla dėrgonte telegrame ngushullimi edhe pėr ndonjė fshatar patriot qė kishte njohur gjatė luftės, qė si$ pėrmenda mė sipėr, nuk “ u kujtua” ta bėnte kėtė pėr shokun e ngushtė tė rinisė, figurė kaq tė madhe nė fushėn e sporteve… Po kėshtu edhe Ramiz Alia, ministėr i Arsimit nė vitet 1955-58, qė e kishte njohur Anton Mazrekun nga afėr.
Me vėllimin dinjitoz “ Fjala dhe heshtja”, botuar pas vdekjes sė tij mė 2008, krahas ndihmesės sė tij si publicist nė sfera tė ndryshme, sidomos tė sportit, para lexuesit shqiptar shpaloset edhe profili i tij i harrur, ai i shkrimtarit, i cili, pėr mėkatet e pafalshme tė autorėve tė periudhės komuniste dhe tė atyretė sotėm tė historisė sė letėsisė shqiptare dhe tė autorėve tė zėrit tė tij nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, mbetet padrejtėsisht I injoruar.
Ndaj, atij poeti tė “socrealzmit” , si$ e pėrmend nė fillm tė kėtij punimi, qė dikur shprehej se Mazreku ishte “shkrimtar I mbetur nė rrugė”, unė, me kaq sa pėrcolla shkurtimisht nė kėtė punim kushtuar krjimtarisė sė tij, i pėrgjigjem: “Jo, Mazreku ėshtė shkrimtar qė pėr bindjet e tij, me ardhjen e komunistėve nė fuqi, iu shmang me ndėrgjegje rrugės letrare, por, gjithsesi, edhe me aq sa shkroi nė vitet 1925-44, mbetet nė kuptimin e plotė tė fjalės krijues”.



03/03/2017 - 16:03:41 | Komente: 0 | Shikuar: 1019 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it